Nertila Koko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/nertila-koko/ Poezi Laberia News Mon, 09 Nov 2020 21:26:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Nertila Koko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/nertila-koko/ 32 32 E jeta po shuhet! – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/11/09/e-jeta-po-shuhet-nertila-koko/ Mon, 09 Nov 2020 21:26:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14393 E jeta po shuhet! Po shuhen dritat, Po fiken shpresat, Dhimbje po mbillet kët ‘...

The post E jeta po shuhet! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E jeta po shuhet!

Po shuhen dritat,
Po fiken shpresat,
Dhimbje po mbillet kët ‘ vit,
Sa e sa zemra vajtuan,
Sa e sa u larguan,
E veç kujtimet lan.
Deri kur?!
Heshtja zemrat e vajtuara po mbulon.

Fjalët “sot” e “nesër”
si numra t’panumërueshme tingëllojnë,
ditën e “sotme ” s’e din sa do t’u zgjasi,
kurse e “nesërmja ” mund t’mos u vij kurrë,
e frikë kanë t’mbyllin sytë
se mos ndoshta s’do t’i hapin më kurrë.
Oh , medet!
Tmerr t’shohësh se
jeta frikë nga jeta ka,
tmerr se “liria” do mbetet veç një emër.
Frikë! Frikë!
E frika po hyn në venat e njerëzve,
e frika po i pushton .
Nertila Koko

The post E jeta po shuhet! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra dhe realiteti – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/endrra-dhe-realiteti-nertila-koko/ Sat, 03 Oct 2020 09:00:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13058 Ëndrra dhe realiteti. Ëndrra larg më çoi kët’ mëngjes, N’kufinj që dot s’i kontrolloj, Frikën...

The post Ëndrra dhe realiteti – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra dhe realiteti.

Ëndrra larg më çoi kët’ mëngjes,
N’kufinj që dot s’i kontrolloj,
Frikën dhe t’panjohurën gjeta aty,
Dhe ëndrra m’ngjau me ëndrrën,
S’e kuptova pse,
Pse çdo gjë kaq bosh?!
Pse ecim në ëndrra pavetëdije,
kur jetojmë në realitet ,
ku trazirës i falet njeriu?!
Ç’linjë e ndan realen nga ëndrra?
Dhe ëndrra shuhet
kur hapen syt,
kur realiteti troket
e ëndrra largohet.
Por pakuptuar ëndrrat sërisht
do ‘pushtojnë siç e kanë zakon.
Nertila Koko

The post Ëndrra dhe realiteti – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në mundsh! – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/09/05/ne-mundsh-nertila-koko/ Sat, 05 Sep 2020 20:06:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12108 Në mundsh! Në mundsh ti njeriu i ketyre kohërave t’ecësh Në mundsh frymë t’marrësh ,...

The post Në mundsh! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në mundsh!
Në mundsh ti njeriu i ketyre kohërave t’ecësh
Në mundsh frymë t’marrësh ,
Në mundsh t’flasësh,
Në mundsh lakminë pas ta lësh ,
Në mundsh “njeri” t’jesh ,
Në mundsh t’varfërit lotët e zi t’jetës t’i fshish,
Në mundsh nga yt atë urtësi të marrësh,
Në mundsh nga jot ëmë ëmbëlsinë të “grabisësh”,
Atëherë t’lumtë !
Nertila Koko

The post Në mundsh! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetësi…! – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/09/02/qetesi-nertila-koko/ Wed, 02 Sep 2020 21:09:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12023 Qetësi!!!!!!! Qetësi, qetësi në mundshi mbani, kur pistoletat shkrepni, kur fryma ndalni, e heshtjen brenda...

The post Qetësi…! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetësi!!!!!!!

Qetësi, qetësi

në mundshi mbani,

kur pistoletat shkrepni,

kur fryma ndalni,

e heshtjen brenda jush t’mbillni.

A nisët me ndërgjegjjen tuaj të kuvendoni?!!

Heshtni! Heshtni! Heshtni!

Qetësi ju mjeranë

që fillin kini humb,

qetësi ju…

ju që dhe djajt trembni,

e djajt fronet ju kanë liruar

e për vete ja kanë mbathur

e për së largu po ju vështrojnë

se tmerrohen nga djallëzia juaj.

Ah , shqiptar, shqiptarët e mi,

t’shkretët ju ,

t’varfrit ne,

t’masakruar prej sa kemi lind,

këmbanat e tmerrit s’po pushojnë,

po kur do t’pushojnë vallë?!!!

Or shqiptarët e mi këmbëzbathur tërë kohës

e këmbët s’ju janë vrarë

jo aq sa shpirtin mjerimi jua ka plagos,

shpirti plag ,

po goja mjalt ju nxjerr,

e sytë drit,

tek që jemi fëmijt tuaj

në sy na shihni ,

koka jonë në prehrin tuaj prehet ,

papritur çiltërish shpirti juaj tek shprehet:

“Shqipëria mor bijt e mia thikë n’zemër

e rrufe n’sy ,

ndaj kini kujdes nga ‘insektet’

që çdo shekull sëmurin.”

Nertila Koko

The post Qetësi…! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
T’harruar në kohë – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/08/30/tharruar-ne-kohe-nertila-koko/ Sun, 30 Aug 2020 21:14:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11886 T’harruar në kohë. T’harruar në kët’ shekull jemi, Sa dhe dekada po na vajton, Kërkojmë...

The post T’harruar në kohë – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
T’harruar në kohë.

