Myrteza Mara Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/myrteza-mara/ Poezi Laberia News Sat, 30 Apr 2022 15:24:54 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Myrteza Mara Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/myrteza-mara/ 32 32 Lisat janë lisa – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2022/04/30/lisat-jane-lisa-myrteza-mara/ Sat, 30 Apr 2022 15:24:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23048 Lisat janë lisa Në një pyll nuk janë të gjithë lisa, Por edhe lisat nuk...

The post Lisat janë lisa – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lisat janë lisa

Në një pyll nuk janë të gjithë lisa,
Por edhe lisat nuk jetojnë dot vetëm
Ka shkurre, bar, ferra dhe driza
Ka edhe minj që ndjejnë tërmetet.

Ashtu siç nuk shkëlqen qiellit një yll,
Nëse pranë nuk do kishte një tjetër,
Ashtu dhe gjethet e drurëve në pyll
Nuk do vishen me vello të gjelbër.

Por lisat janë lisa, me fron e kurorë
Janë shkallë që të afrojnë me qiellin
Në degët e tyre zogjtë si në kor
Mbi dy lisa ngrihet një urë ylberi.

Nuk bjen kurrë rrufetë mbi shkurre,
Lisat dëshmorë, ata dhe heronj
Kulprat që dinë vetëm të mburren
Shpinën e lisave grricin me thonjë.

Por lavdia do themel, ajo do rrënjë,
Plagjiaturat nuk janë shembëlltyra
Për lisat thuren e këndohen këngë
Me lisat krenohet dhe vetë natyra.

Lisat në llogore, ata edhe simbol
Zemrën e lisit-zemër gjithë jetën
Ata për shtrat, ata dhe arkivol
Lisat-frymëzimi edhe për poetët.
***
Në një pyll nuk janë të gjithë lisa,
Dëgjoni ju shkurre, ju kulpra parazite!
Për erërat ciklone lisat bëhen diga,
Për nderin e pyllit të parët ata digjen.

The post Lisat janë lisa – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u mundoni – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/08/19/mos-u-mundoni-myrteza-mara/ Wed, 19 Aug 2020 21:08:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11362 MOS U MUNDONI Më gjeni një poet që s’këndoi për nënën, Më gjeni një pemë...

The post Mos u mundoni – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS U MUNDONI

Më gjeni një poet që s’këndoi për nënën,
Më gjeni një pemë ku s’u u ul një zog
Më gjeni një qiell që nuk e njeh hënën,
Mos u mundoni, nuk e gjeni dot!

Më gjeni një sopatë që s’preu një lis,
Më gjeni një mal pa pemë e pa gurë
Më gjeni një farë që nuk ka një fis,
Mos u mundoni, s’e gjeni dot kurrë!

Më gjeni një det që nuk dallgëzoi,
Më gjeni një qiell jetim, pa yje!
Më gjeni një diell që nuk perëndoi,
Mos u mundoni, nuk ka të tillë!

Më gjeni një zemër që nuk u lëndua,
Më gjeni një vajzë që s’deshi një djalë!
Më gjeni një nuse që nuk u gëzua,
Mos u mundoni, s’keni për t’i parë!…

Mos u mundoni o njerëz të mirë,
Ç’krijoi Zoti në mes nesh e là
Bilbilin zëartë dhe djallin me brirë,
Gjithëkush nga ne në shpirt e ka!

Myrteza Mara

The post Mos u mundoni – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrrat u lodhën me mua – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/endrrat-u-lodhen-me-mua-myrteza-mara/ Sat, 15 Aug 2020 11:11:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11170 ËNDRRAT U LODHËN ME MUA S’mbaj inat, nëse zemrën e asaj e hapi një zemër...

The post Ëndrrat u lodhën me mua – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ËNDRRAT U LODHËN ME MUA

S’mbaj inat, nëse zemrën e asaj
e hapi një zemër tjetër,
as ngushëllohem “ky ishte fat!”,
sipas fabulës së dhelprës.

E binda veten se nuk isha Ai,
që të bëhesha varkë mbi det,
edhe ajo s’u bë dot Perëndi,
ndaj harroi të kthehej në breg.

