Puntorie Muça Ziba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/puntorie-muca-ziba/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 13:25:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Puntorie Muça Ziba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/puntorie-muca-ziba/ 32 32 Stina e shirave – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/stina-e-shirave-puntorie-muca-ziba/ Sat, 28 Aug 2021 13:25:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20857 Strugë, 13 qershor 2021 Stina e shirave Kipci mërzimadh nduk flokët në stinën e shirave...

The post Stina e shirave – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Strugë, 13 qershor 2021

Stina e shirave

Kipci mërzimadh
nduk flokët në stinën e shirave
zaliset nga bubullima shurdhuese
gëlltit rrufetë,
kur përsëdytet trokitja e llahtarshme.

Thonë se
në cep të stinës së shirave
asnjë luftë nuk filloi.

Koha e lulimit është larg
syri s’është i qetë
lëngata e drithërave
lëngata e hënës
lëngata e tokës ia tret shkëlqimin…

The post Stina e shirave – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Variant – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/10/11/variant-puntorie-muca-ziba/ Sun, 11 Oct 2020 11:36:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13380 VARIANT Rroj me t’ba za se andrrat mbeten paluar n’dollap druri. N’shejtni doja me t’shtrue...

The post Variant – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VARIANT


Rroj me t’ba za
se andrrat mbeten paluar n’dollap druri.

N’shejtni doja me t’shtrue shtratin
me copa të endura t’nanës,
t’papërlyme nga virgjëria.

Ma l’shove gjëmën
se njëherë të vetme
me gjak dashnie përflaka synin.

Po t’bëj za:
i shqepe njato t’mira
e m’thinje n’vetulla.

S’di si t’rroj mëtejshëm rrugë ngatërruar
se m’dogje mue dhe dogje dynjanë.

Ah, kot ke rrnue tuj pa nalt
e n’gji t’qiellit njiherë s’u fute,
ah, kot kam rrnue
se n’gji t’diellit s’më lëkunde.

Do t’zë n’udhë të ngushtë me t’ba za:
s’dite me u mbyt n’fushë dashnie
sa me qenë rehat n’gjumin e vdekjes.

T’kam vnue n’maj të dyfekut
se m’le n’oxhaqe t’huaja
e më shitoi njajo ndiesi.
Puntorie Muça Ziba

The post Variant – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gruaja e vejë – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/08/02/gruaja-e-veje-puntorie-muca-ziba/ Sun, 02 Aug 2020 13:42:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10617 GRUAJA E VEJË Gruaja e vejë në arkën e vjetëruar fsheh: mollë, mushmollë, arra, ftonj,...

The post Gruaja e vejë – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GRUAJA E VEJË

Gruaja e vejë
në arkën e vjetëruar
fsheh:
mollë, mushmollë, arra, ftonj, lajthi e qershi
dhe i ruan stinë pas stine
për t’i këmbyer me një fjalë goje.

Ajo qull natën me shi lotësh
dhe hap sytë
yllth më yllth
duke pritur agimin mbushur me dritë.

Nata që zgjat e zgjat,
i hedh terr në sy.

Gruaja e vejë
jeton vetëm
me shikim të ngujuar në një dritare
sa një faqe kapixhiku
dhe asnjë sy nuk e prek
asnjë zemër s’e dëshiron.

Ajo qull jastëkun me lot gjaku
thërret një trokitje të lehtë
si prej puhize
një shushurimë shavari
një zhurmë dallge,
por era s’kërset në xham
t’ia zgjojë një nerv
t’ia merr një shikim,
sa ta ndërrojë me pemë stinësh
një gjysmë fjale për të mirë,
a për të keq.

Afër qerpikut të syrit
të azurtë
rrëshqasnin kokrra loti
e shikimi
humb përtej shtatë qiejve.

