Natasha Ilia Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/natasha-ilia/ Poezi Laberia News Sat, 04 Sep 2021 18:57:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Natasha Ilia Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/natasha-ilia/ 32 32 Kush të dërgoj në Kalkutë – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2021/09/04/kush-te-dergoj-ne-kalkute-natasha-ilia/ Sat, 04 Sep 2021 18:56:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21060 Kush të dërgoj në Kalkutë Kush të nisi për Kalkutë, Ty e shënjta shqiptare, India...

The post Kush të dërgoj në Kalkutë – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush të dërgoj në Kalkutë

Kush të nisi për Kalkutë,
Ty e shënjta shqiptare,
India tu bë atdhe i dytë,
Se zemra jote ish e madhe.

Kush të nisi për Kalkutë,
Ndoshta ty të zgjodhi zoti,
Shpirti yt mëndafshi i butë,
Dashuri i dhe gjithë Globit.

Kush ta ndau shpirtin në pjesë,
Prizren,Tiranë,Kalkutë,
Familja e ndarë pa shpresë,
Zemra të rinte në Shkup.

Grua e madhe,trup vogël,
Humaniste për gjithë botën,
Indinë,bëre atdhe të vetin,
Shpirti jot në gjithë planetin,

Për të tjerë,u sakrifikove,
Dashuri veç kërkove
Ëngjëll u pagëzove,
Nderin kombit lart i’a çove..

I përjetshëm kujtimi,
Çdo i varfër të mban pranë,
Krenari, burim frymëzimi,
Vepra jote është e gjallë..

Ky atdheu im i vogël,
Edhe pse i cunguar,
Njerëz të shquar i dha,Evropës botës,
Dhe vetë është i përjashtuar. ..!??


N@t@sh@ Ili@ Greqi

The post Kush të dërgoj në Kalkutë – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lundro udhëto flutro – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2021/05/11/lundro-udheto-flutro-natasha-ilia/ Tue, 11 May 2021 11:53:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19543 Lundro udhëto flutro. Në lumin me dallgë të rrëmbyera Lundro në detin me valë të...

The post Lundro udhëto flutro – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lundro udhëto flutro.

Në lumin me dallgë të rrëmbyera
Lundro në detin me valë të tërbuara
Fluturo në qiellin me re të ngarkuara
Shëtit botën planetin
Me makina të sofistikuara.

Të gjitha benzinë naftë duan
Të nxjerra me mund e djersë
Nga vendet e varfra janë fituara
Këto vende skanë bukë të hanë vet.

Luftrat bombardimet ju zhdukën paqen
Arin bitum naftë kanè të rrojnë si mbret
Talibanizëm e terrorizëm
Nëpër vend dominon.e shpesh monustroze shfaqet
Një varfëri,xhihadist ther ,koka të prera vret.

Njeriu i fuqishëm e bën ligjin
Dhe themi pse ka terror
I varfëri spyetet ligjin e bën Maliqi
Kjo botë e mjerimit është krijuar
Nga hemogjenizmi botëror.

Aq të pasur janë popujt e.Afrikës
Floriri me thasë vidhet atje
Njeriut tè thjeshtë të varfër
Palcën e trupit gjakun i thithën
Në duar,pushteti i njerzve egoistë…

Sngopen në kurriz të vegjëlisë
Hiena për gjak ulurasin
Armë përdorin për ti shtypur
Për interes hierarki vrasin
Me lak pafajshmit mbytur
Nën emrin e demokracisë…..

Paqe i hegjemonizëm duan fuqitë??
I popuj të varfër në mjerim
Luftra për,naftën, floririn e zi bëhet
Afrikë ska tjetër shpjegim
Vende të së tretës botë..
Si futin Evropë të vogla shtetet
Që kurrë mos ngrenë kokë…

Armë shesin Izrael Palestinë
Presidentë senatorë krekosur
Buzëqeshin duke luajtur (golf)
Bijë nënash i përdorin
Makina të blinduara, mish për top..
Nëpër podiume fjalimet për paqe,të grijnë…

Fjalë,gënjeshtra boshe ,shantazh
Gjithë diplomacia për paqen
Emigrantë klandestinë pa valixhe,bagazh
Fëmijë,të mbytur nëpër gomone.
Liri drejtësi ,një bllof..njjë bumerang??

