Moza Reçi Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/moza-reci-shehi/ Poezi Laberia News Sat, 21 Aug 2021 21:00:55 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Moza Reçi Shehi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/moza-reci-shehi/ 32 32 Mbolla një mërgimtar – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/08/21/mbolla-nje-mergimtar-moza-reci-shehi/ Sat, 21 Aug 2021 21:00:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20486 Mbolla një mërgimtar Mbolla në qiellin blu një mërgimtar, Atje për çudi, çeli lule margaritar,...

The post Mbolla një mërgimtar – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbolla një mërgimtar

Mbolla në qiellin blu një mërgimtar,
Atje për çudi, çeli lule margaritar,
Jo jo, rrënjët s’ja shkula dotë!
Mëngjeseve i vadiste me dy pika lotë.

E mbolla mërgimtarin nëpër Europë,
E ujita çdo ditë me pikat vesese,
Për çudi nuk zuri rrënjë e ngeli rebel,
Degët ju thyen në qimbra mëngjese.

Një mërgimtar e mbolla në zemër të perendimit,
Mes dritave verbuese e rrugëve të qëndisura,
Veshur nga koka te këmbët me ar,
Mallë kish të ecë atje, ku u rrit me këpucë të grisura,

E mbolla mërgimtarin në gotën e verës,
Mes luksit e dritave vezulluese ish lokali,
Mall kish për shtambën që e ngrinte tek pragu i derës,
U derdh e u mbush ajo gotë me lotë mërgimtari.

Me letra të vulosura mërgimtarin e mbolla,
Atë jetë mes të huajsh i mjeri se donte,
U bë i pushtetshëm e me shumë të holla,
Për gurë e dru malli tej për tej shpirtin ja shponte.

Moza Reçi Shehi
Datë, 24/07/2021

The post Mbolla një mërgimtar – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lumtur jemi – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/08/01/te-lumtur-jemi-moza-reci-shehi/ Sun, 01 Aug 2021 16:07:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20277 Të lumtur jemi. Hej o shqiptarë, sa të mjerë mbetëm! Në dhe të huaj kockat...

The post Të lumtur jemi – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lumtur jemi.

Hej o shqiptarë, sa të mjerë mbetëm!
Në dhe të huaj kockat po ju treten,
Të panjohur ju shohin atje në varreza,
Me vello në fytyrë e me syze të zeza,

Hej o shqiptar, që nuk zure kur mend,
Si nuk na u dhims kur shitën këtë vend!
Mllefin që ke brenda, e ndan dhe me miq,
Pas disa ditësh, ke haruar, sikur s’ndodhi gjë hiç!,

Më këmbë të shkelin, e nuk të pyet kush për mend,
Të është mësuar kurizi, tani nuk të dhemb,
Edhe të ngrënë e të pirë, janë krejt pa hile
Ha nga pak, e fryhesh e vë dhjetra kile,

Ilaçet në barnatore, nuk ke çfar u thua!
Jan cilësi e zgjedhur, kur jo s’jan skaduar,
Tani së fundmi, na mbriti dhe vaksina,
Erdhi për shpëtim, nga Amerika dhe Kina,

Të siguruar jemi nuk kemi çfarë themi!
Me parti të forta e shtet të çelikt e kemi,
Jemi të mësuar që në luftë, kemi përvojë,
Po të dojë armiku, le të vijë ta provojë!

Moza Reçi Shehi
Datë, 20/06/2021

The post Të lumtur jemi – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëngjëll qiellor – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/05/28/engjell-qiellor-moza-reci-shehi/ Fri, 28 May 2021 19:57:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19848 Ëngjëll qiellor Sa libra kam lexuar për ëngjëjt qiellor! Brenda tyre fshehur me mijra hyni,...

The post Ëngjëll qiellor – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëngjëll qiellor

Sa libra kam lexuar për ëngjëjt qiellor!
Brenda tyre fshehur me mijra hyni,
Erësirra e natës e bën edhe më prallor,
Asnjë nga ato, nuk ngjasonte me ty,

Pyllë i dendur, mbushur me djajtë e skëterës,
Ku shkuan ato gjethe të rëna, e ai gjelbërim?
Si u zhduk çdo gjë, me shpejtësin e erës!?
Bashkë me ta dhe një ëngjëll, s’pati më kthim,

Në atë parajsë, ku ndodhej shpirti i saj,
Sytë si esmeraldi, ishte mister si një magji,
Një ëngjëll i bukur, i qetë e i pa faji,
Fytyrë ëngjëllore, buzëqeshte si një fëmijë,

