Iliriana Sulkuqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/iliriana-sulkuqi/ Poezi Laberia News Sun, 23 Aug 2020 16:59:11 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Iliriana Sulkuqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/iliriana-sulkuqi/ 32 32 Unë jam ajo – Iliriana Sulkuqi https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/une-jam-ajo-iliriana-sulkuqi/ Sun, 23 Aug 2020 16:59:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11531 UNË JAM AJO… (Përse më duhet një gjumë i ëndërrt, Kur Ëndrra nuk zgjohet nga...

The post Unë jam ajo – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË JAM AJO…

(Përse më duhet një gjumë i ëndërrt,
Kur Ëndrra nuk zgjohet nga ZGJIMI…?)

Unë jam ajo,
që flas me vete
dhe për ju,
me veten grindem çdo çast…
Nuk më pëlqehet vetja e vetmuar –
as në të ngrysur, as dhe në ag…

Unë jam ajo,
sindromë DASHURIE.
Të vertetën s’e dua si ëndërr,
si gënjeshtër që vjen prej frike…

Unë jam AJO,
që e tremb natën,
që ndez qirinjtë me yje shpirti…

UNË, JAM AJO…,
që dot nuk më shihni…
Ajo që ju ndjen gjithkund…

Përse më duhet një gjumë i ëndërrt,
Kur Ëndrra nuk zgjohet nga ZGJIMI…?

Iliriana Sulkuqi – pa ëndrra
Brooklyn, NY, sot e përgjithmonë

The post Unë jam ajo – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
My lord… – Iliriana Sulkuqi https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/my-lord-iliriana-sulkuqi/ Sun, 23 Aug 2020 16:23:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11512 MY LORD… ( Më mirë, /pa ardhjen time pranë teje e për Ty, /My Lord…)...

The post My lord… – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
  • MY LORD…
    ( Më mirë, /pa ardhjen time
    pranë teje e për Ty, /My Lord…)
  • Atje,
    ku thua se më pret
    e kam të pamundur të vij…
    Që nga nisja një stuhi më pengon
    një “SOS” anullon çdo fluturim…

    My Lord,
    Atje,
    ku më thua – të pres…
    Një gravitet
    më kthen kokëposhtë,
    s’më le asnjë shkallë të ngjis…
    ….
    Atje, ku më “fton” im Zot,
    s’ka ditë, as natë, as stinë…
    Askush nuk i flet njeri – tjetrit,
    askush emrin e tij s’e di…

    Atje, s’ka oxhak të prushtë,
    s’ka portrete të njohur nga fisi…
    Si do t’i njoh e t’u them-
    ja, mirëse ju gjeta…, si jeni…

    Si do t’i them
    Nënës sime:
    “Falmë që s’t’u gjenda.
    Në pikën e fundit të frymës
    s’të putha dot te FRYMA…
    ( dhe ajo… m’u “vodh” e paputhur…)

    Im Zot,
    po Dashuritë e Ikjes
    nga shpirti i botës
    si do t’i njoh e t’u them…-
    “Më ka dërguar Bota e harresës
    T’JU KËRKOJ NDJESË…”

    Më mirë,
    pa ardhjen time
    pranë teje e për Ty,
    My Lord…
    Lamutumirë,
    Mos më fut në kurthin
    e Parasjës Tënde!
    Lermë të qetësohem
    ku më ke lënë…
    Pak strall prej fisi
    e pak eshkë prej vetes ,
    një shkëndijë
    të ndez –
    Amanetet e të ikurve të mbledh…

    1. JETOFSH PA MUA, SI PERËNDI…

    (Sa larg më ke.
    Sa mall të kam.
    As dhe një zgjim s’e zgjojmë si këngë…)

    Të kisha “lodër” pa mëkat.
    Të kisha ëndërr në dashuri
    dhe një folezë pa përkthim…,
    Qyteti im.

    Të kisha Fjalë në Fjalë të Parë.
    Të kisha prag, pa dhimbje britmash.
    Të kisha prush ndezur nga prushet,
    nga dashuri prej vetëtimash…,
    Qyteti im.

