Riza Çato Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/riza-cato/ Poezi Laberia News Sat, 14 Mar 2020 09:00:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Riza Çato Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/riza-cato/ 32 32 Kujdes Zotërinj dhe Zonja, ka trokit Virus Corona – Riza Çato https://poezi.laberianews.com/2020/03/14/kujdes-zoterinj-dhe-zonja-ka-trokit-virus-corona-riza-cato/ Sat, 14 Mar 2020 09:00:31 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1416 Ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve me këto vargje humoristike,satirike si të doni quajini,...

The post Kujdes Zotërinj dhe Zonja, ka trokit Virus Corona – Riza Çato appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve me këto vargje humoristike,satirike si të doni quajini, tregohuni të matur,të përgjegjshëm për veten,familjen fëmijët,prindërit,vëllezërit,motrat dhe gjithë shoqërinë.O sot o kurrë! Tepër miqësisht!

Kujdes Zotërinj dhe Zonja

Kujdes Zotërinj dhe Zonja,
ka trokit Virus Corona,
erdhi pa naze,pa nojma,
na mbylli brenda në dhoma.

Nga Kina e largët erdhi,
gjithë mikrobet i derdhi,
si i kuqi dhe i verdhi,
brenda gardhit aty ngeli.

Erdhi dhe nuk mori leje,
as nga mua e as prej teje,
si shejtan futet në deje
dhe pastaj hade dhe gjeje.

Gjithë botën vuri në lojë,
vret e pret bën çfarë të dojë,
si një skifter fluturojë,
pa ushtri botën pushtojë.

Nuk i dridhet syri fare,
s’pyet për dollarë e pare,
paska lindur për zarare,
ku troket ndez vetëm zjarre.

Si i shkrurtëri dhe i gjati,
i thonë Corona lugati,
ndihmë kërkojnë te fati,
si qyteti edhe fshati.

Vjen me rregulla të rënda,
nga koka e gjer te këmba,
ta ka apo s’ta ka ënda,
nga frika do mbyllesh brënda.

S’pyet për lab a malok,
vetëm veten quan shokë,
nëse nuk i bindesh dot,
të copëton e të bën copë.

Më të fshehtë e më dinak,
tradhëtar ti thuash pak,
të afrohet dhe të flak,
ta ndez trupin si oxhak.

Thotë mos puth,mos përqafo,
dy metro larg më qëndro,
mbylle gojën dhe pusho,
po do vdekjen,mos duro.

Duart laji me sapun,
nga e hëna në të shtunë
dhe po pe ëndërra në gjumë,
dije se të erdha unë.

Rri sy-zgjuar natë e ditë,
si kaçak ti ngre pusitë,
si për pleq e për të rinjtë,
i do mbuluar turinjtë.

Po tështite,s’ka urim,
ikin të gjithë me nxitim,
pas të ndjek ndonjë mallkim,
hiqu po deshe si trim.

Ka një kokë si vare,
rron dhe kur bije përdhe,
s’pyet ngricë e s’pyet borë,
dhjetë minuta rron mbi dorë.

Rron në baltë e rron në hekur,
dymbëdhjetë orë për të vdekur,
qejfin e ka me të prekur,
këmbët të shpejta si lepur.

Thonë që s’ka din e iman,
pleqtë i bën shpejtë kurban,
ka dhe shpatë dhe jatagan,
mushkrtië tej përtej i çan.

Nuk njeh infremier,doktorë,
analista,profesorë,
gjykates a prekurorë,
që të gjithëve u bën zbor.

Vetëm ky vë drejtësi,
si në Botë dhe Shqipëri,
të nis vetëm në qeli,
s’shikon më diell me sy.

Ka një fuqi mbitokësore,
dhe kur puth ndonjë dashnore,
ose kur e merr përdore,
të thotë qenke vegël qorre.

Lum ai që s’e provon,
dhe duron vetëm duron,
se ilaçi egziston,
rri i mbyllur pa gjiton.

Vaksina s’ka dalë akoma,
jo këtej nga anët tona,
se ne e hedhim në koma,
ma raki nëpër firoma.

Jemi nga të parët fare,
me hurdhëra e me cigare,
me pak raki koçimare,
çojmë virusin në varre.

Jemi shumë të pa parë,
trima edhe namusqarë,
shpikëm vaksinën e parë,
hodhëm shkencën në ugarë.

Po sa shumë humor që kemi,
e kapim prej brirësh demin,
nga do shkojmë e nga do vemi,
Virusit i themi ç’kemi!

Kemi zakone,tradita,
s’shkojmë fare për vizita,
vetëm kur vjen ora,dita,
ngrijmë si kallkan nga frika.

Kjo është një luftë e vërtetë,
s’ka doktor që jep recetë,
ndaj mendoje thellë dhe qetë,
qëndro brenda o i shkretë.

Po ka dhe ca pelivanë,
bëhen bashkë me budallanë,
hiç mos ua kini sevdanë,
mos ua dëgjoni shakanë.

I gjithë ti populli im,
bëj durim vetëm durim,
qëndro vetë në rrethim,
vetëm kështu gjen shërim.

Nuk ka ilaç më të mirë,
të rrish brenda me dëshirë,
ndaj ju thotë një zemërmirë,
kjo s’është aspak e vështirë.

Që të gjithë ndërgjegjësohuni,
me durim dhe pa durim.
Te familja fokusohuni,
ndryshe s’do kini shpëtim!

Do jetë von,por fare von,
po s’dëgjuat çfarë u thonë,
ai që di dhe jeton,
nuk s’jell plagë në vëndin tonë.

Ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve tregohuni të matur,të përgjegjshëm për veten,familjen fëmijët,prindërit,vëllezërit,motrat dhe gjithë shoqërinë.O sot o kurrë! Tepër miqësisht Riza Çato !

The post Kujdes Zotërinj dhe Zonja, ka trokit Virus Corona – Riza Çato appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më merr malli i këngës – Riza Çato https://poezi.laberianews.com/2020/02/27/me-merr-malli-i-kenges-riza-cato/ Thu, 27 Feb 2020 16:13:24 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=780 Më merr malli i këngës (Gurra e Prodanit) Më merr malli i këngës, më ngjit...

The post Më merr malli i këngës – Riza Çato appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më merr malli i këngës
(Gurra e Prodanit)

Më merr malli i këngës,
më ngjit lartë në yje,
në qerpikë të hënës,
e ku nuk më shpije.

Më çon në burime,
që ta freskoj zënë,
ku dhe zemra ime,
do të këndojë këngë.

Në lugje,në brinja,
ku rritet tërfili,
ku me këngë u thinja,
me këngë bilbili.

Përmbi ato male,
ku fryn suferina,
as atje s’u ndale,
këndove me trima.

Dhe natën në gjumë,
në buzët e mija,
me dashuri shumë,
u rritëm të dyja.
___________________
Bashkë të dy s’ndahemi kurrë,
je ilaç për të sëmurë.

The post Më merr malli i këngës – Riza Çato appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>