Martin Çuni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/martin-cuni/ Poezi Laberia News Sat, 09 Oct 2021 06:29:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Martin Çuni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/martin-cuni/ 32 32 Dita e fundit me nënën – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/10/09/dita-e-fundit-me-nenen-martin-cuni/ Sat, 09 Oct 2021 06:29:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21734 Martin Çuni Dita e fundit me nënën (Përcjellja në banesën e fundit) Nënë, po të...

The post Dita e fundit me nënën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Martin Çuni
Dita e fundit me nënën
(Përcjellja në banesën e fundit)

Nënë, po të shoqëroj
Deri në vendlindjen tënde.
Askënd nuk e lejoj kësaj here
Të jetë më afër, pranë teje se unë.
Ke vuajtur shumë për mua nanoke,
Dhe kurrë s`u lakove as nuk u lodhe!
Kurrë nuk bëre if as of, hasjane,
Ballëhapur e stoike para furtunave.
Ballit rrudha që nuk u shpaluan kurrë!
Sa vuajte përjetove, për djalin
Si shumë nëna tona shqiptare;
Nga Adami shqiptar e këndej!
Dyerve të burgjeve,
Dyerve të zyrtarëve,
“Tanë” dhe të huaj;
Nëntë vite prite me durim!
Gjakove rrugëve e koridoreve të burgjeve:
Të Prishtinës, të Prokupjes e të Nishit!
Hej, nëntë vjet me trastë në shpinë!
E rrugëve të Prishtinës
Pas nipit e pas mbesës
E te këmba e nuses të djalit të vetëm.
E more edhe rrugën bjeshkëve të lirisë
Të zemrës së Kosovës – Ndrenikës-Drenicës,
Të vizitosh bijtë tu e tët bir ushtarë,
E u qëndrove te këmba Agronit e Teutës,
Kalvarit të shqiptarëve Prishtinë – Maqedoni!

Kësaj here, unë po të qëndroj pranë
Në rrugën tënde të fundit për vendlindje,
Të pushosh e qetë, në Ujzin e Hasit tonë.
Dielli do ta puthë atë copë toke
Ku do pushosh ti Nënaloke!
Dita e fundit në këtë botë,
Dita e fundit e nata e varrit
Në tokën tonë të të parit.
Të djegur , të përvëluar
Nga vandalët e kanibalët!
Nga tumula e fundit
Eshtërat i luajtën nga varri
Të ilirit të bardhë disamijëvjeçarë!

Nënë, të erdhën edhe shumë miqë
Shumë djem e vajza si tutë!
Shumë të afërm të gjakut e të gjenit.
Miqë vëllezër e motra
Nga Shkupi e këndej,
Nga Malësia e këndej,
Nga Presheva e këndej,
Shqipëri e diasporë.

Nënë lamtumirë të them
Vafsha rrugës tënde,
Me përcjellje madhështore si Ti!
E çfarë të tha biri i Drenicës,
Gjeneral Shaban Shala, këtë ditë?
“Kjo nuk është vetëm nënë e Martinit,
Kjo është nënë e të gjithë shokëve tanë,
Kjo është Nënëmadhe shqiptare”!

Nënë thoshe: “rrugët të çojnë gjithkah,
Po edhe rrugët janë gjithëfare!
Po hype në krahë të mizës
Ato të çojnë edhe në turp!
Lum ai që e merr të drejtën
Kurrë nuk do të humbet”!
*************
(Rrugë Prishtinë – Ujzi i Hasit, 04 tetor 2011, – në automorg.)
Publikohet në shenjë kujtimi të 10 vjetorit të vdekjes së nënës time.

The post Dita e fundit me nënën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy takime me Prishtinën – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/dy-takime-me-prishtinen-martin-cuni/ Mon, 22 Mar 2021 19:36:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18458 Sot u bënë 39 vjet nga nata e parë në Burgun e SPB të Shkupit....

The post Dy takime me Prishtinën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot u bënë 39 vjet nga nata e parë në Burgun e SPB të Shkupit. (m.ç.)
Dy takime me prishtinën

(Ardhja për gjykimin e dytë për shkak të thyerjes së Burgut të Prishtinës me Muhamer Shabanin, ai u largua, mua më zunë)

Tash po e shoh qytetin tim nëpër gishtërinj,
shumë vjet e ditë u bënë, dhe një herë arrij.
Nuk di kur do të takohem me rrugët tua valore,
lumin nuk do ta shoh më, po vetëm lagjet pupëlore.
Tregjet namëmëdha dhe plepat shtatgjatë,
me korbat e zëshëm, përreth duke krrokatë!
Lulëkuqet në mes sheshit të endjes së madhe,
kur do t´i shoh vallë çuna e çupa shtojzovalle?
Nuk jam me rriten, por do t´i shoh si filizë,
më nuk do të endem në shetitoren e rinisë.
S´do t´ua ndiej aromën luleve të vrrinit,
s`di a do të pushoj më nën hije të blinit?

