The post Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Nëpër të gjithë hapësirat nis kërkoj
nje fabul të bukur me zë madhështie
në thellësitë e fjetura unë zbuloj
batica emocionesh, vrulle dashurie…
Shoqe të vjetër s’kam veç zemren time
në poezinë e kohës ritmojnë mijëra zemra
një botë me tallaze, flakëza intime
nën qerpikë të puthjes frynë era…
Shpesh muzen e kërkoj dhe tek një fije bari
dhe tek një yll në thellësi të qiellit
ndodh që vargu ka shkëlqim margaritari
dhe mbetem pezull midis prekjes dhe trillit…
O biri im, më thoshte shpesh nëna ime
poezia duhet të ketë përherë aromën e tokes
dhe brenda një loti të ketë çaste gëzimi
të ketë dashurinë e nënës, babait, vëllait e motrës…
Ndaj kërkoj përherë nga të gjithë, ju o miq të e mi
mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri
për të gjithë ju poezia nëse nuk iu prek në zemër,
le të mbetet një vegim dhe të harrohet si një ëndërr…
Gjithkush nga ju ka të drejtë të më kërkoj shumë
më shumë akoma më kërkon vetja ime…
vargjet le të rrjedhin si ujët në lumë
në stinë ëndërrimi, në një botë me trazime…
Mos më lexoni nëse poezia ime nuk ka dashuri
për çdo gjë, që kjo tokë na i ka falur me bollek
në zemër nuk mund të ketë akull kurrësesi…
dashuria dhe mirësia sheshojnë çdo hendek…
Hyqmet B Hasko..@…B…H.
The post Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Syri dritë e fjala fllad – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Syri dritë e fjala fllad,
të ndjek pas në luadhe,
për tek ti unë vij me vrap,
ti me ikën, moj sorkadhe.
Po si nuk i le ato dhele,
më ndez zemrën nëpër ëndrra,
një kurorë me lule dele,
për mbi buzë me ndizet kënga.
Nëpër gjurmë prapa të erdha,
kur më ngjitesh përmbi shkëmb,
energjitë per ty i derdha,
me qesh syri, zemra më dhëmb.
Nëpër yjet që s’numërohen,
ti i shkel dhe ata s’të djegin,
të vijnë prapa dhe tërbohen,
për t’i shuar unë të sjell detin.
Pse më lodh moj, dritë praruar,
unë s’të ndahem duke rendur,
në qell dhe në tokë të luluar,
kënga në buzë më rri ndezur.
Po si nuk i le ato dhele,
edhe e rritur, me naze plot,
nëpër vite, zjarr me ndeze,
zemrën time s’e shuaj dot.
Plagët që më hap, moj sorkadhe,
më shkaktojnë dhimbje të madhe,
gazi yt lëndon plagët e mia,
ilaçi im është veç dashuria…
H..@..B..H.
The post Syri dritë e fjala fllad – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Eja me flladin e mëngjesit – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Hyqmet B. Hasko
EJA ME FLLADIN E MËNGJESIT
Të më vish me flladin e mëngjesit
dhe shpirtin të ma lagësh me vesim,
jo me lotin që të derdhet prej stresit,
se dua në zemrat tona të ketë pajtim.
Këtë gjoksin tim që digjet zjarr,
shuaje me lot të valë dashurie,
se unë ndoshta jam fillestar.
dhe të lodh me fjalë marrëzie.
Do desha të jem prapë me ty,
se vitet na ikin e nuk kthehen më,
se dua të më shohësh përherë në sy.
dhe zemra te flasë përherë pa zë.
Pra, eja me flladin e mëngjesit,
aromë lulesh me dashuri më sill,
se dua te kem gjelbërimin e gjethit,
dhe zemrat tona të mos kenë trill.
Të vish me sy nga qiell kaltërsie,
të vish me flladin butë të mëngjesit,
të kesh zjarr, por jo duf marrëzie,
të më sjellësh frymëzimin e poetit.
H…@…B..
Hyqmet B. Hasko
The post Eja me flladin e mëngjesit – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>