Muça Vladimir Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/muca-vladimir/ Poezi Laberia News Sun, 17 Apr 2022 12:25:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Muça Vladimir Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/muca-vladimir/ 32 32 Kur zemra të bën bllok – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/04/17/kur-zemra-te-ben-bllok-muca-vladimir/ Sun, 17 Apr 2022 12:25:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23021 Një të Dielë të këndëshme përmes një cikli poetik KUR ZEMRA TË BËN BLLOK I...

The post Kur zemra të bën bllok – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një të Dielë të këndëshme përmes një cikli poetik

KUR ZEMRA TË BËN BLLOK

I këpute kavot e pasarelës
Kur vështrimet i lidhëm sy me sy,
Atëherë lumi i ndjenjës n’a rrëmbeu
E lumëshpirti vërshoi me dlirësi.

Ndonëse në shpirt më je kudo
Unë mbytur jam në tëndin sy,
Në qiellharresë akoma shoh
Një lulegonxhë me aromë besimi.

Më shurdhe në heshtje virtuale,
Fytyrën trete te tjetër shok,
Tjetër zemër me fytyrë Circeje
Mbi brigje ngritur, e bëre stok.

Lumin në rrjedhën e gulçuar
E shterr veç zjarri i shikimit tënd,
Se urëpasarelë tmerrësisht rrëzuar
Nga pritja e gjatë u ndryshk, u shemb.

Vjen një ditë e di, s’më ndjen
Të qëndroj afër si vëlla, si shok,
Se Halley kometë më nuk vjen,
E zemra e lodhur, të bën bllok.

Se Ti i këpute kavot e padarelës
Që lidhnin dy brigje të dëlira shpirti,
Lumi i ndjenjës në dallgët e jetës
Si në facebok mureheshtje ngriti.

BOTË ZHGËNJYESE
Më mbyti kjo botë me halle,
S’më mbeti në shpirt asnjë profet;
Veç xhindet më hedhin valle
Si qënie të reja, nga tjetër planet.

Pas çdo dite ëndrrat e reja
Si kllounë më vijnë, brithyer në skaj;
Grinden shenjtorët si njerëz pa ndjenja,
Si shenjti djall në ikonostas.

Zë arratiset nga shpirti mirësia,
Paraja zë vend, si më me vlerë,
Zbritën xhindët nga gjithësial
Shaluar si Zoti, mbi rrufetë.

Ç’daulle më ndjek në këtë funebër,
Brinjëthyer,shpirtbosh në këtë soltic?!!
Zhgënjimi, lugat m’a mbyti ëndrrën
Me metafora të reja, si zogu mitik.

S’E DIJA MËKAT
Mbi qerpik të shkrova kujtimin,
S’e dija që po bëja mëkat;
Ky rimel s’tu nda ndër vite,
Si puthje adoleshente, e pa fat.

Ëndrra rinore në lukthin e grykës,
Verem na mbeti fat i rinisë,
Jeta si mjeshtër i shpirtgrafikës
Mbi ne shënjon veç bardhë e zi.

Mbi çadër shpresash pika shiu
Në shpirt trokasin si ngahera.
Një nyje shprese lidha shpirtit,
Të mbaj zgjuar kujtime të tjera.

The post Kur zemra të bën bllok – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Se linda pranë detit – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/04/17/se-linda-prane-detit-muca-vladimir/ Sun, 17 Apr 2022 10:28:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23006 Se linda pranë detit Kur linda Njelmësi e kripës M’u bë pjesë e shpirtit, Puthje...

The post Se linda pranë detit – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Se linda pranë detit

Kur linda
Njelmësi e kripës
M’u bë pjesë e shpirtit,
Puthje dallgësh mora në fytyrë,
Qiell e detë në kipsin tim
Më mbeti në sy
Si i pari përshkrim.

Lundrova mes dashurive për detin,
Mora të përjetëshmen mirësi,
Duke kalëruar kreshtat e dallgëve
Velore m’u bë shpirti im.
Lundërtarë në hapsira blu,
Në martesat e ndezura qiell-detë
U mbyta në fundo
Në sytë e tu.

