Luan Sheshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/luan-sheshi/ Poezi Laberia News Mon, 25 May 2020 21:12:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Luan Sheshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/luan-sheshi/ 32 32 Klandestin në një lirishtë – Luan Sheshi https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/klandestin-ne-nje-lirishte-luan-sheshi/ Mon, 25 May 2020 21:12:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7113 KLANDESTIN NË NJË LIRISHTË Zbehur pylli prej mërzie, fshehur trullit një lirishtë, rrezja mugët ngrihet,bie,...

The post Klandestin në një lirishtë – Luan Sheshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KLANDESTIN NË NJË LIRISHTË

Zbehur pylli prej mërzie,
fshehur trullit një lirishtë,
rrezja mugët ngrihet,bie,
kukafshehtas,ca e trishtë…

Shtegut malit në kërkim,
deg më degë,si endacak,
mes vetmie…klandestin,
togje gjethesh larg i flak…

Hesht lirishta virgjëruar,
era kokën thyer…mbi të,
kut i mallit ves’-mërguar,
balta rrjedhur…vendin zë…

Rreth e qark hijet skëmitur,
mes flladimesh vallëzojnë,
gjurmë vën mbi të papritur,
humbja,ikja s’di ku shkojnë…

Luan Sheshi : 25 maj 2020..

The post Klandestin në një lirishtë – Luan Sheshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aty të pres… – Luan Sheshi https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/aty-te-pres-luan-sheshi/ Mon, 25 May 2020 20:38:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7094 ATY TË PRES… Hapur dera mot qëmoti, hapat ngrir aty në prag, sytit tharë hesht...

The post Aty të pres… – Luan Sheshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATY TË PRES…

Hapur dera mot qëmoti,
hapat ngrir aty në prag,
sytit tharë hesht dhe loti,
hijen tënde e dërgoi larg…

Dhe prej pritje i mërzitur,
koha vrraga lën në derë,
malli gjoksit rën e ngritur,
gjumët fshirë në pranverë…

Rën fytyrës shakuj vese,
mjergullnaje i humbuar,
qesh e qaj me lot dënese,
pend’ zogjsh atje mërguar…

Pritja derës nuk më lodhi,
dhe stuhia nuk më lëkundi,
supet muzgu tek i mblodhi,
prej përgjumjeje më lëkundi…

Luan Sheshi : 24 maj 2020…

The post Aty të pres… – Luan Sheshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzë Pranverës ti luledele – Luan Sheshi https://poezi.laberianews.com/2020/02/21/buze-pranveres-ti-luledele-luan-sheshi/ Fri, 21 Feb 2020 17:24:59 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=372 BUZË PRANVERËS TI LULEDELE Me lëkurën hequr zvarrë, Dimri gjorë fund-shkurtimi, derdhur fushash si i...

The post Buzë Pranverës ti luledele – Luan Sheshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BUZË PRANVERËS TI LULEDELE

Me lëkurën hequr zvarrë,
Dimri gjorë fund-shkurtimi,
derdhur fushash si i marrë,
gjelbërimesh prag ngunjimi…

Shtatin rritur vrapon dita,
rrezearta hedh gjithkund,
pyllit errët dyndet drita,
lisi plak dëborën shkund…

Tej nën ferrë fshehur rri,
manushaqja e luledelja,
sytheplasurat përkarshi,
pak më tej fole-dembelja…

Akullimi mëngjesit flakur,
horizontesh retë si zhele,
muzgu feksur,i përgjakur,
buzë pranverës ti luledele…

Luan Sheshi: 21 shkurt 2020…

The post Buzë Pranverës ti luledele – Luan Sheshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>