N@t@sh@ Ili@ 10.5.2019 Greece.

The post Lundro udhëto flutro – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjurmë dashurie – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/gjurme-dashurie-natasha-ilia/ Sun, 03 Jan 2021 19:23:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16230 Gjurmë dashurie Eca nëpër gjurmë e tua në rërë, Rëra rëshkiste nëpër gishta, Nga nxehtësia...

The post Gjurmë dashurie – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjurmë dashurie

Eca nëpër gjurmë e tua në rërë,
Rëra rëshkiste nëpër gishta,
Nga nxehtësia mu dogjën këmbët,
Për takim në orën e saktë të isha..

Oh më mirë që mu përvëluan thembrat,
Se e dija që sdo më digjej shpirti,
Aty ti më puthe me buzët prush të nxehta..
Trupin mu ndez,si pishë e flakë kandili.

Si shurup i ëmbël puthjet e tua,
Oh trupi me mornica mu rënqeth,
Puthe ëmbël më the të dua
U drodh trupi,mishi mu ngjeth…

Verdhëruar deti qielli rëra,
Një ambient i bukur magjik,
Ne të dy përqafuar,siç na do zemra
Zemra,shpirtit kurrë si thotë ik..

Natasha Ilia Çuro Greqi
E drejta autores rezervuar!!

The post Gjurmë dashurie – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E huaj – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/e-huaj-natasha-ilia/ Tue, 03 Nov 2020 21:32:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14129 E huaj E huaj në këtë vend E huaj në vendin tim Pa atdhe, jam...

The post E huaj – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E huaj

E huaj në këtë vend
E huaj në vendin tim
Pa atdhe, jam më dhemb
A mos po shkruaj ,gabim.

E huaj si dita me natën
E huaj si syri me dritë
E verbër e s,shoh qartë
E huaj në atdhe të dytë

E huaj dhe vendse jam
E ndarë në dy pjesë
Shpirt e trup veç janë
E gjysmuar pa shpresë

E huaj si kënga me vajin
Si zëri qyqes me bilbilin
Eh,në vargje nxjerr mallin
Qaj,qesh,lehtësoj shpirtin!!

N.ILIA .26/9/2017.

The post E huaj – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos mërzit një fëmijë – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/mos-merzit-nje-femije-natasha-ilia/ Sun, 06 Sep 2020 07:26:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12128 Mos mërzit një fëmijë Mos mërzit një fëmijë Në do jesh baba i mirë Fali...

The post Mos mërzit një fëmijë – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos mërzit një fëmijë

Mos mërzit një fëmijë
Në do jesh baba i mirë
Fali kujdes dashuri
Këto pret nga nëna e nga ti….
…..
Mos u sill keq ti nënë
Asnjëherë mos e braktis
Vjen një ditë sdo ju kërkojë
Do doje tjetërën që e rit.

Për nënë njeh do një tjetër,
Po ai është gjaku yt,
Lëndohet mëson sekret,
Me urrejtje shpirtin mbyt…

Do i plagoset zemra rëndë
Në mësoftë që e ke shit
Do të thotë pika të rëntë
S”është nënë ka qenë shtrigë…

Nuk besoj të të falë
Ty baba që pi raki
Të sheh që je i marrë..
Dhe çdo ditë bën zallahi….

Një fëmijë po s’u rit
Mes buzëqeshjes dashuri
Do jetë pasqyrë e prindrit
Në shpirt do ketë mërzi…

Nesër sdi se çdo të bëhet
Po u rit me sher me grindje
Do të bëhet një gangster
Këtë e them me bindje..

Si lule është fëmija
Që e do e përkëdhel
Vlen shumë harmonia
Si bisk i bukur do çel…

Dashuri nga ai do marësh
SIllu ëmbël të ndihet mirë
Po nuk mundesh tia japësh
Më mirë mos u bëj prindë……

Natasha Ilia 4/9/2018..Ora:0:00 Greece

The post Mos mërzit një fëmijë – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë jam nga Përmeti – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/une-jam-nga-permeti-natasha-ilia/ Tue, 25 Aug 2020 14:03:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11592 UNË JAM NGA PËRMETl Unë jam nga Përmeti Nga një vend me histori Në cep...