Që atëherë
Dashurinë e mas me kreshta dallgësh,
Se dhe dallgët kanë dufe dashurishë,
Ndaj si kamelie, me krahë pulëbardhe
Të ndjek Ty me dallgët në sy.

Ndaj në sytë e tu velore jam
Me timon të thyer lundroj kuturu;
Se dallgët e shpirtit lakmoj
Kur dalin kreshtashkumbë,
Me vrullin vuuuuu!…

Ç’MË ZGJOVE KUJTIMET
Ç’më zgjove me shkronjat e çatit.
Mitare m’u çfaqe me sytë përdhe,
Në shpirt më dogje si prushi zjarrit
Kur fshehur nën hi, i ndezur fle.

Ç’djall erdhi tek unë pas kaq vitesh
E librin e shpirtit zu të shfletojë?!…
Në zemër më solli lumë ngashërimesh
Në shtratin e tharë, të historisë Trojë.

I mblodha ato shkronja, talisman ti bëj,
Me mollëzat e gishtave i prek lehtë;
Ti si derizhabël më hijezon në qiell
Si një pushtim alien, i beftë.

THINJAT E KUJTIMËVE
E kanë prerë pyllin
Ku ndër gjethe
Mbeti fishkëllima ime,
Dhe një dritë syri
Mbi to qelibarë.

E kanë tharë kroin
Ku ujonim dashurinë
Të dy bashkë.

E tani,
Unë tretem mallshëm
Në thinjat e kujtimëve,
Në kërkim të rrënjëve
Që ato kanë.

The post Se linda pranë detit – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjyqet – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/gjyqet-muca-vladimir/ Tue, 05 Apr 2022 08:49:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22939 GJ Y Q E T Mbi çekiçin e drunjtë Drejtësia zvarget si bollë, Apo si...

The post Gjyqet – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GJ Y Q E T

Mbi çekiçin e drunjtë
Drejtësia zvarget si bollë,
Apo si tymi i llullës
Në gjyqin e Pavël Korçaginit.

Në dosjet e vërdheme
Paraja zuri vend
Me xhokën e zezë të një gjëme.
Mbi kokat e gjyqtarëve
Emblema e drejtësisë
Vjel fjalët e “kazanëve”,
Pas hekurave
Nata e gjatë e gjyqëve,
Rrugëve qent e matrikulluar
Grinden në impotencën e ndërzimëve.

Fusha e orës bashkisë
Shkëlqen në fërgëllime:
Kush i kurdis akrepat
Si kryqëzimi i Krishtit
Në këto gjyqe?…

VETMIJA E MËRGIMTARIT
Të ngrijsh në qerthullin tënd
Duke pritur dikush të trokasë!…
I shkreti mërgimtarë,
Me qenin e macen pranë.
Nga qielli i vetmisë,
As hëna nuk shkund
Mbi kurmin tim, pluhurin e artë,
Qent e rrugës më ikin bishtshalë,
Vetmia e mërgimtarit
Shpirtin m’a vret ngadalë.

KUJTIM I ÇILTËR
I çiltër kujtimi mes nesh në vetmi
Unë e Ti, në ndjenjë mbështetur,
Si vilë e rrushit,
Mushtërusr në hardhi.

Si një Druzila Tanzi
T’a ndjej frymën joniane,
Qeshjen bukovile ndërmend;
Në flokë ca grimca kripe,
Dhe shkëlqim i syve gjithë shend.

Kujtimet tona sapo të pashë:
Mëz i hazdisur pa fre;
Ti rri heshtur, s’më flet,
Si fryma jonë
Shndruar në re.

The post Gjyqet – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindja lirive – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/vendlindja-lirive-muca-vladimir/ Tue, 05 Apr 2022 07:47:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22908 Në kuadër të 24 vjetorit EPOPEJA E DUKAGJINIT isha i nderuar të bëhesha pjesë e...

The post Vendlindja lirive – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kuadër të 24 vjetorit EPOPEJA E DUKAGJINIT isha i nderuar të bëhesha pjesë e eventit poetik “Ora Letrare Jusuf Gërvalla”, organizuar nga Komuna e Deçanit.
Unë u prezantova me poezinë”Vendlindja e lirive”, me të cilën kryetari i komunës Deçan Bashkim Ramosaj më vlerësoi me MIRËNJOHJE.

