Mimoza Çobo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-cobo/ Poezi Laberia News Sat, 24 Apr 2021 12:14:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mimoza Çobo Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-cobo/ 32 32 Sensual dhe i butë … – Mimoza Çobo https://poezi.laberianews.com/2021/04/24/sensual-dhe-i-bute-mimoza-cobo/ Sat, 24 Apr 2021 12:14:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19276 Sensual dhe i butë … Sensual dhe i butë tregohu i dashur me mua, dehmë...

The post Sensual dhe i butë … – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sensual dhe i butë …

Sensual dhe i butë tregohu i dashur me mua,
dehmë me qelibarin kremoz të indeve të tua,
e unë avuj’’hipnotik’’do nxjerr nga qumështi im,
të humbasësh në shtigjet e afshta të trupit tim.

Dhe gjarpëro nën lëkurë i dehur me vetbesim,
luaj lojën e dashurisë me bozhurin intim,
petalet prekja lehtë ,me drithërima mishtore,
me prekjen e ëmbël të ekstrakteve qelizore.

Nëse kërkon të ndiesh forcën e erosit femëror,
thithëro majën e eksituar të biskut ëmbëlor,
fërkoja me nyje gushën,njësoj siç e fërkon era,
aromën provokative me përkëdhelje rrëmbeja.

Sensual dhe i butë tregohu i dashur me mua,
përfytyromë lule parajse,mbirë në buzët e tua,
që s’mund të gjelbëroj stinëve pa avuj ngrohtësie,
që vyshkem po s’hodha rrënjë në tënden korije.

Se në korijen e gjirit tënd, ndihem grua epike,
njësoj si Idunn,hyjnesha legjendare Nordike,
mollën jeshile-simbol të fatit të zotave kam unë,
fatin e njerëzimit në djepin e shpirtit përkund.

Kujdes i dashur,kujdes kur bën dashuri me mua,
kur pikoj pjalm çudibërës për rrënjët e tua,
si hibiskusi i bardhë ke mbirë në eshtrën time,
kujdes i dashur,nuk e duron tërbimin palca ime !

©copyright reserved Mimoza Çobo

The post Sensual dhe i butë … – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti nuk ke vetëm një emër – Mimoza Çobo https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/ti-nuk-ke-vetem-nje-emer-mimoza-cobo/ Sat, 16 May 2020 18:29:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6406 TI NUK KE VETËM NJË EMËR Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,...

The post Ti nuk ke vetëm një emër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI NUK KE VETËM NJË EMËR

Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,
sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,
të të quaj ty nënë,mallëngjim,dashuri e paqtë,
zot,heroinë,më thuaj me cilin emër do të të flas.

Puthja jote puhizë ,si fluturat më con tek retë,
më shplodh nga vuajtjet me fëshfërimën e lehtë,
se brenda dhembshurisë tënde,fle një luaneshë,
e patrembur,stoike,do të thërrasë,mbretëreshë.

Vetëm ti di të ndjesh e përqafosh çdo ndjenjë,
të falësh dashuri,atje ku shpirtrat vetëm qajnë,
dhimbjen t’ia qetësosh lëngatës së pashpresë,
dhe moshën ta sfidosh ,si një lojë kalamajsh.

Bukuria jote mbjell perla mbi tokë të djerrë,
ndan ujin e trazuar që than filizat e sapodalë,
këngës ia merr shtruar sipas zakonit arbëresh,
rrënjët thellë në tokë, lidhen si mishi në gjak.
Mimoza Çobo

The post Ti nuk ke vetëm një emër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Burimi i fshatit tim – Mimoza Çobo https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/burimi-i-fshatit-tim-mimoza-cobo/ Mon, 30 Mar 2020 19:03:59 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2859 BURIMI I FSHATIT TIM S’më pritej sa të vija tek ty burim i vjetër, ku...

The post Burimi i fshatit tim – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BURIMI I FSHATIT TIM

S’më pritej sa të vija tek ty burim i vjetër,
ku kam lagur faqet e skuqura prej djersës,
kam thithur ujin tënd me buzën e djegur,
kokën kam vendosur aty ku ndieja rrjedhën.

O zot s’më durohet,dua ta njom buzën,
nëpër gishta të derdhet njomësia e gushës,
shpirti të më bredhë atje ku lulja puth ujin
dhe rrjedha gjarpëron si dikur mes fushës.

Mallin e fëmijërisë t’ia hedh parfum buzës,
që ka po atë aromë kur lagte fustanin ujët,
nëpër rradhët blu që përkëdhelnin gjunjët
dhe zemra dilte vendit fluturimthi mbi gurët.

Ta shijoj burimin si atëherë me fëmijërinë,
të mbledh ca luledele t’ia vendosë zinxhirë,
rreth qafës së gjatë mbështjellë me magjinë,
aty ku përjetësia e burimit çmallet me njerinë.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Dashuria është bekim”

©copyright reserved Mimoza Çobo

The post Burimi i fshatit tim – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kurrë, mos më thuaj nesër – Mimoza Çobo https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/kurre-mos-me-thuaj-neser-mimoza-cobo/ Thu, 20 Feb 2020 20:42:11 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=231 KURRË ,MOS MË THUAJ NESËR! Kurrë,mos më thuaj,do të puth nesër, ndoshta nesër,as unë më...

The post Kurrë, mos më thuaj nesër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KURRË ,MOS MË THUAJ NESËR!

Kurrë,mos më thuaj,do të puth nesër,
ndoshta nesër,as unë më s’do të jem,
nesër ndoshta është një gënjeshtër,
ditë korbash që krikëllijnë me ujem!

Kurrë,mos thuaj,do të vë zemrës nesër,
kur sot më ke pranë,djegur nga malli,
ndoshta nesër,dëshira zgjohet e verbër,
duke thërrmuar çdo ndjenjë kristali.

Kurrë ,mos më thuaj ,do të puth nesër,
kur agut të shkreptijë rrezja e parë!
Ndoshta dielli nesër,dergjet ndër shtretër,
piskama dhimbjesh rrëzon nga lart.

Kurrë,mos thuaj,do të mbaj gjirit nesër!
Kur dua të fle e të zgjohem mbi të,
natyrshëm të vdes e të rilind grua tjetër,
ndaj fjalën nesër,s’dua ta dëgjoj më!

Kurrë,mos thuaj,do ngjizim dashurinë nesër,
kur hëna sipër mitrës imazh të bjerë!
Nëse hëna nesër është një gënjeshtër,
embrioni dashurisë s’mbinë asnjëherë!

Kurrë,mos më thuaj,do të puth nesër,
ndoshta nesër,as unë më s’do të jem,
nesër ndoshta është një gënjeshtër,
ditë korbash që krikëllijnë me ujem!

©copyright reserved Mimoza Çobo

The post Kurrë, mos më thuaj nesër – Mimoza Çobo appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>