Lumni Nimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lumni-nimani/ Poezi Laberia News Wed, 04 Nov 2020 22:58:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lumni Nimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lumni-nimani/ 32 32 Aromë luleftue – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/11/04/arome-luleftue-lumni-nimani/ Wed, 04 Nov 2020 22:58:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14171 Aromë luleftue E pashë një nadje Njatë lulishte t’blerueme. Harlisun, e flokëshprishun, si flutur pranvere...

The post Aromë luleftue – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aromë luleftue

E pashë një nadje
Njatë lulishte t’blerueme.
Harlisun,
e flokëshprishun,
si flutur pranvere
Aty Hyjni tue flatrue.
Oh! Ç’u pra, bash si diell n’mue.
Shtat atki e vetullhanë,
mbështjellun me mantel dashnie.
Tan e prarueme
me nur Perendie.
Dukej sikur
edhe zanat n’mal
i vret zilie.
Gëzueshëm tue këndue.
Aq bukur ja thoshte,
një kange arshikie.
Me atë za bylbyli
aq prajshëm,
Tue rrjedh n’mue;
siç uji n’krue.
Oh kur m’tha:
se n’ty jam dashunue!
Ndjenjë e prushtë,
shpirtit m’ka kaplue.
M’ju ngjit zemrës,
bash si mishi n’thue
Për atë shtojzovalle
aromë luleftue.
Por e çuditshme,
shumë kjo dynjaja
Pse dy shpirtna
i paska zan sevdaja
O Zot …
a duhet t’nxjerrin
helm e vnerë
sikur asht ba hataja?!
Oh ç’mëkat!
Kur ndjenjë e hyjnishme,
të ngjitet trupit,
siç lumi shtratit
dhe të shpie,
në të shtat qiejtë
lumturuem.
Larg, shumë larg
kësaj bote të pistë.
N’atë parajsë,
n’oazen tone t’fildishtë.
N’atë fron mbretnie,
ku qëndisen,
fijesh t’arta,
kunorë dashnie.
Me bekim zotnash
dhe uratë Perëndie.

Lumni Nimani
04. 11. 2020
Straubing

The post Aromë luleftue – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjeth i shkëputun – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/gjeth-i-shkeputun-lumni-nimani/ Sun, 01 Nov 2020 19:04:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13973 Gjeth i shkëputun Kur agu del n’atë venin tem E len ai diell e perëndon...

The post Gjeth i shkëputun – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjeth i shkëputun

Kur agu del n’atë venin tem
E len ai diell e perëndon
Dita zbardhë e nata vjen
Malli n’shpirt sa më rëndon.

Lulja çelë kur bora shkrinë
N’atë stinë t’gëzueme në pranverë
Zogu n’gem me cicërimë
I mbush zemrat shend e verë.

Vjen pastaj muej i qershisë
Që t’mbush zemrën plot gëzim
Mal e fushë me blerin qendis
Unë s’i i shoh – se jam n’mërgim…

Nis e vjen ajo stinë e nxehtë
Zgjatet dita dhe bëhet vapë
Një dallëndyshe me krah të lehtë
Më shikon si t’gjorë e t’ngratë.

Sikur sheh ajo e n’shpirt e ndjen
Gjthë këtë mall që m’ka kaplue
Për Shqypninë atë Atdheun tem
N’dhena t’hueja syshë verbue.

Pas çdo vere niset vjeshta
Dal ngadal vjen tue hedh shtat
I jep ngjyrë fushës qeshet bjeshka
Oh më mbytë malli për timin fshat!

Sikur gjethi i verdhë e i shkëputun
Që e hudhë era n’vjeshtë pa mëshirë
Njashtu larg venit tem jam i humbun
Po n’zemër kam veç një dëshirë …

S’vonon shumë ajo stinë e bardhë
zbret prej mali me shumë stuhi
N’votrën teme po due me ardhë
Se për ta ndjej shumë dashuni.

Të katër stinët që i ka moti
Jan ma t’kandshme në Arbëri
Atë ven t’dashtun e bekoftë Zoti
Aty m’mbushet zemra plot lumturi.