VENDLINDJA LIRIVE
Deçan me kullat mes boshit
Po të bren mikrob i mërgimtarisë,
Si pika shiu dritarëve loti
Nduk ashpër faqet e historisë.

Zëri Jusufit më shkund ndopak,
-Aje i çmendur që ik nga ky vend?
Përse braktis kullën, të mirin prak!
Trekëndëshin e jetës kërkund s’e gjen.

Hej dardan! Ngado të ndjek Deçani,
Me bacën Isa të pa “vdekur”,
Vikamë lirie nga vatani
Mes Bjeshkëve Deçanit, rilindjeve gjetur.

Se tash po zgjohesh Pan si dikur,
Me luftë e punë qëndron në këmbë,
Jo!Jo! Të vdesësh kufomë pa qivurë
Rrugëve në mërgim, shpirt nër dhëmbë.

Deçan ! Si dikur bjeri kambanës
Me krenarinë, vrushkujt e gjakut dardan,
E rëndë, sa gjithë toka peshë e fjalës:
Ndezur lirinë, dashurinë e mban.

Në vite lufte e mërgimi, boll je tretur,
Të iku frymarrja që kishe qëmoti;
Por Ti vullkan, e shpirt ndezur
E ngroh lirinë siç e do Zoti.

19/3/2022

The post Vendlindja lirive – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pashmangëshëm – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/pashmangeshem-muca-vladimir/ Fri, 01 Apr 2022 21:27:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22885 Miq e dashamirës ju uroj një fundjavë plot shëndet e mirësi përmes një cikli me...

The post Pashmangëshëm – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miq e dashamirës ju uroj një fundjavë plot shëndet e mirësi përmes një cikli me poezi.
PASHMANGËSHËM

Të qerthulloj
Në lëmshin e fjalëve,
Rruga më gëlltit
Me zulmën e një rrebeshi.

Të qerthulloj
Mes një fije qetësije,
Ruaj nëpër kohë vështrimin
Që rinia t’a veshi.

Më humbe
Në thellësi të perendisë të syve,
Me butësinë, bardhësinë,
Larg zhgënjimëve.

Të qerthulloj
Mes gulçimit, perendimit
Mes një vështrimi fanari fatkeq.

Të qerthulloj
Si një misurë në tëndin detë,
Me muzikën e maturës
Që shpirtit s’ju heq.

Papritmas
Përshkoj nëpër qerthullim
Magjinë e humbur tek Ty.
Shtrydh shpirtin e kujtimëve,
Larg Circëve në Itakë,
Rigjej dashurinë e zgjimëve.

MES ËNDËRRIMËVE
Kur më shumë më kërkon,
Në ate faqe çfar të shkruaj?..
Si mirënjohës më bën të vuaj,
Syrin e shpirtin keqas m’a veskon.
Gjurmoj ngrohtësinë mbi një harresë
Të gjejë breglumin me arra në Ftadonë,
Kopështin e Zajes me manat pamorë,
Orët e fëmijërisë me mirësitë flugerë.
Gjurmoj nga Castelnova, kodrën Atë
Përgjatë rrugëtimit të një fëmije,
Përpij një kështjellë,nën hijen lofatë.
E në më gjen shtegtarë mes ëndërrimëve
Në infinitin shpirtërorë të një enigme,
Mbyllma shtegun e të tjerave zhgënjime
Castelnovo Di Sotto 16/11/2017
RREBESH I DËLIRË
E akullt hungërima e egërsisë në strofull,
Hidhërim i dimrit nuk iku,
s’u shkund?!…
Mrekullia natyrore lazdron pyllin,
Gëzohem në tjetër vizion, apo tjetër fund!?
Universi më vjen në tjetër lëvizje,
Në kënaqësi çfar ekzistence jete?
Ruajtur nga pylli si zgjim lirie
Nën degë e nën rrënjë, si mjalti në koshere.
Tufë e shtergëve në zgjim pranvere,
Puplorë,në krrakitje si tjetër rrufe;
Në hymnin e përvitshëm të një ëndërre,
Në gjumin e pyllit më nuk fle.
Foshnjëri e bimësisë nën lagështi,
Fanar të rinj në lulzimin brengë;
Nometë mbushur dëng nga nxitimi,
Kanë flakur tutje çdo komoditet.
Kaluar nga tufani,luginës freskuar,
Faleminderit e shkuar, rrebeshit të dëlirë,
Zymtësi e luginës, shebojë gjelbëruar
Për shpirtin tim nga rrebesh i dëlirë.
Prillë 2019
Nga vëllimi”Mbi flatra vargjesh”