Shpirti hynor iku larg, ku prekin retë,
U tretë me qiejt, e fluturoj në çdo skai,
Ajo u shkri, si gjethe e tharë e përpiu erë e leht,
Mori brengën e kyçur, mes lotëve të saj,

Gjithë ai gjelbërim, pyllë i dendur e i blertë,
E mori era, si me magji, u zhduk menjëherë,
Nuk mbeti asgjë, një toke djerr dhe e pajetë,
Parajsa e pafat, u shdërua përgjithmon në ferr,

E shkeli përherë atë vend, të thatë e të mjerë,
Në ëndrat e mija fanitet ëngjëlli im,
Nuk çelin më lule, aty nuk vejnë më pranverë,
Ai gjelbërim, duket si një parajsë në perëndim.

Moza Reçi Shehi
Datë, 28/05/2021

The post Ëngjëll qiellor – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi, tinzare! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/04/21/poezi-tinzare-moza-reci-shehi/ Wed, 21 Apr 2021 18:51:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19179 Poezi, tinzare! Ti erdhe pranë meje pa kuptuar, Si fllad pranvere, shpirtin m’ke freskuar, Unë...

The post Poezi, tinzare! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi, tinzare!

Ti erdhe pranë meje pa kuptuar,
Si fllad pranvere, shpirtin m’ke freskuar,
Unë s’të pashë, as s’të dëgjova,
Mike imagjinare, vendosa të pranova,

Fortë u kape, zemrën ma rrëmbeve!
Tani më shpie në shtatë katë qiej
Më mbyt në dete, ëndra pa kthim
Ti zure vend, brenda shpirtit tim!

Ata që na njohin, për ne të gjithë e dijnë,
Nga njëherë na shajnë, me fjalë na përpijnë
Ne vetëm shkruajmë, nuk dimë të ndalojmë
Të gjithë galaktikën, në ëndra e zgjojmë

Me poezit tona, njerëzia argëtohen
Zemra plagosur, me muzën pajtohen
I takojmë me të vdekur e me të gjallë
Me rrjeshta fjalësh ua sjellim si n’përallë

Ti muza ime, brenda meje je rritur
Vjen me rrëmbim, hynë pa trokitur
Në çdo kohë portën do ta le hapë
Më sjell muzën, ledhato shpirtin dhe ik prap.

Moza Reçi Shehi.
Datë 19/04/2021

The post Poezi, tinzare! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë jam! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/03/26/une-jam-moza-reci-shehi/ Fri, 26 Mar 2021 20:48:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18547 Unë jam! Edhe unë jam një grua Kurr mallkimin nuk e dua! Çfar do të...

The post Unë jam! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë jam!

Edhe unë jam një grua
Kurr mallkimin nuk e dua!
Çfar do të them, janë e vërteta,
Dua jetën, më t’merron vdekja,

Dua t’jem si një ëngjëll,
S’më pëlqen të jem djallë
Si t’më vijē jetën e marrë,
Përse Zoti mua m’zgjodhi?
Të gjithë barën n’sup ma hodhi

Më tha: “Je zëvendës i imi”
Mbashtro jetën nga fillimi
Dua të jem për të tjerët mësimi
E fikë zjarrin, me ujë t’kulluar
Se më pëlqen t’jem e duruar

S’kam dëshirë të nxjerr vrerë
Z’dua urrejte nga të tjerë
Ëmbëlsi e kam fjalën
Jam e tillë, e do të mbetem
Mesë njerëzisë dua të tretem

Jam mbështeje e çdo krijese
Flasë me zemër e fjalë bese
Dua heshtjen ta përpijë
Fjalët e rënda i mbaj në gji

Zhurma kur nuk më pëlqeu
Brenda heshtja më mbërtheu
S’më pëlqeu kurr tradhëtia,
Dhe pse brenda fle mërzia
Jam e bukur, a e shëmtuar
Kështu njerëzit m’kanë duruar,

Dua te jem si shtojzavalle
S’di pse ndjehem kaq krenare!?
Here herë, turfulloj si furtuna,
Se ashtu ma deshti puna,

Me mua luan seksi tjetër
Mos i dukem plaçkë e vjetër!?
Emër burri, mos bën gafa!
Se për ty gruaja është qafa

Bën e z’bën çfar nuk bën
Të gjithë jetën ta çonë dëm
Jam mjalti i fëmisë
Jam regullatore e shtëpisë
Jam dhe çelësi i dashurisë

Jam si deti, qe s’ka dallgë
Por të tjerëve, s’ju hap plagë
Dëshirë kam, jetën t’ëmbëlsoj
Jam e zonja, po të dua të sfidoj

Hë, si jam a s’më thua!?
Unë e kam emrin grua
Mbjellë e shkulë me k’to duar
Mirë e keq, unë kam duruar.