Gruaja e vejë fton një zog
shtegëtar
sa ta lëvdojë dashurinë
mes shelgjeve të heshtura
e ta fyej burrin e parë
që kthehej pas mesnate si furtunë,
e t’i ngrejë në qiell fëmijët
urtarë
të përqafuar me jetën e tyre
në metropolet e mëndafshta,
ah, ta ndjell
vdekjen e vetë të ngadaltë,
ta dëbon nga shqisa hundore
aromën e pemëve:
mollë, mushmollë, arra, ftonj, lajthi e qershi
që i ruan stinë pas stine
për t’i këmbyer me një fjalë goje.
Puntorie Muça Ziba

The post Gruaja e vejë – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rroj me ju dëftue – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/rroj-me-ju-deftue-puntorie-muca-ziba/ Sun, 21 Jun 2020 19:00:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8688 RROJ ME JU DËFTUE Kanjiherë rroj me ju dëftue, rroj me ju këshillue, mos i...

The post Rroj me ju dëftue – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RROJ ME JU DËFTUE

Kanjiherë rroj me ju dëftue,
rroj me ju këshillue,
mos i hyni t’keqes n’sy
se do grisni zanin e mirë.

N’pikë nate do t’baheni
tufë e veremosur
e do ndjellni mortjen,
ngaqë s’do dini me dashtë njerëzinë.

Në rrugë të hanës madhe
t’pështjellume n’lukuni andrrash
do të vrisni ndiesinë
e zemra do ju rreh n’grusht t’huaj.

Do t’ju fryjë era gjithnjë,
gjithkah
me zemër t’rreshkët
dregëza do t’ju thahet n’buzë
do treteni n’grimca pluhuri
ngaqë sdo dini me rrnue me njerëzinë.
//

The post Rroj me ju dëftue – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një rrugë – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/nje-rruge-puntorie-muca-ziba-2/ Sun, 21 Jun 2020 13:15:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8646 Një qershori është ditëlindja e Bekim Fehmiut. Në 84 vjetorin e lindjes së kolosit, ripostoj...

The post Një rrugë – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një qershori është ditëlindja e Bekim Fehmiut.
Në 84 vjetorin e lindjes së kolosit, ripostoj poezinë.

NJË RRUGË
variant
Kalëroje fronin me këmbë odiseje
e të rëndoi një pellg deti
një tokë lume
mbi sytë bojë plumbi.

I uritur
për një copë bukë ndorme
nga një dorë miell hambari
nga duar nëne,
i etur
për stërkala qumështi
nga një dele rrunëzake
sa për ta lënë veten brenda ndijimesh shijore
shpirt varur në ajërin tënd.

( I miri i zanave)

Trupi yt i bukur
i zënë rob në lëmën e dërrasave të Talias
ku derdhe mushtin
ku ishe profet
pa një kokërr fjale të nënokes.

( Larg teatrit)

Kur natën hovte smira
e praptoheshin dërrasat
ku të kërcëllinin dhëmbë e kocka
ku ecje si lypës e si mbret
pa këmbë shqiptari,
ku zjarri e akulli
s’pjellnin pranverë
ku dashnia për lojën hyjnore
të rropi një copë lëkurë,
një copë mushkëri
dhe ike me këmbë druri
e muza t’i pinte lotët me kupë.

( Larg teatrit)

Mijëra copa ndjenjash,
kokrra lotësh
si kokrra breshëri
binin tej për tej,
përplaseshin rrugëve të botës
pa ajër Prishtine
pa ajër Prishtine.

( Vaj populli )

I vdekuri ynë u bë hi
u fut në urnë
e doli përsëri.

Ikni korba mos e ngani,
sytë e zi mos ia hani
se ka mbetur një mall vashe
dhe nënokja pa e parë.

The post Një rrugë – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/vargu-izota-rexho-haruni/ Sun, 14 Jun 2020 10:41:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8253 VARIANT PËR VARGUN NË KOHË KARANTINE Vargu Je musht vjeshte, je loti që rresh nga...

The post Vargu – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VARIANT PËR VARGUN NË KOHË KARANTINE

Vargu

Je musht vjeshte,
je loti që rresh nga akullnajë shpirti,
prafullimë që kapërcen nga damarët
dhe merr udhët e botës.

