Ramadan Pllana Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ramadan-pllana/ Poezi Laberia News Thu, 09 Jul 2020 07:33:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ramadan Pllana Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ramadan-pllana/ 32 32 Një varg pavdekësie (Kushtuar Fehmi Lladrovcit) – Ramadan Pllana https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/nje-varg-pavdekesie-kushtuar-fehmi-lladrovcit-ramadan-pllana/ Thu, 09 Jul 2020 07:33:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9388 – Me dëshirën më të madhe jam i gatshëm të vdes për Kosovën. Vdekja për...

The post Një varg pavdekësie (Kushtuar Fehmi Lladrovcit) – Ramadan Pllana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
– Me dëshirën më të madhe jam i gatshëm të vdes për Kosovën. Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh i jetës! ( Fehmi Lladrovci)

Një varg pavdekësie

( Kushtuar Fehmi Lladrovcit)

Një fjalë burri – një shkëndijë lirie
Një vepër trimi – një shkëputje robërie
Një betim kreshniku – një kushtrim rinie
Një pishtar Atdheu – një yll i pashuar i Nënës Shqipëri !
Ramadan Pllana

The post Një varg pavdekësie (Kushtuar Fehmi Lladrovcit) – Ramadan Pllana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njëqind vjet udhërrëfyes lirie – Ramadan Pllana https://poezi.laberianews.com/2020/07/07/njeqind-vjet-udherrefyes-lirie-ramadan-pllana/ Tue, 07 Jul 2020 10:59:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9327 Ramadan PLLANA Njëqind vjet udhërrëfyes lirie (Hasan Prishtinës – Ideologut të Shqipërisë Etnike) Hasan, o...

The post Njëqind vjet udhërrëfyes lirie – Ramadan Pllana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ramadan PLLANA

Njëqind vjet udhërrëfyes lirie
(Hasan Prishtinës – Ideologut të Shqipërisë Etnike)

Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë
Flamurtar e udhërrëfyes i burrërisë
Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë
Prore pishtar për bashkimin e shqiptarisë

Ty që shkrive për atdheun tërë pasurinë
Ty që gjakun e fale për të shtenjtën lirinë
Ty që qe u betove për ta bërë Shqipërinë
Ty që mbetesh prore yll i shqiptarisë

Linde në tokën arbërore kreshtëkuqe
Në atë vend ku shqiponjat thurin foletë
Aty ku djepi lidhej me shokë të kuqe
Në atë vend ku trimat lindin me fletë

Atdheu i bekuar të rriti e të bëri burrë
Ti u kalite në ato çerdhe me plot krenari
Aty u betove vendçe në besë e në flamur
Se deri në vdekje do luftoje për Shqipëri

Populli në Prishtinë të zgjodhi me një zë deputet
Që ta mbrosh Shqipërinë nga mizoritë barbare
Në gojë të ujkut i luftove Osmanët në pushtet
Me pushkë e me pendë e nise rrugën çlirimtare

E pajise shqiptarinë me vetëdije kombëtare
Kush frymon shqiptarisht – në lugun e burrave
– O të rrojmë, o të vdesim me nder si shqiptarë
– Dy duar për kokën, koka për atdheun.

Le kolltukun në Stamboll në dovletin e Perandorisë
Bashkë me Ismail Qemalin lidhët besën e shqiptarit
Për t’i bashkuar katër vilajetet – tokat e Shqipërisë
Tok Gegë e toskë pa dallim feje luftuat barbarinë

Me Isanë, Bajramin, Luigjin…e me pushkë në dorë
Bashkuat trimat në Kosovë duke u nisur në Vushtrri
…Dhe më 28 Nëntor 1912 e bëtë Shqipërinë në Vlorë
Ku gjithnjë lart valvitet flamuri me shqiponjën kuqezi

…Pastaj tradhtarët tinëzarë e gjakatarë – greku dhe serbi
…Me pabesi e pushtuan dhe e coptuan Nënën Shqipëri
…Por Adem Jashari, me UÇK-në e me familjen e tij
Amanetin tënd e çuan në Kosovë me të shtrenjtën liri

…Ah medet, o Hasan Prishtina yll kombëtar i madhështisë
…Atdheun po e shesin zuzarët e maskarenjtë deri në tradhëti
Shesin nderin, vatrën – pasurinë…deri në aktin e çmendurisë…
Kështu derisa ta kenë mallkimin e ndëshkimin e Nënës Shqipëri

Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë
Flamurtar e udhërrëfyes i burrërisë
Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë
Prore pishtar për bashkimin e shqiptarisë

The post Njëqind vjet udhërrëfyes lirie – Ramadan Pllana appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>