Mentor Thaqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mentor-thaqi/ Poezi Laberia News Sun, 01 Nov 2020 07:23:37 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mentor Thaqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mentor-thaqi/ 32 32 Ne hap me ty, patem nje histori – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/ne-hap-me-ty-patem-nje-histori-mentor-thaqi/ Sun, 01 Nov 2020 07:23:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13914 NË HAP ME TY, PATEM NJË HISTORI Ti o ma i madhi i burrav, kenka...

The post Ne hap me ty, patem nje histori – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË HAP ME TY, PATEM NJË HISTORI

Ti o ma i madhi i burrav,
kenka dashtë t´na thuash ma rrept
funndin e tregimit t´paluhatun

Gjithmonë mbas ngacmimit i tharbje me t´keshne,
ata vdisnin vetë për s´gjalli

Ato dy fjalë t´njajta hon e don,
kosova, dardania=”” jonë,=”” shtet=”” i=”” pavarun=”” demokratik=”” …=””,
e këtë far´të hapunen
topuz mbi krena t´ helm´ta kosova,

Dyfjalëve edhe dy vulosje,
< Kosova i ka kufijt e vet ndërkombëtar,
i njeh mirë secili fçi >,
vulosjes së dekreteve,
vula jote me gjashtëcepëshin dardan, për jetë të jetëve
dikuj n´kryeshnoshje, e dikuj n´kryedhimtë

Burrni e madhe n´vogëlsi
sharm i sharmeve … hardallët s´mund e vjedhin

Tevona … mbas dy vulosjeve edhe dy ramje n´fund
Toka m´duhet me njerëz,
kufijt nuk luhen, janë t´paprekshëm

E sot dikush po luan me veten
tuj rrejtë se po luan me namin tând,
po fjala âshtë ngulë heret,
nuk luan mësa qëndresa jote

Eh, në hap me ty, patem një histori
dhe hija e burrnia që kurrë s´tu thy

Mentor Thaqi

The post Ne hap me ty, patem nje histori – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe një letër, Atdhe – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/07/19/edhe-nje-leter-atdhe-mentor-thaqi/ Sun, 19 Jul 2020 12:23:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10019 EDHE NJË LETER, ATDHE AtDhe, sa herë t´shkrova letër, e bukur t´shpeshta kenë, gjithmonë n´derë...

The post Edhe një letër, Atdhe – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EDHE NJË LETER, ATDHE

AtDhe,
sa herë t´shkrova letër, e bukur t´shpeshta kenë,
gjithmonë n´derë m´erdhën,
mbas gjashtëjavë èndjesh

Kurrë s´e morra vesh,
se adresën t´njëtë e patem, kot adresë tjetër lypja

Edhe hallet me derte t´njëjta,
unë për ty pak e hiç, ti pa mua diç,
sall shpresa sa s´na vdiq

Më ndje, po t´ngushtoj pak përmes vetes teme,
po mullonin që m´âshtë mbledhë
s´kam ku ta çfry, s´kam ku t´a hedhë

Ah, fundvitet si t´njëjta, nuk po i bijnë t´pritnet
e shpresa po plaket, e … arsyeja po venitet

AtDhe … i kuj je, bre, që kurrë s´ma thè,
adresen e kemi t´njëjtë,
po sall për ankesa e rënkesa

Mentor Thaqi

The post Edhe një letër, Atdhe – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kufi në liri – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/07/18/kufi-ne-liri-mentor-thaqi/ Sat, 18 Jul 2020 21:17:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9990 KUFI NË LIRI Liria ka kufi edhe atëhere kur nuk kufizohet, hudut me adut, thotë...

The post Kufi në liri – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUFI NË LIRI

Liria ka kufi edhe atëhere kur nuk kufizohet,
hudut me adut, thotë i urti,
adut për hudut, luhatet i ngurti

E … kufiri i lirisë i bie diku, fillin nga vetvetja e arsyeshme
e fundin … po s´ia preke, mendoja … kujtoja … krijoja …
diku te ndërgjegja e vetëdijshme

Aty ku shkilet, nuk hyhet si dilet,
këmbët le të kthehen kah të duan e donë, e shkelura mbetet,
ç´rëndësi ka me shputa apo thembra

Paj, t´jeshë i lirë, e mund t´jeshë edhe jashtë lirie,
nuk të jepë pakufishmëri n´ecje, as kur kufiri s´mbahet me ngecje
por është diku, diku ku s´vëhet kuturu

Epo, liria ime ka kufi, e mbaj me bindje e jo me dhimbje,
bile edhe kur bindja dhëmb e dhimbja bindë,
por aty diku ndalem dhe arsyes i falem

Ndalu diku edhe ti … diku në liri …
diku vëji kufi

Mentor Thaqi

The post Kufi në liri – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E Shënjta Sofi – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/e-shenjta-sofi-mentor-thaqi/ Mon, 13 Jul 2020 15:16:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9724 E SHËNJTA SOFI (Ayia Sophia, Urtësia Shëntore) ImZot, kjo heshtje po vret shpirtin, dëgjohet e...