Je plazmë që ndalon rrjedhën e gjakut
nga dregëza lëkurore,
je guall plage.

Je uragani që vret të ligun
puhizë që përkëdhel urtarin
dhe frymën e të shenjtëruarit…

Mbete magjia që zgjëron horizontin
përtej fshehtësisë…

Je dorë që lëmon
pasqyrë ku shoh dritëzën e ndezur.

Je zë zogu
zë shiu
zë vajtojce
vaj bebeje…

Je zhurma e takeve
të zonjave që vërdallosen buzë Senës
kur presin dashnorët e zhuritur.

Je bardhësia e brushës së piktorit
që imagjinoi sytë e Monalizës lazdrake…

Je shfryrje
je rrufe,
shkrepje je.

Je vashë e brishtë e nazike,
je perëndeshë.

Je lartësia që zë vend
mbi gojët llomotare të politikanëve cakërran…

Je petale fonemash të trëndafiluara
je arma ime e vetme,
je religjioni.

//

The post Vargu – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kënga e përndritur – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/kenga-e-perndritur-puntorie-muca-ziba/ Mon, 18 May 2020 19:39:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6565 KËNGA E PËRNDRITUR Unë jam njëmijë vjet më e re se ti, Tanushë lulëkuqe me...

The post Kënga e përndritur – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËNGA E PËRNDRITUR

Unë jam njëmijë vjet më e re se ti, Tanushë
lulëkuqe me katër petale:
kam sy zogu
kam flatra zogu
jam flokargjend,
përngjaj me mollë bejlegu
edhe hundën e kam me kurriz.

Ti je njëmijë vjet më e vjetër, Tanushë
gjithë nahia të kishin lakmi
gjithë rinisë i shkrepte mendimi
se vashë më të bukur s’kishte lind në atë diell.

Ah, vetulla yte si fiskajë
balli si gjysmëhënë
syri si kokërr qershie
goja e vogël, gonxhe që shpërthen
edhe hundën e kishe me kurriz.

Unë jam njëmijë vjet më e re, Tanushë
përngjaj me detin që oshëtin
shëmbëllej me malin që rënkon.

Më kall krupën përralla me mbret
përralla me lugetër të frikshëm,
lugetër të pangopshëm
lugetër të potershëm.

Ata do të ngecin në çark minjsh
ata do të bëhen thërime.

Ti je njëmijë vjet më e vjetër se unë, Tanushë
një grumbull eshtrash nën lëkurë
e thinjur e zhubravitur.

Ti s’e dashuove birin e mbretit
harrove atë hir që e pate
nuk shtegtove në tempull
me kalorësin fisnik.

Qetësinë ta rrëmbyen nga sytë
sapo nisi të rresh
sapo të trembi bubullima e zgjatur,
asaj nate kur prite kalorësin e nëmur.

As unë nuk e dashurova birin e mbretit
nuk shtegtova në tempull,
nëpër kasolle të nëndheshme
me bukë e kripë,
shërova plagë kalorësish fisnik.

Ti je njëmijë vjet më e vjetër se unë, Tanushë
dhe përmallohesh për fëmijërinë,
për fustanet me xhingla
për dy zogj në dritare
për erën e zambakëve
mbjell nga duar nëne
për mendimet paluar
në arkën e vjetëruar.

Ti më pret krahëhapur, Tanushë
se të janë mykur buzët
për fjalën e besës
për këngët
me tinguj të harmonishëm.

Ti do të kuvendosh
do të më pyesësh
fije e për pe:
në kam frikë nga fisi
në kam frikë nga hija ime
në kam frikë nga ëndërrimet
në kam frikë nga kënga e vrugët
në kanë mbet skllevër rrashtë djegur
në ka mbetur burrni në vatër
në ka mbetur dyfek n’dollap.

The post Kënga e përndritur – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aty u hodh një kafke gruaje – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/aty-u-hodh-nje-kafke-gruaje-puntorie-muca-ziba/ Sat, 16 May 2020 11:09:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6274 ATY U HODH NJË KAFKË GRUAJE ( Kur u hodh kafka faqe ngrënë fitoi sedra...

