Mimoza Legisi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-legisi/ Poezi Laberia News Sun, 27 Sep 2020 08:54:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mimoza Legisi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-legisi/ 32 32 Nje lot që s’thahet (dedikuar nënës së Pesë Martireve, nënës sime) – Mimoza Legisi https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/nje-lot-qe-sthahet-dedikuar-nenes-se-pese-martireve-nenes-sime-mimoza-legisi/ Sat, 07 Mar 2020 06:20:44 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1092 Autore Mimoza Legisi ( dedikuar nenes se Pese Martireve nenes sime ) Nje lot qe...

The post Nje lot që s’thahet (dedikuar nënës së Pesë Martireve, nënës sime) – Mimoza Legisi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Autore Mimoza Legisi ( dedikuar nenes se Pese Martireve nenes sime )

Nje lot qe s’thahet

Sot mbi Kaçanik nuk po ndritka Dielli
mjegullnaja shtëpive gjithkund paska ra
ditë dhe natë së bashku i paska kthyer qielli
Nënë Azeminja s’mund po çohet ma

Bilbili mbi maja këngën ka ndaluar
qyqja po vajton mbi kulmin e çatise
rrugë te gjatë ka nisur Nënë Azeminja
përgjithmonë do dalë nga dera e shtëpisë

Tokën lagin lotët nga dhimbja e madhe
i madh dhe i vogel trishtimi i ka zënë
po i qajnë dertet qe jeta asaj i fali
luftës ia dhuroi kater djemtë e saj

Loke zemër trime sot qenke dorëzuar
mbi ktë shtrat te hekurt s’po fol asnjë fjalë
mos vallë mallë kishe për djemtë e shkuar
a për nusen tënde që vdekur ka ra

Trimereshë Kosove, zemra të tradhëtoi
peshës së dhimbjes s’i bëre dot ballë
loti yt i fshehur zgavrave të shpirtit
syve kurrë s’ka rrjedhur për djemtë e vrarë

Sot po i kthen shpinën shtëpisë tënde të vjetër
vajzës, farefisit ,Kosovës gjithkujt
varrit do t’i bindesh pranë nuses dhe djemve
mbi kokë do freskojnë te heshturat selvitë

Ndoshta do të përmallesh për tokën e shkelur
të kthesh kokën pas nuk do mundesh më
të qëndrosh nën hijen e pemëve të mbjelluna
kur këndon bilbili degë më degë pa nda

Mbi varret e juaja lulet do të mbijnë
për ju do vajtojnë motër dhe vëlla
dhimbja për vëllezër shumë e madhe është
por një lot për nënë nuk mundet me u tha.

Shkruar nga :Mimoza Legisi

The post Nje lot që s’thahet (dedikuar nënës së Pesë Martireve, nënës sime) – Mimoza Legisi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>