Izota Rexho Haruni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/izota-rexo-haruni/ Poezi Laberia News Sun, 11 Oct 2020 11:28:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Izota Rexho Haruni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/izota-rexo-haruni/ 32 32 Mos mi vidh vargjet… – Izota Rexho Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/10/11/mos-mi-vidh-vargjet-izota-rexho-haruni/ Sun, 11 Oct 2020 11:28:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13374 Mos mi vidh vargjet… Ti nuk e di se ç’farë janë për mua, nuk mundet...

The post Mos mi vidh vargjet… – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos mi vidh vargjet…

Ti nuk e di se ç’farë janë për mua,
nuk mundet ti bësh të frymojnë,
janë vlagë shpirti,
copa ëndërrash,
rrahje zëmre,
vërshime gjaku,
janë syri im ,
zëri im,
dora ime,
jam unë e ndarë në pjesë,
janë copat e grisura që më plotesojnë.
Ti nuk mundet t’i u’a ndjesh dridhjet,
ty nuk mundë të të rënqethin kur i lexon,
me lotë nuk i ke njomur gërmat,
ndërsa qaje hallet me to natën vone.
Ti nuk mundë të mi vjedhësh vargjet,
ti nuk i ushqen dot
Jam unë nëna,
jam unë qe i solla ne jetë,
une ju dhashë gjoks.
Janë vargje shkëputur nga thellë, shumë thellë,
Ti atje nuk arrin dot
Vargje dhimbjesh janë, vargje pritjesh,
ti që i mer,
asgjë nga keto nuk njehë,
nuk e di se cfarë vargjesh dalin pas një zënke,
pas një zhgënjimi,
pas një fjale të thëne pa menduar,
pas një trishtimi
Ti nuk e si se si gëzojne vargjet pas puthjesh,
Si zemra e tyre rrehë me fortë kur dëgjojne fjalën Të Dua,
Si fluturojnë,
Nuk i ke parë vargjet kur janë të mbushura me enderra,
Ti nuk e di se vargjet sëmuren, lëngojnë.
Mund edhe të vdesin pa frymën e nënës,
largë meje vargjet e shpirtit tim nuk jetojnë

Izota Rexho Haruni

The post Mos mi vidh vargjet… – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atje të pres – Izota Rexho Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/09/19/atje-te-pres-izota-rexho-haruni/ Sat, 19 Sep 2020 10:45:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12566 ATJE TË PRES izoreha shtator/ 2019 tirane Atje ku dhimbja ka bërë folen Dhe shpresa...

The post Atje të pres – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATJE TË PRES
izoreha
shtator/ 2019
tirane

Atje ku dhimbja ka bërë folen
Dhe shpresa ka mbaruar
Atje ku syri s’arrin të flej
Shpirti dergjet lënguar

Ku uji i kroit rrjedhën ndal
Askush nuk shuan etjen
Ku shtojzavallet natën qajnë
Në lotë e mbysin veten

Atje ku edhe dielli stepet
Nata nuk ka të zbardhur
Atje ku zëri rrugën s’gjenë
Ku prekja është e mardhur

Atje ku retë nuk njohin paqe
Je e ti, sa largë ke shkuar
Me vrave shumë, ( ndoshta pa dashur)
Vuajtje që s’ka t’mbaruar

Atje ku jeta ka ndal’ ritmin
gjaku s’pulson damarësh
ku pritjes syri e humbi dritën
Fryma e humbi fjalën

Aty ku era hovin ndal
Më mallin përqafuar
Zemra godet e nuk gjenë fjalë
psherëtimash ngushëlluar

Dëshirat vyshken me trishtim
Si lule tharë, pa celur
Puthje pa dhënë mbetur jetim
Harruar, erës hedhur

Atje ku ëndrra nuk mer frymë
Dhimbja gjakut është tretur
Parajsës djalli fort ngre tym
Të pres edhe e vdekur
Izota Rexho Haruni

The post Atje të pres – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Une jam çame (Balladë e dhimbjes së trashëguar) – Izota Rexho Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/une-jam-came-ballade-e-dhimbjes-se-trasheguar-izota-rexho-haruni/ Sun, 14 Jun 2020 17:45:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8312 Izota Rexho Haruni. UNE JAM ÇAME (Balladë e dhimbjes së trashëguar) Qava mbrëmë për ty…...