Ja po arrij tash për ta shtyrë takimin,
s´më hiqet dot nga zemra për ju përmallimi.
Pezmi ka zënë rrënjë dhe sa po trazohet,
shpirti dhe zemra nuk më varfërohen.
Takimi mu në zemër të kujtimeve të rinisë,
duke u përpëlitur si qepallat prej hutisë!

Shpatë e Demokleut me terezi të vjetra,
s´di a mund të ngadhnjejë ndojherë e vërteta?
Kështu si jemi, çfrarë të të them nuk e di,
do të ishte më lehtë të mos vije bile ti!
Të na takohen shikimet, zemrat të na thyhen,
t´na përflaken kujtimet, afria t´mos na shlyhet.
Kur krah për krahu klanonim pranë shtëpisë së parë,
të ndërtuar nga djersa e popullit “vullnetar”.

Shkallët e ngurta të kohës ulen e lartësohen,
me jetërat e njerëzve bëjnë çejf e argëtohen!
E pashë lumin grrellë herën e kaluar,
si shpirti i armikut tonë të përbetuar,
por tash nuk të shoh në zemër toke shpuar.
Nuk po shoh asgjë nëpër këto grrila,
vetëm dritare, ballkone dhe disa lisa.
A do të shoh dikë si çupa çapkëne,
me flokët kaçurrela që e njihja dikurë.
Ajo nuk e ka ndier se pranë saj në rrugë,
kalon një i njohur që tash është i huaj.
Ecte pa brenga, flokët i farfuriste,
valët e moshës së bardhë i nanuriste.

Në rrugëkryqin në mes të qytetit, vetëm,
përpara e kisha sheshin e Universitetit.
Më përfytyrohet momenti i qëndrimit,
në autoburg blu duke pritur gjykimin!
Nëpër vrima shikoja rrugën karshi,
a thua do t´i shihja të dashurit e mi?

Sa herë kam kaluar përngutë atypari,
më kanë sjellur aty zemrat si acari:
që të mud të shoh, për të mos më parë!
Rast më të çuditshëm nuk e di a ka,
të jem e të mos jem se si më ra!?
I njejti Park me të njejtat figura,
me drunj zbukurues dhe me ca statuja,
si gjakimet tona të pa përfunduara!
Ndërtesa e thjeshtë e Universitetit ndriste,
me rreze të bardha, simbol dije e rrite.
Më tutje dukeshin sytë e Bibliotekës,
të qeleshe bardhës , krenari e qytetit.
E shoh Pallatin*, kujtimet ku më ngujohen,
që kurrë më në jetë nuk do të harrohen.
Është një dritare në katin e gjashtë,
ku pata shumë ëndërra dhe nuk pata fat!
Armiku gërryen si krimbi kokëzi,
po fundi do t´i vij njëherë edhe atij.

Ky rrugëkryq seç ma kujton orën,
momentin e fundit dikurë të një kohe.
Aty u ndava me një pjesë të jetës,
në rrugën e Pallatit të Universitetit.
Sa pata dëshirë të shoh ndonjë fytyrë,
për mua të dashur dhe të dlirë!
Jo nuk kalon dot askush atypari,
nga ata që donte të m´i shohë xhani!
Kalonin fytyra të reja e të vjetra,
por të njohur kund asnjë s´e gjata!
Athua vallë njerëzit paskan ndërruar,
apo ndoshta fare i paskam harruar.
Jo, s´mund të ndodhë diçka e tillë,
por nuk kam fat, këtë e di mirë!
Dëgjoja ca zëra pranë semaforit,
nxitonin njerëzit atë ditë të shtatorit.
E si më dukeshin të gjithë disi ndryshe,
janë ç´mësuar sytë nga ato rrugëkryqe!
Aty qëndrova gjatë me askë pa folur,
dhe do të shikoja edhe shumë orë,
vetëm që të shihja dikë kah kalon,
mallin e të kaluarës që të ma shkon!