    Të kisha, eh, çfar nuk të kisha…
    Të kam, eh, çfar nuk të kam…
    “Lodër” që ma përçmend ciklin –
    nga lindja prej lindjes,
    deri në varr…

    Qyteti im, i Bukuri Ti,
    Jetofsh pa mua si Perëndi.
    Vetëm një gjurmë ma ruaj në SY,
    Atë, t’padukshmen – DRITHËRIMË…

    Qyteti im, i Bukuri Ti,
    JETOFSH PA MUA, SI PERËNDI.

    Iliriana S. ( imcakja prej malli)
    Iliriana Sulkuqi
    Domenico Modugno sings Nel blu dipinto di blu also known as Volare on Ed Sullivan’s show in 1958. Music by Domenico Modugno, lyrics by Domenico Modugno and F…

    The post My lord… – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Lorat e fatit…dhe unë… – Iliriana Sulkuqi https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/lorat-e-fatit-dhe-une-iliriana-sulkuqi/ Sun, 23 Aug 2020 14:20:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11500 LOJRAT E FATIT… dhe unë… …dhe hyri ime bijë, si zakonisht, të më pyesë se...

    The post Lorat e fatit…dhe unë… – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    LOJRAT E FATIT… dhe unë…

    …dhe hyri ime bijë, si zakonisht, të më pyesë se si jam gdhirë…Më pa me një laps e letër prej vërteti.
    Pa i dhënë përgjigje, i thashë:-
    Ah, sikur të më binte një lotari…
    ( mbeti e mbërthyer duke më parë).
    Pastaj duke buzëqeshur më tha:-
    Po, a ke blerë bileta lotarie?
    -Jo…, po ja , sikur të blejmë nja 200 bileta…, mbase…
    -Prap, nuk ke për të fituar …- ma preu shkurt, si e bija e së vërtetës…
    -Po pse, i thashë me një ton qortues.
    -…se ti, më përpara se të fitosh, bën një listë se ku duhet t’i dhurosh…
    Pastaj, ti i ke fituar pa blerë bileta, lotaritë e tua…
    Këtu nuk u përgjigja më…
    Më pas…, duke parë letrën se çfar do të bëja, sikur të më binte një lotari e madhe, si këto në Amerikë…, përktheva fjalinë e fundit të sime bije…
    Vërtetë, pa blerë bileta për lojrat e fatit, unë kisha fituar Fatin prej Zoti – Të gjitha DASHURITË.

    TI JE KRIJESA ime, DASHURI

    (Të linda prej fryme.
    Të rrita me bulëza vese.
    Të përkëdhela me mollëzat e gishtrinjve,
    ku biorryma përçohet në palcë të shpirtit
    për të mjekuar dhimbjet…)

    Të krijova nga mendja ime
    Dashuri,
    ashtu si stilisti modelin e tij,
    për t’u prekur vetëm nga ëndrra,
    për t’u zgjuar vetëm nga zgjimi yt
    ende pa m’u hapur sytë…

    .Ti je krijesa ime,
    Dashuri ,
    më e bukura e të gjitha kohërave
    që nga Adami dhe Eva
    deri mbrëmë,
    tani,
    a para shtatë brezave…,
    për t’u bërë Nusja me bedena
    rreth kështjellës së botës,
    pa tragjedi si te Romeo e Xhulieta,
    pa gjakmarrje fisesh,
    pa ngjyra racizmi,
    pa xhelozi
    që ta trembin puthjen
    prej trupi…

    Të pikturova me konture të padukshme
    me penelin e stinëve .
    Shqisat t’i shihja e t’i ndjeja veç unë,
    me ndihmën e Perëndive,
    duke këputur litarët e shiut
    që më pengonin vizionin e afërsive…

    Të këndova në heshtje
    derisa kordat e zërit
    kallo më zunë
    e tingujt
    u arratisën galaksive…

    Të botova si libër të hapur
    në shtypshkronjën e zemrës,
    ku molekulat e gjakut
    rradhisin fjalët,
    ku mushkëritë
    filtrojnë ca pikëpyetje si kërrabëza…,
    ku në çdo faqe
    nënshkruaj për ty
    pa m’u tharë ende boja…

    Të gdhenda me mendjen time si skulpturë
    e të urdhërova,
    si Mikelanxhoja “Davidin”-
    FOLMË,
    t’u bekoftë Fjala,
    FOLMË!

