Nezi Plaku-Velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/nezi-plaku-velaj/ Poezi Laberia News Sun, 26 Dec 2021 18:40:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Nezi Plaku-Velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/nezi-plaku-velaj/ 32 32 Vargje elegji për motrën që humba – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/vargje-elegji-per-motren-qe-humba-nezi-plaku-velaj/ Sun, 26 Dec 2021 18:40:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22379 Vargje elegji për motrën që humba Në sytë e shpirtit thellë, ta ndjeva dhimbjen, Me...

The post Vargje elegji për motrën që humba – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargje elegji për motrën që humba

Në sytë e shpirtit thellë, ta ndjeva dhimbjen,
Me kujdes vrojtoja çdo hollësi dhe ndryshim,
Sikur po studjoja heshtjen tënde brënda heshtjes time,
Nuk e duroja dot dhimbjen, kur ti venisje në përhumbje sytë.

Eh, valet e shpirtit tend gulçonin në heshtjen e trishtuar,
Kisha kohë që shikoja këtë heshtje që flet aq shumë,
I njihja, i nuhasja më së miri dallgët e shpirtit të trazuar,
Në përhumbjen e pavetdijshme dallova thellësinë e mendimit tënd.

Në rrudhat e thella i numërova vitet, vuajtjet, brengat e dhimbjes,
Shijova aromën e fjalës që me vështirësi nga buza e nxirrje,
Thellohesha në misterin dhe gjurmët e të së kaluarës,
Përjetova zjarrin e dashurisë, që na dhurove gjithë jetën pa kursyer.

Ballin e kishe si hije dhe shikimin si rreze dielli,
Zëmra ishte bërë akull, asnjë pipëtime nga shpirti nuk nxirrje,
Heshtja më e errët se nata ishte, një “Ah” nga dhimbja shfrehu,
Në etjen e shpirtit, mallin kishim përqafuar, donim të na ngrohte një rreze djelli.

Etjen dhe dashurinë, dhimbjen e lotit që nën qepallë ruaje fshehur,
Eh, sa e sa të fshehta të tjera ruaje, që nuk doje t’i thoje,
Të të shtrëngoja në kraharor, bashkë me fjalët që bëlbëzoje nga goja,
Qetësinë e një kopshti të gjelbëruar, sa doja të ta dhuroja.

Flokët e shprishur dukeshin sikur mëndja po luftonte me furtunat,
Sytë gjysëm të mbyllur, shikonin me vërejtje here pas here në pëhumbje,
Në hijen e natës me hënë imazhin tënd përfytyroja,
Në pasqyrë, si mbi dërrasë të zezë, portretin tend vizatova.

Si një njeri që kërkon me dëshirë drejt qiellit shpirti i saj të lartohet,
Me mallëngjim t’ja lërë lamtumirën kësaj toke dhe njerzve,
Në valën e kujtesës sa gjëra të ruajtura kishe, por vetëm mesazhe përcolle,
Të rrethoheshe nga dashuritë e tua shikoje, ato që nga barku polle.

Në ishullin e trazuar të mendimit radhitemi neve të parët,
Koha me hapin e kaliti kalëroi pengesat e vështira,
Zhytur në botën e përtejme, zgjon nga ëndrra misterin e kujtimit,
Nuk është e lehtë t’ju japësh lamtumirë, të dashurve dhe me dëshirë të largohesh.

Por ti po largohesh nga jeta, neve na le dhimbjen, pikëllimin,
Shpirti yt i bukur fluturoi në qiellin e pastër të Parajsës pa re,
Shtrëngoj e sforcuar lotin nën qepallë, që mos të më rrjedhi nga syri,
Po a mund ta ruash të krypëzuar këtë pike loti të këasj dhimbje të madhe?
Që si lumë rrjedh bashkë me ngashërimet, që e mbushin plot oqeanin.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 18. 11. 2021

The post Vargje elegji për motrën që humba – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Çamërinë time – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/ne-camerine-time-nezi-plaku-velaj/ Sun, 28 Feb 2021 10:42:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17750 Në Çamërinë time E dua Çamërinë time me bukuritë e saj të rralla, I dua...