Moza Reçi Shehi
Datë,25/03/2021

The post Unë jam! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O ju bijtë, e kësaj toke! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/03/15/o-ju-bijte-e-kesaj-toke-moza-reci-shehi/ Mon, 15 Mar 2021 11:45:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18220 O ju bijtë, e kësaj toke!! Pini, me gota të kristalta! Gllënka të fjalëve të...

The post O ju bijtë, e kësaj toke! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O ju bijtë, e kësaj toke!!

Pini, me gota të kristalta!
Gllënka të fjalëve të arta,
Ç’visheni, lëkurën prej derri!
Visheni shkëlqimin, me ngjyra ylberi,

Shpërlani gojën me ujë burimi!
Fshini sytë, shihni nga Perëndimi!
Lani duart me sapun erëmira!
Fytyra maskuar, kthehuni nga pasqyra!

Bota është lartë, si në majë mali,
Na soditë, nga i vogli tek i madhi,
Zgërdhihen, qeshin, se të drejtë kanë,
Na dhanë gjithçka, ne kurr si pamë!

Ta duam vendin, jo vetëm me fjalë,
Populli s’është dele, e as pemë e tharë,
Ktheni sytë, çdo ditë nga pasqyra!
Pini gllënka, të veprave më të mira!

Shqipëria jonë, e varfër e mjerë,
Nxorre fëmijët lypsar, derë më derë,
Derdhën djersën, kockat lanë për të tjerë,
Shqipëtarë, një grushtë kemi mbetë!
Secili nga ne, kërkon famë e pushtet,

Të jemi si bota, të mbjellin mirësinë,
Të kthenen në atëdhe, atje larg mos rrinë,
Shqipëtarë jemi, një kulturë e një gjakë!
Të duam të bashkuar, jo të përçartë,

Kohë e gjatë, hallkat tu këputën!
Ikën largë, labirintheve u humbën,
O Shqipëri e mjerë, o gurë xhevahiri!
Në duart e tua, tu shkërmoq zinxhirri,

Mblidhi hallkat, ngjiti një nga një!
Ata që janë largë, gjumi për ty si zë,
Aty ku je këputur, lidhi fortë ato duar,
Në sytë botës, ti je tokë e bekuar.

Moza Reçi Shehi
Datë/14/03/2021

The post O ju bijtë, e kësaj toke! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti është i fundit – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/loti-eshte-i-fundit-moza-reci-shehi/ Thu, 11 Feb 2021 09:57:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17196 Loti është i fundit. Erdhi kohë e heshtur, Labirinteve të panjohura, Dritaret me grila në...

The post Loti është i fundit – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti është i fundit.

Erdhi kohë e heshtur,
Labirinteve të panjohura,
Dritaret me grila në errësirë,
I rruajta poshtë lëkurës së natës,

Gërma si hije, nga shpirti dolën,
Zinxhiri këputur në fyt të fjalës,
Zbritën ngadalë nëpër dhimbje ëndrash,
Si flladi i pranverës, kur flokun ledhaton,

Spirale me gjëmba shfaqet jeta,
Aty nuk është mbarimi,
Fjala dhunshëm godet,
Si çekan mbi gozhdë,
Hej! O njerëz!
Keni parë të lotoj zemra!?

Fjala ligshëm shpirtin lëndon,
Bashkë me lotin, syri rrjedh gjak,
Zemra vrullshën, ja dhuron,
Fjala zien si kazan mbi zjarre,
Trupin deri në palc, ta thërmon,

Syri rrokulliset ledhatar,
Askush se ka kuptuar,
Loti, shëroka dhimbje,
Në kuvendin e brëndshëm,
Të zbutka trishtimin,

Aty është fundi i mërzitjes,
Çliron zemra nga vargonjë fjalësh,
Disi, shpërlarje e kripëzuar,
Shpirtin kërkon për ta lehtësuar.

Moza Reçi Shehi
Datë, 07/02/2021

The post Loti është i fundit – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do shkruaj! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/02/04/do-shkruaj-moza-reci-shehi/ Thu, 04 Feb 2021 13:26:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17043 Do shkruaj! Për lulet kur çelin, në të ëmblën pranverë, Vjeshtën e kemi si stinë...

The post Do shkruaj! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do shkruaj!