    Iliriana, me të gjithë ju, që jeni fati im prej Zoti.
    Brooklyn, NY

    Iliriana Sulkuqi
    Paintings – Graham Gercken / Autumn… Samvel Yervinyan – Yemu, a version of the Classical Greek song “Gie mou” ( My Son), written by the composer Apostolos …

    The post Lorat e fatit…dhe unë… – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Krahët e mi në kodet e kohës – Iliriana Sulkuqi https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/po/ Sat, 15 Aug 2020 11:26:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11180 VETËM për lexuesit e mi dhe për ata/ato që më presin edhe me “hap-udhëtimin” e...

    The post Krahët e mi në kodet e kohës – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    VETËM për lexuesit e mi dhe për ata/ato që më presin edhe me “hap-udhëtimin” e vonuar, por të sigurtë në mbërritje, si breshka…

    KRAHËT E MI NË KODET E KOHËS…
    (…dhe i tha Koha – kohës: –
    Ti s’e bën si unë Dashurinë…)
    ….
    Njëhërë e një kohë
    krahët më hapeshin jashtë kufijve të reales,
    si një kompas gjeometrik,
    ku përqafoja botën prej përralle
    me fund magjik…

    Dalëngadalë,
    në përqarkjen rreth kozmosit,
    rrathët zvogëloheshin
    brenda krahëve të mi…

    Sot,
    Më ka humbur kompasi i rrathëve.
    Sot,
    krahët më janë tkurrur
    sa një gisht…

    SOT,
    Krahët kanë marrë
    dimensione prej SHPIRTI –
    me këndet, kubizmat
    vijëza të (zh)drejta, me kuptim…
    Një diametër më shpëton
    nga Magelani,
    një tik – tak
    më puthet me enigmat si shpëtim…

    Tani,
    pa krahë përralle
    pa fundin e tyre mistik,
    pa kode takimesh në orën fiks të çfaqjes…,
    pa ndarje kohësh që ikin e vijnë…-
    i them një kohe,
    jashtë kufijve realë:
    – Pa silikon te Fjala,
    JAM KOHA PA KTHIM.

    Iliriana – Fjalë për Kohën e ardhme…

    VALIXHET E MIA…

    (Zgjodha udhëkryqet për t’i kthyer në Jezu-kryq…,
    për t’ju kujtuar se edhe e kryqëzuar,
    Jetoj me Dashuritë…)

    ” Fluturoj” në Udhë – ajrin më të gjatë,
    vetëm për një valixhe më shumë…
    As vetë Kolombi
    s’do ta kish bërë po ta dinte Vendmbërritjen si unë…

    Valixhet me mua udhëtojnë si legjendë…
    Unë, grimcëfjala as di t’i rrëfej…

    Valixhja e parë: -………….
    Valixhja e dytë: -……….
    Valixhja e tretë:
    – pa asgjë që kontrollohet si e dyshimtë…
    E lehtë, sa një pupël.
    E rëndë, sa të gjitha dashuritë …
    E Hyjshme, sa të gjitha Perënditë.
    Valixhet e mia – me mua përjetësisht…
    Varur mbi një fijëz fryme të avullt-
    pa kohë,
    pa hapësirë…

    iliriana, ……

    The post Krahët e mi në kodet e kohës – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Shshshëët, Xhulietë – Iliriana Sulkuqi https://poezi.laberianews.com/2020/04/11/shshsheet-xhuliete-iliriana-sulkuqi/ Sat, 11 Apr 2020 13:18:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4013 …SHSHSHËËT, XHULIETË… -…nuk mund të vetvritesh dy herë…- (Sapo librat u prekën me duar… personazhet,si...

    The post Shshshëët, Xhulietë – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    …SHSHSHËËT, XHULIETË…
    -…nuk mund të vetvritesh dy herë…-

    (Sapo librat u prekën
    me duar…
    personazhet,si somnambul,
    filluan të lëvizin…)

    ***
    Shshshëët, Xhulietë,
    kthehu në lirinë e qetësisë tënde.
    Nuk e sheh?
    Harresën, askush nuk e pret…
    Jashtë s’ka stinë të pranvertë.
    Jashtë as ajri s’të bëhet oksigjen…
    Jashtë, nuk sheh asnjë gjurmë…

    Shshshëët, gjumë-ëmbla
    Xhulietë.
    Që nga koha jote
    jetohet po ai shekull
    që dashuritë i vret,
    ndërrohen vetëm numërorët,
    gdhendur me ëndrra prej gënjeshtre…

    Shshshëët, gjumë-ëmbla
    Xhulietë,
    Mos e kapërce pragun e vdekjes tënde,
    S’mund të vetvritesh dy herë…

    Shshshëët, Xhulietë…
    Kthehu në shtratin
    ku përkëdhelesh, si ëndërr…
    …dhe
    Zgjohu në zgjim të albtë- NESËR,
    të puthesh si në përralla,
    VËRTETË,
    XHULIETË.

