Mihallaq Qilleri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mihallaq-qilleri/ Poezi Laberia News Tue, 13 Oct 2020 15:19:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mihallaq Qilleri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mihallaq-qilleri/ 32 32 Paqe në shpirt – Mihallaq Qilleri https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/paqe-ne-shpirt-mihallaq-qilleri/ Tue, 13 Oct 2020 15:19:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13485 PAQE NË SHPIRT Kam vendosur të bëj një pakt me vetveten, Një pakt të nënshkruar...

The post Paqe në shpirt – Mihallaq Qilleri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAQE NË SHPIRT

Kam vendosur të bëj një pakt me vetveten,
Një pakt të nënshkruar në sallonin e pendimeve,
Kam vendosur të mendoj më pak,
Të shoh më pak,
Të shkruaj më pak,
Të flas më pak.

Kam vendosur të fundos maniera, keqkuptime,
Etjen e kundërshtisë ta shuaj përgjithmonë
Në stokun e hijeve të zbehta,
Të lexoj më pak,
Të këndoj më pak,
Të kërkoj më pak.

Kam vendosur të fal gjithkënd për të gjitha vitet,
Që më ka shkurtuar me sopatën e mosmirënjohjes,
Vitet, ditët, orët më të lumtura,
Të endem më pak,
Të shkoj në teatër më pak,
Më pak muzikë të trishtuar.

Kam vendosur të të fal edhe ty, o fat i brishtë,
Për plagën e patharë të vdekjes së nënës,
Madje edhe për vdekjen time të të fal!
Ta shoh diellin vetëm në mbrëmje,
Të vallëzoj më pak,
Të buzëqesh më pak.

Kam vendosur të bëj paqe me shpirtin…

Mihallaq Qilleri

The post Paqe në shpirt – Mihallaq Qilleri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ironia – Mihallaq Qilleri https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/ironia-mihallaq-qilleri/ Sun, 27 Sep 2020 07:02:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12801 I R O N I A Në himnin e mërzitshëm të harresës, Ku mbinte çdo...

The post Ironia – Mihallaq Qilleri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I R O N I A

Në himnin e mërzitshëm të harresës,
Ku mbinte çdo natë një gjemb mbi hutimin,
Ku mbinte një dhimbje mbi pendesën,
Ku tretej një mall dëshpërimi,
Ku largësia shtohej në qiej pamundësish,
Ku jeta paskëtaj nuk kishte kuptimin e ëndrrës,
Të vetvrasjes prej sedrës së sëmurë kishte,
Ku malli qe aq i çmendur sa ekzistenca,…
…………………………
Një ditë,
Një pasditë,
Një orë,
Tri minuta,
Dy sekonda,
Trokitën..
Një arkivol mbuluar lule,
Më dërgonin si lajm qetësimi!


Mihallaq Qilleri

The post Ironia – Mihallaq Qilleri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>