Naim Frashëri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/naim-frasheri/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 14:15:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Naim Frashëri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/naim-frasheri/ 32 32 Koha po thrret zgjohu – Naim Frashëri https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/koha-po-thrret-zgjohu-naim-frasheri/ Sat, 16 May 2020 14:15:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6356 Koha po thrret zgjohu Naim Frashëri I madhi poeti yn Koha po të thrret Troje...

The post Koha po thrret zgjohu – Naim Frashëri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha po thrret zgjohu
Naim Frashëri

I madhi poeti yn
Koha po të thrret
Troje tona seq po zbrazën
Vepra jote vihët në skenë
Thurni thurni himne
Për bagëti e bujqësi
Ashtu siq i këndoi Naimi
Vendin e tij lartësoi
Poet të arbërisë
Vlerat e atdheut
Mergimi po na i zhvesh
Troje tona të lashta
Me begati hyjnore
Pse vallë? Po braktisën
Naim i madh ma thuaj nji fjalë
A ka vend kund ma të bukur
A ka kund ujë me të bekuar
A ka kund ajrë ma të pastër
Që mushkrit ti mbush me jetë
Se në atdheun e arbërit
Ku jeta ka vlerë të lartë
Nderi respekti ,qenja njeri
Mban vlerën e lartë morale
Që atdhe ia dhuron vetëm ti
Ti na ngrit e na lartësonë
Ti na rrit e begaton
Me dashuri atdheu
Me krenari kombtare
Nën flamurin tend
Kudo në botë ndihemi krenar

12-05-202

The post Koha po thrret zgjohu – Naim Frashëri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdheu – Naim Frashëri https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/atdheu-naim-frasheri/ Sat, 16 May 2020 11:25:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6278 Atdheu Naim Frashëri O Atdhe ! Më je i dashur sa më s’ka! Më je...

The post Atdheu – Naim Frashëri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdheu

Naim Frashëri

O Atdhe ! Më je i dashur sa më s’ka!
Më je nënë, më je motër e vëlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe.

Ty përditë nëna ime të ka parë,
dheu yt në fund atë e pati marrë.
Numëruar t’i pat lulet syri i saj,
tek ti lindi, tek ti vdiq ajo pastaj.

Ti ke parë gjysh-stërgjyshërit e mi,
dhe eshtrat e tyre tretur i ke ti.
O shpirt; teje ata kurrë s’qenë ndarë,
pranë teje patën qeshur, patën qarë.

Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë.
Begatoje, o imzot, ti këtë vend!
Falu njerëzve mbrothësi e falu shend!

Hi u bëfshin kurdoherë; armiqtë e tij!
Gaz përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!

The post Atdheu – Naim Frashëri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Varfëria – Naim Frashëri https://poezi.laberianews.com/2020/05/11/varferia-naim-frasheri/ Mon, 11 May 2020 20:37:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6076 VARFËRIA Ju, të pasur, kur rrini Rreth zjarrit me gëzime, Qeshni, hani e pini, Xbaviti...

The post Varfëria – Naim Frashëri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VARFËRIA

Ju, të pasur, kur rrini
Rreth zjarrit me gëzime,
Qeshni, hani e pini,
Xbaviti me dëfrime,
Kërceni e këndoni
Dhe çeli e gëzoni,
Bëni gaxhi e loni
Edhe prëhi e ngrohi.

U vjen së largu afshi
Ndë sallonet të gjerë,
Shtruarë pej mëndafshi,
Mbushur me gjë të vlerë.
Nga ari, nga ergjëndi,
Nga floriri, nga drita
Llapëtin gjithë vëndi,
Tfaqet natënë dita.

Zonjatë bukuroshe
Veshur me rrobat’ e arta,
Vashatë vogëlushe,
Të bardha posi karta
Djemthit’ e përkëdhelur,
Të larë e të ndruar,
Me zëmërë të çelur,
Me buzë të gëzuar,
Vinë rreth e kërcejnë
Dhe qeshin e këndojnë,
Lozinë e dëfrjnë,
Kohën me gas e shkojnë,
Dhe juve, duke parë
Me sy fatbardhësinë,
S’u vjen fare të qarë
Vallë për varfërinë?
E dini q’është jashtë
Një plak’ e dobëtuar,
E përgjynjur, e lashtë,
E mjer’, e dëshëruar,
E fishkur’ edh’ e thatë,
E thinjur’ e kërcure,
E urtë dit’ e natë,
Dergjetë nër qivure!
Një plak q’i vdiq fëmija,
Edhe mbet i helmuar,
Se iu shkretua shtëpija,
Mbet si kandil i shuar!
Një foshnj’ e varfëruar
Pa nënëz’ e pa atë,
E gjor’ e dobëtuar,
E ligurë e e thatë!
Gjithë këta të mjerë
Në të këqia rrojnë,
Vin’ e lipin më derë,
Një kafshitë kërkojnë!
E kur vjen të kërkojnë,
Brengën s’munt’ ta rrëfenjë,
Po zë dhe të këndonjë
E rreh të na dëfrenjë.

Sa ‘shtë turp për njerinë,
Kur shkojm’ e s’kthejmë synë!
S’dëgjojmë Perëndinë?
S’është vëllathi ynë?
Oh, epni ju që kini!
Kush i ndih varfërisë,
Ay q’ep, po e dini
Q’i huan Perëndisë.
T’apin, se vjen një ditë
Q’e lemë këtë jetë
Dhe gjën’ e bagëtitë,
Vemi në të vërtetë,
Përpara Perëndisë,
Që do të na gjykonjë;
Urat’ e varfërisë
Arrin të na shpëtonjë,
Ajo or’ e borinjtë,
Që ligjëron e bije,
Rreth t’i plakin të rinjtë,
Buzë varrit na shpije.

Epni t’u falnjë Zoti
Juve gjithë të mirat
E të mos mutnjë moti
T’u sjellë të pahirat.
Mba unazat në dorë
Pa njëfarë nevojë!
Zonjë, shumë të gjorë
Vdesën për bukë ngoje!
Ep t’apë Perëndija
Të gjitha mirësitë,
Të të kenë fëmija
Shëndet e jet’ e ditë.
Zot i math’, i vërtetë
E gjithë ju të Mirët,
Mos e lini përjetë
Njerinë n’errësirët!

Naim Frashëri

The post Varfëria – Naim Frashëri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>