Kozma Ziou Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kozma-ziou/ Poezi Laberia News Wed, 26 Jan 2022 09:33:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Kozma Ziou Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/kozma-ziou/ 32 32 Dashuria – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2022/01/26/dashuria-kozma-ziou/ Wed, 26 Jan 2022 09:33:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22563 Dashuria Per ndjenjat e tua e te mia po shkruaj, Ato jane si zogu jetojne...

The post Dashuria – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria

Per ndjenjat e tua e te mia po shkruaj,
Ato jane si zogu jetojne ne fluturim.
Me to as ti, as une kurre mos te luaj,
Dashurine ta mbajme flake si ne fillim.

Ah’ fillimet, sa shume te doja e me deshje,
Tek mua mos te kalonte ere dhe veri.
Nese te qeshurat kthehen ne ngerdheshje,
Fajtor ne te vertete s’do jesh vetem ti.

Castet e embla, akoma me gacmojne,
Nga buzet tona hoje, – mjalte yjesh pikonin.
Fillimet, gjer ne fund te jetes do kujtojme,
Ne qiellin e shtate neve atehere rronim .

Ah’ sa e bukur eshte dashuria e pare,
Ajo edhe dallgen mal e kthen ne vale.
Porsi furrnalta ndez brenda nesh zjarre
As dhe ne varg s’pershkruhet me fjale.

Kozma Ziu 24. 1. 2022

The post Dashuria – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Driteroit – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/03/13/driteroit-kozma-ziou/ Sat, 13 Mar 2021 09:09:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18148 Driteroit Ikja jote s’eshte e lehte, Si per ne dhe yjet lart. Edhe muza vjen...

The post Driteroit – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Driteroit

Ikja jote s’eshte e lehte,
Si per ne dhe yjet lart.
Edhe muza vjen e zbehte,
Prishet rima ne c’do varg.

Bilbili lart ne peme trishtohet.
Kudo balta vyshku bimet.
Ne Devoll thone, me s’kendohet.
Streheve lotet pikojne imet.

Ti vjershetor si diell nder vite,
Mes yjeve lart zure vend.
Ti bilbil ne gjuhen e bukur Shqipe,
Kolos i vargut per popullin tend.

Per ne ti kurr s’do harroesh,
Ne do te kemi si diellin lart.
Brez mbas brezi do kujtohesh.
Homeri yne pene arte.

Kozma Ziu 11.3. 2021

The post Driteroit – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli na treti – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/03/11/malli-na-treti-kozma-ziou/ Thu, 11 Mar 2021 15:05:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18082 Malli na treti Ne shpirtin tone nje peng na mbeti Ne tunel s’ka me drite,ka...

The post Malli na treti – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli na treti

Ne shpirtin tone nje peng na mbeti
Ne tunel s’ka me drite,ka erresire.
Malli ne mergim c’na treti
nga disa politikane te ndyre.

Nga lakmia e disave
Per pasuri edhe pushtet
Me oreksin e nje kavje
Na ben te bredhim shtet me shtet.

Mallekuar qofshi te gjith ju horra
Atdheun kufome e keni shtrire
Jeni bere si nje tufe sorra
Ju bastarda, te pa fytyre.

Ju hiena me gjak perlyere
Ju na ndoqet neper bote
Ju na humbet komb e vlere
Pa atdhe njeriu rron kote.

O ju njerez te korruptuar
Ju qe mbani petk partie
Nje dite keni per te paguar
Do merni peshtyma neverie.

K. Ziu 10. 3.21

The post Malli na treti – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kushtuar 8 marsit festes se gruas – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/03/06/kushtuar-8-marsit-festes-se-gruas-kozma-ziou/ Sat, 06 Mar 2021 11:47:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17931 Kushtuar 8 marsit festes se gruas Kushtuar nenes e Gruas Ti je gjithe bukuria e...

The post Kushtuar 8 marsit festes se gruas – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kushtuar 8 marsit festes se gruas

Kushtuar nenes e Gruas

Ti je gjithe bukuria e jetes ne toke.
Prej teje jetojme e shtrenjta nene.
Ti e solle lumturine ne kete bote.
Ti je shembelltyre e qiellit, – – Hene.