The post Unë jam nga Përmeti – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË JAM NGA PËRMETl

Unë jam nga Përmeti
Nga një vend me histori
Në cep i qëndron shkëmbi
Lumi Vjosa përkashi..

Mali i lart i Dhëmbelit
Rënë mbi kokë si çati
Shkëlqen dielli te Mejdeni
Afër Gurit kam shtëpi..

Vendlindje e paharruar
Vendi i dijes e kulturës
Gjithë vendi i gjelbëruar
Lule parqe zbukuruar

Përmeti ka një emër
Qytet lulesh trëndafiltë
Përmetare e kam për nder
Më i bukuri në tërë Shqipërinë

Bujari dhe urtësinë
Raki e verë Përmeti
Mos harrojmë mençurinë
Gjithë i kemi përveç detit
.
Është vend me tradita
Histori dhe shumë paqe
Mbi Bolëngë Leusë, Lëshica
Kishë e lashtë me shumë harqe

Nuk po e zgjas më unë
Për vendlindjen e dashur
Për Laverin këngë shumë
Burra të mëdhenj ky vend ka pasur

Kam shumë për të thënë
Vëllezërit Frashëri banjat e Bënjës
Bredh Hotovë mali Nemërçkë
Aty fola gjuhën e nënës!!

N@t@sh@,Ili@ Çuro Greece

The post Unë jam nga Përmeti – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të ndryshoj botën – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/08/18/dua-te-ndryshoj-boten-natasha-ilia/ Tue, 18 Aug 2020 21:11:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11319 Dua të ndryshoj botën Këtë botë planet të karbonizuar T’a pastroj nga ndotja nga papastërtitë...

The post Dua të ndryshoj botën – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të ndryshoj botën

Këtë botë planet të karbonizuar
T’a pastroj nga ndotja nga papastërtitë
Nga politikanë të korruptuar
Nga hienat që të sjellin frikë..

Nga virusi Korona epidemitë
Nga varfëria,padrejtësitë e mjerimi
Që fëmijë të varfër mos vdesin në Afrikë
Vajza të mitura të mos bëhen pre përdhunimi..

Të ndryshosh botën nuk është e lehtë
Atë e formoj zoti parajsë të bukur
Po dora e njeriut e shkatron vetë
Me zjarre gjithë pyjet fauna zhdukur…

Ah botë që ke në vetvete gjithë jetën
Si mund të të ndryshojë fjala e një poeti
Gjithë njerzit duhet të përfshihen në këtë vepër
Që bota ardhëmeria e fëmijve tanë të jetë e qetë…

Natasha llia Çuro Greqi
E drejta e autores rezervuar!!

The post Dua të ndryshoj botën – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thuaj – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/07/11/thuaj-natasha-ilia/ Sat, 11 Jul 2020 06:58:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9543 THUAJ Thuaj zogut mermë në krah dashurinë mos të shuaj, Thuaj valës mos u ndal,veç...

The post Thuaj – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
THUAJ

Thuaj zogut mermë në krah dashurinë mos të shuaj,
Thuaj valës mos u ndal,veç mos thuaj që s’të dua..

Thuaj toka nuk lëviz.thuaj malet kanë ulur kryet,
Thuaj hëna ndarë dysh,sa të dua mos më pyet ..

Thuaj bletës fluturo, thëllënxës veç të këndojë
Bilbilit të mos pushojë,zemra zemërën,dashurojë..

Natasha Ilia Çuro Greece
E drejta autores rezervuar!

The post Thuaj – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjell me shpirt djalli…! (Spiunit) – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/engjell-me-shpirt-djalli-spiunit-natasha-ilia/ Mon, 29 Jun 2020 19:35:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9034 ENGJËLL ME SHPIRT DJALLI..!! (SPIUNIT) Në trurin e cekët mendime djallëzore thur Cmira mëllefi urrejtja...