    Iliriana: “duke pritur-Nesër…”
    Brooklyn, 11 prill 2020

    Iliriana Sulkuqi

    The post Shshshëët, Xhulietë – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Çfaj ka Toka ime ! – Iliriana Sulkuqi https://poezi.laberianews.com/2020/03/31/cfaj-ka-toka-ime-iliriana-sulkuqi/ Tue, 31 Mar 2020 12:26:18 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2894 Ç’FAJ KA TOKA IME…? Ti e padukshmja që fshihesh pas gjëmës – Coronë, shterpë prej...

    The post Çfaj ka Toka ime ! – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Ç’FAJ KA TOKA IME…?

    Ti e padukshmja që fshihesh pas gjëmës –
    Coronë, shterpë prej pasurie…
    Ja, ku më ke.
    Vritma dhe të parën trashëgimi
    nga të parët –
    DASHURINË ,
    që, edhe pas vdekjes,
    pa lejen tënde,
    do ta kem…

    Shuama, me gjëmën tënde,
    edhe BUZËQESHJEN,
    pa t’u dhimbsur
    e tashmja ime e fishkur
    prej urie gjithfarësh…
    Farën e saj e kam mbjellë
    në kohë të kohës,
    me ëndrra të vërteta fëmijësh …
    ….
    Ti, e padukshmja me vetëtima,
    që shfaqesh si engjëll pa krahë,
    ku ta dija, s’i ta besoja(!?!!),
    që planetet na qenkan homoseksualë…
    ( më shumë se djaj…
    më shumë se pushtetarë…)?

    Nëse na bëkan dashuri
    Plutoni me Jupiterin
    ( sipas Suzan Miller)…,
    Çfaj ka Toka ime,
    që u mbars si FEMËR…
    Pa e njohur Universin,
    u deh prej Dashurive…?

    Ç’faj ka TOKA IME…???

    Iliriana- bio prej Toke…
    Brooklyn, NY, 30 mars 2020,
    në të gjitha orët e Botës sime.

    The post Çfaj ka Toka ime ! – Iliriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Testamenti im – sipas lojës ‘Mbylla…Hapaaa..’ – liriana Sulkuqi https://poezi.laberianews.com/2020/03/17/itestamenti-im-sipas-lojes-mbylla-hapaaa-liriana-sulkuqi/ Tue, 17 Mar 2020 22:03:06 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1661 Sugjeruar nga Xheva Salihaj TESTAMENTI IM -sipas lojës ” MBYLLA…, HAPAAA…” Shëëëëttt, e nxorra nga...

    The post Testamenti im – sipas lojës ‘Mbylla…Hapaaa..’ – liriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Sugjeruar nga Xheva Salihaj

    TESTAMENTI IM -sipas lojës ” MBYLLA…, HAPAAA…”

    Shëëëëttt,
    e nxorra nga e fshehura
    TESTAMENTIN TIM,
    ku, me pak fjalë prej FJALE,
    lija vetëm një amanet:-
    Të prehesha atje,
    ku s’do më dhimbte – DHIMBJA…
    dhe me të ikurit do filloja tjetër jetë…

    Sot e gris, pa u menduar dy herë, (ashtu, siç jetën do ta jepja në emër të dashurisë…)

    Sot e gris, pa u menduar dy herë.
    S’mund të iki , pikërisht SOT…
    ku dhe hiri prej kockash,
    do jetë TopSekret…
    …dhe Fjala prej Fjale
    s’do ketë më Vlerë…
    … Sot gris Tesmamentin tim.
    I bëhem Fantazmës-
    mburojë për DASHURITË….

    Iliriana- Sot, Shëëëëttt!
    Brooklyn, 16 mars, 2020

    Iliriana Sulkuqi

    The post Testamenti im – sipas lojës ‘Mbylla…Hapaaa..’ – liriana Sulkuqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>