Kasam Shaqirvela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kasam-shaqirvela/ Poezi Laberia News Sun, 10 Oct 2021 12:11:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Kasam Shaqirvela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kasam-shaqirvela/ 32 32 Gurra që s’shteret(Naimit) – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/10/gurra-qe-sshteretnaimit-kasam-shaqirvela/ Sun, 10 Oct 2021 12:11:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21750 Poezi nga, Kasam Shaqirvela Gurra që s’shteret (N a i m i t) Sa herë...

The post Gurra që s’shteret(Naimit) – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga, Kasam Shaqirvela

Gurra që s’shteret
(N a i m i t)

Sa herë që ke ditëlindje
Shqiptarët të kujtojnë
Ca pa e ca me bindje
Veprën tënde fort e çmojnë
Por dhimbjen për shqiptarë
Nuk ta heqin o fanar!
Dhe unë bëra një fyell
Jo si të bariut o yll
Por sa t’i këndoja
Një atdhetari…
Që edhe mua
Të më shuhet malli
*
Vrimat e fyellit
Të bëra i gjeta
Në mushkëritë e tua
Që t’i shpoi jeta…
Vuajtjesh për atdhe
Dëshirash për këndim
Për histori e ardhmëri
Për bukuritë e vendit tim
Si tani si atë mot
Ç’fat i rrëndë dhe i keq
Për mëmën Shqiptari
O i lumi zot?!
*
Naim bej o frashëlli
Yll i ndritur
I Shqiptarisë
Mesia i njerëzisë
Kur vendose
Të marrësh dhenë
Sa të rrahu zemra
Për mëmëdhenë…
Ti këndove për Atdhe
Për arbëreshë dhe More
Për të madhin Skënderbe
Epope mbi epope…
Si për fusha dhe bregore
Për tradita kanunore
Përse Frashëri yt sot
Është lënë pas dore
Ndonëse qanë…
Por s’i rrjedhin lot
Se i janë tharë qe sa mot?!
Po tani, kush na iku!
Që shqiptarët e lënë dhenë
Apo dhe po e presin,
Që të kthehet, Skënderbenë?
“Vaj vatani e mjer mileti”
Shqiptarinë çka e gjeti
Herë mga shpifje
E herë me thika
Politika ore politika..!?
Po jo.. more jo
Se deti s’ngelet në pika
Dhe gurra jote…
Nuk shteret asnjëherë
Dimer e verë…
Dhe “Bagëti e Buqësi”
Na jep jetë gjithnjë
Është vepra jote
Kuptimplote…
Melhem i kësaj bote
Kurrë nuk plaket
Po sa vjen dhe përflaket
Ajo mbetet gjithmonë e re
Sepse këndon…
Për të vetin Atdhe!

The post Gurra që s’shteret(Naimit) – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të kërkova – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/te-kerkova-kasam-shaqirvela/ Fri, 08 Oct 2021 21:18:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21708 Të kërkova ( b a l a d ë ) Të kërkova… dhe prapë… do...

The post Të kërkova – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të kërkova

( b a l a d ë )
Të kërkova…
dhe prapë…
do të kërkojë
derisa laku im
të më lëshojë.
……..
Të kërkova…
detit të kohës
ai ma dha
mallin e zemrës
për not…
detit të çartur
mbase kot,
të kërkova…
brigjeve të dashurisë
ato mi dhanë
kujtimet e buzëve,
të kërkova…
qiellit të shpirtit
ai m’i dha retë e lotve,
të kërkova…
në ujëvara ndjenjash
ku lahen engjëj
e krihen zana
ato ma dhanë
vesën e mendimeve.
…………….
Të kërkova…
fjalëve të lira
por dritaret
i gjeta të mbyllunra,
të kerkova…
qerpikëve të shpresës
loti kishte ngrij
si akulli në streh
kallkanesh shpirti,
të kerkova…
ilberit të syve
ai më vështroi i zymtë,
të kerkova…
burgut të rënkimeve
ai ma dha vetminë
të kerkova…
mallit të puthjeve
gjeta mallëngjimin për ty.
…………..
Të kerkova…
labirinteve të jetës
me flakadan të deshirës
m’u kall imazhi
në pasqyrn e thyer,
të kerkova…
forcës se vullnetit
ai ma dha vrrullin djaloshar
për të vazhduar rrugën
e sagës, në kalvar…
për të shuar etjen
e mos me u gjetur
asnjë bunar,
të kerkova…
kohës së durimit
ajo ma dha përvojën e Sizifit,
e kur të kërkova…
udhës së shpresës
dëshpërimi qe i madh.
…………..
Pastaj të kerkova…
resh-etjeve bardhoshe
më rrahën për shtatë dimra
furtunat kaltroshe,
të kërkova…
strehës së dëshirave
u zhyta u përzhita
terreve e mugëtirave.
……….
Por ti u humbe
diçka për të bë’
atë çka munde
e bëre pa zë…
ti shkaktove tragjedinë,
akoma të palindur
ma vrave dashurinë,
ishte e pafajshme,..aty
në mitrën e zemrës
e mbështjellë
me anin e shprtit
të ndjenjës së thellë,
keq ia preve kërthizën
në gjendje flirti
e nxitur prej hipokrizisë
me gërshërët e xhelozisë
per teket e tua pafund
ah, instinktet e vetmisë
dhe malin e kanë tund…!
© Kasam VELA

