The post Besa e brezave – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Nëse edhe trurin do të ma verboni
Prapë do të mendoj vetëm për liri
Nëse edhe organet do të mi ndërroni
Prapë do të frymoj vetëm për liri
Nëse edhe këmbët do të mi gurëzoni
Në gjunjë do të eci drejtë lirisë
Nëse edhe sytë do të mi nxirrni
Edhe i verbër do të kërkoj liri
Nëse edhe duart do të mi shkurtoni
Me gjak do ta shkruaj fjalën liri
Nëse edhe ajrin do të ma helmoni
Me arteriet e lirisë do të marr frymë
Nëse në torzo do të më shëmtoni
Do të shndërrohem në përmendore
Nëse përmendoren do të ma thyeni
Do të përmbysë varrin si Konstandini
Prishtinë, 1989
The post Besa e brezave – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Lisi – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ngrysur derdh shtat
Në detin e kaltërisë
Në vorbullën e kuqe
Kur kujtimin shprish
Në lëkurën tënde shkëmbore
Thellë kanë hulluar stuhitë
Tërë jetën korbat kullotën ëndërrat
Në livadhin tënd të blertë
Në zemrën tënde të shpuar
Nga krismat e rrufetë
Në frëngjitë e plagëve tua
Të pesë kontinentet u panë
Gjerë në qiell u ngreh muranë
Mbi gjakun tonë oqean
Dhe asnjë sharrë e urrejtjes
S’mundi të të rrëzoi për dhe
Ballin lartë ndër yje
Rrënjët thellë në ne
The post Lisi – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Kafshë e zezë ulurin – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Kafshë e zezë ulurin unguron
Kobin ndjell thërret fatkeqësinë
Kafshë e keqe tërsëllin
Me kthetra mih muret dheun kapërdin
Siellet rreth vetës kurrizin kafshon
Mmbërthyer në lak dhëmbët vërshuar në gjak
Ghuhën nxjerr qafën shtrin
Sytë përgjak çatllais krekoset në lak
Dhëmbët larë në gjak trupin mbytur në gjak
Ulurin vetëtin sokëllin
Kryqëzuar në prag bishtin tjerr në bravë
Sokëllin vetëtin ulurin
Në dorë të zezë lidhur në hekur mbërthyer
Në zogj të vet ndërsyer
Verbërake në ag çmendurake në natë
Vërtitet përpëlitet zvarritet
Siellet në rreth rreth boshtit të vet
Shkumë të bardhë nga goja nxjerr
Leh në tokë leh në të zonë
Leh në qiell leh në diell
Mih arën nxjerr farën
Zogjt e vet ndër dhëmbë mbllaçit
I njeh s’i njeh i kapërdin
Kafshë e keqe e harruar kohe
Kafshë e tërbuar e qitur bote
Kobin ndjell vdekje të mbjell
Të çmendet stuhia të ngreh çadër shëmtia
Të pllakos çmendia të rrisë krah arratia
Në rrugën e luleve të mos mbijë pranverë
Prag i shtëpisë sime të mbyllet me therrë
Kafshë e zezë e harruar kohe
Kafshë e tërbuar e çitur bote
Krushku im i dasmës i thash djalit e vashës
E digjni e platitni kafshën e zezë
Në prag të mos çelë vezë
Nën akujt e dimrit të shkundë qafën bari
Kafazin e ndryshkur të thyej luani
Në vendin e vet të kthehet dheu
Të ngrehet ura deri te dielli
Të kthjellohet qielli të derdhë flokë ylberi
Nga lulja të fluturoi zog i pikëllimit
Vuajtja të ndryhet në guaskë harrimi
Të pllenohet ara e djerrashpresës
Të mos vdes kurrë
Sofra e bukës e kripës dhe e besës
The post Kafshë e zezë ulurin – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Lisi i Dodonës – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ngrysur derdh shtat
Në detin e kaltërisë
Në vorbullën e kuqe
Kur kujtimin shprish
Në lëkurën tënde shkëmbore
Thellë kanë hulluar stuhitë
Tërë jetën korbat kullotën ëndërrat
Në livadhin tënd të blertë
Në zemrën tënde të shpuar
Nga krismat e rrufetë
Në frëngjitë e plagëve tua
Të pesë kontinentet u panë
Gjerë në qiell u ngreh muranë
Mbi gjakun tonë oqean
Dhe asnjë sharrë e urrejtjes
S’mundi të të rrëzoi për dhe
Ballin lartë ndër yje
Rrënjët thellë në ne
1983
The post Lisi i Dodonës – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Në dhomën time banon vjeshta – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Gjer në kullën e vetmisë sime
Miku im
Rruga është e shkretë
Koha djeg fitilin e pritjes
E nata
Rrjedh gjak të zi nga goja
Në kornizën e sëmurë nga verdhësia