The post Une jam çame (Balladë e dhimbjes së trashëguar) – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Izota Rexho Haruni.

UNE JAM ÇAME
(Balladë e dhimbjes së trashëguar)

Qava mbrëmë për ty…
Me zëmrën e zhuritur nga malli,
mëndja jote nuk u larga kurrë,
nga vatra ku bubulonte zjarri.

U plake o Bá, largë shtëpise,
largë mureve me gurë stralli,
largë erës së kripur puthur me diell,
tek përqafonte ullinj e limon..
E njëjta erë rënkon nga dhimbja
tek shehë ti shkelë djalli.

Nëna pret ti kthehet djali..
Ahhh…djali
sëmundja e preu në besë
nuk njihte ne isha bije a motër,
në kish’ vëlla, nip a mbesë.
Harroi ç’do gjë, kuçedra e mundi,
Po ty Çameri..
ti kurre nuk u bëre harresë.
Ty të kërkonte,
shpesh qante
mbante kraharorin me dorë,
i dhimte,i shtrydhej,
kish’mall,
treste shikimin përtej …e thoshte
-E dini…Unë Jam Çamë..
Atje kemi shtëpit,
kemi tokë e bagëti,
atje baçi, atje do të shkojmë një ditë.

Qava mbrëmë,
Po qaj edhe tani që po shkruaj,
për hallet,mundimet, për lotët e tua.
Doje një çerdhe për të vegjëlit e tu,
doje të rriteshin të gëzuar.

Të ndiqja tek ngrije themelet,
me ato pëllëmbë të ashpërsuara,
gur me gur,
ca llaç hedhur me ato duar
I lodhur pushoje pak dhe
flisje me mua.

Ahhh…o baçi,
Në Çamëri ne e kemi shtëpinë,
atje është parajsë,
s’ka natë, as qiell me re,
atje toka është e mjaltë.

Në Gumenic,pak me tej,
në Globoçar e Margelliç a tek xhixhua në Arpic.
Atje baçi,
atje dua të dorezoj shpirt.

Humbisje shikimin diku large,
ndërsa lotët te pickonin sytë,
e ktheje kokën mënjanë
nuk doje të ti shihja mollëzat lagur.
S’kuptoja shumë at’her por
dhimbjen t’a ndjeja,
të afrohesha ngadal ,
nuk doja të trembja kujtimet,
t’a puthja atë faqen e djegur nga djelli dhe….

O bá…të kam xhan…
Fshije lotët dhe buzëqeshjen e gjeje,
më përkëdhelje flokët dhe…
…Edhe unë të kam NANË…

Sonte dikush ma grici plagën,
më folën fjalet e tua mbushur me mall.
Qava…
qava me lotët e babait tim,
me shpirtin që tek unë ka lënë
t’ja shpjemë në Çameri.

Mbrëmë qava me sytë e tij,
me ata sy që në bebëzat e mija mbetën
për t’u çmallur edhe tani,
për t’u çmallur edhe pas vdekjes.

Në trupin tim je ti,
e ndjej o bá…e di.
Më kë ndezur një vullkan brënda,
plot mall për Çamërin,
për vëndin tënd,
për vëndin tim.

Sa herë dëgjoj të flitet per Filat e Sajadhe,
Gumenicë, Volë e Varfanjë,
Sule e Paramithi,
sa herë çelin ullinjte e aroma e agrumeve më deh,
aq herë lotë të nxehtë më vërshojnë me copa shpirti.
Kërkoj të kuptoj përse?!
Përse kaq shume mall per nje vënd që akoma syri nuk e njehë!?

