Pjetër Domgjoni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/pjeter-domgjoni/ Poezi Laberia News Wed, 17 Mar 2021 21:22:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Pjetër Domgjoni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/pjeter-domgjoni/ 32 32 Unë dhe ti – Pjetër Domgjoni https://poezi.laberianews.com/2021/03/17/une-dhe-ti-pjeter-domgjoni/ Wed, 17 Mar 2021 21:22:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18332 Unë dhe ti Notonim s’bashku me nji barkë nëpër botën e iluzioneve Unë llomotitja nëpër...

The post Unë dhe ti – Pjetër Domgjoni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe ti

Notonim s’bashku me nji barkë nëpër botën e iluzioneve
Unë llomotitja nëpër ajir pa e dit se ç’të thosha
Fytyra m’ishte skuq si trendafilat e erënave
Dhe zemra më thonte se të dashuroja.

Po shkriheshim të dy në nji melodi të kputun
Barka lundronte ajirit dhe hapsinës pa skaj
Po treteshim në një valle që nuk kishte fund
Era lozte me ne dhe krijesat e natyrës.

Ngritei nji tallas e ulei nji tjetër
Shpirtrat po lundronin nëpër erë.
Shikimet e tua plagosnin zemrën time të mjerë
Dhe barka po na shpje hapsinës pa skaj.

Prizren, 3. 12. 1982
TE VORRI NANËS

Vendosa nji tubë lule mbi kët dhe të rimun me lotë
Kujtimetë ma t’bukurat për ty i vendosa mbi ket dhe
M’bahet se edhe bilbili kangtar asht tu’ vajtue sot
Për t’gjitha vuajtjet tua e t’gjithë mundin tand që ke ba për ne.

Prizren, 15. 04. 1985

JETIMJA

Ti shikova sytë, i kishe t’rrethuemë me lotë
Kuptova se t’u kish fikë shkëndia parë e jetës
T’i shikova sytë, i kishe t’rrethuemë me lotë
Kuptova se t’u kish fikë shkëndia dytë e jetës
T’i shikova sytë, i kishe t’rrethuemë me lotë
Ndjeva zbraztësinë e zemrës sate.

N’prandverën e shtatë të jetës tu vyshkë lulja parë
N’vjeshtën e po atij viti tu vyshkë edhe lulja dytë
Ti kishe mbështetë kryetë për shpinën e erës
Dhe diçka t’pakuptimtë shkruaje në ranë
Diçka që vetëm zemra jote e ndinë
Dhe sytë e tu e thonë.

Pjetër Domgjoni

    1. 1986

The post Unë dhe ti – Pjetër Domgjoni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njerzit e mi – Pjetër Domgjoni https://poezi.laberianews.com/2021/03/13/njerzit-e-mi-pjeter-domgjoni/ Sat, 13 Mar 2021 14:53:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18183 Njerzit e mi Unë jam i vorfun s’kam asgja në jetë Dhurata ma e çmuar...

The post Njerzit e mi – Pjetër Domgjoni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njerzit e mi

Unë jam i vorfun s’kam asgja në jetë
Dhurata ma e çmuar për ju asht kjo poezi
Këto shkronja që dalin nga fundi zemrës ime të shkretë
E nji nga nji në vargje fillojnë me hy.

Këto janë për mua, djepi lindjes dhe i vdekjes
Në to zemra ime gjen prehje dhe gëzim
Janë pasqyra reale e jetës
Mbi t’cilat poeti kjanë me mallëngjim.

Jam nji grusht dhe, krijesë e vogël e natyrës
Të cilën era e bartë nëpër vite
Poezia si ugiç më mbështillet rreth zemrës
Me mbrojtë nga acari që tokën e ngrinë.

Kështu, bashkë me beharin dal në pranverë
N’pranverën e jetës ime plot lule
Për t’jetue me njerzit e mij për herë
Në prehje në gëzime dhe në vuajtje.

I njoh mirë njerzit e mij. Sa herë m’kanë ftue n’zemër,
Unë kam ndi gëzim
Edhe unë këta njerzë dua t’i ftoj në poezi
Për me lanë gjurmë nëpër vargun tim.

Me ta do eci rrugëve të jetës
Nëpër stinet me lule dhe stinët me borë
Nëpër shi e diell dhe pafundësinë e mjegullës
Derisa t’më pushojnë eshnatë në trollin arbnorë

Pjetër Domgjoni
Prizren, 6. 3. 1983.

The post Njerzit e mi – Pjetër Domgjoni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>