The post Engjell me shpirt djalli…! (Spiunit) – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ENGJËLL ME SHPIRT DJALLI..!!
(SPIUNIT)

Në trurin e cekët mendime djallëzore thur
Cmira mëllefi urrejtja shpirtin të ka molepsur …
Mos në heshtje, mos ngul gozhdë në mur
Nën rrogoz,punon i heshtur,fshehur…

Dëshirë ambicje inat ke të zë tërbimi..
Karierë do ,zili, xhelozi shpirt mbështjelllur
Në kraharor, kokë zënë vend hipokrizia mashtrimi
Në zemër grepa kurthi ligësia shtrirje ka gjetur…

Çfarë është me ty çfarë ka ndodh që je i dredhur
Që një njeriu të thjeshtë do t’i bësh keq ,e shet
Mos vallë në gjoks ke ..duf të mbledhur,
E gjithë spiunllëkun… shpifjen mbjell me vrer..

Ti je i gjithi një monstër ,një spiun i poshtër
Që informata mbledh andej këtej
I përpunon i rregullon e të duken si lodër
Dhe pastaj me thikën pas shpine godet….

Harron se ke të bësh me jetë njeriu
Kjo punë të kënaq të është bërë rrit
Ske me ç’farë të merresh nëntokë rëmon si miu
Kurthe, damka, ligësi si urith përgatit.

Të duket vehtja mbret në këtë gjurdulli
Nuk trembesh e zemra njerzish do plagosësh
Por ndoshta një ditë do japësh llogari…
Do pendohesh e me grushta do i biesh kokës…

I fshehur nën rrogoz si mi gjirizesh
I maskuar si shejtan je vetëm hije
Mundohesh me servillëk e lëpirje të ngrihesh
Spiunllëqet lëri llafazan se një ditë nga kali bie..

Nga pisëllëqet që bën kurrë s’do heqësh dorë
Si laraskë bishtin,shpatë Demokleu nxjerr e turresh
Qesh ditën e vret natën,intriga tjerr mizor
Po mos harro s’do gjesh vrimë miu ku të strukesh..

Tentakulat helmuese shtrin si merimanga,
Ligësi, kurthe kurdis nën rrogoz, skuta ,fera
Po mos harro një ditë do të bjerë maska
Se në shesh e në dritë do dalë e vërteta…!!!

N@t@sh@ Ili@
28/6/2019.Greece

The post Engjell me shpirt djalli…! (Spiunit) – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përballje – Natasha Ilia https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/perballje-natasha-ilia/ Sun, 07 Jun 2020 21:49:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7849 PËRBALLJE Herë herë më zë trishtimi Kur mendoj sallë operimi Nga ëndrra dua të dal...

The post Përballje – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRBALLJE

Herë herë më zë trishtimi
Kur mendoj sallë operimi
Nga ëndrra dua të dal
Shpesh jeta është djall

Ti ëndërr famë keqe
Largohu nga shpirti im
Shkoi ajo kohë me derte
Mos sulmo me tërbim…

Ti më dukesh si fantazmë
Orguzezë ndjellakeqe
Të mposhta kisha një armë
Mirësi e buzëqeshje..

Mos mu sill vërdallë kot
Ty s’të kam fare frikë
Shushunjë mu ngjite fort
Jetës unë i bëra sfidë.

Qershor ish ajo kohë
Kur nisa terapitë
Ti si qen kafshove fort
Të shkela me këmbë si mizë ..

As nuk kam fare nevojë
Nëpër ëndrra kot vërvitesh
Ëndërr iluzion pa gojë..
Kot e ke që më avitesh….

Mizore e çuditshme
Kurrë më mos mu afro…
Të flaka në kosh plehërishte
Jam në këmbë duel të ftoj.

Kurrë nuk u dekurajova
Qëllimi të mbeti hije
Se duelin e fitova…
Lartë.. jam poshtë nuk bie!!

Ν@t@sh@.Ili@ 6.6.2019..Greece✍

The post Përballje – Natasha Ilia appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>