Migjeni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/migjeni/ Poezi Laberia News Sat, 15 Aug 2020 11:39:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Migjeni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/migjeni/ 32 32 Kangët e pakëndueme – Migjeni https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/kanget-e-pakendueme-migjeni/ Sat, 15 Aug 2020 11:38:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11188 KANGËT E PAKËNDUEME (Migjeni) Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme t’cilat ende vuejtja...

The post Kangët e pakëndueme – Migjeni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KANGËT E PAKËNDUEME (Migjeni)

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
t’cilat ende vuejtja as gzimi s’i nxori,
t’cilat flejnë e presin nji ditë ma t’lumnueme
me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori.

Thellë në veten teme kangët e mia jesin…
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun
n’nji mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

O kangët që fleni, reliket e mia
q’ende s’keni prekun as nji zemën t’huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija
unë – djepi juej; ndoshta vorri juej.

The post Kangët e pakëndueme – Migjeni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Baladë Qytetës – Migjeni https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/balade-qytetes-migjeni/ Sun, 05 Apr 2020 16:35:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3556 “Baladë Qytetëse” Mbramë qiella dhe hyjt e vramë një ngjarje të trishtueme panë: Hije… jo!...

The post Baladë Qytetës – Migjeni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Baladë Qytetëse”

Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije… jo! por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,

me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.

Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit’ e saj me kreni
shpërtheheshin n’aromë,
kur ish e njomë
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)

Jeta e saj asht kjo vall’ e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qyteti tonë

The post Baladë Qytetës – Migjeni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona – Migjeni https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/notojne-xhamiat-dhe-kishat-neper-kujtime-tona-migjeni/ Sun, 29 Mar 2020 09:31:18 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2523 Migjeni ‘Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona’ BLASFEMI Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime...

The post Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona – Migjeni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Migjeni

‘Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona’

BLASFEMI

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme…
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke…
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme…
O pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
O, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të perëndueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.

The post Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona – Migjeni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>