Kastriot Malo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kastriot-malo/ Poezi Laberia News Sat, 05 Dec 2020 18:09:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Kastriot Malo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kastriot-malo/ 32 32 Dimrit që erdhi – Kastriot Malo https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/dimrit-qe-erdhi-kastriot-malo/ Sat, 05 Dec 2020 18:09:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15413 Dimrit që erdhi. Erdhi ashtu butë ky dimër sivjet, ashtu si vjen dhe ti në...

The post Dimrit që erdhi – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dimrit që erdhi.

Erdhi ashtu butë ky dimër sivjet,
ashtu si vjen dhe ti në ditët e mia,
disa lule çelën për të dytën herë,
në cilën prej tyre zë fill dashuria?!

Ndoshta fillon ku bien meteorët,
ndoshta tek netët në dritën e hënës,
në polenin që shkund fresu mëngjesit,
tek zogjtë që presin kthimin e nënës.

Erdhi kështu i butë ky dimër sivjet,
ashtu si unë në ditët e tua zë vënd,
disa lule çelën për të dytën herë,
midis tyre lulja që mban emrin tënd.

Po dhe në u ktheftë në egërsinë,
ky dimër që kurrë si zë dot besë,
në honet e shpirtit ta dish do të fsheh,
ashtu si fsheh gjethja një pikë vesë.

Kastriot@02/112020/.

The post Dimrit që erdhi – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Burrat me eshtër – Kastriot Malo https://poezi.laberianews.com/2020/11/30/burrat-me-eshter-kastriot-malo/ Mon, 30 Nov 2020 07:47:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15209 Burrat me eshtër. Ku janë ata burra me sy cikllopi, në mustaqe ngjyer nikotinën burra...

The post Burrat me eshtër – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Burrat me eshtër.

Ku janë ata burra me sy cikllopi,
në mustaqe ngjyer nikotinën
burra pa bark, burra pa gushë,
burra që s’e kthenin kurrë shpinën.

Nga ti kenë marrë sytë vallë?!
nga plitherët e gdhendur në gurë,
nga komet e lisave shekullorë
apo nga uji i kaltër që del në gurrë.

Të merr malli për ata burra të merr,
për fjalët e pakta për fjalën e rrallë,
për kutinë e shndritur të duhanit,
për rrudhat si brazda përmbi ballë.

Ka mbetur ndonjë shënjë prej tyre?!
prej atyre që s’të shisnin për një aspër,
diku e hedhur tutje një kanaçe lufte,
ku ngrohej uji për mjekrren e ashpër.

Dhe varret e tyre, ku prehen të qetë,
emrat mbi pllakë mbuluar nga myshku,
dhe stanet pa zjarr, stanet e shurdhër,
nëpër gardhe shergjet i ka brehur myku.

Tek eci shurit përpjetë i menduar,
them: Ç’duhet grimi nëpër filma regjisorë!
keta burra rritur dhe vdekur në male,
nuk janë figurantë, kanë lindur aktorë.

Kastriot@Itali/21/11/2020.

The post Burrat me eshtër – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja të ikim – Kastriot Malo https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/eja-te-ikim-kastriot-malo/ Tue, 17 Nov 2020 22:10:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14691 Eja të ikim. U kthye serish ky i “ftohtë” e dashur u kthye, po ti...

The post Eja të ikim – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja të ikim.

U kthye serish ky i “ftohtë” e dashur u kthye,
po ti eja të ndezim zjarre vjeshte nëpër pyje,
ta shuajmë etjen në aromën që bie sherebeli,
në rrezet e arta që sjell çdo mëngjez Dhëmbeli.

U kthye sërish ky i “ftohtë” e dashur u kthye,
por të dy njeri – tjetrit të lirë i zgjasim krahët,
aty s’ka të ngujuar çdo ditë nga “Jul Çezarët”,
aty as jetës nuk munden t’i ngushtojnë rrathët.

U kthye sërish ky i “ftohtë” e dashur u kthye,
si tufat e zogjve që shtegetojnë për dimërim
poshtë gjetheve të mbeshtjellur trupat tanë,
të dehur në nektarin e puthjeve, deri në agim.

Duhej të kthehej sërish ky i “ftohte” e dashur,
të na kujtonte se ca vende mbeten të shenjtë,
në gjokset tanë tek strehojmë me mijëra diej,
nisim te flasim me gjuhën që flasin lumenjtë.

Foto nga: Mico Vangjo Peci.
Pamje nga: Zhej, Zagorie.
Kastriot@Itali/11/11/2020/.

The post Eja të ikim – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Mëkati” – Kastriot Malo https://poezi.laberianews.com/2020/11/08/mekati-kastriot-malo/ Sun, 08 Nov 2020 10:34:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14328 “Mëkati” Ti dashurinë e zhveshe nudo, me atë që doje marrëzisht, po kalon kjo bredharake.....

The post “Mëkati” – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Mëkati”

Ti dashurinë e zhveshe nudo,
me atë që doje marrëzisht,
po kalon kjo bredharake..
të gjithë filluan ta bëjnë me gisht.

Ti ecje rrugës kaq serbes,
atij që doje i fale virgjërinë,
po pse i çmende ca cmirezinj,
që poshtë jorganit e shtrydhnin rininë.

Ti ishe aq e bukur sa dhe ai,
e dashuroje marrëzisht atë djalë,
po çfarë kishin ata zemërzinj,
që s’linin damarë pa të sharë.

Më shumë u “prekën” ca zyrtarë,
ca moralistë me syza miopi,
që tavolinat në krevat i kthyen,
duke puthur me epsh në shkëmbim posti.

Ti gjithmonë ecje krenare,
si një kalë në fushën e blertë,
se midis jush vlonte një ndjenjë,
që për të tjerët s’kishte asnjë vlerë.

Ti ecën prapë në tortuar,
koha bukurinë nuk ta treti,
ti mbetesh sërish një meteor,
e vetmja bukuri e atij qyteti.

Tek ecën me fëmijët prej dore,
dhe burrin që e deshe aq fort,
perdredhin buzët garipat e qytetit,
për vrerin që derdhen nuk u vjen ndot.

Ata ndoshta ende s’e dinë,
ndoshta se kishin provuar kurrë vetë,
kur zemra ndjen, kur zemra dridhet,
ka një emër të bukur që do të thotë jetë.

Kastriot@Përmet, tetor 1998, e ripunuar.

The post “Mëkati” – Kastriot Malo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>