The post Në Çamërinë time – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Çamërinë time

E dua Çamërinë time me bukuritë e saj të rralla,
I dua fushat e gjëra të blerta, dhe malet e larta,
Aty ku fluturojnë zogjtë mbi re, me krahë të bardha,
Në lulet plot erë, mbledh nektarin bleta,atyre pllajave,

Dua të zgjohem aty agimeve, të ndjej rrahje zemre,
Të ndjej cicërima zogjsh, lart nepër degë, e nëpër tela,
Të çmallem t`ju dëgjoj bililave të ëmbelat zëra,
Kjo është Çamëria ime, ku bukurive ju këndohet kënga.

Të më lagin agimet në bahçe me vesën si ari,
Të ndriçojnë ylberet mëngjeset, si margaritari,
Të mbushen mushkëritë me aromë, lule manxurani,
Të dehesh me yjet në qiell, që feksin faqet e malit.

Atje dua të pushoj pak, të më ngopet me dritë syri,
Ku shtypet me kembë në luturvi vaji i ullirit,
Të përshëndes zogjtë çdo mëngjes, t’ju them tungatjeta!
Këtu është e shternjtë dhe e shenjtë, fjala, nderi dhe besa.

Të mbështem tek pragu, të pres të më vijë vëllazëria,
Të shikojmë si lulezon bajamja, si nxjerr gonxhen qershia,
Të shikojmë përtej ato pllaja, bagëtinë në brinja e gërxhe,
Të dëgjoj gushkuqin, dallandyshen të dëgjoj dhe thëllënxën.

Oh, të hedh shikimin më të poshtë në fushat e blerta,
Të shikoj si lulëzon portokallja, limoni e shega,
Ku zogjtë ndërtojnë foletë degëve nëpër pemëra,
Ku Joni flladis me stërkala, lulet e vesuara nga vesa.

Këtu më ka lindur babai, më ka lindur dhe nana,
Nga këtu rrjedh në damarë, gjaku fisnik i të parëve,
Stërgjyshrit në këtë tokë, shumë amanete kanë lënë,
Këtu prehen eshtrat e tyre, shumë fjalë janë pa u thënë

Të rrish pak në atë vënd të shijosh të gjitha bukuritë
Si kundërmon aromë manxuran, vasilikua e trëndelinë
Nënat me furkat e drunjta tjerrin leshin, e bënjë fillë
Bëjnë pajat e vajzave të bukura çame, për nusërinë

Në sufratë hollohen petët e holla për bakllavetë
Ëmbëlsira “ Mretëreshë “ e gjithë krahinës së Çamërisë,
Kur vihen në garë vajzat, nuset e gratë,
Nanat urojnë çiftin, për një jetë sa më të gjatë

Duhet të shkosh në krahinën e Çamërisë,
Të shikosh kur kthehet bagetia me këmborë e zile,
Të pish dhallë, të hash kos delje, dhe djath të dhirtë,
Të shikosh si mbahet armeja, në kacupat prej lëkure.

Të ulesh të shijosh gjithë bukuritë e krahinës së Çamërisë,
Ku në male lartohen pemët, takohen me retë e yjet,
Të pishë vetëm nje pike uje ne ato kroje e burime
Kjo është më e mira e të mirave shije, e çamërisë time.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 26. 02. 2021

The post Në Çamërinë time – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rituali i jetës – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/02/12/rituali-i-jetes-nezi-plaku-velaj/ Fri, 12 Feb 2021 19:45:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17313 Rituali i jetës Ka momente kur ndihesh nga njerëz braktisur, Ka momente që jeta plot...

The post Rituali i jetës – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rituali i jetës

Ka momente kur ndihesh nga njerëz braktisur,
Ka momente që jeta plot gjëra të dhuron,
Shpirti është plot por përse bosh ndihesh,
Aromë avujsh të nxehtë dhe psherëtima përjeton.

