Petro L. Sotta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/petro-l-sotta/ Poezi Laberia News Tue, 20 Sep 2022 08:43:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Petro L. Sotta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/petro-l-sotta/ 32 32 Koha, ikën shpejt në Padova – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/09/20/koha-iken-shpejt-ne-padova-petro-l-sotta/ Tue, 20 Sep 2022 08:43:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23698 KOHA, IKËN SHPEJT NË PADOVA Na vjen mbasditja pa shi, E diellit një vetull i...

The post Koha, ikën shpejt në Padova – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHA, IKËN SHPEJT
NË PADOVA

Na vjen mbasditja pa shi,
E diellit një vetull i kish dal,
Ndërsa qiellin të errët gri,
Garibaldi e shihte mbi kal.

I qetë sheshin ai vështron,
Dhe shpatën në dorë e mban,
Një nga një aty i numëron,
Rumunët, që i rrinë pranë,

Se çdo ditë mblidhen aty,
Në çdo kohë pa ndonjë orar
Në grupe, por dhe dy nga dy,
Një birrë në dorë kanë marr.

Dhe makinat në radhë vijnë,
Po ashtu, ikin në anën tjetër,
Trotuaret të bardha ndrijnë,
Gjithashtu, dhe hoteli i vjetër.

Aty pranë stacionit të trenit,
Trami ngadalë, kthesën merr,
Fishkëllen zhurma e frenit,
Dhe nga rrotat xixat nxjerrë.

Kalimtarët, me hap të nxituar,
Nëpër stacione kur ndalojnë,
Mbyllin çadrat që mbajnë në duar,
Dhe presin tramin të shkojnë.

Por e njëjta gjë, ndodh përherë,
Në stacion dhe unë, pak qëndrova
Se tramet ikin dhe vijnë të tjerë,
Dhe koha, ikën shpejt në Padova.

Petro Sota 15 korrik 2022

The post Koha, ikën shpejt në Padova – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më donin më shumë të vdekur – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/me-donin-me-shume-te-vdekur-petro-l-sotta/ Mon, 19 Sep 2022 11:46:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23669 MË DONIN MË SHUMË TË VDEKUR (një ngjarje që s’ka ndodhur) Udhëtoja njëherë me tren,...

The post Më donin më shumë të vdekur – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË DONIN MË SHUMË TË VDEKUR
(një ngjarje që s’ka ndodhur)

Udhëtoja njëherë me tren, kur isha i ri,
Përballë, ulur rrinte, një bukuroshe, perri,
Dhe vështrimet e mija, tek ajo i shpërndaj,
Tek po nxirte një libër, nga çanta e saj…

S’e prisja, por u drodh zemra në kraharor,
Kur librin tim të parë, ja pashë asaj në dorë,
Eh, e shkreta zemër, më gufoi sa një mal,
Nga gëzimi i madh, sikur isha bërë me djal…

E pyeta bukuroshen, për librin me poezi,
Ndoshta një mendim, për vargjet e mija,
Ky libër më tha; – nuk është ndonjë çudi,
-Por, kur i lexoj vargjet, qaj nga dashurija…

Nuk e dinte ajo, se librin tim në dorë mbante,
E lexonte ne qetësi dhe në heshte po qante,
E pyeta i çuditur, se çfar vallë e kish prekur,
Më vjen keq më tha; – që ky paska vdekur…

S’po arrija që ti thoshja, se unë ishja i gjallë,
Me cilin më ngatërronte, kjo bukuroshe vallë…
E kjo çudi, s’më kish ndodhur, kurrë më parë,
Se të gjallë per mua, askush s’kishte qarë…

S’po e di vërtetë, por po ndihesha me faj,
Kur po i shihja pika loti, në sytë e bukur të saj,
Në ato sy të bukur, si një hirushë e fjetur,
Të gjallë, s’më kane dashur, më donin të vdekur

Se kur ishja i ri, fjalë të mira, pak me thanë,
Por kjo bukuroshe, se kam vdekur, me qanë,
Pak i trishtuar, dhe më shumë kisha mbetur,
Nuk e paskam ditur, që më donin të vdekur.

Petro Sota 11 korrik 2022

The post Më donin më shumë të vdekur – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ura e Kularit – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/ura-e-kularit-petro-l-sotta/ Mon, 19 Sep 2022 11:36:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23663 URA E KULARIT Peshën e viteve, ka mbajtur mbi supe, Dhe peshën e dhimbjes të...

