Ragip Dragusha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ragip-dragusha/ Poezi Laberia News Sun, 10 May 2020 07:55:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ragip Dragusha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ragip-dragusha/ 32 32 Zemra që falë… – Ragip Dragusha https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/zemra-qe-fale-ragip-dragusha/ Sun, 10 May 2020 07:55:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5955 Zemra që falë….. A thue foshnjes kur del ne jete, Zoti i pat thane per...

The post Zemra që falë… – Ragip Dragusha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zemra që falë…..

A thue foshnjes kur del ne jete,
Zoti i pat thane per me vajtue?
Se n’boten tjeter ti s’ke me gjetë,
ç’fare n’bark të nanes e kish gatue.

Kur frym’ ma s’parit n’gjoks shtrengue,
ne gji te nanes tuj‘ thith‘ dashni,
shpejt ke mu rrit, ke me kuptue,
se per mbas saj‘, kurr ske mu ngi……

Tash ke me mesue se pranvera,
vec nje her’ n’vit’ ka per me çilë
Uf….. e buf…. nder stinat tjera,
s’ke me e ndi kurr vedin mirë.

N’at’ za’ te shpirtit nina- nana,
qe botes i fali gjithher’ shpëtim.
Kur zjarri digjte nder kater ana,
zemra e saj s’dha kurr mallkim.

Te falem Zot, dashnise t’bekue,
që ne gji të nanes Ti e ke kall‘.
Kjo bot‘ e brishte shpejt‘ kish‘ mu shue,
n’se zemra e Saj s’kishte me fal‘.

Ragip Dragusha

The post Zemra që falë… – Ragip Dragusha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sublimja ma e bukur e dashnis – Ragip Dragusha https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/sublimja-ma-e-bukur-e-dashnis-ragip-dragusha/ Mon, 04 May 2020 17:23:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5569 Sublimja ma e bukur e dashnis’ Ka kene e bukur, u ba e përdal’ Dhënia...

The post Sublimja ma e bukur e dashnis – Ragip Dragusha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sublimja ma e bukur e dashnis’

Ka kene e bukur, u ba e përdal’
Dhënia e dorës, duke t’pre në besë.
Gjesti ma fisnik u kthye në mall’
Që shitet e blehet pa vonesë….

Bashkë me të, iku dhe puthja
Sublimja ma e bukur e dashnis.
Bota po kërcënohet rand’ nga zhdukja
Po marrim nga virusi, çmimin e tradhëtis’.

Nuk do t’i degjoj’ zemra puthjet
Ajo nuk do rrah’, ma me deshir’.
Mbas dere do të dëgjohen vetëm lutjet
Zot më fal, kij’ për mue pak mëshir’!

Buzët po thahen për puthjet
Gishtat s’do përgëdhelin ma gjijt’ e ndezun
Ndjenja ngadal’ po zhduket
E trupi si trung’ ka me mbetun.

Bota po rrotullohet drejt humbjes
Nese Arkimedi nuk zgjohet ta ndal’.
Ta rrotulloj dhe njiher’ në krah të kundërt
Se njerzimit ju qërruan sytë në ball’…

Nëse dashnia humb’ betëjën me jetën
Klithmat e fëmijëve, nuk do t’kenë ma shpres’!
Harrojeni se dikush mund’ t’jua thot’ t’vërtetën
Siç jua thëm unë, poeti pa interes’!

Dragusha RagipDragusha. @
4 Prill 2020
Vjenë

The post Sublimja ma e bukur e dashnis – Ragip Dragusha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>