Fati nuk e do, m´u desht që të iki,
erdha si hije kujtimet që t´i çkyqi.
Lamtumirë rrugëkryq i qytetit tim të mirë,
do të qëndroja ende me shumë dëshirë,
po s´jam në duart e vetes time,
ju lë për ca çaste se më pret gjykimi!

Shoku i rinisë më shikoi, u takuam ballë për ballë,*
i hutuar së tepërmi s´më tha gjykim të mbarë!
Jo shoko, s´mundesh e s´të shkoi ndërmend,
s´e pritje atë takim në të tillë vend!
Pse nuk kemi lindur në kohë më të mirë,
kur lulëzojnë blinjtë me aromë të dlirë.
E shikova rrugën, pak kishte ndërruar,
ca shtëpi të reja me çatitë gufuar.
Asnjë fytyrë të njohur s´mund ta shoh,
sa kanë ndërruar , ka kaluar shumë kohë.
Tregu gumëzhinte, njerëzit varg e vi,
me zemër i urova, u thashë lamtumirë!

Të kisha pasë një pëllumb lajmëtar të mirë,
dhe të m´i ftojë pranë të dashurit e mi!
Ju kalova pranë dyerve të mirënjohura,
s´u hapën për mua, dhomat s´qenë të ngrohura!
Nuk qenë mikpritëse për herën e dytë,
atëherë kur dola dhe tash duke ikë!
Po ta dinin fëmijët do të dilnin vrap,
të ma bënin me dorë që të ndalem pak.
T´i marr në krahë dhe t´i përqafoj,
ato duar të vogëla t´ua ledhatoj!

Sytë e përpinë syprinën, në qytet më mbetën,
shkolla ma kujtoi Eminin e rinia Ganimeten*!
Për çka e flijuan jetën në lulen e rinisë,
që ta njomin këtë Tokë, ferra më t´mos nisë!
Dielli t´i ngrohë gjithkah lulet e trëdofilat,
të lirë të jenë gjithnjë të këndojnë bilbilat.
Kurorë në kodër t´qytetit me emra të njohur,
dëshmorë të papërkulur u flijuan për popull.
Hap i tyre s´ishte i madh as gëzimi,
s´u mbulua gremina, nuk u bë kushtrimi!

Burgu i Nishit
23 shtator 1988

The post Dy takime me Prishtinën – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zë qytetërimit – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/ze-qyteterimit-martin-cuni/ Mon, 22 Mar 2021 17:04:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18398 Zë qytetërimit (30 mijë pleqëve, grave e fëmijëve të kampit “Shatila” në Liban) Na jepni...

The post Zë qytetërimit – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zë qytetërimit
(30 mijë pleqëve, grave e fëmijëve të kampit “Shatila” në Liban)

Na jepni pak ujë,
na dërgoni pak bukë!
Fëmijët na u bënë shkrumb.

Vëllezërit na kanë rrethuar,
plumba na hedhin për mëngjes,
gjyle na hedhin për darkë!
Plumba ditën, gjyle natën,
bajonetat na presin për rreth.

A keni ndjenja të një kombi?
Në emër të cilës liri,
në emër të cilës ideologji,
fëmijët na i bëni shkrumb e hi?
Shekulli njëzet,
kush t`i pajtojë fëmijët tanë në djep?

Djemtë tanë luftojnë
të etshëm në vapë,
për një oazë jete
në këtë tokë të thatë.

Duam ujin tonë – burim
jetë me dritë e gëzim!
Qytetërim!
Aeroplanët, fregatat e tanket,
le të mbrojnë jetën n`agim,
le të flakërojnë për gëzim!

Ju thërras o njerëz,
në emër të dashurisë,
shporrini djajtë nga zemra,
për hir të Perendisë!

Shatila e gjakosur
Gernikë e këtij shekulli,
Qytetërim i lirë
barbarinë e mesjetës
mbylleni në grila hekuri!

Burgu i Nishit, shkurt 1987
“Jetë e furtunë”, Prishtinë, 2002

The post Zë qytetërimit – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t´ju quaja ndryshe – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/03/17/do-tju-quaja-ndryshe-martin-cuni/ Wed, 17 Mar 2021 21:13:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18328 Do t´ju quaja ndryshe Golgota kurde më bën të dyshoj dhe jo vetëm ajo… në...

The post Do t´ju quaja ndryshe – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t´ju quaja ndryshe

Golgota kurde më bën të dyshoj
dhe jo vetëm ajo…
në sinqeritetin e luftës,
në sinqeritetin e fjalës,
në të vërtetën e madhe që sot proklamojnë!