Ti je drita, oksigjeni, uji qe buron ne krua.
Ti vajze, a’ grua, ti Perendesha e jetes sone.
Ti je Mema e bleteve si ne c’do zgjua.
Ti na dhe gjakun e trupit tend qe na vlon.

Tek ty shoh vlerat e planetit tone Toke.
Ty dhe toka ju krijoi mitra jone natyre.
Prandaj lulezon jete gjallesash ne kete bote.
Me nje lidhje fizjologjike me bukuri e ngjyre.

Une tokesori, krijese prej mitres tuaj,
Shpesh jam treguar ndaj jush mos mirenjohes.
Token shkaterroj dhe gruan bej te vuaj.
Une plang prishur jam sjelle gjate kohes.

Ah’ ti nene, grua, e shtrenjta motra jone!
Krijuse e jetes ti ishe dhe do mbetesh.
Me shkelqim ne shpirt do jesh gjithmone.
Pulbardha qe fluturon mbi dallge detesh.

KZIU 5.2.21.

The post Kushtuar 8 marsit festes se gruas – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paqe ne bote – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/paqe-ne-bote-kozma-ziou/ Wed, 03 Mar 2021 20:47:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17832 Paqe ne bote Shkrimin me nje deshire po e cel Si nje urim, tek c’do...

The post Paqe ne bote – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paqe ne bote

Shkrimin me nje deshire po e cel
Si nje urim, tek c’do njeri te vije
Dashuri te mbledh e te mbjelle
Kjo bote te vezulloje e te ndrije.

Te ndertojme ura te forta, te mira.
Permbi hone te lidhim brigje,
Ta bejme jeten ylber me ngjyra.
Per paqen ne bote te hapim shtigje.

Monumente me pene te skalisim
Te portretizojm te mjere ne piedestal
Kolosit popull mireqenien ta rrisim
Paqia te kalterohet si deti me vale.

K. Ziu 2. 2.2021.

The post Paqe ne bote – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do kujtoj – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/03/02/do-kujtoj-kozma-ziou/ Tue, 02 Mar 2021 18:56:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17776 Do kujtoj Kohen e vjeter, do kujtoj. Kembe zbathur, kur vraponim. Me thoni si mund...

The post Do kujtoj – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do kujtoj

Kohen e vjeter, do kujtoj.
Kembe zbathur, kur vraponim.
Me thoni si mund t’a harroj….
Gjemba merrnim dhe prape gezonim.

Ato vite feminie i kujtoj me nostalgji
Si vraponim ne c’do vend me endje
Adoleshent apo dhe femi – – , them tani
S’njihnim frike mbase, a’ skishim mendje.

Arkiolog, gjeograf, nga c’do gje ekzemplare
Dhe thellesite e ngjireve i masnim me pashe
Nga natyra pervec gjumit, kurre s’jam ndare
Lumenjve, fushave, kodrave me kembe u rashe.

Ne ledhet e lumenjeve atehere a’ju kujtohet?
Mbi kokat tona zarigogat na qarkonin me cicerima
Moshatare te mi jo, si mund te harrohet
Dhe shigjetullat e perndjekura leshonin vershellima.

Sa prane natyres u lindem e u rritem ne fshat
Atehere per njeri tjetrin kishim respekt e dashuri
Tani pershendetemi nga kaq shume larg
Sa shume jemi ftohur njeriu, me njeri.

S’mund t’i harroj litroshet me qumesht ne stane
Cobanet zemer bardhe, na kthenin per” kafe,,
Atje mesuam dele e dhi, guna, shark e llabane
Bota ishte ndryshe, mbi toke e yje rronim ne.

KZ 28. 2.21

The post Do kujtoj – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah’ pranvere – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/ah-pranvere-kozma-ziou/ Sun, 28 Feb 2021 10:39:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17747 Ah’ pranvere Ah’ pranvere, e bukur pranvere Ti qe shkrin boren, thelle ne zemra Ti...

The post Ah’ pranvere – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah’ pranvere

Ah’ pranvere, e bukur pranvere
Ti qe shkrin boren, thelle ne zemra
Ti qe na troket ne dritare e dyere
Na ngre nga letargjia, na ringall endra.

Ah’ pranvere e bukur pranvere,
Ti qe cel lulerite dhe u jep jete
Ti qe cel manushaqe ne c’do ferre
Ti qe i ben vajzat, te hapin dekoltete.

