The post Deshifrim kodi – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Mbi urë e nën urë,
kalërojnë të larat e të palarat e kohës!
Në memorjen tonë
ca vijëzime shkarpash!
A thua si do t’i emërojmë gjurmët në gravitetin e gdhendur të një amorfe!?
Lum ai që deshifron kodin në testament kurore!
The post Deshifrim kodi – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Unë i përvuajturi – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>UNË I PËRVUAJTURI
Të kërkova gjithandej në Fishtë, Gomsiqe, Shkodër,
deri rrëzë Veleçikut!
Isha me atë zanën bjeshkatare!
Atë Gjergj,
Të kujtohet;
është ajo bjeshkatarja,
Zana e Veleçikut
Kur i pate thënë?
“…Krah m’krah bashkë na tue këndue,
Ndertue kem’ ‘i pomendare,
Rr’fe as mot mos m’e dërmue”
E unë i përvuajturi për dheun
dhe gjakun tim vëllazëror,
erdha të marr a të heq mall!?
Këtë nuk e di!
Di se me mall e dhimbje kam lindur !
Erdha Atë,
Të kërkova kudo
e të gjeta në Lahutë,
të gjeta tek “Mrizi i Zanave”,
tek “Anzat e Parnasit”, e… e te “Gomari i Babatasit”!
Të kërkova në
Romë, Paris, Uashington…
Të gjeta në Manastir duke vënë gurin themeltar të alfabetit tonë.
At Gjergj, të falem,
Unë nuk bëra asgjë për Ty!
Përulem para emrit tënd,
ani pse eshtrat ku të pushojnë nuk e di…!?
Poezia që në konkusin e shpallur nga Akademia e Letrave dhe Revista “Mirdita” u vleresua si vargu me i bukur fishtan nga juria, kryetare e së cilës ishte prof. Dr. Rovena Vata.
Faleminderit për vlerësimin Akademia e Letrave…dhe juria!
The post Unë i përvuajturi – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Biografia ime – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Emrin ma thonë Alban
Vetë jam Dardan
Baba kam Ilirin
Nënë Arbërinë
Motër Furtunën
Vujtjen Stuhinë
Gjithçka tjetër Atdheun
Dritë Lirinë.
Desha kështu të shkruaj
Një poezi
Dhe ngado që e sjell
Më del BIOGRAFI
( Kam nderin dhe kenaqesine të lexoj Librin me poezi “Shpresë e Përlotur”nga poeti Hysen Grajçevci.)
The post Biografia ime – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Kronikë në vargje – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Thekur një zë qiellit
gjithandej Evropës
nga “Burg Teatri”
shpërthen e thërret,
hyjnitë zgjon,
yjet prek!
Damarëve ndez e shkrin akuj,
zjarre vë në skenë!
E tha Cvajgu
e pohoi edhe Kafka…
Ai…ringjalli heroin
Te Shkspiri, Sofokliu,
Ibseni, Gëteja,
e pash te Fedja
e gjeta tek Hamleti…
Të rrugëtosh shtigjeve nëpër kohë
me baballarët e tragjedive,
e të përballesh me ta,
Duhet të jesh gjeni
Kështu Krajnc e tha!
Dhe, a nuk e vërtetoi
aktori Beserman,
kur mbi trupin e tij
hodhi unazën e Inflandit
korifeu i teatrit gjerman!?
Moisi, të falem!
Je gjaku i popullit tim,
meteor mbi qiellin e Evropës,
Krenari për Shqipërinë!
The post Kronikë në vargje – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Rrit me kohën – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Këtu, kohët janë matur me lashtësinë e kreshtës,
në këta shkëmbinj shpeshherë kemi matur edhe hijen me vdekjen,
vitet me epokat!
Këtu trimat kanë gjetur strehën!
Gurit ia kemi marrë e lënë fjalën
Amanet nga gjyshi këngën
Epika jonë e bukur,
me lahutën jemi rritur
e te lahuta kemi gjetur
motiv fjalën prej burri!
Në ninulla na ka përcjellë
kënga dhe krenaria!?
Jutbina, Muji,
Motra e Gjergjit,
e Gjergj Elez Alia!
Nga Homeri Pellazg
testament “Iliadën”, Trojën,
“Odisenë”, Itakën!
Nga Gjergji ynë
I po atij gjakut Iliro-Pellazg
LAHUTËN…
Marash Ucin,
Të bijtë e Calit,
Çun Mulën
e Oso Kukën.
Heu bjeshkët e mia,
krenaria jonë!
Jo, të vajtoj, s’e kam ndër mend!
Edhe pse loti shpreh mall
e sa për vajin …!
Janë qyqet ato që vajtojnë!
Burrat që për Atdhe bien
rënia e tyre nuk qahet,
aq më pak të vajtohet.
Ata ranë;
Lirinë ta kemi Diell
e në Liri gjakun e tyre ta nderojmë!
The post Rrit me kohën – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Kronikë në vargje – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Thekur një zë qiellit
gjithandej Evropës
nga “Burg Teatri” shpërthen e thërret,
hyjnitë zgjon,
yjet prek!
Damarëve ndez e shkrin akuj,
zjarre vë në skenë!
E tha Cvajgu
e pohoi edhe Kafka…
Ai…ringjalli heroin
Te Shkspiri, Sofokliu,
Ibseni, Gëteja,
e pash te Fedja
e gjeta tek Hamleti…
Të rrugëtosh shtigjeve nëpër kohë
me baballarët e tragjedive,
e të përballesh me ta,
Duhet të jesh gjeni
Kështu Krajnc e tha!
Dhe, a nuk e vërtetoi
aktori Beserman,
kur mbi trupin e tij
hodhi unazën e Inflandit
korifeu i teatrit gjerman!?
Moisi, të falem!
Je gjaku i popullit tim,
meteor mbi qiellin e Evropës,
Krenari për Shqipërinë!
The post Kronikë në vargje – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>