E ftohtë, akullnajë të duket çdo gjë rreth vetes,
Edhe pse dielli si zjarr përjashta përvëlon,
Jeton çdo mement sikur në humner je gremisur,
Mureve të pa gojë, vetmisë, ndihmë i kërkon.

Fshehur brënda vetes në kujtesën e harresës,
Vrimë bën mbi gur, një pikë lot kur pikon
Ky eshte rituali i jetes, duam ne dhe s’duam,
Të mbushësh shpirtin me gjëra bosh nuk mjafton.

Zogjtë shtegtojnë vjeshtës për në vënde të nxehta,
Kolona zanore e cicërimave, shpirtrat i ngacmojnë,
Kur kthehen përsëri, kërkojnë në çdo trung peme,
Në folenë e vjetër, kërkojnë prehjen të gjejnë.

Ka momente që ndihesh bosh, në shpirt i brektisur,
Dhe kjo ndodh çuditshëm jo vetem me një person,
Edhe pse shpirti është plot, s’mungon buzëqeshja,
Të duket se dicka brënda vetes, nuk shkon.

Njeriu është i vështirë, nuk gjen kollaj prehje,
Si gjethet që bien në vjeshtë, e çelin në pranverë,
Ky është rituali i jetës, të vjetrën e zëvëndeson e reja,
Gjethet bien, pastaj kalben, të tjera lule pemën e lulëzojnë

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 29. 06. 2020

The post Rituali i jetës – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti bëhu frymëzim – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/28/ti-behu-frymezim-nezi-plaku-velaj/ Thu, 28 Jan 2021 22:40:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16837 Ti bëhu frymëzim Ndëgjo, kur gulçojnë vajtimet e të mjerit, Shikoja në sy një pikëlotin...

The post Ti bëhu frymëzim – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti bëhu frymëzim

Ndëgjo, kur gulçojnë vajtimet e të mjerit,
Shikoja në sy një pikëlotin kur rrjedh,
Shiko duart që dridhen ashtu të shrira,
Në ritualin e ditës një fjalë thotë: “më fal një lek”!

Bëhu mik e shok, vëlla me fatkeqin, që kokën vendos mbi gur,
Qëndro afër tij në ditët e tija të vështira ,
Zbutja rrahjet e zëmrës, forcën e dhimbjes,
Fshija lotin që i rrjedh nga syri, jepi dashuri, jepi shpres.

Mos u tall, as mos përçmo më të dobëtin, një plak që kërkon lëmoshë,
Shpirti i tij i pa epur është përballur me vështirësitë,
Është i etur për tu ngritur mbi të gjitha motivet,
Në sytë e tij shikon humanizëm, kërkon pak shpresë.

Bëhu frymëzim për të vobektin, të pa mundurin,
Jepi kurajo të ngrihet në këtë botë mynxyrë
Të eci përpara udhëzoje: që të drejtë ta gjejë rrugën,
Jo preh e vuajtjeve, viktimë e ditve të tija zi.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 20. 01. 2021
Albania

The post Ti bëhu frymëzim – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bisedoj me heshtjen – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/bisedoj-me-heshtjen-nezi-plaku-velaj/ Sun, 10 Jan 2021 19:42:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16488 Bisedoj me heshtjen Me heshtjen bisedoj shumë kur jam vetëm, Bisedoj në heshtje dhe me...

The post Bisedoj me heshtjen – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bisedoj me heshtjen

Me heshtjen bisedoj shumë kur jam vetëm,
Bisedoj në heshtje dhe me hënën e plot,
Plot sharm pasqyron hiret e saj kjo zonjë e heshtur,
Unë prap e heshtur me veten dhe me heshtjen bisedoj.

Më jep këshilla heshtja në vetminë e frikshme,
Hesht më mirë thotë, dëgjo çfarë thonë!
Përtypur e kam heshtjen shpesh, bashkë me pështymën,
Dëgjoj në heshtje, se heshtja edhe pse s’flet, shunë thotë.