The post Ura e Kularit – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
URA E KULARIT

Peshën e viteve, ka mbajtur mbi supe,
Dhe peshën e dhimbjes të fshatit Kular,
Qerre të ngarkuara e traktora me plugje,
Zhurmën e zixhirëve, kur shkonin zvarrë,

Një fshat i vogël, nga të tjerët i ndarë,
Buzë pyllit me pisha e Shkumbinin pranë,
Kur kënetën e Tërbufit, filluan për ta tharë,
U bë kanal i madh e fshati u la mënjanë.

Shumë vjetë kaluan, një urë pa u bërë,
Dhe në dimër fshati, qëndronte i bllokuar,
Se kanali gjarpëronte, si një lumë i gjërë,
Dhe vetëm një varkë, ishte për të kaluar.

Në një anë kanali dhe lumi për matanë,
Në perëndim, një pyll i gjërë dhe i gjatë,
Si në Amazon, ky vënd i bukur më ngjan,
E rruga me pluhur, gjarpëronte në fshat.

Kalonte ajo rrugë, në çdo portë e shtëpi,
Por në dimër, ishte vështirë për t’u kaluar,
Ishte gjithë baltë, kalonin qerre e bagëti,
Fshatarët të qetë, kështu qenë mësuar.

Kur e bë kjo urë, si të ishte kryevepër,
Sikur dolën në dritë, nga një errësirë,
Se qe e domosdoshme një urë patjetër,
S’prisnin më varkaxhiun, por ishin të lirë.

S’qe ” Urë e psherëtimave ” si në roman,
As si ” Ura me tre harqe,” e Kadaresë,
Qe një urë e thjesht, që të nxirrte matanë,
Por as si ajo e këngës, tek” Ura e qabesë”.

Ura pa gjithçka e shpërnguljen në masë,
Kur qerret kalonin dhe tërhiqeshin zvarrë,
Fshatarët më fëmijët që i ndiqnin nga pas,
Me kokën të përkulur, e gratë duke qarë.

Ikën që të gjithë dhe shtëpitë aty i lanë,
Por mbeten kujtimet, për t’mos u harruar
Se atë vit që ikën, më shumë shira ranë,
Dhe Shkumbini dilte, nga shtrati i tërbuar

Nuk u kthyen më, lanë fshatin të shkretë,
Plaçkat që kishin, nëpër qerre i ngarkuan,
Ndërsa tokat djerra, mbetën për disa vjet,
Derisa një ditë, me Shkumbinin u pajtuan.

E ura do të mbetet, si diçka e paharruar,
Një dëshirë e vjetër, ëndërr e fshatarit,
Ndërsa tani, si pikë takimi, për t’u takuar,
-Më prit edhe mua, tek ura e KULARIT. !

Petro Sota 8 korrik 2022

The post Ura e Kularit – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ura e Kularit – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/09/05/petro-sota/ Mon, 05 Sep 2022 11:17:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23643 URA E KULARIT Peshën e viteve, ka mbajtur mbi supe,Dhe peshën e dhimbjes të fshatit...

The post Ura e Kularit – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
URA E KULARIT

Peshën e viteve, ka mbajtur mbi supe,
Dhe peshën e dhimbjes të fshatit Kular,
Qerre të ngarkuara e traktora me plugje,
Zhurmën e zixhirëve, kur shkonin zvarrë,

Një fshat i vogël, nga të tjerët i ndarë,
Buzë pyllit me pisha e Shkumbinin pranë,
Kur kënetën e Tërbufit, filluan për ta tharë,
U bë kanal i madh e fshati u la mënjanë.

Shumë vjetë kaluan, një urë pa u bërë,
Dhe në dimër fshati, qëndronte i bllokuar,
Se kanali gjarpëronte, si një lumë i gjërë,
Dhe vetëm një varkë, ishte për të kaluar.

Në një anë kanali dhe lumi për matanë,
Në perëndim, një pyll i gjërë dhe i gjatë,
Si në Amazon, ky vënd i bukur më ngjan,
E rruga me pluhur, gjarpëronte në fshat.

Kalonte ajo rrugë, në çdo portë e shtëpi,
Por në dimër, ishte vështirë për t’u kaluar,
Ishte gjithë baltë, kalonin qerre e bagëti,
Fshatarët të qetë, kështu qenë mësuar.