Ah’ pranvere e bukur pranvere,
Ti e ben plakun te cele si nje djale,
Te lepije mustaqet, atje ne shullere,
T’i jape isharete plakes e t’a ”ringjalle ,,

Ah pranvere e bukur pranvere,
Lendinat i mbush me lule ter ojna.
Femijet si keca e shqera, na i bjere
Te luajne me qejf, ne kendet me lojna.

Ah’ pranvere e bukura pranvere,
Ti sjell frymezimin thone poetet
Kete radhe ke me shume vlere
Na hiq koronen dhe na shpeto jetet.

KZ 27.2.21

The post Ah’ pranvere – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po tretesh si qiri (satire) – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/po-tretesh-si-qiri-satire-kozma-ziou/ Sun, 28 Feb 2021 09:41:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17695 Po tretesh si qiri Satire Sa bote e veshtire ta jetosh mbi toke duhet te...

The post Po tretesh si qiri (satire) – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po tretesh si qiri
Satire

Sa bote e veshtire
ta jetosh mbi toke
duhet te kesh brire
si demat te besh koke.

Beju dhe si luan
qe te hash te tjeret
beju dhe si tiran
te shtypesh te mjeret

Beju dhe si dhelper
qe te besh dredhi
qe te rrosh si mbreter
te vesh ne qeveri.

Pastaj punet vijne vete
me aleatet e tu
te nderrosh flete
nuk do shume tru.

Mos shih kurre mbrapa
si rrojne te tjeret
ata jane ” trapa,,– – – budalle
ata jane te mjeret.

Kap c’fare te kapesh
sa te jesh ne post
edhe syte t’i hapesh
ne do te jesh i forte.

C’edo idealin
ja ke nxjerr mallin
vetem mblidh miliona
bli dhe disa prona.

Te rrroje aleanca
me njerez partie
te vem lek ne banga
” dreke,, Shqiperie.

Dhe bota ben habi
me qeveritaret tane
mjere ti o nen’ Shqiperi
dhe kocken po ta hane.

Te tyre i kane bere
male dhe bregdete
Shqiperine te tere
sejcili e do per vete.

Memorja e njerezve
Po iken cdo cast
Hyn ne vendet qorre
Per kumar edhe bast.

Te drejtit i thone budall
E drejta, te vret thone
Nje vend i mbetur ne hall
Si ania qe ska. timon.

Beju servil, qe te jetosh
Zgjidh per here me te fortin
Para po do te fitosh
Me tjetrin , bej abortin

Dhe me i ligu shtiret
Betohet per flamur
Karakteri i tij si lesh tirret
Te tregohet edhe me ” burre,,

Ca vajten me Gjermanin
Dhe ca vajten me Rusin
Disa me Italianin
Dhe disa me Xhorxh Bushin.

Hajde tani percakto
Se kush e ka mire
Dhe nje te drejte mbro
Kur je bere si i pire.

Ca duan Erdoganin
E ca Sorrosin duan.
Djegin dhe jorganin
Dhe po nuk fituan.

T’amam si dhia,
Shkon me cjap te botes
Si mbeti Shqiperia
Per mendjen e kokes.

Si kjo katraure
Gjekundi nuk gjen
Telashe na ka prure
Me ” Mini Shengen,,.

Njerez medioker
Dy vendet kane percare
S’kane mendje koker
Jane bere, si te marre.

Parimi per qeverrite
te pengojne Evropen
per te mbrojtur pasurite
per te mbushur gropen??

Popull qe vjen nga tollona
nuk kerkon jo me shume
vetem nje qeske makarona
pastaj te bjen per gjume.

Parate t’i mbajme vete
gjithnje per mudimin tone
ne e drejtojme kete shtet
dhe hallet qe jan me ton.

Kaluan gati njeqind vjet
vec hajdute cdo qeverri
po ky popull vec u tret
dhe me keq se nje qiri.

Ju me zemren e te ligut
tradhetare dhe te pa bese
ia lepini kembet armikut
sa t’iu fuse nje dite ne thes.

Boll te behesh pasanik
ti sojsez, si ” dere e pare,,
i harron gjithe burrat fisnik
per nje qesk po rrin ne radhe.

