The post Rapsodëve të Labërisë – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>1. LEFTER ÇIPËS – Pilur
Nuk e di ku e ngjyen penën
thonë- muzë paske një shkëmb,
atë majë që ke pushtuar
s’ ngjitem dot, më merren mënd !
2. MALIQ LILËS – Tepelenë
Dhe në s’e ke me magji
penën e ke të kënduar,
karadët i ka safi
ndaj quhet ar’ i kulluar !
3. KUJTIM MICIT – Tërbaç
Shushicën e kemi bashkë
ti e than, s’mendon për mua,
pena jote tahmaqare
si s’më lë asnjë virua !…
4. FETI BRAHIMIT – Lapardha
Pena jote sond’ e rëndë
sakt’ e thellë në kërkime,
majën e ka ka diamand
nxirr ,mor nxirr ato burime !
5. PELIVAN BARJAMIT – Vlorë
Ty kush ta bekoi penën,
” djalli “, apo vec një Zot !
Humorin – madem të rrallë
e kërkoj po s’ e gjej dot !…
6. TOMORR LELOS – Mesaplik
Si bilbil maj’ të Çipinit”
s’ të dëgjon vetëm Shullëri,
nektarin që ti e mblodhe
s’ ngopemi ta pimë të tëri !…
7. LLAMBRO HYSIT – Kallarat
Vargu yt i thellë pus
vi vërdallë e dot s’ zhytem,
afrohem deri në buzë
nuk hidhem , kam frikë se mbytem !
8. HAMDI PULOS – Tragjas
Ngjyeje, Hamdi, ngjyeje penën
Zoti bojë të dha dy dete,
Jonin dhe Adriatikun
lermë dhe mua, jo për vete !
9. ÀRAP MEROS – Brataj
Më çudit me atë varg
s’di ku shkon ,në ç’lloj burimi,
s’bën vaki që unë kam hak
them ” Eshtë ngjallur xha Selimi” !
10. MUHAMET TARTARIT – Vranisht
Dhe në të tretën e natës
emrin prap’ ta kam harruar,
në se je pjell’ e uratës
hajde se të mbaj në duar !…
H. Mehmetaj ,nga vëllimi poetik “Shqipëri pse s’të zë gjumi ” 1995
The post Rapsodëve të Labërisë – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Moj dritë e vesës në krua – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Moj dritë e vesës në krua,
buzëplasura fanua *
pse s’ ma jep shtëmbën dhe mua,
s’të lë nëna e s’ më thua ?!…
Nuk ta marr, po nëma hua,
të thaj etjen që s’mu shua,
se burimi m’u shterua,
t’u theft’ shtëmba, rënç mbi mua !
* fanua – këtu me kuptimin shejtankë ( përkëdheli )
H. Mehmetaj 1973
The post Moj dritë e vesës në krua – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Gjitonia shkon e s’me flet – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>O shokë, se ç’më ka gjet,
Gjitonia shkon e s’më flet,
Hën’ e plotë pesëmbëdhjetë,
Më ka vënë nē siklet !…
Me naze shkallët i zbret,
Tundet, shkundet si purtekë,
Trak e truk tàkat troket,
Me bisht të syrit më vret,
Ç’ më tërbove, moj lanet,
Si rrufeja më godet,
Folëm moj, s’u bë kiamet,
Mos më ler vetëm, të shkret !
H. Mehmetaj 1976
The post Gjitonia shkon e s’me flet – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Ku e ke burrin, moj Linë (motiv popullor) – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ku e ke burrin, moj Linë,
Linë, Linë e shkreta Linë ?!
Apo ka marrë Vërrinë,
e ka lënë vetëm shtëpinë !
Më prano mua të zinë,
kur të vësh në gjumë fëminë,
si firar do vi të rrimë,
gji më gji natën ta gdhimë !
H. Mehmetaj 1975
The post Ku e ke burrin, moj Linë (motiv popullor) – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Mehmet Selim Shahaj – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>MEHMET SELIM SHAHAJ
Beuni * si mal Olimpi,
Dymbëdhjetë perëndi,
Dymbëdhjetë komisione
Mblidhen e bëjë padi.
Kundër pushtuesit të huaj,
Do shkulin një mbretëri,
Ultimatum Piaçentinit,
” Shporru ti, moj Itali !”
Hiqmet Mehmetaj
Respekt për këtë figurë madhore të Kombit !
The post Mehmet Selim Shahaj – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Pa titull – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Kaluan vitet me hapin e stepur,
nën trysnin’ e kohes veshur pikëllim,
muza brënda gjëmonte pareshtur
në pyllin e blertë të shpirtit tim.
Vështirë e pata, por udhën e nisa,
vonë fillova parmëndën ta ngas,
këmbëgjakur u rropata ugarit me plisa,
veç shumë bujq si unë i lashë pas.
H. Mehmetaj
The post Pa titull – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Kalaja e dhëmbjes – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Dhëmbje,
Dhëmbje,
Dhëmbje !
Kalaja
ngritur me gurët
e dhēmbjes
nuk shëmbet ,
veçse rënkon .
H. Mehmetaj ( botuar )
The post Kalaja e dhëmbjes – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Neveritje – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>O brune, si nata e janarit dimëror,
tek ty s’ mund t’i shkri ndjenjat unë,
je vepra e faustit shpirtmizor,
bijë e shtrigës ngjizur me parfum .
Kotesh të më joshësh, të më lësh pa mënd,
neveri më ngjall ferri i shtratit tënd.
H. Mehmetaj ( botuar )
The post Neveritje – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Gjineshtra – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Nga qilimi yt ndihem i çuditur,
më sfidon me të verdhin çarçaf,
Në dy stinë xhelozët ke tronditur
pranverë – verë i shtie nē merak.
Vargjet po t’i thur ëmbēlsisht
si astrolog të sodis dhe në qiell,
Je himni im ku prehem qetësisht
se ngjyrën erë – parfum mua më sjell.
Pranverë dhe verë ti i lyen aq mirë,
ndaj jam rob, pērherë i tëndes ngjyrë .
H. Mehmetaj , nga vëllimi ” Vajza e ujëvarês”
The post Gjineshtra – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Çobankë nazemadhe (motiv popullor) – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Moj çobankë nazemadhe
me fustanin zvarre- zvarre,
mos kalo në këto stane,
se trëmbe rruzat manare.
Po më shkove prapë qyqare,
korbecin* do ta zgjidh fare,
të ta gris atë fustane ,
të më shuhen këto zjarre .
H. Mehmetaj
* korbeci,- emër qeni
The post Çobankë nazemadhe (motiv popullor) – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>