The post E Shënjta Sofi – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E SHËNJTA SOFI

(Ayia Sophia, Urtësia Shëntore)

ImZot,
kjo heshtje po vret shpirtin,
dëgjohet e nuk nig´johet

A … po po, njihet e s´ndihet,
njehet e s´ndjehet … tmerr për ferr

Gjuhë e panjohur zhurmohet
s´po flitet n´atë t´njoh´nen
po vritet në t´ftohnen
çabuk, çabuk … eunuk salxhuk …
rikthene t´merrin, rihapne ferrin … rikthene terrin

Ah … po rivritet Urtësia … ripushtohet Ayia Sophia
dhe çele gur gojën t´fortët
përballë t´çartunit

Krejt, krejt po marrin vesh, sall rënkimin jo,
po del nga themeli n´g´juhë tèmè
e k´ta t´mitë, ec e prishja tymin sulltanit absolut

Justinian, ti i Madhi,
na fal t´lutem, jemi t´nxan´në me mjerimin,
fjala don dorëzan e ne s´jemi t´zotë t´fjalës
e besa as t´hijes sonë

Ev Ataturk, ev
do duhej të rrije arrnaut me gishtvnuemje,
tash s´ta duan emnin as fermanin
n´alfabet t´Sami beut t´Frashnit,
syni shtrembët sherrbelave

E Urtësia … u nxua si Ayia Sophia …
s´i mbet më as hija … kur iu nxu nahija

Mentor Thaqi
12 Korrik 2020

The post E Shënjta Sofi – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ngrysje – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/ngrysje-mentor-thaqi/ Sun, 14 Jun 2020 19:37:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8333 NGRYSJE (Kush më ka faj mua që nuk i gëzohem marres?! Hë, po de!) Kleptomania...

The post Ngrysje – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NGRYSJE

(Kush më ka faj mua që nuk i gëzohem marres?! Hë, po de!)

Kleptomania i ra me turr thesit të kokrrave,
bini o burra, granimi le t´bën sehir, âshtë zaman burrash për kokrra
turr e turr … më serbez bash kurr

N´Urë t´Ibrit … aty ku bashkohet vrojtimi dyanësh,
qyqja këndoi kângë t´përzemërt
ec e mos kjaj nga nostalgjia … diqyshë si p´rralla e Landovic´s

… kukama nuk ndihej po ndjehej

Pse je kaq kryeneq, m´tha mènja jeme,
a nuk po e sheh që u kall Qielli i Prishtin´s,
e bënë që t´ia ndalin vajin Artan´s t´perlotne përmortshëm
me kollovodje … zhurka e kolla për okolla

… për dy djemë nanash, nuk âshtë kjo fundi i minierës
nuk âshtë as nëpërkëmbje e nderës

… fundja, a nuk u bâ i madh “fistari”

Ah … nuk k´thehet bosh haxheti e ibadeti prej përtej deti
burrat që “ruajn” prapanicën me nderë, janë zap,
ec e mos ji krenar … një ditë edhe mund t´pjellin by…-by …ash

… ilaq për pshtim nataliteti, bre

Nuk e di cili tha se “Shteti Kushtetues u vra” … po ncëk, ncëk …
myftari sall msit kje, derë më derë ua pleqnon dertet
nuk ia gjenë shoqin kund tjetër

Sa mirë, Qershori … apriori … kah Gazimestani
aty i “tjehet zani me gurmaz azgani”
hë lum e lum vatani

Kohë fishekzjarresh … kohë marresh …
jo largë nga aty … n´Artanë … vend e kohë varresh

Mentor Thaqi
3 Qershor 2020

PS. Fyerje as shamje nuk lejoj, i merzitun jam vetë e nuk më hyjnë në punë merzitë boshe! Mirëkuptim, ju lutem!

The post Ngrysje – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lum e lum per azgana – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/06/08/lum-e-lum-per-azgana-mentor-thaqi/ Mon, 08 Jun 2020 19:47:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7931 LUM E LUM PËR AZGANA Po thot “mileti”: Na p´shtoi Zoti, na u hoq sot...

The post Lum e lum per azgana – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LUM E LUM PËR AZGANA

Po thot “mileti”: Na p´shtoi Zoti,
na u hoq sot krejt ai far ricky-sikleti,
Hyqymet Hoti siç po merr ajom Moti,
na liroi nga njai “kjamet” reciprociteti!

E kush më i pari bre e përshëndeti,
po kush tjetër p´veç “kumo” komshisë,
vuçko, djurko, daçko dhe byçym naleti,
po dhe “kualicionistat” e hashimisë!?