Korbat fluturojnë,
mbi kokat kurde,
dhe jo vetëm mbi ato,
nga vëllezërit e Dinit,
nga vëllezërit e racës
në emër të Allahut dhe të paqes?!

Luftë e drejtë i thoni
golgotës së Kuvajtit?
Galop pa kompromis bëni
si bijtë e Gernikës
në panonë e Pikasos,
ç`tingëllimë e imagjinatës!

E drejtë do t´i thosha
të ngisni edhe një vrap,
ti kaloni bjeshkët mbi Eufrat!
Alpet t´i kaptoni, të arrini në Sharr,
aty do t
mësoni edhe një lëngatë
histori të hidhur të popujve të ngratë!

Smjafton vetëm zëri
për hir të drejtësisë,
ky shekull po nxihet me makabritetete
t
padrejtën e mundim me vepra t`vërteta!
Po deshtët të drejtën dhe Perendinë vetë
bëni punë njerëzore – dhe pa interes!

Prishtinë, prill,1991
Përmbledhja: “Jetë e furtunë” Prishtinë 2002

The post Do t´ju quaja ndryshe – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Disa pyesin pse nuk flet Demaçi – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/03/04/disa-pyesin-pse-nuk-flet-demaci-martin-cuni/ Thu, 04 Mar 2021 21:14:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17864 Disa pyesin pse nuk flet Demaçi A kanë shpirtë ata njerëz A kanë një trohë...

The post Disa pyesin pse nuk flet Demaçi – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Disa pyesin pse nuk flet Demaçi

A kanë shpirtë ata njerëz
A kanë një trohë zemër,
A kanë pak njerëzi!?

Për disa “gazetarë” e di!
Për disa “intelektualë” e di!
Për disa “priftërinj” e di!
Për disa “hoxhallarë e di!
Për disa “politikanë” e di!

Shtatëqind herë po u dogje,
Shtatëqind pash nëse hyn nën dhe,
Shtatëqind herë feniks po u ringjalle,
Serish kërkojnë të të mbysin mizerisht,
Vetëm që ata të duken më të mëdhenj!

2016.Ennepetal Gjermani

The post Disa pyesin pse nuk flet Demaçi – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpalljes së pavarësisë të Kosovës – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/shpalljes-se-pavaresise-te-kosoves-martin-cuni/ Sat, 20 Feb 2021 20:59:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17466 Një urim me vargje modeste! Martin Çuni Shpalljes së pavarësisë të Kosovës Sonte jam larg...

The post Shpalljes së pavarësisë të Kosovës – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një urim me vargje modeste!

Martin Çuni

Shpalljes së pavarësisë të Kosovës

Sonte jam larg fishekzjarreve të zemrës time,
Larg lotëve të gëzimit të miqëve të mi në Atdhe
Afër dhembjeve, që për jetë të jetëve nuk bëhen harrim.

Sonte nuk do ti hap portat e rrugëtimeve të gjata
Të dal nëpër Botë, as të shtegëtoj Bjeshkëve të Nemuna,
Nëna nuk do të më përcjellë, as nuk do të më presë, si prore
Fjalët dhe uratat e saja do t
i bëhen udhë shpirtit:
“Biro, t`u dhashtë e mbara ty e shqiptarëve!
Paqe pastë gjithmonë për ty e për shqiptarët!”
Ajo me lotë gëzimi në sy do të shikojë qiellin
Edhe fishekzjarret, që fluturojnë si flakë kuçedre
Prishtinës dhe Kosovës i bëhen sihariq.

Pastaj nuk do të shohim karvanin e ndarjeve, as
Gëzimin, hidhërimin dhe mallin e përflakur nëpër mote,
Që lumenjtë e lotëve nuk ua shuan dot etjen
Bërë si toka: djegur e përvëluar në shkretëtirën e kësaj Bote
Do të gërshëtohen, shliren e përshliren përvujtërisht, sot
Mbuluar me plafin e hirit të heshtjes në tumulat e lashta Ilire
Si dhe nëpër varre të të parëve tanë në mesjetën e përzymtuar.

Pas shumë shekujve të shungulluar të Shqipërisë
Nëpër bjeshkët e valëve të detrave tanë
Nëpër kaltrinë e Liqeneve shqiptare!
Nëpër plisat tisëborë të Malit Sharr.
Shqiptarët nuk do të skuqin më xhamadanin e bardhë.
Do të fluturojnë këmishat sonte,
Do të valëviten shamitë me plisa.
Shqiptarët do të shtegtojnë me meste të bardha,
Shqiptarët do të flakërojnë si rreze mes lisash!

