Mimoza Halili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-halili/ Poezi Laberia News Tue, 17 Nov 2020 21:50:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mimoza Halili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-halili/ 32 32 O vjeshte myzeqare – Mimoza Halili https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/o-vjeshte-myzeqare-mimoza-halili/ Tue, 17 Nov 2020 21:50:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14676 O VJESHTE MYZEQARE Je endrra ime,o vjeshte myzeqare Me ty ngjasoj ne damare zane si...

The post O vjeshte myzeqare – Mimoza Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O VJESHTE MYZEQARE

Je endrra ime,o vjeshte myzeqare
Me ty ngjasoj ne damare zane si ne perralle.
Kur ti me lazdrohesh si vashez lozonjare..
Une nga larg te dergoj perqafime me mall.

Pa ty ndihem si zogu krahekeputur,
Sepse je drita e agimit,je oksigjeni im!
Je metafora e ojnave qe me ben te lumtur..
Brenda qenies je hyjnorja ne shejnterim.

Ne melodine e fyellit e zerin e nje bariu..
C’me zgjon o vjeshte,stinen e dashurise.
Per vendlindjen ne buze nje iso me mbiu,
Per rebelen Lushnje,folene e miresise!

Ne kordat e klarinetes gjej veten time..
Veshur me fustan te gjelbert nuseroj gjithe nur.
Tingujt melodioz me ftojne ne aktrime..
E zemra si thelleze ritmin e ri e thur.

E me tund shamine e ylberte te pershendetjes
E me kenget e Vace Zeles me dhuron kenaqesi
Aroma e borzilokut dhe karafilit ma ndrin
buzeqeshjen..
Me vene ne nje parajse qe eshte vete magji.

O vjeshte myzeqare…
me ndez nje zjarre e se shuaj dot,
Ketu s’me hyn ne sy bukurite e Aferdites
se lashte..
Dashuria per ty ngulcon det malli ne lot..
Jam vigjilentja jote me busullen e sakte.

Me dhe gjuhen e bukur qe shqiptoj embel e flas
Kurre ne dheun e huaj pa te s’mund te rroj!
O vjeshte myzeqare te adhuroj gjerdanin
e stines edhe pa shkas..
Diteneteve te jetes sime per ty enderroj!

Enderroj per fushat me prodhim ne ugaret pjellore..
Ne cdo vit cel kordelja e verdhe e biskut te grurit..
Sythet dhe frutat purpurojne ne kodrat vreshtore..
Fazani harkon pendet mes Divjakes ne
mushtin e pyllit.

Nga larg……
Ndiej eren e trendafilit qe kundermon ne
cdo shtepi
Lulet e diellit dhe te shqiponjes qe i vadisin
Nenat me dashuri..
Perlat dhe thesaret e tua vjeshte i ruan ne gji
Se jam myzeqarka jote e TI je e imja lumturi..!!

Mimoza Halili
Athine Grece
ALBANIA

The post O vjeshte myzeqare – Mimoza Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>