Heshtja është shoqëruese në netët e pa gjuma,
Është domosdoshmëri të heshtësh për një moment,
Ku në heshtje përtyp psherëtimat e dhimbjes
Ftohtësitë e akujve e aisbegve i ndjen thellë, thellë,

Kam përtypur shpesh në heshtje edhe dhimbjen,
Kam mësuar se në qetësi hesht edhe kur s’dua të hesht,
E di, se shumë herë jam bërë skllave e heshtjes time,
Duhet të heshtësh më mirë, kur fjala s’të zë vënd.

A ka shije heshtja, vallë kur e thartë përtypet?
Apo ndjen dhimbje kur fjalën s’e nxjerr dot ?
Por një gjë është e vërtet, që të bashkëjetosh me heshtjen ,
Nuk është e lehtë,
Të duhet të gjesh gjuhën e saj, sepse ajo kurrë s’flet, por vetëm dëgjon.

Arma më e fortë është fuqia dhe qartësia e mendimit

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 08. 01 2021

The post Bisedoj me heshtjen – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërrime – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/13/enderrime-nezi-plaku-velaj/ Sun, 13 Sep 2020 09:38:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12390 Ëndërrime Le të ëndërrojmë duke pritur yllin të dalë Me ëndrrën të udhëtoj në të...

The post Ëndërrime – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndërrime

Le të ëndërrojmë duke pritur yllin të dalë
Me ëndrrën të udhëtoj në të tjera planete
Në errësirën trasparente të zhytem ngadalë
Mos të më tradhëtoj, të tjerët as vetja.

Të udhëtoj sonambul siç ndodh nganjëherë,
E lehtë si pupël mbi një pulbardhë të fluturoj,
Të marr frymë thellë, të ndjej dashuri dhe mall,
Majat më të larta në ëndrra të pushtoj.

Në një majë mali me zogjt të ulem përqafuar,
Këngën e shpendve qetësisht shoqëroj,
Të bisedojmë gjatë deri në mëngjeseve zgjuar,
Hëna nga lart të na përkëdhelë me një të artë mantel.

Ta kap hënën rrezeartë ta ul poshtë me duar,
Shumë gjëra të pa thëna i kam mbledhur në kasafort,
Në bisedime të sfidojmë ylberet plot vesë mëngjeseve,
Sfidë t’ju bëjmë viteve të vështira, pemëve dhe gjetheve.

Ashtu sonanbul mbi krah pëllumbi të ulem poshtë,
Hëna të më shoqërojë me mantelin e mëndafsht,
Në krevatin e ëndrrave të ulem me kujdes,
Zgjimi të më përshëndes dhe të më thotë:
Zgjohu! Mirmëngjes!

Nezi Velaj Tiranë
11. 09. 2020

The post Ëndërrime – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Imazhi i një natë magjike – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/24/imazhi-i-nje-nate-magjike-seti-pezaku-vladi/ Mon, 24 Aug 2020 21:19:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11574 Imazhi i një natë magjike Ulur në krevatin e ëndrrave po vëzhgoja, Karvani i yjeve...

The post Imazhi i një natë magjike – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Imazhi i një natë magjike

Ulur në krevatin e ëndrrave po vëzhgoja,
Karvani i yjeve na ndriçonte nga lart,
Po përjetoja përkëdheljen e rërës tek këmbët,
Në bregun e detit vala ndiqte valën plot gaz.

E ndjeja nga larg magjinë e yllit Polar,
U magjepsa me hijeshinë e tij, shkëlqimin,
E shikova më shikoi në atë shkëqim magji të zjarrtë,
Menjëherë doja të hyja në bisedime.

O Yll që ndriçon këto kaltërsi qiellore!
Ti që mbush zemrat e atyre që vuajnë në errësirë,
Më thuaj të lutem, më çliro nga një breng zëmre?
A e ke parë një shpirt të mirë që fluturon n’errësirë?

A ja njeh o Yll, vallë brengë nanës time,
Ajo as në parajsë nuk prehet e qetë,
Ka ikur me merak të madh, me zemër të thyer
Për fëmijët, shpirti i saj, as aty s’është i qetë.

