Havzi Nela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/havzi-nela/ Poezi Laberia News Mon, 06 Apr 2020 19:19:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Havzi Nela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/havzi-nela/ 32 32 Nuse më dhanë robninë ! – Havzi Nela https://poezi.laberianews.com/2020/04/06/nuse-me-dhane-robnine-havzi-nela/ Mon, 06 Apr 2020 19:19:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3656 NUSE MË DHANË ROBNINË ! Jo or jo, njizet vjet burg nuk u mjaftuen S’u...

The post Nuse më dhanë robninë ! – Havzi Nela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUSE MË DHANË ROBNINË !

Jo or jo, njizet vjet burg nuk u mjaftuen
S’u ngopën ushunjzat, xhelatët mendjemarrë;
Më ndoqën kamba-kambës, lakun ma shtrënguen
Më ndoqën gjithë jetën, pse jo deri në varr!

Ma hoqën përgjithmonë, të shtrenjtën, lirinë,
M’i hoqën të gjitha, kot kam mbetë i gjallë
Shtëpinë ma rrënuen, nuse m’dhanë robninë
M’lanë pa vajzë pa djalë, m’lanë të qaj me mall.

Gjithë jetën vetmue, larg prej njerzve t’mi
S’paç me kë lazdrohem, kujt t’ia them nji fjalë
Trup e shpirt plagosun, s’gjeta kurrë qetësi,
Sot në moshë të shkueme, maleve kam dalë.

Nëpër male t’Arrnit, pa anë e pa fund,
Në kto shkrepa e thepa që s’ke ku ve kambën
M’përplasën, më rrëzuen, ma randë se gjithkund,
Më rrëzuen mos me u çue, o Zot banu gjamën!

E prap s’kanë të nginjun, xhindosen kur m’shohin,
Thue se u zuna fronin, u prisha humorin,
Më vrejnë me inat e fort mirë më njohin,
Nuk më thyen kurrë, jetën krejt ma nxinë.

Havzi Nela
Arrën, tetor 1987

The post Nuse më dhanë robninë ! – Havzi Nela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ma mirë le t’i mbylli sytë – Havzi Nela https://poezi.laberianews.com/2020/03/01/ma-mire-le-ti-mbylli-syte-havzi-nela/ Sun, 01 Mar 2020 06:59:26 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=888 HAVZI NELA MA MIRË LE T’I MBYLLI SYTË! Ma mirë le t’i mbylli sytë Ma...

The post Ma mirë le t’i mbylli sytë – Havzi Nela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAVZI NELA

MA MIRË LE T’I MBYLLI SYTË!

Ma mirë le t’i mbylli sytë
Ma mirë zemra le t’pushojë
Ma mirë mos me pa ma dritë
Kur harbuti t’më sundojë!

Ma mirë nga kjo botë të ndahem
Ma mirë krimbat le t’më hanë
Ma mirë gur e dhé të bahem
Kur i ligu nis më shanë!

Ma mirë plis, lëndin’ a fush’
Ma mirë bar, kullotë bagëtie,
Ma mirë mos me m’njohë kërkush
Kur zuzarin kam mbi krye!

Ma mirë bota le të thonë:
“Vdiq i mjeri, shkoi me nder!”
Se i rrëzuem përgjithmonë
Me më shkelë nji derr beter!

Burrel, 1977

The post Ma mirë le t’i mbylli sytë – Havzi Nela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>