The post Pashmangëshëm – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Alepo – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/ne-alepo-muca-vladimir/ Fri, 01 Apr 2022 20:12:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22845 Në Alepo (Dhe sot në Ukrahinë) Toka dhe baroti Rrugëve janë më të ashpër, Me...

The post Në Alepo – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Alepo
(Dhe sot në Ukrahinë)

Toka dhe baroti
Rrugëve janë më të ashpër,
Me gjak fëmijësh përzier.
Zhurmë e shpërthimëve,
Të qarat e foshjave
Përplasen bindonvilëve me vetëtimë.
Mbi mure të rrëzuar
Frymarrje të thyera
Dhe një kukull e shqyer mbi murë.

Mbi këtë qytet,
Në emër të asgjësë
Vdekja mbolli vrima
Me gozhdët e sajë.
Kaq larg e kaq afër,
Në sytë e mijë
Këto vrima
Po nga ato gozhdë janë.

Çdo natë sytë më mbetën atje
Si dy gurë të tymosur,
Si oaz i shterrur në shkretëtirë,
Si buka mbi gjurin e të uriturit,
Si zëra të thëna
Nga një gjuhë e shterrur,
Si fjalë e shkruar
nga një dorë
e prerë.

RIKTHIMI NË LIBOHOVË
Më përshëndesin zogjt e gjethëve
Të rrapit shekullorë,
Dhe shkurret erëmuese në rrugë;
Më përshëndesin vreshtat rradhë nën diell
Kur vi tek ty Libohovë.
Të përshëndes rrugë kthesare,
Ty Suhë e virgjër,
E ju kodra ku koha pezull mbet.
Ju përshëndes o Saraje të Kahmoçme…
Dhe ju fytyra të paqta,
Pasditëve të zjarrta,
Thyer si qelq.
Një pyetje më zgjohet,
Më godet në sy:
Ku jeni?
Pse ikët nga kjo parajsë
O dajot e mijë?!…
PLEPI I EGËR
Tek fushë e vjetër lagjes Erzen
Bleron çdo vit argjend,
Ëndërrat zënë e zgjohen
Saherë më vjen ndërmend.
Shumë fjalë shkrova
Rreth trungut për kujtim;
Gjithnjë më gjindej strehë
Në gaz e hidhërim.
U rrita,u nisa herët
Një ditë nëpër terr,
Por sytë para nisjes
I mbylla mënjëherë.
Ndjeva si dridheshin degët,
Dëgjoj, ata më ftojnë:
Tek unë shtegtar i gjorë
Qetësinë do e kërkojsh.
M’i thau thëllimi faqet
Fushimit në Gropë Mal,
M’a flaku shqota çadrën
S’arrita dot ta marr.
Jam larg nga Fushë e vjetër,
Nga Plep i Egër tashti,
Ndjej thellë veç një thirrje:
– Tek unë gjen prehje Ti!…
1969

The post Në Alepo – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Magjija e lumit – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/03/24/magjija-e-lumit-muca-vladimir/ Thu, 24 Mar 2022 05:27:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22801 Miq e dashamirës përmes një cikli me poezi Ju uroj një fundjavë të këndëshme. MAGJIJA...

The post Magjija e lumit – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miq e dashamirës përmes një cikli me poezi Ju uroj një fundjavë të këndëshme.