Ylli buzëqeshjen me një pelerinë e shpërndau,
Një pikë loti nga syri im rrodhi, buzëqeshjen shoqëroi,
Vështrimin për asnjë çast nga Ylli nuk e ndava,
Korr yjesh ndriçonin bregun, loti në det u fundos.

Rruga ishte e gjatë deri sa të vinte tek mua,
Brënda pelerinës silueta nënës u përshfaq,
Ngriva në vënd, zëmra filloi të dridhej,
Me nënën në atë imazh u përqafuam gjatë.

Pelerina e kaltër më mbështolli me mirësi të tërën,
Përjetova emocione dashuri dhe lot,
I thash plot fjalë por s’ja thash dot të tëra,
Shoqërova situatën e nënës brënda pelerinës, të ngjiste shkallët,
Bashkë me shpirtin e saj më në fund të qetë.

Nezi Plaku Velaj
Albania 23. 08. 2020

The post Imazhi i një natë magjike – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më fal o nënokja ime! – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/18/me-fal-o-nenokja-ime-nezi-plaku-velaj/ Sat, 18 Jul 2020 21:36:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10002 Këtë poezi ja dedikova nanës time, ditën kur unë duhej të isha pranë saj, por...

The post Më fal o nënokja ime! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këtë poezi ja dedikova nanës time, ditën kur unë duhej të isha pranë saj, por për shkak të pandemisë nuk shkova dot.
Nëpërmjet këtyre vargjve i kërkoj të më falë.

Më fal o nënokja ime!

Më fal o nënoke që sot tek varri s’të erdha,
Karafilat e kuq u mërziten mbi tavolinë
Mbi mermerin e akullt, sot kokën s’e mbështeta,
Me hënën qava natën për dhimbjen që në shpirt ndjeva.

Mos më gjyko o nënoke që sot tek varri dot s’të erdha,
Shtëpisë i vija rreth e qark sikur isha e marrë,
Më pret nana të shkoj sot, duke më pritur e lodha,
Nuk është kjo ditë si çdo ditë tjetër, sot më pret të shkoj nga larg.

Më fal o nënoke që s’ndodhem sot afër teje,
Ëndërroj shpirtin të qetësoj aty pranë,
Të puth me lot syri, dallgë të marr kraharori,
Të përulem para teje si kur isha e vogël,
Në prehrin tënd të përkëdhelesha do të doja sado pak.

Zemra mori dridhje, lotin se mbajta dot më të poshtë rrodhi,
Kujtimet e dhimbjes me një tufë lule i mbështolla në kraharor,
Në oqeanin e ëndrrës rikthehen përmallshëm përqafimet,
Kur të puthja duart e lodhura, të puthja sy e ballë.

Ah, sa më mungon në ditët mia kur shkëlqejnë plot diell,
Më mungon moj nanë në ditët me stuhi dhe acar,
Më mungon në netët e gjata, në mendimet e mia të pa gjuma,
Më mungon dhe në ëndra, ehh, sa më mungon një përqafim i jot i rrallë.

Pse këmbët më janë lidhur, me një vështrim jam e ngujuar nga qielli,
Jam mbyllur brënda lidhur, shikimin e mbajë nga jashtë,
Shpirti i vrarë është, pikon pikë pikë si kurrë ndonjëhere vreri,
Lusim Zotin të na shpëtojë nga ky mallkim, që kërcënon njerëzit si xhelat.

Më fal o nënoke të lutem mes lotësh të lutem të më falësh,
Nuk të përqafova dot sot, por ta dish që vëndi s’po më mban,
Nuk ka vallë një zog me krah, të vijë këtu mua të më marri,
Të më sjellë tek ti o nënokja ime,
Mbi mermerin e akullt bashkë, të shuajmë këtë oqean me mall.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 16. 04. 2020

The post Më fal o nënokja ime! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua, oh sa gjëra dua! – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/07/12/dua-oh-sa-gjera-dua-seti-pezaku-vladi/ Sun, 12 Jul 2020 19:21:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9650 Dua, oh sa gjëra dua! Dua të gre një çadër, ose mes ullinjsh të ulem,...

The post Dua, oh sa gjëra dua! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua, oh sa gjëra dua!

