Mentor Thaçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mentor-thaci/ Poezi Laberia News Sun, 16 Aug 2020 12:06:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mentor Thaçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mentor-thaci/ 32 32 Hile e hershme – Mentor Thaçi https://poezi.laberianews.com/2020/08/16/hile-e-hershme-mentor-thaci/ Sun, 16 Aug 2020 12:06:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11242 HILE E HERSHME Ra kjo Udhë, na çiti n’Rrugë, n’shesh na dulën të palamet, krejt...

The post Hile e hershme – Mentor Thaçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HILE E HERSHME

Ra kjo Udhë, na çiti n’Rrugë,
n’shesh na dulën të palamet,
krejt i zdraltë, krejt i vrugtë,
zhgënjim shpirti erdh të pamët!

Ka do vjet, tash tri dekada,
prej që Krimi u bâ Ligj,
Manastiri n’krim me grada,
“Njeriu i Zotit” s’pyet për imigj!

Seq ia vnoi synin me hile,
“Shpia e Zotit” tokës së huej,
tash dhe Gjykata me kile-vile!
Kryet e buallit, macë ec e luej’!

Kollaj falet toka e tjerëve,
n’daç haxhet e n’daç dhuratë,
ua hapë rrugen fesatev e gverreve,
Shtetin e Krimit e bën ispatë!

Bërryl pas bërrylash, kush i pari,
me rrehë kumonë për shamatë,
erdhen bossat m’as gospodari,
tash edhe “miqtë” peng në ispatë!

Njeriu i fesë, ky “shërbëtor Zoti”,
nuk e ndali hapin as vrapin,
kish vnua gisht me betim qysh moti,
Eksterritorialitetit t’ia çet hesapin!

Kish mbledhë shkrime e teftere,
tuj mledhë t’thanme për gjynahçarët,
as gënjeshtrat nuk janë mistere,
e hanë karremin lehtë shqiptarët!

E ka dhe emnin me sinonim,
i thonë Savë, por synon Dunav,
me hile, besim, tërbim, rrëmbim, …
çdo pengesë lehtë e shpërlau!

Eh, heret lapsin ia ka çitë synimit,
e ndalon rrugën për me hapë udhë,
kur t’i vjen vakti i “bashk”bisedimit,
gurin e sherrit ku t’don e ngulë!

E “t’tontë’ lirë e hëngren tramin,
thonë, n’çmim iu dulë prapanica,
dora e keqe m’as e len nâmin,
po t’u nxu bishti, t’vdes sakrifica!

Sa me perfiditet i luajnë rolet,
prej urdhëndhânësi kcejnë në viktimë,
për të pshtu bythen, afrohen polet,
sa kollaj marren e kapërdijnë!

Jam i sigurtë, rruga do t’kryhet,
si gjithmonë gjendet njai kompromis,
por çmimi i dhimbjes keq do të fryhet,
e ramja e sotme nesër do t’krisë!

E ti milet që jeton me përralla,
kurrë nuk u pjeke në pleqnim rendi,
kafeve e rrugëve tuj tjerrë kopalla,
e para syve po të zh’bëhet vendi!

Mentor Thaqi
16 Gusht 2020

The post Hile e hershme – Mentor Thaçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirti m’dhëmb – Mentor Thaçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/shpirti-mdhemb-mentor-thaci/ Sat, 07 Mar 2020 06:16:29 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1088 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor, Mentor Thaçi SHPIRTI M´DHËMB Ky mjerim keq na e nxiu...

The post Shpirti m’dhëmb – Mentor Thaçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor, Mentor Thaçi

SHPIRTI M´DHËMB

Ky mjerim keq na e nxiu jeten
prej drini dolem e në pus u gjetem,
nuk po mujmë ta gjajm vetveten …
as ku ishim dhe as ku mbetem!

Na kanë m´lu pleshta e morra,
hilexhi, kodosha, hajna, horra, …
s´dojn me lanë gja pa e shkelë,
s´dojnë me lanë “cicë” pa e mjelë!

Rrush e kumbulla vjelin n´shelnje,
s´ashtë pa n´botë nji k´so e vjelne!
Pa e krye njani, ia ri-fillon tjetri,
shumë ma perfid ky i “riu” se i vjetri!

Nuk na mbeti ma nderë as nofus,
kush të don mund t´na thotë “SUS”,
respekt, vlerë, dinjitet as identitet …
as me fshi by…en ma s´na ka mbetë!

Të dhamb shpirti kur sheh mjerim
që po i vret Shtet dhe Komb tim,
nga dy palë sy kemi kthye kah ikja,
ik moj bythë se keq të vrau fikja!

Po kuj i duhet tash “Toka e Shtetit”,
Kur dorë kem hjekë prej Entitetit?!
Për “pak tokë” kuj i dhëm k´thiza,
kur po ia vlejka t´ndrrohet me viza!?

Nermjet veti jemë thy e ba tym,
mes vllaznishë s´ka mirëkuptim,
me rrahë vëllaun e thërrasim t´huajin
se ai na rrahë e na shkon hujin!

Kudo n´botë vendin e vet e shtojnë,
vetëm ne mjerisht, e vetësakatojmë,
shumë na e morrën, tash vetë e falim,
e duam “komshiun” dhe vrasim djalin!

Dhe … nervozohen “Daijtë e Dheut”
pse s´pranojm të hyjm n´atë valle?!
Paj, jo more, jo … se mallkimi i Dheut
do t´na e bjen GJËMEN e Madhe!

Nuk besoj se ka Pjellë të Shqipes
që s´don Kombin dhe Atdheun e vet,
por shpejt bahemi si zojt e Qyqes,
sapo t´marrim pak erë n´PUSHTET!

Dhe … kërcënojnë keq vllazninë e tyre,
se do t´a p´sojnë po ngulen këmbë,
me nga dy surrate pa një pikë fytyre,
ah, s´më tremb frika, por shpirti m´dhëmb!

Mentor Thaqi
5 Mars 2017
(Enkas në 5 Marsin e Jasharëve të mi, atyre që me gjak e jetë u sakrifikuan dhe HEROizuan për Liri, Komb e Shtet!) Nderim deri në përulje dhe puthje të Tokës që ata shumë e deshtën!!!

The post Shpirti m’dhëmb – Mentor Thaçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>