Lebibe Zogiani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lebibe-zogiani/ Poezi Laberia News Sun, 14 Jun 2020 19:23:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lebibe Zogiani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lebibe-zogiani/ 32 32 Aty ku lind dashuria – Lebibe Zogiani https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/aty-ku-lind-dashuria-lebibe-zogiani/ Sun, 14 Jun 2020 19:23:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8329 ATY KU LIND DASHURIA T’i themi stop padrejtësisë Korrupcionit Që na ka pushtuar Aq shëmtuar...

The post Aty ku lind dashuria – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATY KU LIND DASHURIA

T’i themi stop padrejtësisë
Korrupcionit
Që na ka pushtuar
Aq shëmtuar
T’ua themi të vërtetën
Trimërisht
Duke filluar nga vëllau
Babai e fëmiu
Daja e kusheriri
Në shtëpinë tonë
Aty ku lind dashuria
Ta kërkojmë shpëtimin për ty
Atdheu im

Jo asnjëherë duke heshtur
Kërkuar drejtësi nga të huajt
Miqëve t’ua zgjasim dorën
Si miq
Ashtu si na mësuan të parët
T’i marrim n’gryk
Për gjithë ç’bënë për ne
Por jo të na marrin edhe krahun
Bashkë me zakonin
Dhe të bëhen zot
Në shtëpinë tonë

Lebibe Zogiani

The post Aty ku lind dashuria – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ma jep kohën nëse më lexon – Lebibe Zogiani https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/mos-ma-jep-kohen-nese-me-lexon-lebibe-zogiani/ Sun, 17 May 2020 18:43:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6469 MOS MA JEP KOHËN NËSE NUK MË LEXON E as fjalën mos ma thuaj atë...

The post Mos ma jep kohën nëse më lexon – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS MA JEP KOHËN NËSE NUK MË LEXON

E as fjalën mos ma thuaj
atë që nuk e meritoj
Se ajo fjalë e jotja
mund të më bëjë ta besoj
edhe fjalën që kurrë
nuk kisha dashur ta them

Nëse nuk i shërben
Atdheut
vargu im
Dashurisë njerëzore
deri në sakrificë
Unë nuk dua
as edhe një hap
ta bëjë më tej

Çdo punë tjetër
që do të bëjë
për të mirën tënde njeri
Qoftë edhe një fjalë e vetme
e ngrohtë
thënë dikujt
që kurrë nuk iu është thënë
Ka më shumë vlerë
se sa të humb kohë
për t’mos thënë asgjë

Poetin nuk e bënë poet
numri i miqëve
e as i librave
të pajetë
E as vargu i vjedhur
vënë në ballë të librit
Poetin e bënë poet
guximi për ta lindur vargun
dhe rritur si nëna fëmiun
Për të cilin
në çdo kohë
e gatshme edhe të vdes

Lebibe Zogiani

Ju përshëndes me shumë respekt miqte e mi të mrekullueshëm dhe uroj gjithë të mirat për ju dhe familjet e juaja!

The post Mos ma jep kohën nëse më lexon – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk mund të jem një tjetër – Lebibe Zogiani https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/nuk-mund-te-jem-nje-tjeter-lebibe-zogiani/ Sun, 17 May 2020 04:43:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6430 NUK MUND TË JEM NJË TJETËR Gjithçka që më është imponuar Me forcë dhe nga...

The post Nuk mund të jem një tjetër – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK MUND TË JEM NJË TJETËR

Gjithçka që më është imponuar
Me forcë dhe nga i huaji
Qoftë fe apo zakon
Qoftë edhe vet emrin që më pagëzuan
Pa ia ditur as vet kuptimin
Prindërit e mi të dashur
E kam veshtirë ta pranoj si timen
Nëse jo për hiq gjë tjetër
Ma kujton luftën
Dhimbjen nëpër të cilën kaloi Atdheun im
Masakrat nga pushtuesi
Ma kujton gjakun e derdhur me shekuj
Për ta mbrojur gjuhën
Emër e traditë
Të folurit
E të shkruarit shqip

Lebibe Zogiani

The post Nuk mund të jem një tjetër – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos lëndoni nënat – Lebibe Zogiani https://poezi.laberianews.com/2020/03/13/mos-lendoni-nenat-lebibe-zogiani/ Fri, 13 Mar 2020 08:14:54 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1367 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Lebibe Zogiani MOS LËNDONI NËNAT Janë lindja e çdo mëngjesi Jeta...

The post Mos lëndoni nënat – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Lebibe Zogiani

MOS LËNDONI NËNAT

Janë lindja e çdo mëngjesi
Jeta e çdo dite
Ëndërr e çdo fëmije
nëna e lumtur
Mos ua lëndoni
besimin në jetë
në dashuri
fëmijëve
Janë shtyllat më të forta
të familjes nënat
Kombit
Njerëzimit
Mos i lëndoni
ju lutem me fëmijërinë time
unë fëmijë i rritur pa nënë
Ngrotësia e gjirit të saj
më mungon
edhe sot
kur jam nënë
e dy fëmijëve të rritur
Sa herë më përqafojnë
bashkë me gëzimin
ndjejë edhe lotin e nënës sime
përqafimin saj
të fundit
Mos i lëndoni nënat
Janë sakrifica më e madhe
që mund ta bëjë njeriu
për dashurinë
Sa shumë nëna
vdesin duke na lindur
nga dhimbjet…
Mos i lëndoni nënat
Janë shtyllat më të forta
të dashurisë
që e mbajnë botën të mos
përmbyset

Lebibe Zogiani

The post Mos lëndoni nënat – Lebibe Zogiani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>