Zhvarroset kujtim i blertë
Trenat e kohës parakalojnë
Nëpër kokën time me ulërimë
Si bisha të plagosura
Që kanë humbur qetësinë
Barharrimi s’arriti t’më rrënoi
Malin e kujtimit
Edhe sonte ndjejë trokëllima hapash
Nëpër lëkurën e natës sime të pagjumë
E në dhomën time vjeshta banon
Mbytem në lumin tënd të trëndëfilt
E dashura ime
Gjerësa zbulon këmbët qiell i mashtrimit
Dhe nga hija jote më ndjek
Shi i akulltë dimëri
Si ti kaptoj muret e sëmundjes sime
Kur çdo ditë çdo natë
E ngjeshur në mantil mjeku
Rrëzon shkëmbenjë malli
Në detin e pikëllimit tim
E rreth meje e në mua
Shtreson myk i vjeshtës së vonë
E më dergj në shtratin e letargjisë
helm i gjarpërit të shtëpisë
Ç’ të bëjë tani me gjarpërin tënd në duar
Ta vras a ta mikloj për t’ më mos kafshuar
MEMET BREZNICA
The post Në dhomën time banon vjeshta – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Akili – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Të gjithë heronjtë e Trojës lakmuan kuajt e tij
Që Zeusi në Olimp u kishte falur pavdekësinë
Të gjithë trimat lakmuan trimërinë e tij
Madje edhe vetë Menelau atë ëndërronte
Kur në Trojë pas të bukurës Helenë u msy
Të gjithë lakmuan bukurinë e tij
Edhe vetë Narcisi u tmerrua
Në pasqyrën e ujit kur iu hijesua
Çudi si nuk u dashurua në të Helena hyjnore
Që Troja të mos digjej flakë nga zemërimi i tij
Të gjithë dëshironin që të ishin Ai
Para garave të tyre të bukura kur të ktheheshin në Atdhe
Të gjithë dëshironin që ti përvetësonin armët e tij
Që varri tu shkëlqente me të tijën pavdekësi
Askush se donte thembrën e tij të butë
Veç Adem Jasharit në kullën e tij të gurtë
Të dyve fundin ua paratha Orakulli i Delfit
Ata si Lisi pellasgjik u ngjitën majave të qiellit
The post Akili – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Gjuhë në ankth – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Gjuhë në ankth – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Circja – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Grua ëshë
Në mitologjinë Pellazgo-Ilire
Circja e quajn
Ajo më ndjek
Edhe atëherë kur nën re Fshihem
Shpërfytyruar
Në njëqind fytyra
Më shfaqet
Herë Circe
Herë Harpi
Mbrëmë më shtroi
Në një gjumë të thellë
Si në mit Odisenë
Duke endur pëlhurën
E strofave të një kënge
Të bukur dashurie
Rrëmujë kishte bërë
Kullën e vargjeve të Homerit
Duke ndërsyer Cerberët
Që të lehin
Në pasqyrën
E bukurisë së tyre
Mendonte që Odiseu
Isha unë
Që tradhëtuar e kam
Në një ditë të kaltër
Duke e vënë në gjumë
Me atë barin magjik
Që Hermesi e kishte sjellur nga Dyrrahu
Ti ende ushqen mërinë
Shkatërruese për mua
Si Menelau për shkatrrimi e Trojës
Nga dashuria për
Të bukurën Helenë
Madje
Edhe birin tënd Telegonin
Dërgove të më vriste në Epir
Kur unë atje
Po fshihesha nga urrejtja e popullit tim
Për mëtonjësit që kisha vrarë
Nga dashuria për timen shoqe Penelopë
Unë nuk jam Odiseu
Vetëm mitin e tij ushqej
Ik tani
Edhe që gjumë nuk kam
Nuk kam fjetur
Që nga koha e bronzit
Duke të kujtuar vetëm Ty
The post Circja – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Prolog – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Përtej diellit anës territ
Rritet e pritet një lis i gjallë
Përtej dritës botë e ferrit
Ngrin natë e ditë nuk zbardh
Përtej tmerrit në udhëkryq pritje
Me shekuj do krushq janë grirë
Dashuri e shpresa ti prapë linde
Flakë u ndeze për tu gëdhir
The post Prolog – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Shpresë e zezë – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Edhe në fund të ferrit ka shpresë
më flet Athineja në një gjumë të trishtë
Ajo është shpresë e zezë vazhdoi ajo me një buzëqeshje të lehtë ironie mbi buzë
Por unë nuk dua që të jem shërbëstar i shpresës së zezë
Andaj më falni
Liria u takon vëtëm luftëtarëve
The post Shpresë e zezë – Mehmet Breznica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>