Lumo Kolleshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lumo-kolleshi/ Poezi Laberia News Sun, 14 Jun 2020 07:56:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lumo Kolleshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lumo-kolleshi/ 32 32 Të turperojnë bir, të turpërojnë… – Lumo Kolleshi https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/te-turperojne-bir-te-turperojne-lumo-kolleshi/ Sun, 14 Jun 2020 07:56:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8186 Nga cikli :”Biri im që nuk linde” Të turperojnë bir,të turpërojnë… Biri im,që nuk linde...

The post Të turperojnë bir, të turpërojnë… – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga cikli :”Biri im që nuk linde”

Të turperojnë bir,të turpërojnë…

Biri im,që nuk linde

E sytë nuk ia pe këtij dielli,

Këtij dielli që më shumë na pjek e na djeg,

Se na jep jete,

Bëre mire që mbete vetëm në ëndrra.

Sot mund të ishe dhe ti një maturant si gjithë të tjerët,

Si gjithë të tjerët dhe ti do të kishe vënë një maskë te goja e te hundët,

Si gjithë të tjerët dhe ti do të jepje provimin e letërsisë,

Pas provimit do t’i urreje të gjithë Lasgushët,

Do të më urreje edhe mua sigurisht.

Do të më urreje edhe mua,

Që çdo fjalë me dhimbje e kam nxjerrë nga pluhuri i shkumësit,

Nga pagjumësia,

Nga zemra që jetë i jep pulsit,

Nga idealja e kozmosit,

Nga gjithësia.

Të gjitha do m’i përplasje në surrat

E do të më thoshe:”një baba tinzar,fytyrë që ndërron veç maska”.

Me dhimbje do ta përjetoja atë fat,

Përderisa mbi kokë kam ca laraska.

Biri im, që nuk linde,

Bëre mirë që nuk erdhe në këtë jetë të trazuar,

Së paku nuk arrite ta shihje fytyrën time

Në pleqërinë e mendimit të shpërfytyruar.

The post Të turperojnë bir, të turpërojnë… – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pagjumesi – Lumo Kolleshi https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/pagjumesi-lumo-kolleshi/ Sun, 31 May 2020 12:39:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7437 PAGJUMESI Nese ti do te dish pse nuk kam gjume, Pse gjemoj si nje gjon...

The post Pagjumesi – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAGJUMESI

Nese ti do te dish pse nuk kam gjume,

Pse gjemoj si nje gjon neper pyjet,

Eshte pikerisht kurmi yt i bardhe,

Siset e tua qe fryhen dhe pelcacin ne qiell dhe yjet.

The post Pagjumesi – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Motiv i ri për baladën e vjetër – Lumo Kolleshi https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/motiv-i-ri-per-baladen-e-vjeter-lumo-kolleshi/ Sun, 10 May 2020 08:19:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5964 MOTIV I RI PËR BALADËN E VJETËR Kali i kullmë e krifëngritur përmbi male bërë...

The post Motiv i ri për baladën e vjetër – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOTIV I RI PËR BALADËN E VJETËR

Kali i kullmë e krifëngritur përmbi male bërë erë,

S’prekte tokën e zhurritur,shkumëzonin ata frerë.

Mbante po ç’mbante përsipër,një të gjallë e një të vdekur,

Një lëndinë plot me lule,tjetri një meit i tretur.

Një erë e shtynte drejt jugës,tjetra e merrte veriut,

Veç një yll i thosh:”Ndiq gjurmët,gjurmët e Abas Aiut”.

Lodhje s’kishte ai kalë,patonjtë shkrepnin vetëtima,

Kohë s’gjente të mendonte,mblidhte flokët Doruntina.

“Mos andej!-i thoshte ylli,-Mos andej,Kostandin!

Andej do të zërë mallkimi,nëna në portë veç nxin.

Ktheje kalin në të djathtë,ktheje nga shtegu i Hënës,

Një humnerë ke në të majtë,andej është mallkim i nënës!”

Dhe i bindej atij ylli,yllit që silte agimin,

Mamuzet rrihte Kostandini,patkonjtë vetëm vetëtinin.

The post Motiv i ri për baladën e vjetër – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>