Rajmonda Qose Shkopi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rajmonda-qose-shkopi/ Poezi Laberia News Tue, 17 May 2022 12:41:00 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rajmonda Qose Shkopi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rajmonda-qose-shkopi/ 32 32 Sytë e tu – Rajmonda Qose Shkopi https://poezi.laberianews.com/2022/05/17/syte-e-tu-rajmonda-qose-shkopi/ Tue, 17 May 2022 12:40:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23246 Sytë e tu Sytë e tu, qeliza e palcës sē qiellit paqësor, Aty, ku dhimbja...

The post Sytë e tu – Rajmonda Qose Shkopi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë e tu

Sytë e tu, qeliza e palcës sē qiellit paqësor,
Aty, ku dhimbja fle e heshtur,
Ndërsa jeta zgjohet si gonxhet e prillit.

Në ata sy, ku jeta vrapon me etjen e një udhëtari në shkretëtirë pas mirazhit të njē oazi,
Me urinë e një mërgimtari për atdheun e tij e për shtëpinë.

Kur dhimbja merr velat dhe varka mbetet në gjirizin e tyre,
Paksa e frikësuar, e pambrojtur,
por e pamposhtur para veshtirēsive.

Oh, ata sy ku rrjedh fjala që s’foli kurrë, vetem psherëtima e saj vetëtiu,
Si një copëz shkëndije prej një meteori shkëputur,
Arriti drejt e në zemrën time.

Sytë që lëshojnë sinjale në hapësirë,
se kanë një piklëz vend në qiellin e pafund,
Aty rri pasqyrimi i jetës edhe kur bie shi,
Edhe kur diejt zbresin zjarrin nga Olimpi.

The post Sytë e tu – Rajmonda Qose Shkopi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A thua do të zgjoj Perëndinë?! – Rajmonda Qose Shkopi https://poezi.laberianews.com/2022/03/24/a-thua-do-te-zgjoj-perendine-rajmonda-qose-shkopi/ Thu, 24 Mar 2022 06:34:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22828 A thua do të zgjoj Perëndinë?! Muzgu bie qetësisht mbi degët e pemëve Pemët lakojnë...

The post A thua do të zgjoj Perëndinë?! – Rajmonda Qose Shkopi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A thua do të zgjoj Perëndinë?!

Muzgu bie qetësisht mbi degët e pemëve
Pemët lakojnë supet e brishta
Vjeshta ka filluar të trishtojë.
Si nje Ofeli mbytet e purpurta diellore
Dhe era vjen e shkon me zbrazëtinë si hojë.
Nata shtyn dritën, është me ngut,nxiton
E Universin kërkon të pushtojë në kohë të saj,
si një mbretëreshë e kthjellët, e paepur
në mbretërinë e yjeve margaritarë.
Në ajër mbytet lagësht një klithmë,
Gjumi s’po më gjunjëzohet, s’po mund të fle
Kam një shqetësim për gjithçka
Kam një sëmbitje të thellë, të thellë.
Pemët lakojnë supet e brishta
Sonte kam folur shumë fjalë
Pendimi im dend rrjetën e shiut
Pres të feksi hëna dhe sërish dëgjoj klithjen e marrë.
A thua do të zgjoj Perëndinë
ndërsa psherëtimat e mia gulçojnë?!
A thua për një njeri si unë,
do ish më mirë të qetësohem sesa
të mendoj?

Shkëputur nga libri”Mos u dorëzo!”
Rajmonda Qose

The post A thua do të zgjoj Perëndinë?! – Rajmonda Qose Shkopi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti erdhe – Rajmonda Qose Shkopi https://poezi.laberianews.com/2022/03/11/ti-erdhe-rajmonda-qose-shkopi/ Fri, 11 Mar 2022 19:49:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22789 Ti erdhe Ti erdhe kur qielli kish vrenjtur vetullat E zana e përrallave kish humbur...

The post Ti erdhe – Rajmonda Qose Shkopi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti erdhe

Ti erdhe kur qielli kish vrenjtur vetullat
E zana e përrallave kish humbur në pyll
Kur degët e pemëve kishin ulur kokën nga pritja
E pas hënës rrinte fshehur veç një yll

Ti erdhe si një Odise pas luftrave
Që perlesheshin tek unë me ditë e netē
Donin të mëplagosnin me doemos
Atë ëndërr të skicuar mbi fletë

Me vete më solle pak qielli nga i yti
Dhe në sytë e mi e vendose ngadalë
Ylberi ngjyrat si meteor i ndezi
Ndjenja pëshpëriste sa mijëra fjalë.

Rajmonda Qose

The post Ti erdhe – Rajmonda Qose Shkopi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>