Ndjej që brënda meje je Ti.

Malli yt më mundi edhe mua,
ashtu siç bëri me ty.
Eshte malli im tani.
Eshte dashuri o Bá…
lindur në ty, ushqyer nga ty,
përcjell tek unë me mirësi.
Eshte shpirtin yt,
kërkon të prehet në tokën tëndë,
në shtëpin e tij,
në Çamëri.
Mall që nuk tretesh as nën dhè,
brenga shpirti sa toka nuk i mban,
dhimbje trashëguar brezash
për tokën çame mbytur në gjak.

Ohhh…
Sa shpirtëra nuk gjejnë qetësi,
Sa Jezu Krishta çamë.
Une….
Bija jote mbaj tënden brengë,
tëndin mall,
Trashëguar kam edhe krenarin e fjales

UNË JAM ÇAMË…
Izota Rexho Haruni

The post Une jam çame (Balladë e dhimbjes së trashëguar) – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tradhëtarja Muzë – Izota Rexho Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/tradhetarja-muze-izota-rexho-haruni/ Mon, 18 May 2020 20:07:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6570 Tradhëtarja Muzë Izoreha Maj/2020 Tiranë Ka kohë, më ka braktisur muza Nuk e di pse,...

The post Tradhëtarja Muzë – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tradhëtarja Muzë
Izoreha
Maj/2020
Tiranë

Ka kohë, më ka braktisur muza
Nuk e di pse, nuk gjej shpjegim
Vallzojnë vargjet deri tek buza
Sakaq zhduken, në harrim

Natën, vjen fshehurazi, me ngacmon
Si purtek më bënë të dridhem
Mëngjeset shtrydhē, asgjê s’pikon
Nuk di kjo muzë pse më përvidhet

Mbi gjethe, puthjet e shiut derdhen
Ngërcin e ngurtë nisin e tresin
Vargje pa rreshtur nga shpirti gjerben
Dalje nuk gjejnë dhe shpirtit mbesin

Edhe muza qënka vrastare
Vret vargje pa lindur, i le pa emēr
Nuk di, por dhemb t’a quaj tradhētare
Sepse edhe muza, si unë, është femër

Izota Rexho Haruni

The post Tradhëtarja Muzë – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Perëndim mbi lisharës – Izota Rexho Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/04/23/perendim-mbi-lishares-izota-rexho-haruni/ Thu, 23 Apr 2020 18:13:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4769 Perëndim mbi lisharës *@izoreha* Ulur mbi lisharës jetoj perëndimin. Dielli i lodhur kur shkon të...

The post Perëndim mbi lisharës – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Perëndim mbi lisharës
*@izoreha*

Ulur mbi lisharës jetoj perëndimin.
Dielli i lodhur kur shkon të flejë,
Hënën të më ulet pranë e pres e
miliona yje rrethë saj të shkëlqejnë.

Ulur mbi lisharës lidhur rrapit shekullor,
perëndimin e ndjej.
Perëndim deshirash si nje pasqyre e thyer,
Në njëmij copa ndarë,ashtu si shpirti im i vrare…

Kërkoj….
Kërkoj mes copëzash pjesën ku dukesha e bukur,
Ku drita e syrit ishte drita e shpirtit,
Ku dhimbja shndërrohej në vals lumturie,
Ku për të prekur ty bëhesha flutur
Atë pjesëz kërkoj ku nata nuk bie.

A do ta gjej atë copëz
Që më pasqyronte nga brënda,
Me xhvishte nga ndrojtja e nga turpi,
Atu ku lindëte buzëqeshja e fortë rrihte zëmra,
Ajo që dinte të më tregonte të lumtur,
Me ndriçimin marrë nga Hëna
Copëzën ku nga Ai shihesha e dashuruar,
Atë copëz që nuk do më kishte gënjyer,
Atë copëz kushedi ku humbur?!