Për lulet kur çelin, në të ëmblën pranverë,
Vjeshtën e kemi si stinë me vlerë,
Dimrin e veshur me fustan nusërie,
Për malet që s’flasin, por vetëm dëgjojnë,
Për fushat pjellore, çdo gjë e shikojnë,
Për tokën e florinjtë, për të bukurin qiell,
Për detin kur dallgët lartë i përcjell
Për prindër të mirë, kur si kam harruar
Për njerëzit e zemrës, streh tek unë kanë zenë,
Do shkruaj pa u ndal për diell e për hënë,
Për zemrat zhuritura, për të zezat nënë,
Fëmijët i përcollën, atje në harresë,
Ata do të ngelën në zemër si kujtesë,
Do shkruaj për bujkun kur punon në arë,
Tokën lëron, e pastaj i hedh farë
Kallirin që rritet nën rrezet e diellit,
Për bukën e përditshme, për tasin e miellit,
Do shkruaj për ato, që s’kan nderë në faqe,
Për të mjerët njerëz që s’kan miell në magje,
Por, korupsionin pas e kam lënë,
Shtresat e myshkut, sytë ua kan zënë,
Për popullin tim, të mirë e punëtorë,
Me dy duar punojnë, japin me një dorë,
Do shkruaj për Zot, dorën të vejë në zemër,
Robin kur e sjell, ti jap vlerë e emër,
Shkruaj si poet, pena mos shterrojë,
Shkrimet e mia, ndofta i lexojnë,
Jeta për njerëzinë nuk është fjalë e lojë.
Moza Reçi Shehi
Datë, 01/02/2020

The post Do shkruaj! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të shkruash për vete – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/01/23/te-shkruash-per-vete-moza-reci-shehi/ Sat, 23 Jan 2021 20:41:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16782 Të shkruash për vete. Përse kaq vështirë të shkruash për vete? Desha kohën dhe njëherë...

The post Të shkruash për vete – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të shkruash për vete.

Përse kaq vështirë të shkruash për vete?
Desha kohën dhe njëherë pas ta ktheja
Viteve të rinisë t’ju thoja me bindje:
Prap, eja!
Të thurrja çdo ditë, ëndrra të reja

Atje ku filloj jeta çdo gjë është e shkruar
Vulosur fatin me dëshmi mallkimi
Të thuash për veten jetova a s’jetova
Se kjo qe vërtetësia, ky është durimi

Përse është e vështirë të shkruash për vete?
Fjalët e shpirtit ti qëndisë në muzë
Gjilpëra e mendjes e ndryshkur nga koha
Dhe fjala se ç’më paska ngrirë në buzë

Përse e kam të vështirë të shkruaj për vete?
Për këngën që desha, kurr nuk u këndua
Në rrjeshta fjalësh fshehtësie
Në labirinte mundimesh, ndofta u harua,

E vështirë është të shkruash për vete
Të vijnë njëherësh të gjitha kujtimet
Loti të zë syrin, e s’të lë të dalë fjala
Deri sa zemra do pushoj së rrahuri
Ëndrrat e shpirtit ngelën si përralla.

Moza Reçi Shehi
Datë, 22/01/2021

The post Të shkruash për vete – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krahë hapur të pres! – Moza Reçi Shehi https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/krahe-hapur-te-pres-moza-reci-shehi/ Sun, 10 Jan 2021 18:30:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16478 Krahë hapur të pres! Një ditë, më kërko! Në mundesh, të më gjeshë, Mes dhimbjes...

The post Krahë hapur të pres! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krahë hapur të pres!

Një ditë, më kërko!
Në mundesh, të më gjeshë,
Mes dhimbjes e trishtimit,
Mes paqes dhe gëzimit,
Ku bashkohen retë,
Atje më kërko!

Tek vendi haresës,
Pranë ikjes dhe shpresës,
Mes dimrit të egër me dëborë
Pranë luleve mimoza si kurorë
Atje ku vjeshta shiun thërret,
Mes reve, do më gjeshë vërtetë.

Më kërko…
Në kufijtë e kohës,
Ku dielli lindë e perëndon,
Atje ku nata me muzgun të mbulon,
Atje ku hëna, krahë hapur të pretë,

Mes thellësisë së ndjenjës,
Pranë dashurisë,
Afër lindjes dhe jetës.
Pranë jastëkut të ftohtë të vdekjes,
Aty të presë!

Krahë hapur …
Mes yjesh,
Ku lodrojnë me hënën
E zhytur në ëndërra
Në pikun e natës
Atje ku loti rrjedh
Aty më kërko!

Moza Reçi Shehi
Tiranë, 10/01/2021

The post Krahë hapur të pres! – Moza Reçi Shehi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>