Jusuf Zenunaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jusuf-zenunaj/ Poezi Laberia News Thu, 16 Apr 2020 19:31:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Jusuf Zenunaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/jusuf-zenunaj/ 32 32 Eja flutur – Jusuf Zenunaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/16/eja-flutur-jusuf-zenunaj/ Thu, 16 Apr 2020 19:31:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4289 EJA FLUTUR Rrethas kopshtit sillesh në të ke frikë me hy, kur të lodhesh në...

The post Eja flutur – Jusuf Zenunaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EJA FLUTUR

Rrethas kopshtit sillesh
në të ke frikë me hy,
kur të lodhesh në mes lulesh
eja pusho në krahët e mi !

Bashkë shkojmë te burimi

etjen shuajmë në Dri.

Rrethas kopshtit sillesh,

si rreze përvidhesh

mbas degëve të blirit;

ku nuk të kapë syri,

këpus gjethe lisash

me to nxjerr melodi

si dikur barinjtë,

kur i thërrisnin të dashurat

për takim të ri.

J.Z., Dilbeek, më shkurt 2020

KUR T’ I BIE TERRI TOKËS

Si flladi i lehtë mes grykash

me cicërimat e zogjve në vërri,

zëri yt më vjen prej së largu,

ti s’më pret, po unë, do të vij

derisa të agojë dita të rri me ty.

S’më ndalë stuhi , as natë,

as përroi në Lugun e Gatë.

Ata sy si rrushi,

të zjarrtë si prushi,

nën dritën e hënës t’i puthi.

J.Z., Dilbeek, më 2 shkurt 2020

KUR ISHIM TEK LUMI

Kur ishim tek lumi,

rrëzê Ujëvarës ,

tek Drini,

uji i ftohtë- akull

duart m’ i skuqi,

këmbët m’i nxini.

S’e di në ishin ngjyrat e ylberit

apo binte shi,

kur më dridhej buza

zemra fort të rrihte, ty !

J.Z , më 12 shtator 2019

DRITHËRIMA VJEN NGA DURRËSI

Përplasen ëndrrat shkëmbinjeve buzëdeti,

në mes të sotmes e së nesërmes njê shkëndijë

ndez shpresat e humbura për ardhjen e anijes

ngarkuar me mallengjimin e kohërave të harruara.

Nata e dita shpindërrohen pa zhurmë

si grepi i peshkatarit nê gojën e peshkut fatzi.

Valët thyhen në bregun e vetmuar,

në kthim shpërlajnë pa mëshirë

gjurmët e mbuluara nga terri.

Dritërima që vjen nga Durrësi

një hije të mbështetur për shkëmbi

nuk arrin t’ia zbuloi dot natës.

The post Eja flutur – Jusuf Zenunaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>