Ulur mbi lisharës,me zinxhirët e ndryshkur
I grindem heshtjesh,
Mbyll sytë e prek diellperëndimin,
Përkëdheljet e tij kur ëmbëlsisht detëputhet,e përkundet e arta ngjyrë e dallgëveshjes.

Dëshira me merr tju bashkohem dallgëve,
Abiseve të panojhur të lëshohem…
Me Sirenat e bukura të qaj e ndaj hallet.
Me zërin e tyre t’i këndoj shpreses së humbur, lehtësuar brengat zëmrës.
Ulur mbi lisharës mbys trishtimin,
Dehur me fundëperëndimin e lagur nga lotët e ëndrrës.

Izota Rexho Haruni

2. 02. 2016.

The post Perëndim mbi lisharës – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndalo kohë – Izota Rexho Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/ndalo-kohe-izota-rexho-haruni/ Sat, 18 Apr 2020 12:09:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4414 Ndalo Kohë *@izoreha* Vështrimhedhur tutje, në asgjë, Herë-herë cepbuzës qeshja i celte, Me kohën zëmëruar...

The post Ndalo kohë – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndalo Kohë
*@izoreha*

Vështrimhedhur tutje, në asgjë,
Herë-herë cepbuzës qeshja i celte,
Me kohën zëmëruar , nuk po i bindet më
Ngul këmbë koha, të vishet me ngjyra vjeshte.

Filmi i jetës me shpejtësi ikën mbrapsht,
Ja ku është , këmbëzbathur duke vrapuar,
Ndalo…thyen heshtjen, vërtet nuk më mbanë mënd?
Ndalo pak të lutem…
Jam unë , cdo frymëmarje të kam dhuruar

Jam unë…unë …
Vajza që varej pas karrocash,
Notonte kundërr rryme e mundej me djemtë,
Me llastiqe varur qafës, me gura thyente këngë bretkocash
Të vegjëlve u dilte krahë e zihej me të mëdhenjtë.

Jam unë…Ajo , nuk më mbanë mënd?!
Nuk të kujtohet as fustani i vetëm që vishja?
Basme me lule, qepur nga ime ëmë
Njësoj i kishim veshjet atëhere, ne vajzat…të gjitha.

Ndalo kohë, mos jii kaq e ashpër,
Të kthehemi pas, kur loznim kukafshehti e ndiqnim xixëllonja
Kur thoshin se ishim të prapta, nuk linim “dy gurë bashkë”
E kur mërziteshim me ty, pse hapat i bëje të vogla.

Kohe.. ti je barazjete
Me ty askush nuk tha “nuk dua më”, askush nuk u nginjë.
E di, mbi flokë do më hedhësh edhe argjëndë,
Por shpirtit …
Shpirtit nuk do i shohësh asnjë të vetme thinj.

The post Ndalo kohë – Izota Rexho Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjenjë sa një det – Izota Rexha Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/04/10/ndjenje-sa-nje-det-izota-rexha-haruni/ Fri, 10 Apr 2020 14:48:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3954 Ndjenjë sa një det *@izoreha* Rrëmbimthi hyri , pa pyetur, si një ciclon, Derën e...

The post Ndjenjë sa një det – Izota Rexha Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjenjë sa një det
*@izoreha*

Rrëmbimthi hyri , pa pyetur, si një ciclon,
Derën e shpirtit e shtyu me furi,
Ç’farë gjeti ktheu përmbys pa mëshir,
Rrëmuj e bëri të shkretin…përsëri .

Ja theu pasqyrat ku shkruante mendimet,
Ca copëza pa formë në ajër mbetën,
Të pafajshmet ndjenja fundëjete përpëliten,
Në copëzat e pasqyrës të vrara veten gjetën.

E ç’ish’kjo dallgë që kohën forte e tundi,
U epën edhe muret me tabanë,
Të përgjumura ca flatra pluhurin shkundin,
Në skuta fshehur rrinin, nga koha lënë mënjanë.

Në muret çarë nga dhimbja feksi drita,
Ca rreze gjys’ të thyera në shënjë goditën,
Mjaftoi një lëkundje , fillojnë e zgjohen ëndërrat
Ç’ish’ kjo erë që hyri kaq papritur.

