Mimoza Leskaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-leskaj/ Poezi Laberia News Fri, 20 Nov 2020 17:57:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mimoza Leskaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mimoza-leskaj/ 32 32 Po shkoj të fle… – Mimoza Leskaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/20/po-shkoj-te-fle-mimoza-leskaj/ Fri, 20 Nov 2020 17:57:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14739 Po shkoj të fle… Nuk kam asnjë dëshirë të ngushëlloj botën Që dalëngadalë po humbet...

The post Po shkoj të fle… – Mimoza Leskaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po shkoj të fle…

Nuk kam asnjë dëshirë të ngushëlloj botën
Që dalëngadalë po humbet kohën e saj
Duke shtyrë me fshesë gjethet e kalbura
Dhe fshehurazi për tó, nis të qajë.

Po shkoj të fle pa ngritur kokën në qiell siç bëj çdo natë.
Të vdekurit e sotëm ishin të shumtë
Dhe u përcollën nga të paktët familjarë
Në një natë të thellë, pa zhurmë.

Botës kam frikë t’i them natën e mirë
Nesër një numër absurd do flasë për rekord
Do dridhem nga frika se humba sërish ndonjë nga miqtë
E do nis të ngushëlloj, ata që nuk njoh.

Po shkoj të fle!
Në gjuhën time ka një thënie, shpresë
(Ditë e re, nafakë e re)
Dhe urimin – askush të mos vdesë!
Mimoza Leskaj

The post Po shkoj të fle… – Mimoza Leskaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Takim me mosmirnjohësin! – Mimoza Leskaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/takim-me-mosmirnjohesin-mimoza-leskaj/ Sun, 23 Aug 2020 12:50:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11492 Takim me mosmirnjohësin! E lamë të ishim miq përpara një filxhan kafeje, Se miqtë i...

The post Takim me mosmirnjohësin! – Mimoza Leskaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Takim me mosmirnjohësin!

E lamë të ishim miq përpara një filxhan kafeje,
Se miqtë i kam patur të shenjtë ngaherë
U kam zgjatur dorën, pa dallim krahine e feje
Siç ka bërë im gjysh e më pas im atë.

Në pak jetë jetuar, ngatërruar me retë
Dimre të vështira mbushur acar
Dhe në stinë të ngrohta kur bënte shumë nxehtë
Miqtë i kam vënë gjithë kohën, të parë.

Thonë : – Më mirë një mik se sa një çiflig!
Ndoshta s’kanë gabuar, do jetë vërtet ashtu
Të besosh është nder, nuk është gjë e ligë
Është një mirësi të vjen pa kuptuar.

Por sot janë të paktë, numërohen gishtash
Të vjen e të zë keqas papritur
S’ke menduar kurrë, se ç’shije ka gëlltitja
E një lloji çorbe, me ngjyrë të shpifur.

Takon mosmirnjohësin, vë dorën në kraharor
Zemrën shtrëngon si një dallgë që mbyt
Kupton se në jetë, nuk është kurrë vonë
Më mirë vetëm kafja, se tët mbesë në fyt!
Mimoza Leskaj

The post Takim me mosmirnjohësin! – Mimoza Leskaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>