C’ndryshim ka armiku
a’nuk ngjan ashtu si ti?
ti je imi, je dhe me i ligu
kur ze e vjedh pasuri.

Kush e njollos historine
ai shet dhe Shqiperine
kush armiqet tane afroi
ai do te na shkombtarizoj?!

Shqiptaret neper bote
shkuan per te mbijetuar
se atdheu eshte pa zot
po lengon i roberuar.

Nuk paska gje me keq
kur te ha dhe qeni yt
ben sikur po t’i ndreq
dhe me keq t’i nxjerr syte.

Hani dhe pini ju cakenj
ju qe ishit te pa brek
jeni ber kaq maskarenj
te babezitur vec per lek.

Koncesione ne perrenj
kocensione ne spitale
kocensione per lumenj
kocensione neper male.
Slat pa shpikur marifete
jeni bere dhe paqesor
gjetet gjuhen dhe me Meten
me opoziten dore me dore.

Korbi korbit s’ia nxjerr syte
sa bukur e gjetet fjalen
kur nje kocke po te mbyt
bashk me shoke e nxjerr halen.

Eshte shpirti i vrerosur
eshte zemra e plagosur
eshte nderi qe ia kan marre
Eshte atdheu qe hiqet zvarre.

Edhe tundeni ne kuvend
” qani,, per popullin qe po vuan
te pa shkoll shisni dhe mend
mbet’ kosherja e ndoqet zgjuan.

Ju qe tundeni edhe shkundeni
Shqiptaret do shperthejne vullkan
ju do bini, ju do mundeni
s’do t’iu mbetet as nishan.

KZA3520324

The post Po tretesh si qiri (satire) – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fati femijve t’u buzeqeshe – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/02/27/fati-femijve-tu-buzeqeshe-kozma-ziou/ Sat, 27 Feb 2021 15:43:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17678 Fati femijve t’u buzeqeshe Do vi baba dhe nene Tek shtepia juaj qivur Fjalen i’ua...

The post Fati femijve t’u buzeqeshe – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fati femijve t’u buzeqeshe

Do vi baba dhe nene
Tek shtepia juaj qivur
Fjalen i’ua kam dhene
Nuk do t’iu harroj kurre.

Do vi baba dhe nene
Me pak uje per buzen tuaj
Te mbaj fjalen e dhene
Nga ky vend i huaj.

Do vi baba dhe nene
Tani qe u plaka dhe vete
Do mbaj fjalen e dhene
Me ju prane per jete.

Do vi baba dhe nene
Une jam burre, mbaj fjale
Per jete ne token meme
Ju prinder dhe une djale.


Se gjalli larg i merguar
Prej mallit te tretur
Fati na e ka shkruar
Te kthehemi te vdekur.

Andej shtepite kthyer qivur
Ne u plakem ne mergim
Plani eshte, mos kthehemi kurre
Une, ti, djali yt dhe djali im.

Une krijusi sic me thone
Po e mbyll me pak shprese
Le te mjaftoje me brezin tone
Fati femijve t’u buzeqeshe.

KZ.23. 2.21

The post Fati femijve t’u buzeqeshe – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cast ndarjeje – Kozma Ziou https://poezi.laberianews.com/2021/02/26/cast-ndarjeje-kozma-ziou/ Fri, 26 Feb 2021 23:04:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17646 Cast ndarjeje Casti eshte vendimtar ndonje here. Kjo ndodhi kerkon zgjidhje te gjesh Rrufe mbi...

The post Cast ndarjeje – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cast ndarjeje

Casti eshte vendimtar ndonje here.
Kjo ndodhi kerkon zgjidhje te gjesh
Rrufe mbi ndjenjat tona, nis te bjere
Dy brigje me s’shifen nga nje tufe reshe.

Ah cast’ i mallekuar dhe henen e zbeh
Zemren e gervisht gjer thelle ne shpirt
S’ka pene ta pershkruaj dhimbjen qe ndjen
C’vlere ka nje sy kur nuk shikon me drite.

Eshte nje cast tmerresisht i keq, vrases
Dhe botes ia leviz pllakat mbajtese, tektonike
Mos besimi e frika jane shtytes e ngases
Aty ku mungon dashuria, mos prit te bejne like.

K. Ziu 22.2.21

The post Cast ndarjeje – Kozma Ziou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>