Tisi agimi, e shpresa frymon jetë,
Rrezet le të puthin tok’pa shkelur,
E madhe qënka ndjenja, se mban një det.
E ç’ish kjo erë që ndezi shpirt’ pa prekur!?

Izota Rexho Haruni

The post Ndjenjë sa një det – Izota Rexha Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti…je e bukur FEMER – Izota Rexha Haruni https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/ti-je-e-bukur-femer-izota-rexha-haruni/ Sun, 08 Mar 2020 08:31:15 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1200 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Izota Rexha Haruni Ti…je e bukur FEMER. Je e bukur në...

The post Ti…je e bukur FEMER – Izota Rexha Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Izota Rexha Haruni

Ti…je e bukur FEMER.

Je e bukur në syt e zotit.
Je e bukur, edhe para syve të verbër
Të shohin me mollzat e gishtave ,
Lehtë; sa nuk i ndjen
Dhe të përshpërisin
— O zot…sa e bukur që je.
Ti je e bukur mëngjeseve
Me syt e përgjumur e me flokët
e pa krehur.
Tek bënë kafen dhe krahët hap
për t’u zgjuar,
Aroma e mëndafsht e lëkurës tënde
edhe ajrin dehë.

Je e bukur
Edhe kur pa u menduar, hedhë
dicka krahëve dhe del.
Kujtohesh se dicka ke harruar.
Me veten zihesh, çfarë nuk i thua,
Dhe vetja hesht.
Nga rruga nuk kthen,do sajosh dicka
për t’u justifikuar.
Një zgjidhje do e gjesh.
Je femer.
Kështu je farkëtuar.
Ti je e bukur edhe kur nxiton.
Padashur e derdhe kafen
mbi tavolin
—–Ohhhh, e mori dreqi..thua.
Tani skam kohe, jam shume vonë
I hedhë nje pecet letre sipër…
Dhe shkon

O sa e bukur je , kur kurmi tënd
një ëngjëll rritet.
E ndjen kur brënda teje shkelmon.
I flet ngadal, e përkëdhel, e prek
Syte e ty ndrijne , plot drite
Ohhh femer….Ti je hyjnore.
Më e bukur bëhesh kur në krahë e merr
Akoma me shume kur për dore , e shetit

Je e bukur sepse di të falësh.
Edhe at’her kur e di që për ty
dritat janë fikur.
Jeta të vë stërkëmbësha, por ti
nuk rrëzohesh.
Epesh por nuk thyhesh,
Dhimbjen mund edhe kur dikush të kthen kurrizin

Nata të lëndon dhe ti,
Me kokën nën jastik shijekripurin përtyp
Mëngjeseve, sinfoni fërshëllimash te shpupurisin flokët

Kokën tund dhe petale buzeqeshjesh
të çelin syve
Kupton , për ato lotë asnji nuk është i denjë
.
Je e bukur edhe pse nuk ka kush të prishe të kuqin buzës
Kush të ulë zinxhirin e fustanit shpinës,
Kush të të joshë
As kush të të lidhe frahët belit e te belbëzoj
–E di,…ti në mengjes je edhe më e bukur,
Të të puthi fshehurazi qafën e të frymoj nxitimthi gushës.

Je e bukur edhe kur mërzitesh.
Zërin ngre, pa i menduar fjalet e botës
Përplas dyert me furi
Dhe pjatat thyen tokes.
Edhe kur i bie fortëme grushta murit.
Ti je e bukur edhe kur hesht,
Edhe kur vuan…e vuan , nga mashtrimet e nje burri.

Je e bukur
edhe pse nuk t’a thonë shpesh.
Eshte gdhendur ne testamentin e jetes.
Femer…
Ti je bukuri që nuk vdes.

I.R.H. 8/Mars/ 2018.

The post Ti…je e bukur FEMER – Izota Rexha Haruni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>