Liri Loshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/liri-loshi/ Poezi Laberia News Wed, 29 Apr 2020 21:56:54 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Liri Loshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/liri-loshi/ 32 32 Kthimi në Atdhe – Liri Loshi https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/kthimi-ne-atdhe-liri-loshi/ Wed, 29 Apr 2020 21:56:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5164 KTHIMI NË ATDHE Kosovë o vend i bekuar Prite pëllumbin tënd të shkruar, Se po...

The post Kthimi në Atdhe – Liri Loshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KTHIMI NË ATDHE

Kosovë o vend i bekuar
Prite pëllumbin tënd të shkruar,
Se po vjen fluturim
Si hero me një synim.

Mos e futni në karantinë,
mos ia cenoni n’atdhe lirinë,
Se prisheni me Perëndinë,
Perëndinë dhe Rusinë!

Eu Kosovë, ti mriz me zana
Pa Behgjetin nuk t’bahet gjama!
Pa këtë shpezë, zog kaqubash
Nuk bën dot qeveri cubash!

Nuk e bën dot qeverinë
Që do na ndreqë me Serbinë!

Dr. Liri Loshi

The post Kthimi në Atdhe – Liri Loshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më i larti plep – Më i miri në fshat – Liri Loshi https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/me-i-larti-plep-me-i-miri-ne-fshat-liri-loshi/ Sun, 08 Mar 2020 21:38:11 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1264 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Dr.Liri LOSHI: MË I LARTI PLEP – MË I MIRI NË...

The post Më i larti plep – Më i miri në fshat – Liri Loshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Dr.Liri LOSHI:

MË I LARTI PLEP – MË I MIRI NË FSHAT

Më i larti plep, më i miri në fshat
Të banojnë në të vetëm zogjtë kanë fat.

Ne fëmijët s’arrijmë ta përthekojmë me dorë
mbi të shpesh shkrihet ndonjë meteor…

Kur në maje të tij shoh pëllumbin tim
sytë më shlodhen tek sodis me admirim,

pëllumbi im – sa shpend i bukur
pëllumbi im – sa më bën të lumtur!

Sikur të kishte plepi zemër fëmijërore
do kënaqej në puthje të kaltërisë qiellore…

e damarë gjaku nën lëkurë po të kishte
më i fuqishëm se plepi kush do të ishte?…

Ai që në lartësi luhatet pa drojë
retë si ushtarët në qiell i bëjnë rojë.

Shtatë shtresa të tokës ia shuajnë urinë,
shtatëdhjetë e shtatë zogj ia falin kënaqësinë,

shtatë lloje erërash gjethet ia përkëdhelin
shtatëdhjetë e shtatë rreze n’blerim e mbështjellin.

Kush e di pse plepi qëndron aq krenar
a pse vlerë e tij s’peshohet dot me ar,

a pse shpesh ne fëmijët shpenzojmë kot fuqi
që me guraleca t’ia prekim majat e tij?…

Pse është shumë krenar? Babai le ta thotë
atij shpesh pranë plepit i pikojnë do lotë

për kujtimin e gjallë – të vetmin kujtim
që me duart e veta e mbolli gjyshi im…

Nën hije të plepit mund të pushojë gjithkush
në oborr zemërgjerë ju pret një voglush.

The post Më i larti plep – Më i miri në fshat – Liri Loshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>