Ajo lakmonte vetëm pranverën,
unë isha i ngarkuar me vjeshtë,
Ajo i kthente shpinën erës,
por unë erën e kam shpresë.

Tani jemi si dy të huaj,
nëpër skajet e një dimri
Nuk kam të drejtë ta kërkoj,
në udhën e vërbër të harrimit.

Do iki larg, larg prej këtej,
në gjurmët e një ëndrre,
ndoshta atje takoj dy diej
në shtratin e ngrohtë të këngëve.

Nuk pres të më thërrasin në emër,
ëndrrat u lodhën me mua,
Në dorë do kem fenerin e zemrës,
gjysmë i verbuar.

Dhe do të iki, vetëm të iki
nën çatinë e yjeve të qiellit
si vitet e mia dhe ata fiken
ç’ka se rindizen nga drita e diellit!

Nuk dua të më mbijnë yje në sy,
u verbova i tëri verbërisht,
sepse ajo s’u bë dot Perëndi
që unë të kryqëzohesha si Krisht.

The post Ëndrrat u lodhën me mua – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flakë meteorësh – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/flake-meteoresh-myrteza-mara/ Thu, 30 Jul 2020 14:24:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10337 FLAKË METEORËSH Nuk di përse jetës i thonë “lojë”, Kur loja është thjeshtë një argëtim!...

The post Flakë meteorësh – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FLAKË METEORËSH

Nuk di përse jetës i thonë “lojë”,
Kur loja është thjeshtë një argëtim!
Jeta s’di të rikthehet, edhe të dojë
Rruga e saj ka vetëm një drejtim.
Por ja që kështu e ka ndërtuar Zoti,
Të luajmë e qeshim dhe midis plagëve
E dimë dhe në gjumë shijen e lotit
Siç dimë në heshtje rrugën e varreve.
Lojërat e jetës zbukurohen me palgë
Dhe gjurmët e tyre mbillen në kujtesë
Kujtojmë e themi: “Këtu jam vrarë
Nga një plumb fjale, thënë pa kujdes!
Kjo gjurmë tjetër ka histori më vete
Siç ka dhe qielli ditarin e meteorëve
Plaga e ëmbël me shenjën “sekrete”
Kurorë mali me vello prej dëbore.”
Mbushur me palgë ky shpirti i poetit
Kalorësi i ëndrrave që vetëm rend
Siç rendin drejt bregut dallgët e detit
Siç rend dhe muza ndezur me këngë.


Mirë bëjmë që luajmë në këtë jetë
Jemi aktor nëpër udhët e viteve
As ne, as skena nuk ëshë e vërtetë
Jemi flaka e meteorëve që digjen!

The post Flakë meteorësh – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si e ka mbiemrin e vërteta – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/si-e-ka-mbiemrin-e-verteta-myrteza-mara/ Sun, 10 May 2020 07:18:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5945 SI E KA MBIEMRIN E VËRTETA Ka plot mënyra të tjera për të thënë të...

The post Si e ka mbiemrin e vërteta – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI E KA MBIEMRIN E VËRTETA

Ka plot mënyra të tjera për të thënë të vërtetën,
le të jetë e hidhur si mjalti i premtimeve,
Shtigjet e honeve kanë aromën e vdekjes,
vela të grisur në gjoksin e stuhive.

Është me e shkurtër udha mbi vahun e guximit,
ura e postës i vonon letrat e shkruara.
Nuk është e vështirë
të grisësh firmën e betimit,
më mirë kështu se me fjalë të arnuara!

Unë jam rreshtuar në armatën e poetëve
që duam të bindim botën
se ka dhe dashuri të përjetëshme.
Ah, martirët ëndërrimtarë,
don Kishotë-kamikazë të vetvetes.

Qenka e vështirë, besa sot,
Romeo e Zhuljeta s’do kenë ekzistuar në këtë jetë.
Janë trille të shkrimtarëve
që thonë se për dashurinë
mund të vdesësh dhe shpallesh profet.

Në udhëtimin e amëshimit
ka dhe katete të shkurtëra,
hipotenuzat janë të gjata dhe të pjerrëta.
Kur humbet pikat e hroizontit të shpirtit
nuk e mer vesh kurrë
si e ka mbiemrin e vërteta.