Kur e bë kjo urë, si të ishte kryevepër,
Sikur dolën në dritë, nga një errësirë,
Se qe e domosdoshme një urë patjetër,
S’prisnin më varkaxhiun, por ishin të lirë.

S’qe ” Urë e psherëtimave ” si në roman,
As si ” Ura me tre harqe,” e Kadaresë,
Qe një urë e thjesht, që të nxirrte matanë,
Por as si ajo e këngës, tek” Ura e qabesë”.

Ura pa gjithçka e shpërnguljen në masë,
Kur qerret kalonin dhe tërhiqeshin zvarrë,
Fshatarët më fëmijët që i ndiqnin nga pas,
Me kokën të përkulur, e gratë duke qarë.

Ikën që të gjithë dhe shtëpitë aty i lanë,
Por mbeten kujtimet, për t’mos u harruar
Se atë vit që ikën, më shumë shira ranë,
Dhe Shkumbini dilte, nga shtrati i tërbuar

Nuk u kthyen më, lanë fshatin të shkretë,
Plaçkat që kishin, nëpër qerre i ngarkuan,
Ndërsa tokat djerra, mbetën për disa vjet,
Derisa një ditë, me Shkumbinin u pajtuan.

E ura do të mbetet, si diçka e paharruar,
Një dëshirë e vjetër, ëndërr e fshatarit,
Ndërsa tani, si pikë takimi, për t’u takuar,
-Më prit edhe mua, tek ura e KULARIT. !

Petro Sota 8 korrik 2022

Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti. Petro Sota

Laberia News

The post Ura e Kularit – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti ishe për mua, e pamposhtur si Troja – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/07/06/ti-ishe-per-mua-e-pamposhtur-si-troja-petro-l-sotta/ Wed, 06 Jul 2022 12:32:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23497 ” TI ISHE PËR MUA E PAMPOSHTUR SI TROJA.” ( I. Kadare ) Asnjëherë, nuk...

The post Ti ishe për mua, e pamposhtur si Troja – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” TI ISHE PËR MUA E PAMPOSHTUR
SI TROJA.”
( I. Kadare )

Asnjëherë, nuk të kam kuptuar,
Se çfarë, ke qenë ti për mua,
U bëmë vite, që të kisha harruar,
Por instikti për ty, seç m’u zgjua.

Se si m’u zgjua, nuk e kuptova,
Se për njëri tjetrin, të huaj u bëmë,
Një kohë të gjatë, nuk të mendova,
Por, në ëndërr më hyre mbrëmë.

Më hyre, dhe asgjë nuk më the,
Ajo mos thënie e kishte çudinë,
Vërtetë s’më fole, ike dhe më le,
Por ma ndeze prapë, dashurinë.

Atë dashuri, që të djeg si vullkan,
Dhe nuk të freskon, asnjë ujvarë,
Eh, kur të dridhej kurmi nën fustan,
Të mendova ty, si për herë të parë.

Nuk më harrohen, psherëtimat e tua,
Me klithma dhe ulërima, jo vetëm,
Dhe kur enigma atë natë u zbulua,
Si të vdekur, një çast ne mbetëm.

Një natë, s’të mjaftoi, as ty as mua,
Prandaj, një natë tjetër, për ty e doja,
Një varg i Kadaresë, tani m’u kujtua,
“Ti ishe për mua, e pamposhtur si Troja “.

Petro Sota 5 korrik 2022

The post Ti ishe për mua, e pamposhtur si Troja – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cigania – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/cigania-petro-l-sotta/ Mon, 04 Jul 2022 12:46:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23473 CIGANIA Në Shkumbin ajo lahej çdo ditë, E shihja nga bregu ku rrija fshehur, Si...

The post Cigania – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
CIGANIA

Në Shkumbin ajo lahej çdo ditë,
E shihja nga bregu ku rrija fshehur,
Si një gjahtar, që po rri në pritë,
Me armën e gjahut të ngrehur.

Si një sirenë lumi, ajo më ngjante,
Me këmishë të hollë trupin mbuluar,
Larg diku, një bretkosë po qante,
Ndoshta një gjarpër e kish kafshuar.

Ciganët buzë lumit në çadër flinin,
Se kanistra edhe kosha punonin,
Por cigania e bukur me Shkumbinin,
Aty çdo mbrëmje, të dy flirtonin.

