Riza Reshani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/riza-reshani/ Poezi Laberia News Thu, 09 Apr 2020 16:10:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Riza Reshani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/riza-reshani/ 32 32 Agimi i shembjes së kufirit – Riza Reshani https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/agimi-i-shembjes-se-kufirit-riza-reshani/ Thu, 09 Apr 2020 16:10:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3915 AGIMI I SHEMBJES SË KUFIRIT ( Në 21 Vjetorin e Epopesë së Koshares, Heroit Agim...

The post Agimi i shembjes së kufirit – Riza Reshani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AGIMI I SHEMBJES SË KUFIRIT
( Në 21 Vjetorin e Epopesë së Koshares, Heroit Agim Ramadani).

Shekujt kur vrisnin motet
E zogjtë kur çukisnin krismat për Liri
Bukën me dhjetë kore të mërgimit le
Kufirin e hekurt ta shembje, kufirin e Zi.

Që gjuha më e vjetër e Evropës
Të mos shuhej, as kroi i ftohtë i gurit
Gratë të mos hidheshin nga shkëmbi
Si Argjiroja dikur, gratë heroina të Sulit.

Rrënja jonë të mos shkulej
Toka të fliste Arbërisht
Trungu nga erëra të mos tundej.
Gadishulli ynē Ilirik.

Në Kosharen e kufirit tonë të hekurt
Ballëzjarrtë, ti kasnec lirie, Agim Ramadani
Copëzat e gurit theje, bariu të mos vritej
Gjarpëri shtatë krerësh, të mos rrezitej.

Ashtu muzat e poezisë të kishin mësuar
Zhegra, Kosova, Iliria
Të kishin mësuar thinjat e historisë
Odat e Karadakut, djepat e fëmijërisë.

Se ndryshe s’ikte mbretëria e zezë
S’ këputeshin penjtë e Korbit
Që fole të ndërtonin lejlekët e Jusufit
Nga plaga, të mos dergjej Ashti i Kombit.

The post Agimi i shembjes së kufirit – Riza Reshani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Furrëlarta e dhembjes – Riza Reshani https://poezi.laberianews.com/2020/03/18/furrelarta-e-dhembjes-riza-reshani/ Wed, 18 Mar 2020 17:32:53 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1681 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Riza Reshani FURRËLARTA E DHEMBJES (Nënës gjakovare Ferdonije Qerkezi, që në...

The post Furrëlarta e dhembjes – Riza Reshani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Riza Reshani

FURRËLARTA E DHEMBJES
(Nënës gjakovare Ferdonije Qerkezi, që në luftë humbi katër djem dhe burrin).

Oh, Nëna Ferdonije, Heroina e kohës sonë
Në muzeun e kujtesës si tempull Qëndrese
Si rrap munde plagën e kohës Zezonē
Thinjat e jetës sate si kreshta Bjeshke.

Zemra jote furrëlartë e dhembjes
Agu kur vjen si klithmë e bardhë.
Hijerënda ditët e motit të Dredhes
Pesë pjatat e thata që përvëlojnë si zjarr.

Fytafyt me jetën në pyllnajën e pleqërisë
Në teh pikëllimi e munde vetminë vrastare
Nënë që mugullon qëndresë pèr Njerëzinē
Pesë drita ia dhe Stinës sonë me zjarre.

Fatkobi yt na mësoi të ecim në teh pikëllimesh
Thembrën e Akilit ta gjakojmë përditē.
Ndër dimra me sqota e fërfëlliza dhimbjesh
Të mos dorëzohemi si burra të ligjë.
Riza Reshani

The post Furrëlarta e dhembjes – Riza Reshani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>