The post Aty u hodh një kafke gruaje – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATY U HODH NJË KAFKË GRUAJE

( Kur u hodh kafka faqe ngrënë
fitoi sedra apo flijimi
sedra apo flijimi,
sedra apo të qenët i tëri njeri…)

Me cigaren dredhur
varur n’buzë,
ca duar rrace
hodhën kafkën me tahmin
ngulën gozhdat thellë në asht
në një muranë të egërsuar
ku vdekja mori udhë
kapur për mëngën
e legjendës teletisur xhingla-xhingla
që përplaset si jehonë
n’faqen purpur të kafkës sime
deri në lotin e syrit t’dalë plage.

Gjinjtë myshk mbuluar
squllur mes gurësh
dhe pandehma e figurës platitur
pret e përcjell beronja
kataraktë shqyer në embrion
që ia krisin vajit
nën hijen e syve të hirtë
ah,brenda kepave kërcu.

Kur u hodh një kafkë faqe ngrënë,
fitoi sedra apo flijimi
sedra apo flijimi,
sedra apo të qenët i tëri njeri.

Ata vunë peng një palë gji
një tufë floku
një palë mollëza djegur
dy sy rraskapitur.

Rozafë, e gjetshin nga mos e pandehshin
aty mes shkrepash
ku u bënë palë, gji e sy!

Ata duar rrace
me cigaren dredhur
varur n’buzë,
le t’i mbajnë mbi supe mëkatet
mbase kushedi, ju duhet me muros veten.

Puntorie Muça Ziba

The post Aty u hodh një kafke gruaje – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I vetmuari – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/i-vetmuari-puntorie-muca-ziba/ Sat, 02 May 2020 21:09:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5429 I VETMUARI Ai para mesnate bredh tutje e tëhu, me bezdi ndez llullën vjell tym...

The post I vetmuari – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I VETMUARI

Ai para mesnate bredh tutje e tëhu,
me bezdi ndez llullën
vjell tym
kur të gjithë oxhaqet
e shtëpive të mëdha
janë shuar.

Me sy tigri
sheh tutje
një copë yll që këputet në bel,
rrudh ballin
dhe s’nuhat gjahun.

I vetmuari
thith freskinë
e natës së majit,
ec pa ndërruar trotuarin
shtruar me gurë,
kall llullën përsëri
ulet pupas afër një furre buke,
shollënit
dhe gjumi nuk e ndjell.

Ai vë gishtin në tëmth
dhe mbushet me aromë buke.

Ca pika loti të vala
i rrëshqasin
mbi lëkurën zhubrosur,
kujton duart e buta
të nënës
e të gruas së fisme.

I vetmuari
vazhdon udhën,
thith tymin e duhanit
deri në palcē
dhe nuk e përbuz hijeshinë
e natës së majit.

The post I vetmuari – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dielli – Puntorie Muça Ziba https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/dielli-puntorie-muca-ziba/ Sat, 25 Apr 2020 10:44:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4862 Poezi në kohë pandemie DIELLI Dielli është një lëvore që rri krrëk,për shtatit njeriut, njeriu...

The post Dielli – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi në kohë pandemie

DIELLI

Dielli është një lëvore që rri krrëk,për shtatit njeriut,
njeriu i grymosur qep sytë n’rrudhat e tij
nga frika se mos po ngatërron rrugë
nga frika se mos po fiket
duke udhëtuar pa busullë drejtuese.

Dielli është një lëvore e hollë, e brishtë
që rri krrëk në faqen e përndritur të tokës
dhe brishton si ngricë,dheun
dhe sillet rreth e rrotull shtatit mekur të tokës
kur ajo rri varur në piskun e natës
kur ajo rri, sy hapur në piskun e territ.

Dielli është një lëvore që rri krrëk në trurin e njeriut,
shpirt grymtë në jetë të jetëve…
//
Puntorie Muça Ziba

The post Dielli – Puntorie Muça Ziba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>