The post Të kërkova – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirat bulojnë në Eldorado – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/deshirat-bulojne-ne-eldorado-kasam-shaqirvela/ Fri, 08 Oct 2021 21:05:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21698 Poezi nga, Kasam SHAQIRVELA * Dëshirat bulojnë në Eldorado (poetit Abdylazis Islami ) Më tymon...

The post Dëshirat bulojnë në Eldorado – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga, Kasam SHAQIRVELA
*
Dëshirat bulojnë në Eldorado
(poetit Abdylazis Islami )

Më tymon truri si llulla e gjuetarit të vjetër
Rrugëtimit tim të gjatë për në P e ll a z g o n i
Nga djegia e mendimeve t’thella, nxjerr blozë të zezë
E prapëseprapë s’arrij dot të ngrohem n’timin perimetër
Fati dhe fatthënat, pamëshirshëm, më mbajnë në agoni
Këtij dimri t’ashpër, mbushur përplot me acar e krahnezë
Qepallat n’përhitje për qielli m’varen, unë pres n‘përgjërim
Edhe shpirti akullin spic, lëshuar ndër strehë ma ka
Eldorado, ky burim i vrullshëm, vërshen në shpirtin tim
Ëndrra e purpurt, n’gurrë mendimesh m’shpërlahet pandarë.
Nëpër sinorin tim, mundimshëm, “Korrieri Artan Arta” po shkel
Udhëtimi im për në Pellazgoni, më i rëndë se ç’e prita më del?!

The post Dëshirat bulojnë në Eldorado – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bleje pushkën për liri – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/bleje-pushken-per-liri-kasam-shaqirvela/ Fri, 01 Oct 2021 15:46:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21652 Poezi nga Kasam Shaqirvela * Mësuesit të shkollës së parë shqipe të hapur në, Gajre...

The post Bleje pushkën për liri – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam Shaqirvela

*
Mësuesit të shkollës së parë shqipe të hapur në, Gajre të Tetovës, në vitin 1943…

Bleje pushkën për liri
(mësuesit Azem Marana)
Sipas rrëfimit të babait tim, mësuesit veteran, Ismen Vebi Shaqiri-Vela, që në atë kohë qe nxënës i tij

Ishte kohë e luftës së dytë botërore
Gjithandej ndihej erë baruti edhe tymi
Shkelur nga çizme pushtuesi tokat arbërore
Nacionalja kërkonte t’i zgjohej agimi.

Por agimet nuk mund të vinin
Pa shkolla shqipe dhe pa shkollarë
Terrin nuk e zbonin ata që s’dinin
Pa u pajisur me diturinë e mbarë
Ashtu sikurse dhe liria e atdheut
Që e kërkon jetën t’i falet në altar.

Mision të shejtë pati shkolla
Bashkë me mësues prej pishtarit
Ajo çka u mësua në vija të holla
Brumosi rininë e shqiptarit.

Duhej të luftohej në dy fronte
Në atë për dije dhe atë për atdhe
“Shite lopën që e ke në shtëpi
blej pushkë dhe luto për liri”
Ishite klithma e nacionaldemokratit
Që pushtuesit nuk i shkonte shtatit.

Sepse aktivitetin me dëshirë e kishte
Shqiptarët dhe Shqiptarinë…
Të bashkuar dhe të lirë t’i shihte
Dhe thonte, -“nëse nuk lufton vetë
Lirinë tënde s’ta dhuron njeri”
Mbetesh rrob përherë në jetë
Asimilohesh edhe si etni..!

The post Bleje pushkën për liri – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju lutem më jepni një gotë verë – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/ju-lutem-me-jepni-nje-gote-vere-kasam-shaqirvela/ Fri, 01 Oct 2021 15:18:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21633 Poezi nga Kasam Shaqirvela * Ju lutem më jepni një gotë verë (un cabernet sauvignon...