MAGJIJA E LUMIT
Çfar qoshk i bukur
Në shtjellën e Erzenit.
Në mbrëmjen e vagët,
Në vorbullat e ujit
Lexoj gjithçka që quhet poezi.
Aty energjia e vjelur,
Në një agim kuqalosh
Nderur zgjon mëngjesin plot freski.

Tek vau i Çaponëve,
Mbi suprinën e ujit,
Refleks i kregzave bregut të shtuftë,
Ndenjur me mua,
Symbyllur në një bashkësi,
Teksa mendimet rrymojn valës
Me shkulme shpirti
Si në rini.

Asnjë vend si këtu,
Si nëpër këtë lumë,
Ku çdo histori shndrohet në magji,
Nuk më josh më shumë,
Më ngop me poezi.
Vau Çaponit 2017

NË ZEMRËN TIME
Unë një emigrant
Pa lirinë e qënies time,
Një lundër në oqeanin e botës.

Larg truallit amë,
Prekur nga zamkë e pështymës,
Kalimëve dredha dredha të shtigjëve;
Mes një frike në kacavirrje,
Zvarrë më tërheq mendimi
Me rëndesën e gurit të vendlindjes,
Hapave trandur nga zhgënjimi.

Ai qoshk ujvarë ku mrizojn dëshirat
Lidhur m’a mban zemrën time;
Kur hap tjetër shtëpi,
Çfarë transmetimi nër vite!…
Të rënda kanatat e burgut arrati,
Shtëpija ku linda,
Shoqëria ime
Më rikthehet
Si një perri.
Manjagua Dhjetor 2018

METAFORA E LUMEJVE
Në vendin tim ka lumej
“Kokëfortë”që rrymojnë plot zhurmë,
Nuk bashkohen kurrë
Gjersa treten në detë
E mes valëve bëhen shpurë;
Turbullojn valën si të marrë,
Në deltë jan zotër,
Dhe kur rrjedhin imcakë
Nën qiellin djegagurë.
Por ka dhe lumej
Që mbytin njeri tjetrin,
Grinden mes valësh
Me ëndrra zaptuesish
Gjer në horizontin e deltës,
Humbur në rrjedhë vetëveten.
Do ish më mirë të mos ishte ky lumë
Pa rrjedhën vetanake të të burimit,
Pa zemrën gulçuese të vërshimit,
Pa aluvionet e shtratit të tijë,
Do ish më mirë
Më mirë do ish
Të mos tretej si qiri
Në tjetër rrymë,
Por të rrymonte
Në të veten liri.
Bureto skela e lumit Po 2017

The post Magjija e lumit – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trishtim i një qyteti – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/03/06/trishtim-i-nje-qyteti-muca-vladimir/ Sun, 06 Mar 2022 18:34:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22738 TRISHTIM I NJË QYTETI Eh Mitovica loce!… Loce s’je më. Bijtë çdo ditë po marrin...

The post Trishtim i një qyteti – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TRISHTIM I NJË QYTETI

Eh Mitovica loce!…
Loce s’je më.
Bijtë çdo ditë po marrin arratinë;
Ato lule që çeli fryma jote,
Dita- ditës po mbyllin synë.

Po mbetesh si dorashka ime
Zhveshur nga murlani cingërimë;
Mbeti dashuri e amëshuar,
E fundmit, nga dheu, psheretimë.
Më pak bij matanë Ibrit,
Pleqëria bastunin rreh si i Shenjti Moisi;
Dugajave pasqyrat shurdhuar,
Në gjumë treten, si yjet në gjithësi.

Ibri mbushur me lëtyrë,
Tendat nër kataraktë verbimi;
Çarshia lyer me gjak
S’të josh asgjë rrugëve nga trishtimi.

Eh ç’më mori malli për një trëndafile,
Ta këpus tek Kroi Vitakut,
Me tamblin e dheut të unjem pambarim;
Por një turrë e ndezur shkajane,
Ma ktheu Migjenin
Zgjuar kësaj ane.

Si një Esef, u hedh misër Pëllumbave të Halitit
Nën strehën e djegur të Belegut;
Një çast dhimbje hoqa prej vedit
E vesha lakuriqsinë e lum-Bregut.