Me zemërbardhësi dyert i hapën ditën edhe natën,
Që të presin nevojtarët e skamnorët e huaj, tregtarë,
Dhe tu hyjnë në gji nëpër shekuj me radhë:
Të mos mardhin nga acari i dimrave,
Të mos përvëloheshin nga vapa e verës!
Pastaj: ngadalë e me buzëqeshje në cep buze
Me smirën terratisëse në shpirtin e pashpirt,
Zemrat jofisnike nxinin gjithë bardhësinë,
Që Zoti ta falë kishtë dijtë ndër shqiptarë:
Ua nxinë jetën e ua ndalën rritën dhe dritën;
Kurrë nuk arritën t
ua nxinin shpirtin,
Perlë të bardhë ta mbajnë lart arritën,
Si bardhësi kurorë malesh e si rreze Dielli!
E u tkurrën, e u tkurrën shqiptarët, pa fund
Çdo pëllëmbë toke, deti, liqeni e lumi u skuq
Çdo skutë u çelikos me eshtra shqiptarësh
Edhe shpirti mbeti i pastër si një ëndërr e bardhë.

Edhe iu shpifën e çka s´ju thanë
E ua shanë anë e mbanë Evropës,
Tokën e tyre të madhe e të bukur,
Kullat e tyre të vogëla mbushur krenari,
Mirësinë e tyre të padjallëzuar.
Ua shanë bujarinë e mikpritjen,
Ua përnatën jetën në pranga e leqe
Kazamateve me themele ligësie.
Ua përnatën me shpata e dyfekë gjithfarë
Me zjarr e me hekur i nëpërkëmbën!
Me intriga, përçmime e ligësi të papara
Ua qëndisën gjithë të këqiat dhe shpifjet
Vrragët e torturës në kurëm e në shpirt.
Ua rrotulluan edhe pllakat e varrezave të të parëve
Ua lëkundën themelet e trojeve mijëravjeçarë
Ikonat e idhujve ua përlyen me blozë harrimi
Mbi themele lartuan muret e ndëshkimit
Stolisur më së miri me shenja çorodie.

Shqiptarët i kryqëzuan sikurse edhe profetin
I ngulën për së gjalli nëpë hunj marrie
I tkurrën e i ndrydhën si ankthi
Që t´u shuhej fryma
Që t´u humbte emri.
T´ua humbnin farën
Që as sot dhe as nesër
Të mos ishin shqiptarë!

Lotët e dhëmbjes po më rridhnin lumë
Atje maje Pashtrikut, ku s´m´i shihte kush.
Atje lartë kujtoja Albanët e bardhë
Albanët e mi si borë e Maleve të Sharrit,
Nëpër kthetra të barbarëve objekt orgjishë!

Qytete të lashta mijëra vjeçare,
Me dyer të bukura e të hapura mirësie
Me zemra të mbruajtura nga bardhësia e Diellit!

Sot bien fishekzjarre nëpër ato rrugë
Të lara me gjak rinor e të shtruara me brenga,
Të mbuluara me djem e me vasha Shqipërie
Njomur me lotë hyjnor Nënë Terezash.

O Zot a e vure re këtë herë:
Me emrin tënd në gojë
Me smirën mbjellur në shpirt,
Deshtën të na shuanin pa gjurmë
Deshtën të na shkulnin me rrënjë,
Nga kjo tokë Perëndie,
Si farën e ligë, si therrë e si egjër!

Po s´ia dolën dot, Zoti s´e ka dhënë,
E rishtas i deshtëm dhe i falëm ata;
E harruam ferrin e tyre për ne!
Si gjithmonë u besuam me hir
Atyre, që hiqen, se besojnë në Zot!
Besën tonë ua dhamë dhe të pabesëve,
Prej të cilëve trupit tonë rishtazi e ngahershëm,
Stërmundimet e Krishtit përjetuam serish!

Matëm me kutin e shpirtit tonë
Me shpresë se do të kuptojnë
Se ne ishim figurë njeriu
Gjurmë të mirësisë
Të shpirtit e të hyut.