The post Ju lutem më jepni një gotë verë – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam Shaqirvela

*
Ju lutem më jepni një gotë verë
(un cabernet sauvignon s’il vous plait)

Ma mbushni gotën përplot, me verë të kuqe, nga rrushi Merlot
Yjet do t’i numërojë një nga një, qiellit të kthjellur si lot
Sa të miqësohem me të ëmblën verë, natën vonë do të pi
I vetëm, me kupën e mbushur plot, Agun e Bardhë do ta gdhi
Nuk çaj kokën për të nesërmen,dëshirës zemra vetë do t’i prij’
Nga bohemi Honoré de Balzak do t’i marrë letrat për dashuri.

Më jepni një gotë verë, sonte, etje të madhe kam, dua të dehem
Ta pi një gotë verë të kuqe gjak, nga i ëmbli, ai rrushi zi, Cabernet
Atje n’Moulin Rouge, në krahët e valltares së natës të prehem
Në Montmartre, aty ku artistët folin me gjuhën e bukur të artit
Dhe unë si zgalem stuhie të fluturojë filozofisë fine të Sartrit
Sa për një çast, Paris-it të bukur, t’mund’ të ndihesha si mbret.

Kullës së Eiffel-it simbol, shkallëve lart t’u ngjitem përpjetë
Ta sodisë Seine-n n’gjarpërimin e saj të butë dhe të qetë
Kalëruar përmmbi nëntë urat, kjo mrekulli natyre e vërtetë
Ta pi kafenë mbi kullë, ta vështrojë Champs-Elysee-n me sy
Bashkë me Arc de Triomphe, për fitoret e mëdha plot lavdi
Atëherë, sikurse francezët, edhe unë do të thosha,:“C’est la vie”.

Të eci bulevardeve të gjera dhe parqeve botanike me madhështi
Të shëtitem lirshëm Metro-së, ndër njerëz gjithfarë kulturash
Atje ku memoaret për jetën e tij i shkruante Albert Camus
Dhe skenën e filmit ku Brigitte Bardot, m’at’ kohë, ishte sinfoni
Në baret e natës ku yjet rehatojnë shpirtin e lodhur torturash
Pa çarë kokën për të nesërmen, për atë det të çartur furtunash.

Ma mbushni me verë të kuqe, Kupën e Graal-it, ja tani!
Në dritë të hënës dua ta pi, natën deri vonë, bile me nge
Sonte dua të pihem, dhe, prapë esull të gdhihem në Ag
Mendimet e mia t’i lëshojë, le të rendin Avenue-së pa fre
Ata që mund t’i kapin, le t’i kalërojnë si Mustangun në prag
Sepse, në Paris, në qytetin e dritave, artisti natën jo nuk fle.

Ju lutem më jepni një gotë verë, sonte brengën dua ta harojë
Në vend të saj mendja t’i japë liri mendimit, frenin t’ia heqë
Dhe nesër, unë, të nisem ndër pllaja mendimesh, thellë t’i lëvrojë
Se dimri me acar të zgjatur farën e mbjellë mund dhe ta ngrijë
Frutat e ëmbla do të piqen degëve të pemës koha kur tu vijë
Them me bindje se, të këputen pa u pjekur nuk do të ketë nevojë.

The post Ju lutem më jepni një gotë verë – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ndodhem – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/25/ku-ndodhem-kasam-shaqirvela/ Sat, 25 Sep 2021 15:17:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21594 Poezi nga Kasam Shaqirvela Ku ndodhem Përvajshëm lutem mbi një shkëmb buzë gremine, flakët e...

The post Ku ndodhem – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam Shaqirvela

Ku ndodhem

Përvajshëm lutem
mbi një shkëmb
buzë gremine,
flakët e tradhëtisë
po ma përpijnë
trupin tim të raskapitur
e keqja afer doren ta shtrin
dhe ndodhitë i ke papritur.

Zjarrin që më djeg nga brenda
vetëm deti mund të ma shuajë…
eh si rashë në këtë pus të thellë…
nga i cili nuk dal dot vetë
vala përplaset tek shkëmbi
më sheh mua në ngashërim…
por nuk mundet të ma shuajë lavën
që drejt detit kërkon shpëtim.

The post Ku ndodhem – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur ngremë dolli – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/14/kur-ngreme-dolli-kasam-shaqirvela/ Tue, 14 Sep 2021 17:33:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21403 Poezi nga Kasam Shaqirvela * Kur ngremë dolli Kur ngremë dolli bashkë me miq gëzuar...

The post Kur ngremë dolli – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam Shaqirvela
*
Kur ngremë dolli

Kur ngremë dolli
bashkë me miq
gëzuar i themi mikut
duke e parë në sy
qoftë i penës a i punës,
cakërrimi me miq
s’i mbështetet dhunës
ai i ka dy anët e veta
atë që duket…
dhe atë që duhet
që veç në katër sy
me miq të vërtetë
çiltërisht thuhet..!