Po rrija i gozhduar, atë duke e parë,
Kur hidhej e përdridhej si një sirenë,
Mbi një degë plepi qyqja duke qarë,
Ndërsa hëna mes shelgjeve më vjen.

Larg tutje bretkosa, akoma po ulërinë,
Ndërsa unë ciganen e shikoja i fshehur,
Shelgjet më fshihnin buzë lumit Shkumbin,
Si gjahtari me armën e gjahut ngrehur.

Petro Sota 1 korrik 2022……….

The post Cigania – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qershori – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/qershori-petro-l-sotta/ Mon, 04 Jul 2022 11:52:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23457 QERSHORI Kjo vapë e qershorit, më shpejt ka filluar, Ndërsa mbrëmja, e freskët më pak,...

The post Qershori – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
QERSHORI

Kjo vapë e qershorit, më shpejt ka filluar,
Ndërsa mbrëmja, e freskët më pak,
Hëna, si një pjeshkë e kafshuar,
Shikon yjet që i sillen përqark.

Trazohen planetet, nga orbita po dalin,
Nostradamusit po i dalin profecitë,
Po kërkohet, që djallin ta falin,
E alienët sillen në orbitë.

Me shpejtësi shkojnë lajmet nëpër botë,
Dhe shqetësimet duken në çdo anë,
S’po ndalet kjo luftë, është e kot,
Këmbanat po bien në Ballkan.

Si në përrallën e vjetër s’po kuptohet,
Me ujkun edhe qëngjin tek burimi,
Agresori thotë se po mbrohet
Se sulmet i bënë perëndimi.

Është një kor i madh, që kështu thonë,
Dhe fajin për këtë e ka qëngji vetë,
Se ai kur pi ujë, ujkut ja turbullon,
Por nga ujku uji, tek qëngji zbret.

Ndërsa turma zogjësh, kërkojnë ushqim,
Dhe pushtojnë të mbjellat nëpër ara,
Ky shekull po kalon në mjerim,
Apokalipsin, shikon përpara.

Petro Sota 27 qershor 2022

The post Qershori – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti, asgjë s’po më thua – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/ti-asgje-spo-me-thua-petro-l-sotta/ Tue, 28 Jun 2022 08:50:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23399 TI ASGJË, S’PO MË THUA Disa vite, s’të kisha parë, Shumë e bukur, dukesh sot,...

The post Ti, asgjë s’po më thua – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI ASGJË, S’PO MË THUA

Disa vite, s’të kisha parë,
Shumë e bukur, dukesh sot,
Sytë të ndrijnë, si qelibar,
Në tjetër vajzë s’i gjen dot…

Ashtu i kishje dhe qerpikët,
Si një bisht, të zi pëllumbi,
Për çudi, s’më ra të fikët,
Moj e mira, të marrtë lumi…

Se m’u shfaqe, sot pa pritur,
Po pse vallë, në këtë stinë,
Buzët mjaltë, të ishin ngjitur,
Sikur kishin, ngrënë qershinë…

Por si kokrrat e qershisë,
Aty në gjoks, sa s’po të binin,
E nën bluzë, mbuluar dy sisë,
Përpjet majat, po të rrinin…

Kur të pashë, pak i habitur,
E çuditur, vërtetë m’u duke,
Përmbi vetull, cullufja zbritur,
Moj flokë verdha, pa balluke…

S’kishe harruar, ç’të kisha thënë,
Por përgjigjen, nuk ma dhe,
Më kujtohet, sikur qe mbrëmë,
Kur larg shkove, e këtu më le…

S’është çudi, që u pamë tani,
Dhe pse vite, kaluar kanë,
Thellë në shpirt, fshehur më rri,
Dridhet zemra, si një këmbanë…

Që të dy, e kishim një mall,
Mallin gjithë, në shpirt e tretëm,
Mos duhej të vinte, kjo ditë vallë,
Që njëri – tjetrin tani e gjetëm…?

S’është më ëndërr, kjo që duam,
Mos i mbaj, ti ndjenjat fshehur,
Atëhere ndoshta, s’u kuptuam,
Për ti sonte, më paske dehur…

Si një i dehur, te shoh kështu,
Mbi gjoksin tënd, të mbytem dua,
Dhe per nishanin, përmbi gju,
Ndërsa ti, asgjë s’po më thua.

