Jusuf Gervalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jusuf-gervalla/ Poezi Laberia News Thu, 30 Apr 2020 20:01:44 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Jusuf Gervalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jusuf-gervalla/ 32 32 Njeri ku je – Jusuf Gervalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/30/njeri-ku-je-jusuf-gervalla/ Thu, 30 Apr 2020 20:01:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5204 JUSUF GERVALLA Njeri Ku Je E di fort mirë, se nuk do t’shkruaj rima, kjo...

The post Njeri ku je – Jusuf Gervalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JUSUF GERVALLA

Njeri Ku Je

E di fort mirë, se nuk do t’shkruaj rima,
kjo penë që pahir m’ka mbetur n’dorë,
shërbëtorët e djallit s’mund t’i quaj dasmorë,
po t’njejtë do t’mbesin, këto vargje do t’i marrë fryma.

Sa m’përket mua pra, le të rrënohet,
Piramida e Keopsit,
le t’i ndërrojnë vendet Parisi e Moska,
le të vjellë plot vrer me vrull Vezuvi.
Le t’u bjerë pluhuri ligjeve të Njutn-it,
Lizës s’DaVinçit le t’i zbresë çmimi,

Me simfoninë e nëntë të Bethoven-it,
le t’merren xhelatët në gijotina.
E në pallate të larta t’kulturës,
le t’bredhin qentë, mos e teprova,
n’ekuator le t’rrëshqasë Antarktiku,
brenda një nate le t’bashkohet Berlini.

Sikur për s’dyti të lindej Sokrati,
do t’ia besonim një kope derrash,
i zhgënjyer do të ngiste pas qejfesh e shqerrash,
e dimë sa fort i donte i ngrati.

Pas tij Diogjeni me fener në dorë,
do të shëtiste duke reviduar,
mos emisionet propagandisktike,
të dobëta sallamat i kanë ekspozuar.

The post Njeri ku je – Jusuf Gervalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>