The post Kur ngremë dolli – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dallgë ndjenjash – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/13/dallge-ndjenjash-kasam-shaqirvela/ Mon, 13 Sep 2021 15:49:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21349 Poezi nga Kasam ShAQIRVELA Dallgë ndjenjash Palosen si palë flamuri ndjenja të dallgëzuara dhe vijnë...

The post Dallgë ndjenjash – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam ShAQIRVELA

Dallgë ndjenjash

Palosen si palë flamuri
ndjenja të dallgëzuara
dhe vijnë si bibliotekë
fjalësh të pathëna
me ngjyrë gjaku e dheu
përtej ndrydhje mendimesh
e qepje gjuhësh fjalëshumë
nga fakirë punëlumë…
shkurtohen shtate mëmëdheu
seç bulojnë kërkesat
ndër fate të prera
arnuar për uni
me fije shprese… a
brigjet e shpirtit të vrarë
ç’i rrahin baticat
e një zemre të çarë
në pritje kohësh,
dhe detit të përjetimeve
një barkë dëshirash
përkundet ndër valë
të kujtimeve…
të një moti të athët
nga kohë e shkuar
herë në dallgë gëzimesh,
herë në dallgë zemërimesh,
në këtë dallgëzim jete
më shumë për të tjerët
dhe më pakë për vete,
vetja del fort e trazuar
në pritje agimesh…!

The post Dallgë ndjenjash – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tetovë ç’të panë sytë – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/10/tetove-cte-pane-syte-kasam-shaqirvela/ Fri, 10 Sep 2021 14:50:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21209 NGUSHËLLIME..! Në shenjë bashkëdhimbjeje me familjet e personave që humbën jetën tragjikisht në spitalin e...

The post Tetovë ç’të panë sytë – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NGUSHËLLIME..!

Në shenjë bashkëdhimbjeje me familjet e personave që humbën jetën tragjikisht në spitalin e Tetovës.

*
Tetovë ç’të panë sytë

(kushtuar viktimave të tragjedisë)

Dhe mbrëmë natës sterrë
Tetovë, ç’të panë sytë?
Shpirtrat t’u dogjen si rrufetë
Tymi sa s’t’i mbuloj dhe retë.

Pikëllimi gjithkah ka rënë
Dhimbja ashtit ia prek palcën
Vello e zisë të ka zënë
Të durueshme e kemi racën…

Tetovë, ç’të panë sytë
Llahtarinë që përjetove
Seç të ndjekin tragjeditë
Të zeza t’i vënë shamitë,
Vallë, pse s’i pyesim perënditë..?

© Kasam ShAQIRVELA

The post Tetovë ç’të panë sytë – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shenjtëresha – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/06/shenjteresha-kasam-shaqirvela/ Mon, 06 Sep 2021 19:00:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21169 Poezi nga Kasam ShAQIRVELA Shenjtëresha Muaji tetor, vjeshta e tretë Atje në Romë gjallëri e...

The post Shenjtëresha – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam ShAQIRVELA

Shenjtëresha

Muaji tetor, vjeshta e tretë
Atje në Romë gjallëri e vërtetë
Sheshi Shën Pjetër me gëzim po pret
Një ditë të madhe ai lajmëron
Dita e shenjtërimit shpejt po afron
Nëna jonë do të shenjtërohet
Nga vetë Papa ajo do të bekohet
Është kjo e jona, Nëna Tereze
Që eci Globit si dielli me rreze
E la Shkupin, në Kalkutë zuri vend
Përkushtoi vetveten, familjen e la
Kujdesi për hallexhinj e bëri të shenjtë
Sepse shpirti ia donte e zemra i tha.
*
Nëna Tereze-Gonxhja e jonë
Shën Tereze tani do t’i thonë
Shpirti dhe puna i vunë kurorë
Nga dora e saj, kudo që afrohej
E keqja e dhembja, shpejt harohej
Në bamirësi jeta asaj i shkoi
Tërë jetën e vet ajo sakrifikoi
Për jetimë, skamnorë dhe të pastrehë
Për ato të që jeta i priste në teh
Të sëmurë e të shtrirë në letargji
Mundohej t’i kthente në lumturi
*
Sot ne mburemi me plot pietet
Për nënën tonë, shenjtëreshë e vërtetë
E populli shqiptar le të ndihet krenar
Si popull i lashtë edhe bujar
Që ia dhuroi botës njerëzore
Këtë yll të rallë me zemër hyjnore
Dhe Bota mbarë sot e përkujton
Lotët nga gëzimi për të i lëshon
Thellë në shpirt e përjeton
Që i erdhi dita edhe shenjtërimit
Nëna Tereze, nënë e njerëzimit
Nga dora e saj drita e hyjnimit
Shpresa për jetë e gjithë rruzullimit.

The post Shenjtëresha – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>