Ah sa mirë, u harrua edhe TAKSA,
bile tash po del edhe prrallë e vjetër!
“- A ju thojsha, po thotë tash Hasha,
si kjo do t´jetë sall një lojë tjetër?!”

Paj, nuk kemi nevojë t´jemi t´barabartë,
ne e kemi Rickyn, ai nxitë bisnesin,
do të pasunohen rrast edhe shqiptartë,
se tuxhartë “partnerë” nuk ndrrojnë vesin!

Ev të lumtë bre azgan Kryeministër,
me azganllëk “burri” i hëngre fjaltë,
tash koncesionet do t´shkojnë vistër,
ishin sall fjaltë e juaja ore “sokol” djalë!

Heren tjetër në zgjedhjet e reja,
nuk do të ju ngushtojmë të premtoni,
nuk ka nevojë më aspak për beteja,
le të mbetet ky azganllëk model i joni!

Ev ty të “lumtë pushka” habertare,
oj Qeveri, Vlladë e Hyqymet model,
një azganllëk-qyqarllëk ala shqiptare,
tash edhe Ricky sapo na dërgoi “bedel”!

Nuk do të hjekim keq as me bisedime,
mjaft më me kaq shumë negociata,
Marrëveshja “shembullore” pret nënshkrime,
nuk duhen shumë këmisha as kravata!

Met DukGjini
6 Qershor 2020

The post Lum e lum per azgana – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eve mori zoge – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/eve-mori-zoge-mentor-thaqi/ Sat, 30 May 2020 14:23:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7265 EVË MORI ZOE Gëzuar ditën e lindjes, princeshë! Tre vjeç´ Eva, tre vjeç´ Zoe, të...

The post Eve mori zoge – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EVË MORI ZOE

Gëzuar ditën e lindjes, princeshë!

Tre vjeç´ Eva, tre vjeç´ Zoe,
të dya bashk sot i bëjnë gjashtë,
jo në moshë, por në ecje kohe,
me rritje dhe mëndje bashkë!

Po po, tashmë e madhe i duket vetja,
e gatshme për të shkua në shkollë,
mësimet e para i merr nga Tetja,
krej fije për fije, krejt hollë e hollë!

Tash din edhe t´lexon shkronja,
i njeh mirë edhe semaforët,
edhe në anglishte t´a kthen “vironja”,
e ka mësuar nga “vizatimorët”!

Ah moj Evë, ah moj Zoe,
ti çapkënja e tri nahijeve,
bash për asgjë nuk kemi droe,
se nga pesë treva trashëgon dije!

Dukagjinase në rrajë Rekjane,
e kur t´pyesin, thua se je Klinase,
sa Llapjane e sa n´anë Shaljane,
por me teke thua: Prishtinase!

Me tre gjyshër e katër gjyshe,
moj e përgëdhelura llastare,
ah moj çapkëne, aspak n´mëdyshje,
se do t´bëhesh lozonjare!

Mos ke brengë për konkurencë,
as nga Bora e as nga cilido t´vjen,
do t´jesh shembull me preferencë,
e mbanë llastimin si me refren!

Sidoqoftë, sot ke ditëlindjen,
do ta festojmë me PROTOKOL,
se je Princeshë, t´gjithë e kanë bindjen,
por vulen lype sall prej daj´s Tol!

Mentor Thaqi
25 Maj 2020

The post Eve mori zoge – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
President o Ibrahim – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/26/president-o-ibrahim-mentor-thaqi/ Tue, 26 May 2020 20:15:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7172 PRESIDENT O IBRAHIM S´munda t´i thëm k´to fjalë për s´gjalli, nuk m´la dhimbja, nuk m´la...

The post President o Ibrahim – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRESIDENT O IBRAHIM

S´munda t´i thëm k´to fjalë për s´gjalli,
nuk m´la dhimbja, nuk m´la malli,
mblodha veten, po t´i thëm sot,
shpresoj shumë, t´mos i thëm kot!

Prej atë ditë që ndërrove jetë,
kemi mbetur jetima t´shkretë,
na fshinë para cuba dhe horra,
s´kemi mbetë as gjak për morra!

M´fal, m´fal të lutem o Heroi im,
President, o Ibrahim,
as syret, jo bashk nuk bëmë,
rreth dy dekada që n´veprim kjemë,
s´patem kohë, kishim shumë punë,
Epror t´pata, ushtar kjesh unë!

Ah, sa shumë flasin n´emrin Tënd,
edhe më shumë kjo po më dhëmb,
deri dje t´kanë mallku e sha,
sot po “t´njohin” për Evlia!

K´ta që t´shpallen t´vdekur, n´Tiranë,
t´pushtuan “Shtëpinë” me desant,
desh t´vranë Atdheun, t´dogjën Flamurin,
hallkave t´Shtetit sot lesh po l´nurin!