The post Si e ka mbiemrin e vërteta – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpresa e lodhur – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/shpresa-e-lodhur-myrteza-mara/ Fri, 01 May 2020 14:58:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5265 SHPRESA E LODHUR Në horizontin e pritjes, bashkë me kallot e durimit, syri i pagjumë...

The post Shpresa e lodhur – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPRESA E LODHUR

Në horizontin e pritjes,
bashkë me kallot e durimit,
syri i pagjumë nga pagjumësia e dritës,
shpleks e mpleks mirazhe
me litarët e anijeve të ardhjes.
Krahë pulëbardhash të uritura
mbjellin klithma ngazëllimi
së herë këpusin jetë gjallesash
nga hambari i detit.

Stërkala dallgësh-kripë mbi qerpikët e ngrirë,
bashkë me vullkanin e mallit
nën vështrimin e sfinksave-mister.
Ndoshta dhe ata kanë qenë njerëz
por akulli i pritjes i gurëzoi
si dëshmit e shkruara mbi papiruset e erës!

Anija e shpresës përplaset,
me ajzbergët e lodhur
nëpër shtigjet e ditëve të natëzuara.
Horizontet e pritjes, si sy vajze i përlotur,
shkulmohen nga gazi i dallgëve
kur direku ngadhnjimtar gris qiellin,
nga puthja e diellit flamuri zverdhur

Mos u vono shpresa ime,
ndryshe më gjen sfinks të gurëzuar,
horizonteve të pritjes,
në thonjtë e viruseve pa emër
thinjur nga myshku i dimrit!

The post Shpresa e lodhur – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bashkë do ia dalim – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/04/14/bashke-do-ia-dalim-myrteza-mara/ Tue, 14 Apr 2020 16:46:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4127 BASHKË DO IA DALIM Mbështetu në supin tim vëlla, Dhe ndize fenerin në zjarrin e...

The post Bashkë do ia dalim – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BASHKË DO IA DALIM

Mbështetu në supin tim vëlla,
Dhe ndize fenerin në zjarrin e plagës
Fati i martirit në pjesë na rà,
Si gjahu në rrjetën e merimangës.

Mos u ngut vëlla, kalite durimin
Se i kemi dhënë besën Diellit
S’do i shijojmë, siç duam, stinët
Është i gjatë tuneli i Ferrit!

Mbylli veshët, mos i dëgjo sirenat,
Ujqët në gjurmët e gjakut na ndjekin
Me sytë fosfor jargosen hijenat,
Korbat për kërma e mprehin sqepin.

Mos u beso buzëqeshjeve stampë
Dhe fjalëve që dalin nga protezat
Janë frëngji që vjellin vetëm natë
Porta të lyera me bojë varrezash!

Trima betejash me mullinjt e erës
Ku janë, ku dinë të struken këta lepuj!
Fshihen si vemje zgavrave të ferrës
Kur fushat bëhen male me të vdekur.

Durim vëlla, bashkë do ia dalim,
Është luftë e egër me natën e verbër
Shohim tymin, por nuk duket djalli
Shpres e durim, s’duhet më tepër!

Do shkruhen legjenda, do ngirhen lapidare
Për jetët e humbura në një çast të vetëm
Për të urtët, të mirët, “Bluzat e Bardha”
Për të gjithë ata që luftuan me vdekjen!

The post Bashkë do ia dalim – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Horizonte të rrëzuara – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/horizonte-te-rrezuara-myrteza-mara/ Thu, 09 Apr 2020 16:06:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3913 HORIZONTE TË RRËZUARA Litarët e kambanave këputur, s’ka tinguj, Erërat fishkëllejnë melodinë e ortekëve Ajri...

The post Horizonte të rrëzuara – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HORIZONTE TË RRËZUARA

Litarët e kambanave këputur, s’ka tinguj,
Erërat fishkëllejnë melodinë e ortekëve
Ajri dhe drita si heronj të lidhur
Në heshtje psallim himnet e vdekjeve.

Djajt vishen bukur, vezullim mëkati
Pikturojnë heroglifet e plagëve pa emër
Pikëpyetje të krrusura mbi eshtrat e fatit
Globi goditur me shigjetë në zemër.