Lumni Nimani
25. 10. 2020
Straubing

The post Gjeth i shkëputun – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Toka ime – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/10/31/toka-ime-lumni-nimani/ Sat, 31 Oct 2020 22:03:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13907 Toka ime E dashur Mëmë-Dhe fole për shqiponja! Aty hapat e parë në jetë me...

The post Toka ime – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Toka ime

E dashur Mëmë-Dhe fole për shqiponja!
Aty hapat e parë në jetë me gëzim i qita…
Dhe të bukurat ninulla nga nëna i dëgjova
Në atë tokë të bekuar ku linda e u rrita.
Bishat na dëbuan, nga vatrat shekullore
Duke bërë shkrumb e hi gjithçka arbërore.

Kur prej teje atëbotë pa dashur u ndava
Lumturi dhe gaz, humbën e u tretën…
Atë rrugë të mallkuar në lot e lava
I përbuzur dhe i mbetur jetim i vetëm:
Si fëmijë i ndarë nga prehëri i nënës,
Si nata e zezë pa shkëlqimin e hënës

Këngë nga Adriatiku e gjerë te Deti Jon
vetëm për ty e dashur përherë këndova-
diellit mëngjesor që me ëndje i rrezaton,
fusha e male të larta që ka Kosova:
E thash moj Shqipëri mos thuaj mbarova
Sot jan me ty Llap, Ulqin, Lugina e Tetova.

Prandaj, ky shpirt imi me mall Shqipërie
Sa të jem në këtë jetë – kurrë s’të harron;
Pena ime gjithmonë me ngjyrë krenarie –
për ty shkruan, e shpirti – fort të përqafon
– Dhe i madhi Zot ; veç për Ty bekon.
e Kombin tim me dashuri e mëkon.

O e shtrenjta Tokë e shenjtë Arbërie!
Mos harro atë që s’të harroi – birin tënd!
Afroje në gji me atë afsh dashurie
Se e ke tepër larg në të huajin vend:
zemra e tij, për ty rrahë e për ty këndon
pa ty s’frymon, ai prore për ty mendon.

Me dashuri të zjarrtë për At’-Dhe Perëndie.
Jepi atij pak qiell, Dhe pak det të pa anë!
se shpirti i tij i zhuritur – do fllad freskie;
se malli për ty, pak – ngapak po e thanë
E kurbeti zemrën – ditë për ditë po i çanë
Por as vdekja – prej teje s’mund ta ndanë.

Lumni Nimani
Dhjetor 2019

The post Toka ime – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’ke kohë për mua… – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/10/07/ske-kohe-per-mua-lumni-nimani/ Wed, 07 Oct 2020 06:47:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13234 S’ke kohë për mua… të kuptoj. Më akuzon pa faj… të kuptoj. Vëmendja ime s’të...

The post S’ke kohë për mua… – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’ke kohë për mua…
të kuptoj.
Më akuzon pa faj…
të kuptoj.
Vëmendja ime s’të vlenë asgjë…
të kuptoj.
Por, kur t’iku, për të mos u kthyer më …
Kuptom!
Lumni Nimani

The post S’ke kohë për mua… – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vashë shqiptare – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/10/07/vashe-shqiptare-lumni-nimani/ Wed, 07 Oct 2020 05:53:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13203 Vashë shqiptare Je e ëmbël si mjalti në hoje Me atë shtat që shndrit si...

The post Vashë shqiptare – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vashë shqiptare

Je e ëmbël si mjalti në hoje
Me atë shtat që shndrit si nur
Kur hedh valle moj çikë Tropoje
Bash si shqipja në flamur.

Aromëmirë si lulja e blinit
Lindë e rritë me atë valë deti
Moj zanë mali prej Ulqinit
Si ti t’bukur s’ka më n’gjeti.

Çm’i ka hije veshja dardane
N’daç si nuse; e n’daç si bija!
Më e bukura ajo vajzë llapjane
Për të çmenden krejt djelmnia…

Vjen belholla e anës Drinit
Flokët​ e saj porsi ujëvarë
I jep shkëlqim krejt Dukagjinit
Rrokë flamurin krushku i parë.