M’u dhimbe shumë, Mitrovica-Loke
Në këtë fillim shekulli.
Te Rozafa mora gjirin e dhimbjes,
Të gushova me krahët e mi;
S’dua nanë Loke,
Kurrë s’dua
Të lë të tretesh nën hajni.

The post Trishtim i një qyteti – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë e ti – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/une-e-ti-muca-vladimir/ Sun, 27 Feb 2022 17:42:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22686 Nga blloku i jetës gjimnaziste. UNË E TI Unë jam drita e diellit Ti je...

The post Unë e ti – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga blloku i jetës gjimnaziste.

UNË E TI

Unë jam drita e diellit
Ti je hija ime,
Ti je lulja e erëshme
E unë bleta,
Ti je reja e ngarkuar
E unë shiu i syve të mi.

KUJTIMI I SAJË
Ajo jeton në zemrën time
Si një cifël e xhamtë,
Gërvin në shpirt
Çdo minutë,
Çdo orë,
Çdo ditë.

KUJTIMET
Kujtimet ku janë futur
Marrin arratinë
Në qiellin e pa anë,
Ndjenja më vjen si flutur
E shpirtin gjallë ma mban.
E prap kujtimet ikin
Si zogjtë kur zënë shirat,
Lenë pas retë e trishtimit.

KOMPOZIM
Muzika e erës së lulëve
Mbi supet tanë
Kompozonte pranverën e dashurisë,
Kur shikimet derdheshin
Si rëra në klepsidër,
E koha fluronte
Si dritë e mëngjesit.

NDRYSHE
Ti si erë
E unë si re,
Ndoshta s’do puqemi kurrë;
Aherë s’do lëshojnë lot sytë e mijë
Por lot do lëshojë qielli.
DHE NJË ÇAST
Dhe një çast,
Kur dyshimet e grindjet
U zgjuan në takim,
Si mjegull sterrë
Ranë mbi ne.

PËRTEJ SYVE
Shok, mik, zonjusha ime
Vështromë thellë sytë e mi,
Atje, në fundo
Si perlë është shpirti im.

KUR U NDAMË
Kur u ndamë
Një hon u gremis
Në një hon tjetër,
Mes zhurmërimëve të fjalëve të tua,
Valët e lumit të shikimëve
Më përmbytën mua.

Nga libri”Mbi flatra vargjesh”

The post Unë e ti – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga blloku i “emigrantit” – Muça Vladimir https://poezi.laberianews.com/2022/02/23/nga-blloku-i-emigrantit-muca-vladimir/ Wed, 23 Feb 2022 20:52:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22673 Nga blloku i “emigrantit” UDHËTIM MBRËMJEJE Kur kthehem mbrëmjeve, Në rrugën time gjithçka s’e njoh;...

The post Nga blloku i “emigrantit” – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga blloku i “emigrantit”

UDHËTIM MBRËMJEJE
Kur kthehem mbrëmjeve,
Në rrugën time gjithçka s’e njoh;
Si në kupën qiellore,
Eci mes ligjëve të stranierit.
Nën hijen e oborrit
S’më pret vallëzimi i lehtë i lulesahatit,
Ku nga drita e bashkuar
Të drapërit hënor,
Bashkohet dhe drita
E shumë yjeve qiellorë.
Në pëntagramin e skamjes,
Përzier me këngën e fshesaxhijve,
Përpij vetëveten në përjetime.
Ndër flegrat e hundës
Më kundërmon erë pane,
Me dëshirën e zjarrtë,
Të një ore në sofër,
Në sofrën e një familjeje të pa ndame.
Radio “Adreatiku” më ofron lirikë të kohës
Nga sopranot te Te deum kishtarë,
Gjer tek tallavaja tregtarë.
Në dritaret e hapura,
Simbol e fener shprese,
Mes ndriçimit të amullt
Në sytë e një qeni;
Në këtë perendim mbrëmjeje,
I malluar për familjen,
Në qoshkun e një stranieri
Përgjërohem.
Castelnovo Di Soto Janar 2019

The post Nga blloku i “emigrantit” – Muça Vladimir appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>