Nën strehë dëshpërimi pikon dhimbja,
Trualli gropëzohet nga plumbat e lotëve
Tkurrur toka, ka frikë nga lindja
Kërrcasin meridianët e të dy botëve.

Ret’e trishtimit në shtegun e lamtumirës,
Bravat e ndryshkura kuisin si shpellë
Gjëmojnë dinosaurët në oda të greminës
Dhe ajrin dhe dritën ngjyrosin me të zezë.

Klithmojnë malet në humnera varrosur
Legjenda të vrara mbi lisat pa rrënjë
Horizonte të rrëzuara, shpres’ e plagosur
Kjo botë invalide, pa gaz e pa këngë!

Kjo luftë e egër me front e prapavijë
Armiku i maskuar, nuk është tabelë
E gjithë bota shndrruar në ushtri
Raketat dhe bombat nuk kanë vlerë.

Veç shpresa djersinë të pastroj diellin
Kjo botë do të marrë sërish frymë
Qiejt do të mbushen me harqe ylberi
Me çmim të shjtrenjtë paguajmë lirinë.

Dashuria për jetën e vetmja armë,
Armë e fuqishme që mund vdekjen
Njerëz! Do mësojmë nga ky alarm
Ta njohim e ta duam më shumë veten.

The post Horizonte të rrëzuara – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Peizazh i vrarë – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/peizazh-i-vrare-myrteza-mara/ Mon, 30 Mar 2020 14:17:07 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2749 PEIZAZH I VRARË Pyje të shurdhër pa këngë, Zogj të lodhur në fluturim, Rè që...

The post Peizazh i vrarë – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PEIZAZH I VRARË

Pyje të shurdhër pa këngë,
Zogj të lodhur në fluturim,
Rè që kafshojnë me dhëmbë
Fjalë që pëlcasin si minë.

Anije të çara nga dallgët,
Dallgë të thyera në shkëmb,
Shkëmbinj pa lidhur plagët,
Qiej të grisur pa hënë!

Rrugë që rënkojnë dhimbje
Bunkerë kthyerë shtëpitë
Tokë që ëndërron për lindje,
Ditët si shtegu në pritë.

Yje që mbetën shtegëtimit,
Çerdhe jetime, pa zogj.
Trena që s’nisën udhëtimin
Udhëtarë që s’mbërritën dot.

Varre të hapur, pa emër,
Kosa e verbër korr jetë
Nëna që presin një letër,
Shtëpi të mbetura shterpë.

Buzë që puthjet i harruan,
Fjalë që mbetën në letër
Ëndërr e plagosur mërguar
Trishtimi e lodhi shpresën.

Bukë e papjekur në furrë,
Furr i pangopur me zjarr
Në mes të zjarrit jam unë,
Bashkë me peizazhin e vrarë.

The post Peizazh i vrarë – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kërkova qetësinë – Myrteza Mara https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/kerkova-qetesine-myrteza-mara/ Mon, 30 Mar 2020 13:23:53 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2701 KËRKOVA QETËSINË Pas gjurmëve të heshtjes kërkova qetësinë, Eh, kot u mundova mbi rruzujt e...

The post Kërkova qetësinë – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËRKOVA QETËSINË

Pas gjurmëve të heshtjes kërkova qetësinë,
Eh, kot u mundova mbi rruzujt e djersës!
Diku një lule që qeshte mbi greminë,
Një zog “fajtor” në gojën e dhelprës.

Diku një flutur pa ngjyra në lëndinë,
Rrëkeza rropatej mbi gurët e pabindur;
Retë s’po ndiznin dot një vetëtimë,
Një mizë përpëlitej në rrjetë lidhur.

Era-kjo psherëtimë e dashurisë,
Nxitonte e ftuar në dasmën e vjeshtës;
Partiturat e dimrit-prelud i stuhisë,
Kot u mundova, qetësinë s’e gjeta.

U ktheva tek poetët në sofrën bujare,
Qetësia nuk njihej as në fjalor.
Me vargje urtësie, flakë si zjarret
Ndërtonin një urë nga poli në pol!

Fluturon koha në sofrën e poetëve
Oaz zhurme ky troku i gotave
Kështu ua kalojnë dhe mbretërve
Kënga e shpirtit-themeli i botëve!

The post Kërkova qetësinë – Myrteza Mara appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>