Petro L. Sota. 17 qershor 2022

The post Ti, asgjë s’po më thua – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndoshta etjen do te shuaja – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/ndoshta-etjen-do-te-shuaja-petro-l-sotta/ Fri, 17 Jun 2022 10:56:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23364 NDOSHTA ETJEN DO TE SHUAJA Një pikë ujë, do të kërkoja, Jo se s’desha pak...

The post Ndoshta etjen do te shuaja – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDOSHTA ETJEN DO TE SHUAJA

Një pikë ujë, do të kërkoja,
Jo se s’desha pak më shumë,
Syrin tënd, më shumë e doja,
Që po derdhej, si një lumë…

I hutuar më shumë po rrija,
Kur të shihja duke qeshur,
Por tek ty, fshihej magjia,
Nën fustan që kishe veshur…

Vërtetë magjinë, po ta shikoja,
Nën fustan, vështrimin tretja,
Ato çaste, sa shumë po vuaja,
Më shumë për ty, se sa nga etja…

Por këtë etje, s’mund ta shuaja,
Se ti fsheh diçka, nën qerpik,
Një pikë ujë, vetëm t’kërkova,
S’po ma jep, e s’më thua ik…

Aty përballë, kur po më rrije,
Plumb e kishje atë vështrim,
Si të plagosur, po më lije,
Me një etje që s’kish mbarim.

Dhe tu afrova pak më pranë,
Por çfar të thoshja, s’po e dija,
Sytë më shkonin nën fustan,
Se aty poshtë, fshihej magjija…

Eh…magjija kur rri e fshehur,
E tretë shpirtin, në dysh e ndan,
Si i pa pirë, dukesh i dehur,
Për dy shegët, nën fustan…

Nën fustan, unë vërtetë e dija,
Se dy shegët po i shikoja,
Pak ti shtrydhja, një pikë të pija,
Ndoshta etjen do ta shuaja.

Petro L. Sota. 10 qershor.2020

The post Ndoshta etjen do te shuaja – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vetëm ti, më shëron mua… – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2020/04/07/vetem-ti-me-sheron-mua-petro-l-sotta/ Tue, 07 Apr 2020 15:52:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3718 VETËM TI MË SHËRON MUA Më kujton, ti mbase mua, Por jo kështu, si unë...

The post Vetëm ti, më shëron mua… – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VETËM TI MË SHËRON MUA

Më kujton, ti mbase mua,
Por jo kështu, si unë ty,
Si harroj, buzët e tua,
Dhe shikimet sy në sy…

Por kur ti, më mungon,
Vështroj yjet një nga një,
Duke pritur, në netët vonë,
Ndonjë shënjë, a ndonjë zë…

Ndoshta ti, më vjen vetë,
Si borëbardha nëpër pyjet,
A po ndoshta nëpër retë,
Prandaj sonte, flas me yjet…

Por ti qënke, vërtetë këtu ,
Me pranverën paske ardhë,
Në mes luleve, gjithashtu,
Me fustan, zambak të bardhë…

Me zambak, duartë plot,
Dhe i këput duke i zgjedhur,
Por qafa e jote, mos o zot,!
Si sorkadhe, bukur derdhur…

Kur të shoh, malli m’këput,
Sikur t’isha, një zambak,
Në gjirin tënd, merrmë më fut,
Dhe më ler, të shlodhem pak…

Aromën tënde, dua të ndjej,
Atë aromë, që ka dhe bliri,
Do t’kërkoj, ndoshta i gjej,
Të dy burimet, aty tek gjiri…

Kur ti gjej, do të them vetë,
Veç në mos, mu thaftë goja,
Dhe porsi valëza nëpër det,
Në ato burime, do të notoja…

Fjalën tënde, unë kam pritur,
Si burimi, që zbret në fushë,
Por kur shoh, hënën mërzitur,
Malli shpirtin, po ma mbush…

Por ndoshta ti, e di vërtetë,
Se ç’është malli, kur të vjen,
E gërryen shpirtin dhe e tret,
Si barut, gurin shpërthen…

Kur të shoh, poshtë nën bluzë,
E di mirë, çfarë tjetër dua,
Frymarrjen tënde, buzë me buzë,
Vetëm ti, më shëron mua….

Petro L. Sota 6 Mars 2020 Padova…

The post Vetëm ti, më shëron mua… – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>