Marina Prenga Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/marina-prenga/ Poezi Laberia News Mon, 13 Dec 2021 20:27:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Marina Prenga Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/marina-prenga/ 32 32 Gëzuar o motra ime Alma – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/12/13/ge%cc%88zuar-o-motra-ime-alma-marina-prenga/ Mon, 13 Dec 2021 20:27:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22332 Gëzuar o motra ime Alma. Me ëndje të shikoja kur syçkat mbyllje, E bukura motra...

The post Gëzuar o motra ime Alma – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar o motra ime Alma.

Me ëndje të shikoja kur syçkat mbyllje,
E bukura motra ime, e vogla Alma,
Dhe unë lumturohesha kur ti flije,
Sytë e bukur fshihje nën qepalla.

Ndonjë ëndërr e keqe të mundonte,
Por mua pranë më kishe përherë,
Por sot ti je rritur, je bërë e madhe,
U përhumba në kujtime si atëherë.

Më kujtohen ditët kur ecnim në shi,
Dhe ti më thoshe o motër më mbro,
Unë kam qënë e do jem çadër për ty,
O motra ime, pranë do më kesh kudo.

Sot po të dhuroj një puthje të madhe,
Dhe për çdo ditëlindje puthje do të kesh,
Uroj nga zemra qe kurrë mos kesh halle,
Uroj që gjithë jetën ta kesh pranverë.

Marina Prenga

The post Gëzuar o motra ime Alma – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më erdhi në ëndërr – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/09/25/me%cc%88-erdhi-ne%cc%88-e%cc%88nde%cc%88rr-marina-prenga/ Sat, 25 Sep 2021 15:39:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21607 Më erdhi në ëndërr Mbrëmë në ëndërr, pafund e përqafova, Përqafim që zgjati ndoshta një...

The post Më erdhi në ëndërr – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më erdhi në ëndërr

Mbrëmë në ëndërr, pafund e përqafova,
Përqafim që zgjati ndoshta një shekull,
Kur sytë i hapa, veten nuk e besova,
Ishte një ëndërr që gjumi e kish tretur.

Gjumi më zhgënjeu, pse ndodhi ndryshe,
Pse ëndrrat fluturojnë larg si dallëndyshe ?!

Kjo e bukura ëndrra që unë pashë mbrëmë,
Do dëshiroja që ta shikoja për çdo natë,
Për dreq më nuk e pashë, nuk ishte e thënë,
Ta përqafoja fort por ajo më iku, iku larg.

Dhe e prita çdo natë që ta shikoja sërish,
Por nga gjumi më iku, iku përfundimisht.

Marina Prenga

The post Më erdhi në ëndërr – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atë natën e pa hënë .. – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/ate-naten-e-pa-hene-marina-prenga/ Sat, 19 Jun 2021 19:36:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20108 Atë natën e pa hënë .. Atë natën e pa hënë , Isha unë edhe...

The post Atë natën e pa hënë .. – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atë natën e pa hënë ..

Atë natën e pa hënë ,
Isha unë edhe qielli ,
Isha unë dhe yjet.
Mungonte vetem
dielli .

Sytë e mi derdhnin
lotë,
Hëna nuk ishte aty ,
Yjet rrinin përmbi
kokë,
Derdhnin rreze plot
magji .
Lodronin në lotët e mi .

Me shikimin lart nga
qielli,
Prisja që të vinte dielli,
Prisje që të më vije Ti.
Të m‘i puthje sytë e mi .
Kurse ti i shtrenjti mik ,
Nuk e di pse nuk kishe
frike ,
Nuk e di ku ke
qëndruar ,
Vallë me yjet je
zemruar ?!

Ndoshta Ti je bërë
xheloz ,
Prania e yjeve të
marros,
Me veten time bëj
çudi,
Pse me yjet të mbash
mëri ?

A të të pres këtu ku
jam ,
Apo të vij sërish tek Ty ,
Se dritën për Ty që
Kam ,
Dua ta ruaj në sytë e
mi .

