Laureta Petoshati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/laureta-petoshati/ Poezi Laberia News Thu, 14 Jan 2021 23:03:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Laureta Petoshati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/laureta-petoshati/ 32 32 Sikur të thahej deti – Laureta Petoshati https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/sikur-te-thahej-deti-laureta-petoshati/ Thu, 14 Jan 2021 23:03:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16566 Ma kujtoi fb: Sikur të thahej deti Nga Laureta Petoshati Këtu ku qëndron ky traget,...

The post Sikur të thahej deti – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ma kujtoi fb:
Sikur të thahej deti
Nga Laureta Petoshati

Këtu ku qëndron ky traget,
notoja shumë kur isha fëmijë
një pyetje bëja shpesh: si do jetë,
ky det nëse uji do ngrijë?

Po sikur uji të mos jetë
e toka të thahet si shkretëtirë
çfarë do të ishim pa këtë det,
parajsa mbi tokë, apo humbëtirë?

Me këmbë do të ecnim sa orë
në bregun tjetër të shkonim
po sikur të mbillnim limonë…
Por, a rritet larg detit limoni?!

Po sikur dhe oqeani të thahet
a do të flitet për ndarjet?

© Vlorë, 4 tetor 2018

The post Sikur të thahej deti – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shën Valentin – Laureta Petoshati https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/shen-valentin-laureta-petoshati/ Thu, 20 Feb 2020 21:17:16 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=244 Shën Valentin Shën Valentini më ka harruar prej një mijëvjeçari s’më kërkon, diell mbas një...

The post Shën Valentin – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shën Valentin

Shën Valentini më ka harruar
prej një mijëvjeçari s’më kërkon,
diell mbas një mali e kam menduar,
diell që çdo frymë e gjallëron.

Ngjitem malit që ta kem më pranë,
por nata diellin shpejt ndërron,
shoh hënën rreth me yje anë e mbanë
që për në kthim rrugën ma kujton…

Shën Valentini m’u bë xixëllonjë
që shkonte heshtur nëpër natë,
të zvogëluar e kam parë gjithmonë,
ndaj u betova se do ta kap.

Por kur e pashë në dorë mallin ma nxori,
se nëpër gishta më mbeti fosfori…

©Vlorë 14 shkurt 2020

The post Shën Valentin – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam dashuruar njëqind burra – Laureta Petoshati https://poezi.laberianews.com/2020/01/19/kam-dashuruar-njeqind-burra-laureta-petoshati/ Sun, 19 Jan 2020 19:08:06 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=13 Kam dashuruar njëqind burra, ndoshta më shumë, fjala bie kujtimi i tyre më ndjek si...

The post Kam dashuruar njëqind burra – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam dashuruar njëqind burra,
ndoshta më shumë, fjala bie
kujtimi i tyre më ndjek si hije…

Kam dashuruar njëqind burra,
i desha ashtu, si mjegulla mbi mal,
e meritova fjalën: e përdalë…

Në shpirt të njërit kur zbrita,
atje në breg për pak u mbyta
nga dallgët e hovshme dhe të mëdha
baticë u bëra dhe nuk më pa
sado qirinj ndizte me frymë
Por unë tashmë isha bërë rrymë….

Kjo histori s’ka pikë të skajshme,
ndaj dhe unë ndihem e pafajshme…

Kam dashuruar njëqind burra,
njëqind aroma nuk i dallova,
nga të njëqindta u drogova…

Kalova male, dete, ura,
e mbajtur pezull nga njëqind burra…

Por dalëngadalë kur u kthjellova,
njëqind pasqyra unë dallova,
aq i madh pat qenë lëndimi,
sa për njëqind nga tjetërsimi.

Kam dashuruar njëqind burra,
dhe të njëqind ishin një burrë,
si të ish det s’e njoha kurrë.

Ikën pasqyrat më nuk e pashë,
Dashuria ime: koha që dhashë.

©Vlorë më 17 gusht 2019

The post Kam dashuruar njëqind burra – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>