Më fal të lutem për k´to fjalë sot,
po shpirti m´kjanë me gjak e lot,
mu desht t´i thëm o Heroi im,
President, o Ibrahim!

Jam i lumtur, po qe besa,
përjetësisht e huaj pendesa,
mjafton që isha ushtar i Yt,
dhe nëse m´vjen laku në fyt,
veçse … fotografi kurrë nuk bëmë,
për n´jeten tjetër po e lëmë!

(Ata që na i bënë, kurrë s´mi dhanë,
ngëk as ncëk, as fjalë nuk m´thanë!)

Mentor Thaqi
15 Gusht 2017

Dhe, kjo e bërë, s´ishte do si do,
u desh t´bëheshe i madh, që t´jesh dëshmor-hero,
e pena e poetit nga vllaznia jote,
Epitaf nderi t´dhuron para bote!
Mentor Thaqi

The post President o Ibrahim – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lisi i madh, Ukshin Hoti – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/lisi-i-madh-ukshin-hoti-mentor-thaqi/ Sun, 17 May 2020 04:38:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6426 LIS I MADH, UKSHIN HOTI Burrat e drejt, janë pak më të sertë, Mësuesi im,...

The post Lisi i madh, Ukshin Hoti – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LIS I MADH, UKSHIN HOTI

Burrat e drejt, janë pak më të sertë,
Mësuesi im,
e qe besa, Lisi i Madh, pat rrënjë të thella
deri në Ka të Zi Pellazgjik, n´në(n) Tokën e Dard(h)anisë!

Fjala oshëtimë e thënia Fortunë edhe ditëve me Diell,
se helbete, Moti në të luajtur ishte,
e gafil nuk bën të na gjejë!

Në Politikën e mirëfilltë, Diplomacia, ajkë në vete,
e të dya bashk në dy gjunjë para Atdhetarisë
Mësuesi im,
po deshëm njerëz të mbesim, dinjitoz para emrit,
apo, dybidyz n´manafikllëk?!

Alternativa e mesme, vetëvrasje për së gjalli,
pa emër, pa zemër, me shpirtë të tëhuajsuar!

Njeriu mbetet Njeri, për aq sa vertikalja jeton,

dinjitet-humbje i thonë, nënshtrimit
e pa të s´dijmë as dijnë kush jemi, ose e dijmë që jem askushi
nëpërkëmbë, pjesë e lojës pseudogladiatore!

Mësues,
TI nuk kërkove spjegim nga ne, e ne nga vetvetja po, duhet,
ku të lamë e kah vajte, apo ku të quan?!
Ndërgjegja, godet qebesa, se, Lis i Madh, në Rrugë të ngushtë ishe,
e Trupi, Lavdinë ta mbanë
e as moti emrin e nderit, s´ta lanë as thanë!

Po, Mësuesi im,
ka një pyetje, kërkon përgjigje dhe spjegim
se heshtja në pambarim, nuk mund të zgjasë
e me plot arësye, zgjidhjen, duhet vënë n´krye
se veç Gordiu lidhte nye!

Emri Yt thërret ndërgjegjen:
– A ka kush që m´japë përgjegjen?!

Mentor Thaqi VS., 06.05.2011

The post Lisi i madh, Ukshin Hoti – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë biri yt – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/une-biri-yt-mentor-thaqi/ Sat, 09 May 2020 18:23:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5899 UNË BIRI YT (Mos e quani poezi, veçse po(e)zi) Unë biri yt Kosovë, unë biri...

The post Unë biri yt – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË BIRI YT

(Mos e quani poezi, veçse po(e)zi)

Unë biri yt Kosovë, unë biri yt Dardani, biri yt Shqipni,
djali yt Çamëri, ytbir Iliridë, çuni yt Malësi e mirë …
unë gjali yt Luginë …
uh … sa i madh jam, n´mènen teme, de
djalë e shkuem djalit, bre

Po a s´më pvetë ´i herë o Trualli jem
bir i kuj (dreqit) mund t´jem tjetër
dhe çka bâna për Ty oj Iliri e vjetër
ti Amâ e Gadishullit t´kurrun e t´tretun
n´l´kuren tonë t´rjepun e t´rexhun

Ev po fort m´i do´ shpirti lajkat,
e për ankesa … s´janë gjâ kukuvajkat

Paj, as sa pshurrë pula gjâ t´mirë për Ty s´bana
Toka jeme,
veç që t´fala, t´shita e mâ shumë t´korita

Ah, m´et´sh pa mua
që kaq keq po marr n´vetëthua

Rrumullak, shkuan jet´na e breza
për ditë t´bardha e jo t´zeza,
Sh´Mitër e Shën Gjergj … e mènja sall u dergj

Mentor Thaqi
6 Maj 2019

The post Unë biri yt – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>