Kurrë nuk dua që t‘i
varros ,
Asnje puthje e
përqafim ,
Dhe po të thuash “mos
hajde “
Ti do mbetesh idhulli
im .

Edhe po të më thuash
“Ik“,
Unë kokën do ta mbaj
pas ,
Të dua , ta theme pa
frikë ,
Ti me vështron
buzagaz.

Kurdoherë ti je pranë
meje ,
Më ter lotët që kam
në sy ,
Le të mos dal dielli
kurrë,
Ti je e vetmja dashuri .

Marina Prenga

The post Atë natën e pa hënë .. – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/dy-pika-loti-marina-prenga-2/ Sat, 19 Jun 2021 13:12:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20081 Dy pika loti.. Dy pika loti reja lëshoi, Në tokë ranë si me përti, Qenien...

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti..

Dy pika loti reja lëshoi,
Në tokë ranë si me përti,
Qenien time ajo e ndryshoi,
Mos ishin vallë lotët e mi?!.

Lotët e mija avulluan,
Në qiell u kthyen në re,
Në mëngjes ranë vesuar,
Si shiu kur bie mbi dhe.

I pyta pikat e shiut,
A jeni ju lotët e mi,
Apo jeni avujt e diellit,
Dhe në tokë vini si shi?!.

Lotët e tu ato janë,
Më foli reja nga qielli,
Mbaj t’i kesh pranë,
Lule në bahçe mbjelli.

Dhe unë, krahët i hapa,
Shiun e lotve të mi,
Retë me dorë i kapa,
Të derdheshin lotët shi.

Marina Prenga

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stuhia e detit – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/06/05/stuhia-e-detit-marina-prenga/ Sat, 05 Jun 2021 19:47:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19928 Stuhia e detit Të vërtetën vetem dallgët e dinë , Edhe ato mundohen ta fshehin....

The post Stuhia e detit – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stuhia e detit

Të vërtetën vetem dallgët e dinë ,
Edhe ato mundohen ta fshehin.
Kur anija përleshet me stuhinë,
Me ëndrra det e qiell dehin .

Dhe ëndrrat shpërthejnë gjithandej,
Dallgët sërish të vërtetën fshehin,
Stuhia çirret si plak andej – këtej,
Anijen përplasin ,në breg e hedhin.

Dhe ëndrrat grinden mes dallgve,
Pastaj dergjen poshtë valve.

Marina Prenga .

The post Stuhia e detit – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kënga jote… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/06/01/kenga-jote-marina-prenga/ Tue, 01 Jun 2021 20:05:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19907 POEZI KUSHTUAR AT GJERGJ FISHTES ; Kënga jote .. Vërtetë, një zanë e bukur është...

The post Kënga jote… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POEZI KUSHTUAR AT GJERGJ FISHTES ;
Kënga jote ..

Vërtetë, një zanë e bukur është kënga jote o At,
Një kryeveper është epizmi i vargjeve të tua,
Përpara se të shkruaja ,u mendova gjatë,
Dhe në fletën e bardhë, të qëndisja një varg
Dhe zanat të këndojnë vargun tënd, atje në krua.

Sa bukur! Zanat lodrojnë e hedhin valle për ty,
U kërkova ndihmë, frymëzim të dhuronin mua,
Të thurja një këngë për ty o At ,o perendi.
Për vargun tënd të bukur që aq shumë e dua.

Nuk munda të shkruaja bukur për vargun tënd
Nuk munda të shkruaja me rim, ashtu si Ti,
Për mua o At, Ti mbetesh hyjni, i shenjtë,
Shpirti yt rimon, gufon e mbetët përherë i ri.

Mendimi dhe vargu yt rrezaton ndër shekuj,
Mendja jote e ndritur i jep jetë shpirtit tim,
Për mua Ti mbetësh përherë një dishepull,
Zëri yt melodioz është si e zogjve cicërimë ,
Është si valet e detit që mua më përpijnë .

