Migena Arllati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/migena-arllati/ Poezi Laberia News Wed, 25 Mar 2020 19:34:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Migena Arllati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/migena-arllati/ 32 32 Të përshëndes me dorë në zemër ! – Migena Arllati https://poezi.laberianews.com/2020/03/25/te-pershendes-me-dore-ne-zemer-migena-arllati/ Wed, 25 Mar 2020 19:31:51 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2199 Sugjeruar nga Xheva Salihaj TË PËRSHËNDES ME DORË NË ZEMËR! Migena ARLLATI Nuk do puthemi...

The post Të përshëndes me dorë në zemër ! – Migena Arllati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

TË PËRSHËNDES ME DORË NË ZEMËR!

Migena ARLLATI

Nuk do puthemi më mike e dashur,
s’ka më as përqafime,
shoqërimi, shtrëngimi mes nesh
tashmë i përket arkivimit,
me kokën mënjanë do flasim
si të ishim njerëz tinzarë,
nuk është gjarpri me mollën e ndaluar
një tjetër gjarpër helmon jetët tona

Ka aq shumë mikrobe rreth nesh,
kaq shumë molekula virusalë
që turren e dynden nga ti drejt meje
për t’më puthur në hundë,
në sy, në gojë e gjithkund

Tani, që grimcat Covid na duan,
na pushtojnë, na mbysin,
do të t’përshëndes me dorë në zemër,
e pëllëmbët e ngurtësuara
më njomen nga djersët në lutjen e gjatë
për botën e madhe të jetëve tona të vogla

E ju, që deri dje ikët nga dashuri e njerëzve,
sot gjeni rrugë arratie nga kthetrat virusalë!

13.03.2020
Migena Arllati

The post Të përshëndes me dorë në zemër ! – Migena Arllati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur, gëzohesha të shihja miq – Migena Arllati https://poezi.laberianews.com/2020/03/23/dikur-gezohesha-te-shihja-miq-migena-arllati-2/ Mon, 23 Mar 2020 09:21:27 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2063 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Ashtu si pranvera nuk mund të quhet pranverë pa gjallërimin e...

The post Dikur, gëzohesha të shihja miq – Migena Arllati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Ashtu si pranvera nuk mund të quhet pranverë pa gjallërimin e natyrës, ashtu edhe poezia nuk mund të jetë e tillë pa gëzimin ndaj jetës.

MigenAr.

Dikur, gëzohesha të shihja miq,
t’i takoja thjeshtësisht
t’iu flisja në sy
e t’u qeshja me gaz.
Tani, lutem në rrugë të mos shoh askënd të njohur,
ai (virusi) erdhi
dhe na ka “armiqësuar” me të gjithë!

Rrugët zbrazur
urbanet bosh
qyteti i shkretë
dhe një fantazmë gjigande që përpin gjithçka
mua, ty…
Gjithë dashuritë dhe urrejtjet shkrin në nji!

Prof.Migena Arllati

The post Dikur, gëzohesha të shihja miq – Migena Arllati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur, gëzohesha të shihja miq – Migena Arllati https://poezi.laberianews.com/2020/03/22/dikur-gezohesha-te-shihja-miq-migena-arllati/ Sun, 22 Mar 2020 07:23:07 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1960 Ashtu si pranvera nuk mund të quhet pranverë pa gjallërimin e natyrës, ashtu edhe poezia...

The post Dikur, gëzohesha të shihja miq – Migena Arllati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ashtu si pranvera nuk mund të quhet pranverë pa gjallërimin e natyrës, ashtu edhe poezia nuk mund të jetë e tillë pa gëzimin ndaj jetës.

MigenAr.

Dikur, gëzohesha të shihja miq,
t’i takoja thjeshtësisht
t’iu flisja në sy
e t’u qeshja me gaz.
Tani, lutem në rrugë të mos shoh askënd të njohur,
ai (virusi) erdhi
dhe na ka “armiqësuar” me të gjithë!

Rrugët zbrazur
urbanet bosh
qyteti i shkretë
dhe një fantazmë gjigande që përpin gjithçka
mua, ty…
Gjithë dashuritë dhe urrejtjet shkrin në nji!

#springday
#TheDayOfPoetry

The post Dikur, gëzohesha të shihja miq – Migena Arllati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>