Namik Selmani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/namik-selmani/ Poezi Laberia News Fri, 11 Mar 2022 19:28:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Namik Selmani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/namik-selmani/ 32 32 Mbijetesë e bukur – Namik Selmani https://poezi.laberianews.com/2022/03/11/mbijetese-e-bukur-namik-selmani/ Fri, 11 Mar 2022 19:28:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22782 Mbijetesë e bukur Ballë dhimbjes kujtoje një det mençurie Se të mbysnin ziliqarët e tribunarët...

The post Mbijetesë e bukur – Namik Selmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbijetesë e bukur
Ballë dhimbjes
kujtoje një det mençurie
Se të mbysnin
ziliqarët e tribunarët mburravecë.
Ti ecje
dhe ecën me ritmin e një turbine.
Pa u lodhur
nga gurët e shtigjeve që t’i vunë si ferrë.
Një jetë
i kërkove ndihmë shpirit të nënës
Si një curril kroi
për udhën e re e të pashkelur.
Duhej
një çelës të mos jetoje vetëm mes ëndrrës.
Që të fshije
pikën e lotit në qerpikë të mbledhur.
Në ditë
pa diell u bëre për veten udhërrëfyese e saktë.
Se retë
donin ta sterronin qiellin e paanë e të kaltër.
Kur bota
fliste për mjerime, për luftë e për plagë
Ti ishe
kapitene e fortë që ndrije errësirën e natës.
E t’u desh
që vetë t’i mësoje jetës sa e sa të fshehta.
Po jo
si babagjyshët me bastunë, me kollë e me thinja.
Ti ishe
vetë fitimtarja pa humbje që fitoje beteja.
Duke mbetur e palodhur dhe e gatshme për të tjera sfida.
Dhe
s’kërkove kurrë kurora dafine në flokët e bukur.
As
medalje të qëndisura nëpër studiot moderne.
Sytë
e qeshur të fëmijëve ishin dhurata më e lumtur.

duken si shatërvanë të stërkaluar dhe përtej reve

The post Mbijetesë e bukur – Namik Selmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ma ndez zemrën arbërishtja – Namik Selmani https://poezi.laberianews.com/2022/01/24/ma-ndez-zemren-arberishtja-namik-selmani/ Mon, 24 Jan 2022 06:06:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22549 Ma ndez zemrën arbërishtja Arbëria matanë detit na kujton Se na të huaj jemi te...

The post Ma ndez zemrën arbërishtja – Namik Selmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ma ndez zemrën arbërishtja
Arbëria matanë detit na kujton
Se na të huaj jemi te ky dhe
Zef Serembe
Ndë kangjel të vargut-diell
Sulem, zbres e ngrihem prapë.
Me purtekë e prek një qiell
Që të zbres yjet e bardhë.
Kërkoj gluhë mëmëdheu
Dhe kur goja zë të meket
Si ta kisha forcë Anteu
Marr nga toka amanetet.
Marr nga shqipja flatrim ëndrre
Ndë katund të ndez kandilat
Portë më portë mes tinguj kënge
Trokëllijnë pa fund lirikat.
Ndë Strigar jehon këmbana
Këmbanon nëpër agime
Dorë më dorë përcillet vallja
Nëpër troje shqiptarie.
Gojë më gojë vjen ARBËRISHTJA
Sjell në brigje tre pranvera
Ma ndez fjalën përtëritja
Ma bën det me luleshqerrra.
Më përcjell një shpirt Serembje
Dallandyshja nga Strigari
Me të zgjohem, sulem detesh
Ku mbi valë mundet tufani.
Me të zgjoj gjithë dashuritë
Nga Brazili gjer në Jon
Flas me malet, Perënditë
Për poetin zemërngrohtë
Shkërmoq dheun nëpër duar
Dhe në sy përlotem prapë
Zgjohet varg i ëmbëltuar
Ndë kangjele, në Strigar

The post Ma ndez zemrën arbërishtja – Namik Selmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në një sofër labe vargu bën dolli – Namik Selmani https://poezi.laberianews.com/2022/01/15/ne-nje-sofer-labe-vargu-ben-dolli-namik-selmani/ Sat, 15 Jan 2022 19:35:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22476 Në një sofër labe vargu bën dolli Petrit Rukës Nga Namik Selmani, Boston Do vijmë...

The post Në një sofër labe vargu bën dolli – Namik Selmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në një sofër labe vargu bën dolli
Petrit Rukës
Nga Namik Selmani, Boston

Do vijmë te ai varg si në një portë fëmijërie.
Do i biem pragut të heshtur me një bastun.
Eja, dil, mik e na u shfaq në këtë heshtje vjershërie,
Se vjeshtës ia ka zënë vendin një dimër i butë.

Ah, nuk shkojmë dot në sofra Turani, mbi Tepelenë!
Na fal që ison ia kërkojmë vetëm shushurimës së Vjosës
Shtëllungat e reve po vijnë përherë e më shpesh.
Gjer këtu larg, mes zhurmërimës të botës.

Rrufitja a kafesë pa ty lëviz muret e kalasë.
Meteorologët nuk e shënojnë dot në hartat sizmike
Guri është bërë si fëmijë që nis papritur të flasë.
Apo të ligjërojë në ca gurgëllima dashurie.

Ti mbete një tel kohe me një rrobë të pambledhur.
E rreh veriu, e kërkojnë duart e nënës së mallet.
Në strehën e ngrohtë dallandyshje është fshehur.
Tek i jep zogthit të posalindur një fill me kashtë.

Në sofrën e heshtur një qiri për ty dritëzon.
Me gjethet e fundit të lisit do ngrejmë për ty dolli.
Në ylberet e grykave masati i fjalës xixon.
E ne betohemi ballëmenduar para teje: “Pasha këtë poezi!”
9 janar 2022

The post Në një sofër labe vargu bën dolli – Namik Selmani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>