Rrahim Sadiku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rrahim-sadiku/ Poezi Laberia News Sun, 31 May 2020 20:05:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rrahim Sadiku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rrahim-sadiku/ 32 32 Pranvera – Rrahim Sadiku https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/pranvera-rrahim-sadiku/ Sun, 31 May 2020 20:04:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7495 Pranvera Pranvera ka shaluar kuajt e ëndrrës, melodinë e jetës e drejton furishëm, shtrihet anembanë...

The post Pranvera – Rrahim Sadiku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranvera

Pranvera ka shaluar kuajt e ëndrrës,
melodinë e jetës e drejton furishëm,
shtrihet anembanë fushave e lartësive,
me këngë e erëra na frymëzon fuqishëm!

The post Pranvera – Rrahim Sadiku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Para lapidarit të lavdisë (Familjes Gudaqi të Stagovës së Kaçanikut) – Rrahim Sadiku https://poezi.laberianews.com/2020/05/22/para-lapidarit-te-lavdise-familjes-gudaqi-te-stagoves-se-kacanikut-rrahim-sadiku/ Fri, 22 May 2020 20:48:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6844 Para lapidarit të lavdisë (Familjes Gudaqi të Stagovës së Kaçanikut) Atdheu atë ditë merrte gjak...

The post Para lapidarit të lavdisë (Familjes Gudaqi të Stagovës së Kaçanikut) – Rrahim Sadiku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Para lapidarit të lavdisë
(Familjes Gudaqi të Stagovës së Kaçanikut)

Atdheu atë ditë merrte gjak nga gjaku Juaj,
Për agime lirie i duheshin dhurata trimërie!
Aty, në Stagovë, si lisa që nuk shkulen,
“Ja ku jemi” – si ndër shekuj duke i thënë armikut!
Syrin në shënjestër duke e mbajtur prore,
Me besim, dhembje e vuajtje – vertikalisht,
Ngrehur shkëmb qëndrese e shprese,
Gjithnjë ballin lart për sot e në ditë të bardha lirie.

Edhe dheu atë ditë ishte pjesë e qëndresës,
Luftës së pabarabartë triumfonte atdhedashuria,
Plumbat përshkonin trupat e qielli lotonte,
E pëllumba binin në Altarin Atdhe,
Bota të na njihte si shkëmb lidhur me tokën,
Kur armët mungojnë, armë e kemi kokën.

Dhe ja tek ngrehet lapidar lavdie,
Nga të rënët u flasin prore të gjallëve,
“Jemi këtu, sot e deri në pafundësi,
Nuk do e lëmë kurrë pa liri trollin e të parëve!”
Dhe në atë truall gjaku i Juaj ngulitur,
Krenari e dhembje lidhur përjetësisë,
O nënë, vëlla, bir… plagë të shumta hapur,
Liri e keni emrin dritës së lirisë!

Më 21 maj 2015

The post Para lapidarit të lavdisë (Familjes Gudaqi të Stagovës së Kaçanikut) – Rrahim Sadiku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>