Shtatselvia nga Tetova
Qëndisë mindilin e beqarisë
Për djalëbukurin nga Gjakova
Që dasëm t’madhe paska nisë.

Oh sa mall ka për atë syzezën
Ai çun Presheve atje n’Luginë
Për atë vashë çame e për Prevezën
Do bëjnë dasmën në Prishtinë.

Lumni Nimani
05. 10. 2020 Straubing

The post Vashë shqiptare – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sykaltroshe – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/09/30/sykaltroshe-lumni-nimani-2/ Wed, 30 Sep 2020 17:32:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12920 Sykaltroshe Do të vij kur t’jetë skuqur e ëmbla mollë dhe kur ai rrush i...

The post Sykaltroshe – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sykaltroshe

Do të vij kur t’jetë skuqur e ëmbla mollë
dhe kur ai rrush i zi, mirë të jetë pjekur.
Të të marr njëherë, për atë bel të hollë,
se malli për ty, më ka tharë e mekur.

A të vij kur mali, me atë gëzof të bardhë
si dhe arë e fushë, me të të jen veshur ?
O rrushja ime, më je si e ëmbla dardhë!
Më thuaj që më do, mos m’rri e heshtur!

A të vij kur t’çelë, aromëmirë trëndafili?
Në majin e luleve, në një ditë pranvere.
Me një puhizë flladi e më këngë bylbyli.
Ç’më dehe; ç’më dogje, o gojësheqere!

Apo të vij më thua, në qershor me vapë?
Kur të piqen mirë, shalqini dhe qershia.
Atë portën e shpirtit, dua ta gjej hap.
Sykaltroshja ime, e ëndrrave të mia.

Lumni Nimani
26. 09. 2020

The post Sykaltroshe – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sykaltroshe – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/sykaltroshe-lumni-nimani/ Sun, 27 Sep 2020 20:43:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12861 Sykaltroshe Do të vij kur t’jetë skuqur e ëmbla mollë dhe kur ai rrush i...

The post Sykaltroshe – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sykaltroshe

Do të vij kur t’jetë skuqur e ëmbla mollë
dhe kur ai rrush i zi, mirë të jetë pjekur.
Të të marr njëherë, për atë bël të hollë,
se malli për ty, më ka tharë e mekur.

A të vij kur mali, me atë gëzof të bardhë
Si dhe arë e fushë, me të të jen veshur ?
O rrushja ime, më je si e ëmbla dardhë!
Më thuaj që më do, mos m’rri e heshtur!

A të vij kur t’çelë, aromëmirë trëndafili?
Në majin e luleve, në një ditë pranvere.
Me një puhizë flladi e më këngë bylbyli.
Ç’më dehe; ç’më dogje, o gojësheqere!

Apo të vij më thua, në qershor me vapë?
Kur të piqen mirë, shalqini dhe qershia.
Atë portën e shpirtit, dua ta gjej hap.
Sykaltroshja ime, e ëndrrave të mia.

Lumni Nimani
26. 09. 2020

The post Sykaltroshe – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirë mërgimtari – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/deshire-mergimtari-lumni-nimani/ Wed, 23 Sep 2020 18:06:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12673 Dëshirë mërgimtari Mejtueshëm shetis, në këto rrugë qyteti. Mbi kalldrëmin e vjetër, shtruar për bukuri...

The post Dëshirë mërgimtari – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirë mërgimtari

Mejtueshëm shetis, në këto rrugë qyteti.
Mbi kalldrëmin e vjetër, shtruar për bukuri
Melankoli vjeshte më tundi dhe më treti.
Si t’voglën barkë në det, e fuqishmja stuhi.

Lule shumëngjyrëshe, aq sa të sheh syri.
Gjithandej rregull, pastërti e gjelbërim…
Ah mall i pashuar, në zemër seç më hyri!
Kur më ra ndërmend, i shtrenjti Atdheu im.