Tek dëgjoj këngën tënde, me krahë qiejtë pushtoj ,
Me vargjet e tua udhëtoj përherë në mendje ,
Bashkë me zanat vargjet e tua o At i këndoj ,
Dhe zhytem thellë në filozofinë e botën tënde .

Zemra më bëhet mal ku këngën tënde dëgjoj ,
Ngrohtësinë e vargut tënd e ndjej në kraharor ,
Një jetë të tërë punove për truallin arbëror ,
Për gjuhën tonë të bukur Ti mbetesh theror.

Ti për nderin dhe besën me zotin lidhe besën ,
Ti për gjuhën tonë, te kombi mbolle shpresën ,
Idhujtë e tu ,Domgjoni dhe e bukura Mirditë,
Kombit arbëror o At i dhurove jetë e dritë .

Vërtetë, një zanë e bukur është kënga jote o At ,
Për kombin tonë është më e çmuara dhuratë.

Marina Prenga

The post Kënga jote… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E huaja – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/05/30/e-huaja-marina-prenga/ Sun, 30 May 2021 14:03:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19883 E huaja Në breg të detit rri e heshtur, Si pulëbardhë humbur në shqotë, E...

The post E huaja – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E huaja

Në breg të detit rri e heshtur,
Si pulëbardhë humbur në shqotë,
E me heshtjen flet pa rreshtur,
Derdhi pak shi dhe një grusht lotë.

Por është vështirë në botën tonë
Të jet i mirëpritur çdo njeri,
I huaj ndihet përgjithmonë,
Ashtu siç ndihemi sot unë e ti.

Çudi si është jeta nëpër valë
Ëndrra dhe shpresa gjen pafund,
E në brigjet e ndjenjave të saj,
Velat e shpirtit era përkund.

Marina Prenga

The post E huaja – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E pikturova jetën – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/e-pikturova-jeten-marina-prenga/ Sun, 06 Sep 2020 13:42:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12154 E pikturova jetën E pikturova jetën Të madhe e të bukur Si një kopesht me...

The post E pikturova jetën – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E pikturova jetën

E pikturova jetën
Të madhe e të bukur
Si një kopesht me lule.
Si një flutur.

E pikturova jetën
Diku tutje, larg
E unë, afër në det
Shpirtin flakë.

Vazhdoja me mendje
Pikturoja me duart që dridheshin
E fshija mjegullën e mallit.
Pushtoi qiellin.

Marina Prenga

The post E pikturova jetën – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/dy-pika-loti-marina-prenga/ Sat, 16 May 2020 11:05:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6271 Dy pika loti.. Dy pika loti reja lëshoi, Në tokë ranë si me përti, Qenien...

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti..

Dy pika loti reja lëshoi,
Në tokë ranë si me përti,
Qenien time ajo e ndryshoi,
Mos ishin vallë lotët e mi?!.

Lotët e mija avulluan,
Në qiell u kthyen në re,
Në mëngjes ranë vesuar,
Si shiu kur bie mbi dhe.

I pyta pikat e shiut,
A jeni ju lotët e mi,
Apo jeni avujt e diellit,
Dhe në tokë vini si shi?!.

Lotët e tu ato janë,
Më foli reja nga qielli,
Mbaj t’i kesh pranë,
Lule në bahçe mbjelli.

Dhe unë, krahët i hapa,
Shiun e lotve të mi,
Retë me dorë i kapa,
Të derdheshin lotët shi.

Marina Prenga

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faqeve të tua… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/faqeve-te-tua-marina-prenga/ Wed, 22 Apr 2020 20:37:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4759 Faqeve të tua… Faqeve të tua, Zbresin rruzuj loti, Oh, sa shumë të dua. E...

The post Faqeve të tua… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faqeve të tua…

Faqeve të tua,
Zbresin rruzuj loti,
Oh, sa shumë të dua.

E shtrenjta nëna ime,
Në pasqyrë të lotit,
Shoh fytyrën time,

Unë edhe Ti,
Në rruzujt e lotit,
Është një dashuri.

Nënë edhe bijë,
Oh, sa mrekulli.

Marina Prenga.

The post Faqeve të tua… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>