T’harruar në kët’ shekull jemi,

Sa dhe dekada po na vajton,

Kërkojmë t’buzëqeshim ,

Por veç lot pikojnë,

T’larë me lot po jetojmë,

Sa dhe loti qan me ne.

Fat I keq, a I mirë vallë

po përqafon këtë dynja të zezë?

Në këtë dynja ,

Lakmitari e egosti ushqehet me flori,

E I drejti me tradhti,

Ku e drejta dhe e gabuara

Një iluzion kanë krijuar.

Oh , tmerr e faqe zezë

Ky vend,

Kjo tokë,

Kjo botë,

Në këtë dynja të mallkuar,

Çdokush kërkon t’jetë I verbër,

Por harrojmë se t’gjithë jemi

T’mallkuarit e këtij shekulli,

E shekulli vijon,

E dekada dënon,

E ora ndalon,

E sytë mbyllen.

Nertila Koko

The post T’harruar në kohë – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetja dhe koha – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/poetja-dhe-koha-nertila-koko/ Thu, 27 Aug 2020 11:11:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11713 Poetja dhe koha. Tërë jeta vec nje rrugë me destinacione t’panjohura, stacione pa fund e...

The post Poetja dhe koha – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetja dhe koha.

Tërë jeta vec nje rrugë
me destinacione t’panjohura,
stacione pa fund
e un’ vec një kalimtare rastësore,
gjithnjë e më shumë pikëpyetje
e shumë pak përgjigje.
Sa e çuditshme kjo jetë!
Ah , moj kohë!
Kjo kohë që po kalon
shpirtin po m’plagos ngadalë-ngadalë,
mbase ne , poetët jemi shumë njerëzor,
e koha vrastare ditëve t’veta u falet,
e kështu koha kalon,
veç muzika i shpëton kohës,
e ngrin kohën në çdo shekull, dekad, vit, orë .
E pakopjueshme muzika!
Sikur një notë muzikore t’isha,
n’shekujt t’lundroja
këmbëzbathur e moskokëçarëse.
E atëherë në shekuj e paharrueshme do t’isha!
Nertila Koko

The post Poetja dhe koha – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Picari – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/picari-nertila-koko/ Sun, 23 Aug 2020 04:47:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11439 Picari. Aty ku kënga e zogjve t’zgjon, Aty ku Gurra e Picarit rrjedh qetë qetë,...

The post Picari – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Picari.
Aty ku kënga e zogjve t’zgjon,
Aty ku Gurra e Picarit rrjedh qetë qetë,
Aty ku labët me këngë t’presin,
ku isoja në këngët tona t’bën për vete,
Aty ku natyra t’flet pa kuptuar,
E malet me qengja laraman mbushur plot ,
E bora mbi male rëndon,

Aty ku bariu vështron kopen e tij,
Aty ku jeta t’zgjatet veç me një frymë,
Aty ku jeta rrjedh qetë qetë si lumi i Picarit,
Aty ku gjëmbat në këmbë s’ndjehen,
Aty ku t’jesh është pasuri,
Ja pra aty është Picari im,
Picari i Çelo Picarit,
Identiteti jonë,
një krenari që s’ka nevojë për fjalë.
Nertila Koko

The post Picari – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O Atdhe! – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/08/19/o-atdhe-nertila-koko/ Wed, 19 Aug 2020 19:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11336 O Atdhe! O Atdhe! Atdheu im! T’katranosëm sërisht! Sa “sërisht” u bënë vallë?!!! I mjeri...

The post O Atdhe! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O Atdhe!

O Atdhe! Atdheu im!
T’katranosëm sërisht!
Sa “sërisht” u bënë vallë?!!!
I mjeri Ti,
t’mjetrët Ne!
Çuditërisht ,një heshtje e gjatë ra,
po për sa kohë vallë?!
Edhe sa kohë do t’flejmë,
edhe sa kohë ky gjumë i ndrojtur
do t’na shkatërrojë?!
Dhe gjumi duket sikur fund s’ka!
Ah! O Atdhe!
N’ëndërr frikë,
n’realitet tmerr,
një lot trembet t’pikojë,
mendimet pushtojnë
si frymë veriu,
zërat tentojnë t’jehojnë,
e jehonat mbeten si frikëra
t’gërvishura në brengat këtij vendi.

Nertila Koko

The post O Atdhe! – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çdo njeri – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/cdo-njeri-nertila-koko/ Wed, 05 Aug 2020 07:39:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10641 Çdo njeri Çdo shpirt ka një derë Disa shkallë përmban, Çdo shpirt ka një pasqyrë,...

The post Çdo njeri – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çdo njeri

Çdo shpirt ka një derë
Disa shkallë përmban,
Çdo shpirt ka një pasqyrë,
E prapë sytë mister mbartin,
Çdo shpirt buzëqesh
që jetën t’ëmbëlsoj,
E buzëqeshja fal dritë

Nertila Koko

The post Çdo njeri – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërro – Nertila Koko https://poezi.laberianews.com/2020/07/25/enderro-nertila-koko-2/ Sat, 25 Jul 2020 20:03:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10219 Ëndërro Në një realitet plot shkencë krijo pak fantazi, shpirtin me muzike të ushqesh, se...

The post Ëndërro – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërro

Në një realitet plot shkencë
krijo pak fantazi,
shpirtin me muzike të ushqesh,
se muzika ndoshta përmban ,
fjalët më t’ëmbla në formë tingujsh,
një melodi përmban mijëra fjalë
ne detin e fantazise noto ,
por mos u zhyt se do mbytesh.
Nertila Koko

The post Ëndërro – Nertila Koko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>