The post Atje, pa-kthim! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Atje, as tokë për varr nuk ka,
qielli nuk është më,
ai kulmi ynë i kresë.
S’ka vend askund për njëriun
që në dhe të huaj vdes.
Boten si aren e ëndërrave pam,
edhe si shteg shpetimi, ndoshta!
Mbollem zenitet e tjerëve,
me faren e t’lashtave tona.
Drithërat, vet nuk mbijnë!
Tokën djerrë, e hambarët e zbrazura na presin…
Kujtimet e shprishura vjerrur nepër foto,
bluajn imt mendjet e zemrat mërgimtare dhe
numërojnë ditët tona pa kthim.
Meti Belaj
The post Atje, pa-kthim! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Hasret pleshti i Dardanisë – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Poet nuk është!
Profet–jo.
Besa as shkencëtar.
Nuk njihet aspak për dijetar!
As në ara kush së zuri,
t’i thotë të pakten
puna e mbarë!
Kaleron tipi ndër bisht të kalit,
herë në fund, e herë në krye t’pazarit.
Nuk qanë hallin për djersë të atkisë,
kërkon strehim nën bisht të dhisë.
Hasret pleshti i Dardanisë.
m.b.
Meti Belaj
The post Hasret pleshti i Dardanisë – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Lëvizja – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Nga një vend, rreshqet në tjetër.
E njëtrajtshme si shkronja në letër.
Mekanike, gungë–bregore.
E ndryshueshme me harkore.
E njëtrajtshme si breshka në bari,
kur nxiton ka vrapa–kali.
E ndryshueshme bëhët në kohë,
drejtvizoren e ka dro.
Me strukturë të vrazhdë–gjëmbore,
trajektoren gjithë–lakore.
Një program që nxitë materien,
nga trysnia e ndjek erën.
Meti Belaj
The post Lëvizja – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Adem e Hamëz Jasharit – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>23-vjet kur K O S O V A u vëndos në
kalendarin e ngjarjeve të mëdha
të historisë kombëtare
Marsi i ngjarjeve të mëdha historike,
në Kosovën Dardane, fillon aty ku linden heronjët e lirisë, aty ku linden Jasharajt,
Adem e Hamëz Jashari.
Aty ku linden ikonat e Lirisë, ata që
ulen historinë këmbëkryq në logun e burrave, për t’i treguar botës se si mbrohët liria e një populli dhe atdheut të tyre.
Beteja e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit,
1998 në Prekaz, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare të shekullit XX, asaj që i dha fund barbarisë dhe pushtimit serbo-sllav në trojet shqiptare dhe rivendosi themelet e reja të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Lavdi të rënve për Lirinë e Kosovës–Dardane!
Lavdi vepres dhe heroizmit legjendar të zotërve të tokës Dardane,
Adem e Hamëz Jasharit!
Meti Belaj
The post Adem e Hamëz Jasharit – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Telefonata e Keqe–Zesë! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Lidhja u nderpre,
Nipi, Bardhi e pyeti gjyshen :
Loke, a m’banën vesht a fole me dikon në telefon?
Po me loken fola, po sen sun e morra vesh, se m’doket allamanqe folshin!!
m.b.
Meti Belaj
The post Telefonata e Keqe–Zesë! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Fol bardh e dritë – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Lage fjalën
me ujë lumi që
buron nga zemra.
Bluaj im,
në frekuencë t’neuroneve.
Xixa–yjesh
let rrjedhin damarëve t’kokës.
Fol bardh e dritë
Vesh–mprehtë bëhu,
aftësi t’kulluara dëgjimi–zhvillo.
Lidhi fort rrezet e mendjes,
n’boshtin e krahrorit.
Përtyp zhurma tingujsh
ndër gjuhë e dhëmb.
Shosh e sit,
para se të nxjerrësh gjë nga goja,
fol bardh e dritë.
Meti Belaj
The post Fol bardh e dritë – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Në kujtesën e shokëve të idealit – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Kur atdheu ishte në rrezik,
HYSNIU i kishte thënë lamtumirë mërgimit
për t’i treguar armikut se Kosova ka
djem që i dalin zot.
Bashkëluftetarëve tanë që u ngritën në piedestalin e Lirisë së Kosovës,
ua kemi borgj jetësimin e amanetit, ribashkimin e trojeve etnike shqiptare…
I përjetshëm do mbetët kujtimi për
jetën dhe vepren tënde heroike,
HYSNI RAMA, Lavdi!
Meti Belaj
Foto/ Tiranë,1998
The post Në kujtesën e shokëve të idealit – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Dele – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Kafshë shtëpie që shkojnë mbarë,
që ushqehën veq me bar.
Bar të thatë–sanë e kashtë,
drithërat hanë mbyllur n’vathë.
Dele të urta e qumështake,
lesh–buta shumë pjellake.
Laramane e bardhoke,
dele–galë, pak–brinoke.
Dele t’zeza e laroke,
bri–dredhake tufë–kullote.
Mbretëreshë fushe, e bjeshkëve tona,
qafë–balusha, autoktonja.
m.b.
Meti Belaj
The post Dele – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Përkrah–Çlirimtarëve – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Kur ti, nuk pate forcë,
Ne, u–bëmë guximi yt i Lirisë.
Kur ti, gëzon paqen,
Çlirimtarët janë simboli ynë i sigurisë.
P.S.
Historia mësohet për t’u mos
përsëritur më kurrë!
Meti Belaj
Bruksel
The post Përkrah–Çlirimtarëve – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Oligarkia ! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Etik–varfër,
shpirt–mjerë.
Pa–Zot,
pa–ftyrë, pa–nderë!
Nuk punojnë, të pasur janë,
flori–arkat mbush i mbajnë!
Para të vogla, e para të–thata,
do–shëndrrojnë në ndertesa të larta.
Pasuri pa mund, as–djersë,
shfrytëzojnë tjerët pa përtesë.
Per ta, ska ligj, as–pengesë,
nga nëntoka bëjnë biznes!
Rrethe të ngushta interesi,
strofuj ngjitur në maje–pushteti!
Diktues–shkronjash të çdo kalemi,
pandemia e këtij sistemi!
Meti Belaj
The post Oligarkia ! – Meti Belaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>