Nëpër shesh t’qytetit, shëtisin plot njerëz,
megjithatë m’duket vetja, prap i vetmuar
Jo aq nga i ikuri i ngrohti diell i verës;
sa nga zogjtë shtegtarë që tanimë kanë shkuar.

Të bëhesha zogmali, sa shumë do t’doja!
N’vendin tim të kthehesha, me plot gëzim.
Atje ku shpirti më do, prore të fluturoja
Se lotët më mbytën, këtu në mërgim.

Rreth e rrotull t’i bie të dashurës Shqipëri
Nga Llapi i lulëkuqeve deri te Prizreni
Të freskohem pak në atë të Bardhin Dri
E drejt për Tiranë, e në det te Golemi.

Pastaj të marr udhë andej kah Manastiri
Të freskohem edhe te ai Dri i Zi në Strugë
Ku gocat janë të bukura me ata sy ulliri
E për Preshevë e Ulqin të nisem per rrugë.

Dua të kënaqem atje në atë tokë të bekuar
Për të cilën s’pushojnë këngë e as dashuri
Atje ku mal e det, e fushat me lule shtruar
E qëndisin mëmëdheun tim me plot bukuri.

Ku ka më mirë o njerëz, e ku ka më bukur?!
Se n’tokën arbërore që me gjak është larë
Ku bukës i thonë bukë – aty jam i lumtur
ku gjuhë e nënës s’peshohet as me ar.

Lumni Nimani
Vjeshtë 2019

The post Dëshirë mërgimtari – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/per-ty-lumni-nimani/ Thu, 17 Sep 2020 19:00:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12458 Për ty Do t’i mbledh të gjitha lulet e prillit Gjithandej në mal e kudo...

The post Për ty – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty

Do t’i mbledh të gjitha lulet e prillit
Gjithandej në mal e kudo në fushë
Së bashku me aromëmirën e trëndafilit
Do t’i bëj gjerdan o fytbardhë Tanushë.

Për ty do ndal ujin e të gjitha krojeve
Të të shuaj etjën dhe të t’sjell freski
Do e marr dhe mjaltin e të gjitha hojeve
Të t’mbulojë shpirtin me plot ëmbëlsi.

Për ty do i mbledhë t’gjithë yjtë e qiellit
Do e lë vetëm hënën që natën shëndrit
Për ty do i vjedh edhe rrezartën diellit
do t’i bëj kurorë dhe botën do mahnit.

Me atë syrin tënd që më deh pa fund
Që edhe drenusha shumë zili ta ka
Porsi zanë mali shoqe s’ke askund.
Ëmbëlakja ime të dua sa më s’ka!

Lumni Nimani
13. 09. 2020

The post Për ty – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lum miku – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/08/28/lum-miku-lumni-nimani/ Fri, 28 Aug 2020 19:02:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11783 Lum miku Eh or’ lum miku, ç’u prish dynjaja. Nuk mbeti më odë e as...

The post Lum miku – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lum miku

Eh or’ lum miku, ç’u prish dynjaja.
Nuk mbeti më odë e as burrë me plis.
Tani në fron, është vetëm paraja.
S’del puna mbarë, kur mbrapsht e nis!

S’janë si më parë, respekti e dashuria,
as ndaj vëllait dhe as ndaj mikut.
Prindërit si dikur, s’i do më as fëmija.
Derdhët verë e meze nën hije të fikut…

Të dashurit tanë në jetë që i kemi,
ku do që ndodhen, ngado që janë,
t’i duam e nderojmë – tok të jemi
– por më së shumti – babë dhe nënë…!

Secili një ditë – i riu dhe i vjetri,
Patjetër do ikim t’gjithë nga kjo botë,
përjetë do ndahemi nga njeri tjetri,
nga malli e dhembja do derdhim lot.

Një fjalë e mirë a një buzëqeshje,
nuk kushton gjë për ta dhuruar.
Kur takojmë mikun t’mos rrimë në heshtje…
Kush nderon tjetrin është vet i nderuar.

Lumni Nimani

The post Lum miku – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>