Serish u hakmorën për mirësinë tonë ndaj tyre
Rishtas ramë në të shkretët gjunjë;
I mbushen me ne gropat me kufoma
Me eshtrat e gjenit tonë i mbushën:
Një herë, dy herë, tre herë…
Dyqind vjet, pesëqind vjet, epokë,
Dreq, Sulltan e mbret…
Perëndi, nuk qendrojnë të qetë,
Forma të reja kanë për të gjetë!

O Zot, na mbush mend një herë e mirë
Sado që është vonë, ke prore mëshirë,
Mbaje zgjatur drejt nesh dorën tënde të jetës
Të mbetemi ngaherë të besës, por, jo kundër vetes!

Dita e shpalljes së pavarësisë
Ennepetal-Gjermani 2008
( Kjo poezi u shpërbly në konkursin letrar të LSHAKSH në Gjermani.)

The post Shpalljes së pavarësisë të Kosovës – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha e kodeve – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/koha-e-kodeve-martin-cuni/ Thu, 11 Feb 2021 09:26:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17171 KOHA E KODEVE Kishim Kodin e Davinçit Kodin e kulturës e dijes Kodin e burrërisë...

The post Koha e kodeve – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHA E KODEVE

Kishim Kodin e Davinçit
Kodin e kulturës e dijes
Kodin e burrërisë
Kodin e humanitetit
Kodin e mirësjelljes
E kodin ilegal.

Na mbetën:
Kodi i smirës
Kodi i injorancës
Dhe kodi i zhbërjes!
(m.ç.) 1 korrik 2018 En.

The post Koha e kodeve – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një bjeshkë e dy male – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/nje-bjeshke-e-dy-male-martin-cuni/ Sat, 09 Jan 2021 12:35:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16422 NJË BJESHKË E DY MALE Besoja se do të shkoj në bjeshkë Në bjeshkë edhe...

The post Një bjeshkë e dy male – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË BJESHKË E DY MALE

Besoja se do të shkoj në bjeshkë
Në bjeshkë edhe shkova,
Që të vijë në shtëpinë time
Bjeshka, jo nuk e besoja!

Besoja se do të rrugëtoj malit
Edhe nëpër male shkova,
Se do të vijë në shtëpinë time
Dimali, jo nuk e besoja!

Bjeshkën po e ledhatoj
Dimalin e baj mbi krahë!
Një Bjeshkë e Dy male,
Besoni, nuk janë pakë!

(m.ç.)
2o maj 2020, Prishtinë

The post Një bjeshkë e dy male – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liri – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/liri-martin-cuni-2/ Sat, 09 Jan 2021 08:31:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16363 Martin Cuni Liri Liri është kur merr frymë lirisht Kahdo që fryma vjen e shkon...

The post Liri – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Martin Cuni

Liri
Liri është kur merr frymë lirisht
Kahdo që fryma vjen e shkon
Liri është kur nuk të ndalon askush rrugës
Kur nuk ngjatjeton zyrtarin shqip
Kur lirisht shkruan parulla në parlament
Kur parlamentit ia shungullon muret
Kur parlamentarët i gjuan me vezë
Kur e rrafë policin në rrugë

Liri është kur hyn e del kur të teket
Liri është kur i len arat djerrë
Liri është kur vreshtat i len të thahen
Liri është kur malet i pret pa rend
Liri është kur një pulë nuk e mban në derë
Liri është kur flet kush çka don
Liri është kur shan kë të douash
Liri është kur shkelë mbi Atdhe
Si pelat lodrojnë pa fre! (m.ç.)
Martin Cuni

The post Liri – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shqipëtares – Martin Çuni https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/shqipetares-martin-cuni/ Sat, 02 Jan 2021 21:42:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16130 Shqipëtares Hapi krahët, mori përqafoje botën, Ajo është e vogël, për zemrën e bardhë! Për...

The post Shqipëtares – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shqipëtares

Hapi krahët, mori përqafoje botën,
Ajo është e vogël, për zemrën e bardhë!
Për zemrën e madhe të bijës shqiptare,
Për sytë e saj si Zoti dijti t`ia falë!

Për mbretërimin si të Teutës,
Për zemrën të Terezës tonë Nënë
Për besën si Penelopa e Uliksit,
E si nuset e Ago Ymerëve tanë!

Buzëqeshje e shpresës në fund të territ
Në fund të ferrit e në e fund të tmerrit!
Bukuri e trishtë, por asnjërë e brishtë
E shenjtë përballë të keqes së njeriut!

(m.ç.)
14. 05. `19. Gjermani
Martin Cuni

The post Shqipëtares – Martin Çuni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>