Liza Brozi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/liza-brozi/ Poezi Laberia News Wed, 26 Feb 2020 19:33:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Liza Brozi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/liza-brozi/ 32 32 Jam një shpirt i bukur – Liza Brozi https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/jam-nje-shpirt-i-bukur-liza-brozi/ Wed, 26 Feb 2020 19:33:14 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=771 Jam një shpirt i bukur. Veshur me pelerinen më të rëndomtë, siperfaqen e një lëkure...

The post Jam një shpirt i bukur – Liza Brozi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam një shpirt i bukur.
Veshur me pelerinen më të rëndomtë,
siperfaqen e një lëkure të lëmuar.
Enigmatike ekzistenca ime,
prej asgjëse dikur, në pluhur shkrumbuar,
një ditë pas viteve a dekadave.
Prej frymes, shpirtit a materies,
do të kthehem në asgjë,
veç lutjeve për në amshim.
Nëqoftëse deri dje e desha aq shumë ajrin.
Nëqoftëse deri dje sytë mbaja në qiell.
Një ditë do t’më duhet të puth dheun tim.
Mosekzistencen e materies diku shpërbërë…
Brozi.L

The post Jam një shpirt i bukur – Liza Brozi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>