Pjerin Ndreka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/pjerin-ndreka/ Poezi Laberia News Fri, 15 Oct 2021 12:57:44 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Pjerin Ndreka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/pjerin-ndreka/ 32 32 Une e ti – Pjerin Ndreka https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/une-e-ti-pjerin-ndreka/ Fri, 15 Oct 2021 12:57:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21821 Une e t i Unë e ti i shkapërcejmë stinët dy ka dy Gjethet vdesin...

The post Une e ti – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Une e t i

Unë e ti i shkapërcejmë stinët dy ka dy
Gjethet vdesin e jeta ngrihet akull.
Po nji flakë e brishtë mbrendë në shpirt
ka me e shkri kujtimin n’pranverën që presim.

Pse t’i hapim guackat e dyshimit kur buzëqeshja del prej shpirtit!
N’tempullin e mëshirës asht pikturue buzëqeshja jote.
A ta marr si ikonë me u adhurue për ditë çdo të dalun dielli,
a si perëndi e rrejshme që të thrret drejt mkatit?!

Pier Kolond

The post Une e ti – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
D i t e v j e s h t e – Pjerin Ndreka https://poezi.laberianews.com/2021/03/04/d-i-t-e-v-j-e-s-h-t-e-pjerin-ndreka/ Thu, 04 Mar 2021 21:07:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17857 D i t e v j e s h t e Sa e shkurtë kjo...

The post D i t e v j e s h t e – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
D i t e v j e s h t e

Sa e shkurtë kjo ditë vjeshte,
nji re me pluhun
e nji shoshë me shi.
Me dy grushta baltë ti ban portretin tem.
Piklat e shiut mbaruen;
s’mjaftuen as me la sytë.
Kaloi edhe kjo ditë pa nji puthje.

Pier Kolond

The post D i t e v j e s h t e – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Testomi (N’Parriz) – Pjerin Ndreka https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/testomi-nparriz-pjerin-ndreka/ Sat, 21 Nov 2020 12:37:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14800 T E S T O M I (N’PARRIZ) Brijë m’brijë njeshë të dy,t’ulun te ai...

The post Testomi (N’Parriz) – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
T E S T O M I (N’PARRIZ)

Brijë m’brijë njeshë të dy,t’ulun te ai stom.
Pa folë asnji fjalë ;n’sy s’guxojmë me u pa.
Vlaga e dheut nën ne,t’ndejnat na i njom.
Pshtymën kalojmë poshtë;fyti na asht tha.

Atje,vonë,kur dielli mshehë asht mbas Zefjans,
dorën mbshteta n’ty,me u çue me u shpi’.
Me ‘i fill za m’u lute”Pier,pash kryet e nans…”
Kam dalë prej ksaj botë;n’nji tjetër kam hi.

N’botë tjetër kam hi;a thue jam n’Parriz?!
Goja ka punë tjera,për me folë ndo’i fjalë.
I ndij gishtat tuej tu m’birue n’kurriz.
S’ka gja;prej Parrizit s’kam nër mend me dalë.

Pier Kolond
Pjerin Ndreka

The post Testomi (N’Parriz) – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drandofile e bardhë – Pjerin Ndreka https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/drandofile-e-bardhe-pjerin-ndreka/ Tue, 17 Nov 2020 21:56:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14681 DRANDOFILE E BARDHE Nuk jam dimni unë,prandaj hap dritaren, dimni vjen me borë, furtunë edhe...

The post Drandofile e bardhë – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DRANDOFILE E BARDHE

Nuk jam dimni unë,prandaj hap dritaren,
dimni vjen me borë, furtunë edhe akull.
Drandofile e bardhë,me kangë erdha unë;
më prit me aromë,t’m’ia marrë frymën mallit.

Drandofile e bardhë,pse u ktheve n’mjegull?
Qiella asht e gjanë;nuk ka fund ,as cak.
Ernat hapën kraht si avionë t’padukshëm,
mandej të lëshuen shi që ngrin e lag.

Drandofile e bardhë,lexoje kët kangë;
s’e njef zanin tem,mshehun midis rreshtash?!
Lëshoj rima të bardha kur t’i shof petalet,
melodi t’harrueme gëzimesh e festash.

Pier Kolond
Pjerin Ndreka

The post Drandofile e bardhë – Pjerin Ndreka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>