Myslim Xhaferaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/myslim-xhaferaj/ Poezi Laberia News Sun, 09 Aug 2020 09:17:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Myslim Xhaferaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/myslim-xhaferaj/ 32 32 Preka yjet me dorë – Myslim Xhaferaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/preka-yjet-me-dore-myslim-xhaferaj/ Sun, 09 Aug 2020 09:17:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10905 PREKA YJET ME DORË Në “MEKËN ” time… Gjunjët si me ashensor Më ngjitën mbi...

The post Preka yjet me dorë – Myslim Xhaferaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PREKA YJET ME DORË

  • Në “MEKËN ” time…

Gjunjët si me ashensor
Më ngjitën mbi Trebeshinë,
I preka yjet me dorë
Siç prek librat në vitrinë…

Gëzon shpirti shkëlqen nuri ,
Syri nuk ngopet së pari ,
Në Trebeshinë këndon guri …
Këndon dhe një fije bari…

Hingat ishin me dëborë
Faqet plot me trëndelinë ,
Si një vajzë vetull-kurorë
Ndrinte Hëna mbi kodrinë….

Zogjte dy nga dy lodronin
Mbi nje degë trëndelinë ,
Putheshin dhe dashuronin ,
E sfidonin pandeminë….

Zjenin sheshet dhe korija
Simfoni e padëgjuar….
Sikur vetë perëndia
Ziafete kishte shtruar…!

Edhe unë ia mora këngës
Elmazi * ia priste shtruar ,
U ngritën flatrat e zemrës ,
Gati për të fluturuar …

Atje kish vërtet pranverë
S’kishte fije pandemije ,
Un u deha si me verë ,
Arratisur prej ” kulvie “….(Korona)

Nuk e di gjunjët ç’do thon ,
A do binden tjeter herë ,
Por zemra do jetë gjithëmonë
Për tek “MEKA…” ku kam lerë…

  • Elmazi * Kushriri im i mrekllullueshëm.
    Bashkë shkuam ne ” Mekën …” tonë…..

Më 2, Qershir .2020

The post Preka yjet me dorë – Myslim Xhaferaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>