Dua të gre një çadër, ose mes ullinjsh të ulem, të qëndroj nën hije,
Të bisedoj gjithë natën me yjet deri në agimin veror,
Të më ndriçojnë rrezet e hënës, trupin me mantel të më mbështjellin,
Kur të zgjohem të laj sytë me ujin e kripur të detit Jon.

Dua të prehem të përhumbem nën rrezatime yjesh,
Të ndjej rrënqethje, mornica nga vesa e natës kristal,
Të dëgjoj në heshtje fërshëllimën e zogjve mugëtirës,
Të harroj brengat që në shpirt kanë lënë shumë gjurmë e plagë.

Të humbas e tëra nën vështrimin e dritës së yjeve,
Të fluturoj ëndërrimesh të ndaj dhimbjen me yjet kuror,
Të qaj e të qesh për ditët e bukra dhe ato të vështira,
Rezetatimi hënor tju vër melhem plagëve me dorë.

Të tretem e tëra me vështrim nga yjet e zjarrta,
Me ngjyra yjesh kolorite të ndërtoj varka mes dallgësh,
Të lundroj në ëndrrat e mia mes kujtimesh harruar në brazda
Tju them se sot jam e dashuruar marrëzisht me yjet.

Me diellin bashkë dua ti përshëndes mëgjeset e arta,
Rrezet e praruara të më përkëdhelin si kur nëna në djep,
Të eci në rërën e lagur zbathur mërdhirë gjatë bregut,
Gjurmë të lërë këmba ime , pastaj dallga ta rrëmbejë.

Të qëndroj e ngujuar me shikimin nga pulbardha dielli,
Në vise të shtegtoj shpirti, ëndrrat të marrin arratinë
Valët bardhoshe ti mbajnë ison telave të zëmrës
Era e detit të më flladis, aty shpirti të gjej pak qetësi.

Të vezhgoj të ndjek rrugën e qumshtit lartësirave,
Mes stërkalash të vrapoj në duar flutrat dua ti mbledh,
Të bisedoj me valën kur përplaset fuqishëm me shkëmbin,
Të thërras ca pulbardha që fluturojnë, tek unë me vrap të zbresin.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 10. 07. 2020

The post Dua, oh sa gjëra dua! – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një gonxhe dashuroj – Nezi Plaku-Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/28/nje-gonxhe-dashuroj-nezi-plaku-velaj/ Sun, 28 Jun 2020 20:19:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8980 Një gonxhe dashuroj O gonxhe e pa çelur, o gonxhe delikate e brishtë, Ku ishe...

The post Një gonxhe dashuroj – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një gonxhe dashuroj

O gonxhe e pa çelur, o gonxhe delikate e brishtë,
Ku ishe fshehur kur të kërkova mbrëmë?
Mos po vallzoje në qiell me yjet e zjartë,
Apo ëngjëlli të shoqëroi kur luaje në errësirë?
Në mëngjes kur erdha, unë të gjeta në gjumë.

Më mori malli të të merrja pakëz erë, të të përkëdhel,
Ngadalë të preka pushin, petalen e kuqërremtë,
Të putha në buzën e kuqe bërë prush, zjarrë i ndezur,
Ti lozje me retë, më yjet, më hënën e plotë

O gonxhe e pa çelur, o gonxhe e brishtë!
Çfar hijeshije mbi vete të ka rënë?
Ti je si një Yll i rënë nga qielli i zjarrtë!
Bukuria jote plot hire e naze, mi verboi sytë,
Më gllabëroi të tërën, më mbërtheu zëmër dhe aort.

Të pash mbrëmë me syt e mbyllur, a thua ishe në ëndërr?
Në magjinë e natës kokën kishe mbështetur lehtë,
U dashurova me buzën e kuqe dhe me syrin tënd të shkruar,
Ndënja zgjuar gjithë natën, bëja roje mbi ty,
Të prisja të zgjoheshe, Ilaç je, shërim për të lënduarit shpirt.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 16. 06. 2020

The post Një gonxhe dashuroj – Nezi Plaku-Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>